Shteti dhe Pushteti

Hektor12

Locus omnem
Shteti dhe Pushteti

Kuptimi i pushtetit politik
Pushteti politik ka përgjegjësinë e përcaktimit të rregullave që përbëjnë rendin shoqëror. Është pushteti ai që organizon raportet midis individëve dhe merr në mbrojtje interesat e tyre. Pushteti është i domosdoshëm për mbijetesën e një shoqërie. Pushteti politik në thelb, është një forcë organizimi.

Ushtrimi i pushtetit politik u jep shumë fuqi personave që janë të ngarkuar me të. Për shkak të peshës së rëndë të përgjegjësive mbi ta, për caktimin e tyre shtrohen pyetje të shumta. Cilat janë proçedurat që duhen përdorur për zgjedhjen apo emërimin e tyre? Për sa kohë ata duhet të ushtrojnë pushtetin? Cilat janë cilësitë e nevojshme, që ata duhet të kenë? Natyrisht përgjigjet janë të ndryshme. Por nuk duhet harruar se në kohët e hershme ishte vetëm një individ që mishëronte pushtetin dhe konsiderohej pronë e tij: Njëshi, pavarësisht nëse ky ishte i veshur me robat e perandorit, mbretit apo diktatorit. Ai mbante pushtetin në saj të lindjes së tij, forcës së tij ose kurajës së tij.

Organizimi i pushtetit politik filloi të shprehet nëpërmjet lindjes progresive të një Shteti të dallueshëm nga Shefi i tij. Shteti siguron vazhdimësinë e pushtetit dhe përjetësinë e shoqërisë. Por ai mundet megjithatë të bëhet një instrument i një pushteti totalitar. Kjo ka ndodhur në të gjitha vendet që nuk kanë të vendosur një sistem demokratik.

Çdo njëri njeh administratën dhe funksionarët e saj, por asnjëri nuk ka takuar asnjëherë Shtetin. Në fakt, Shteti është një abstraksion, një ndërtim i pastër teorik i imagjinuar nga inteligjenca njërëzore, për të qënë suport (mbështetës) i pushtetit politik. Janë Machiavel (1469-1527) dheBodin (1530-1596), që kanë ndërtuar gradualisht nocionin e shtetit.

Sipas Carl J. Friedrich dhe analizave liberale janë pesë “monopole” që humbasin apo kufizojnë liritë: policia - kur rendi mbahet me mjetet e dhunës, ideologjia - kur ideologjia zyrtare është sunduese, media - kur shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara dhe komunikimi është vetëm propogandë, ushtria - kur shteti kontrollon forcën e armatosur me vullnetin e fuqisë,ekonomia – kur prodhimi vihet në kontrollin e shtetit. Shpesh këto monopole vihen në duart e një partie të vetme që përqëndron të gjitha pushtetet. Është rast kur sistemi plotësisht i centralizuar drejtohet nga një shef diktator, i mbështetur nga një elitë e kufizuar.

Në këtë optik, totalitarizmi është një fenomen, sigurisht me dimensione historike, por tërësisht i izoluar dhe i ndryshëm nga Shteti liberal. Duke u nisur nga shekulli i XVI mendimi politik ndryshon drejt afirmimit të të drejtave të popullit Sovran dhe të parimeve të ndarjes së pushteteve. Në 1748Monteskje formuloi parimet e ndarjes së pushteteve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që frymëzuan doktrinat kushtetuese liberale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të revolucionarëve francez:

- Afirmimi i sovranitetit të popullit: Populli ka të drejta. Ai është mbajtësi i vetëm dhe i vërtetë i sovranitetit.

- Shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve: Nuk ka rregjim të ekuilibruar, as repekt të të drejtave të njëriut pa një ekuilibër real midis pushteteve.

Është Jean-Jacques Rousseau që në Kontratën Sociale në 1762, afirmoi që sovraniteti politik varet eskluzivisht prej popullit. Ai përbëhet prej qytetarëve të lirë, që u binden ligjeve, që janë shprehje e “vullnetit të përgjithshëm”, dmth e vullnetit të popullit vetë.

Një shtet është demokratik, kur ai qeveriset prej përfaqësuesve të popullit, që ushtrojnë pushtetin në emër të këtij të fundit. Por ushtrimi i pushtetit nuk duhet të jetë rast i vrasjes së demokracisë. Për tu ruajtur nga rreziku i arbitraritetit, rregjimet demokratike disponojnë dy garanci kryesore: Shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve.

