Shteti shqiptar vret artistet !

TeRmA

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar vret artistet !

ehhh, mer Miron vllaji.
ke i cik te drejte kur thua, por kur lexoje e thone se ne shqiptaret rrojme me 2$ ne dite, e kupton edhe vete se sa e rende eshte jetesa ne Shqiperi.
Te vjen keq per Ferdin, e drejte shume o daj, por ne Shqiperi, sdi per ke me te ardh keq me shume, nga mbiemri, me dukesh kotan, pra gjak edhe me Vladimirin, mos them se mund ta kesh edhe....
Ti e di , qe Feridinandi ishte vertet i madh e shpirt njeriu, i telentuar, edhe nje nga kompozitoret, apo dirigjentet me te mire, qe une kam pare ne TV ndonjehere , per shqiperine e kam fjalen, pra, Ai dihet qe ishte i madh, por ajo qe nuk dihet, eshte se sa....si Ferdi, do ndihen te vetmuar perseri, sa vete , do mbeten ne meshire te fatit te shtetit apo te individeve, edhe sa....ehhh, mos ta zgjasim me.
Cdo kush ka hallet e veta, por e keqja vika edhe nga zvarritja, apo burokracia, e kjo eshte qe te vret dy here.
Cunit te tij, Erionit, nga Zemra ime, Ngushellime Ty edhe fammiljes qe la pas Baba yt.
Vazhdo ne gjurmet e Babes, se edhe ti , e ke ne Gen ate talent.
bye all
 

Kleid

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar vret artistet !

Miron Kotani
E di qe e kam degjuar diku kete emer. Ke shume te drejte kur thua se artistet shqipetare merren neper kembe. Problemi eshte shume me i thelle se sa artistet. Ekonomia dhe korrupsioni eshte e vetmja arsye qe dicka e tille ndodh. Nqs. ekonomia eshte me e mire njerizit do kene me shume interes ne art dhe do kene mundesi te paguajne bileta me cmime te larta per cfaqet e ndryshme. Padyshim Deda ishte nje artist shume i talentuar qe duhet te kete respektin e te gjithe popullit shqiptar,por kjo s'do te thote qe shteti shqiptar eshte pergjeshem per shendetin e tij. Fakti qe spitalet ne shqiperi nuk mund te kurojne shume semundje eshte shume here me arlamues sesa rrogat e artisteve. Gezohem shume kur degjoje se rrogat e deputeteve jane rritur sepse ato jane njerez shume kritike ne te ardhmen e shqiperise. Rritja e rrogave eshte nje menyre shume efektive per te ndaluar korrupsionit. Kur shteti do te kete mundesi te mbledhi taksa dhe papunsia te jete reth 6%, artisetet nuk do kene me nevojen e shtetit sepse njerezit do jene shume te lumtur te paguajne 30000 leke per nje teater, opera ose koncert. Kompanite do paugajne me shume per reklama ne transmetimet e tua. I dashur Miron problemi eshte pak me i madh se sa duket dhe shume pune duhet bere per te arritur ne nje Shqiperi mirenjohese ndaj aktoreve. Shpresoj se mami dhe Erisa jane mire...
Me mall
Kleidi
 

rased

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar vret artistet !

I dashur Miron,
te pershendes nga Gjermania,me vjen keq qe tashme kemi humbur Ferdinand Deden, por edhe Tish Daija eshte ndare nga ne. Kur ikin te tille kollose te muzikes shqiptare, te lind menjehere pyetja, nese do mund te kemi ne neser te tille kollose qe do ta cojne perpara artin tone, apo do ta na duhet qe te kenaqemi me te tille njerez si Sinan Hoxha, apo televizione si BBF? K e te drejte kur thua qe ne Shqiperi mungon nje institucion qe te mbroje artistet, por une them qe perpara se t'i mbroje institucioni, duhet qe t'i mbroje vete populli, si nje dicka shume te vyer, sepse pa kulture dhe art nuk do te jemi art dhe une mendoj qe vetem ne keto fusha te veprimtarise njerezore, pra me art, kulture dhe sport ne do te arrijme te hedhim hapin e madh drejt Evropes, me kete ne do te mund t'i bindim evropianet qe jemi te denje per te qene te barabarte me to. Dhe kjo mendoj une fillon tek secili nga ne, ne mendimet, gjykimet dhe edukimin tone kulturore.
Te pershendes shoku yt i klases
Trio ARB
 

Guest
Re: Shteti shqiptar vret artistet !

Propozoj: DUKE QENE SE TEMA KA KARAKTER POLITIK,TE TRANSFEROHET TEK POLITIKA! sepse keshtu i prishni imazhin forumit te muzikes. :mad:
 

Guest
Re: Shteti shqiptar vret artistet !

Fillimisht postuar nga PaperMooN:
[qb] Gjenerali, se pelqen ty keshtu? :rolleyes: [/qb]
jo mi yll,nuk me pelqen fare :goofy: si thua ti te filloj te mbroj qeverine une tani??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top