Quhet Shtet i së drejtës një Shtet, ligjet e të cilit janë në përputhje me parimet kushtetuese. SipasMonteskje, pushteti nuk duhet të jetë asnjëherë i përqëndruar në duart e një autoriteti të vetëm, përkundrazi të tre funksionet e pushtetit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duhet tu besohen organeve përkatëse. Vetëm në një system i tillë, ku pushtetet ekuilibrohen midis tyre, mund të evitohen devijimet arbitrare.

Asambletë deliberative bashkojnë përfaqësuesit e popullit, parlamentet janë vendi i fjalës publike ku vendosen taksat, ku votohet ligji, ku kontrollohet qeveria. Parlamentet moderne, që janë shënjë e demokracive përfaqësuese, janë zhvilluar sipas modelit të parlamentit anglez të shekullit të VIII.

Demokracitë moderne funksionojnë sipas parimeve të demokracisë përfaqësuese. Demokracia direkte praktikohet në raste të veçanta. Kushtetutat sanksionojnë se sovraniteti kombëtar i përket popullit, që e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve dhe nëpërmjet rrugës së referendumit. Sovraniteti mund të delegohet: duke zgjedhur deputetët, populli Sovran i beson një mandat përfaqësuesve të tij. Parlamenti përfaqëson Kombin: sovraniteti është kombëtar.

Nocioni i sovranitetit të deleguar mbulon situatën në të cilën qeveritë i japin një mandat qeveritarëve, për të vepruar në vend të tyre, në emër të tyre dhe në kontrollin e tyre. Kështu, demokracia përfaqësuese është e kundërta e demokracisë direkte, në të cilën nuk parashikohet asnjë ndërmjetës midis popullit dhe qeverisë dhe të gjitha vendimet merren prej bashkësisë së qytetarëve. Edhe pse nuk është e lehtë të zbatohet në një vend të madh, demokracia direkte nuk është zhdukur. Referendumi lejon, në disa kushte të caktuara, që një projektligj i dhënë ti nënshtrohet gjykimit të popullit. Në Zvicër referendumi është praktikë e zakonshme dhe në disa kantone të vogla zgjedhësit bashkohen periuodikisht në asamble për të shqyrtuar dhe votuar ligjet ose për të zgjedhur përgjegjsit e pushtetit ekzekutiv lokal. Sipas mënyrave të ndryshme, praktika referendare është gjithashtu e përdorur në Itali, në disa shtete të tjera europiane dhe në disa shtetet amerikane. Ndërkaq, është demokracia përfaqsuese ose indirekte, ajo që mbizotëron në sistemet e sotme demokratike. Ajo bazohet në mandatin e quajtur ”përfaqësues” në kundërshtim me mandatin “imperativ”. Deputeti nuk i nënshtrohet udhëzimeve të asnjë prej zgjedhsve të tij. Ai përfaqëson kombin pa kufizime dhe pa detyrime.
 

Hektor12

Locus omnem
Paranoja e pushtetit

Kur i ndjeri David Forst më rrëfente si i kishte njohur dhe analizuar më të pushtetshmit e botës dy Shtatorë të shkuar më mbeti në mendje mënyra sesi përshkroi paranojën e tyre për të qëndruar në pushtet. Sa më gjatë mbanin pushtetin aq më skicofrenik bëhen duke ushtruar presion e për të kontrolluar gjithcka bëjnë, dinë dhe thuhet për ta. Me kalimin e viteve kjo ndjenjë e fortë kontrolli i ka kthyer në diktatorë paranojakë shpeshherë me fund të hidhur jo thjesht për fatin e tyre personal, por për interesat e vendeve të tyre.

Asnjëherë nuk e kam kuptuar se cfarë i ndodh qenies njerëzore kur merr pushtet. Pir kam njohur shume që janë transformuar të nesërmen e uljes në karrigen qeveritare. Dhe kur them transformuar arroganca është më e pakta. Ajo për të cilën jam e shqetësuar dhe që ka pasojë direkte tek qytetarët është sjellja e tyre me informacionin që kontrollojnë dhe tentativa për ta mbajtur të mbyllur, të izoluar dhe pa asnjë mundësi të shkojë tek qytetari i plotë, i detajuar, me fakte te verifikueshme dhe të provuara prej nga mund të bëhen edhe analiza serioze për të dalë në përfundime serioze.

Porse ky vend ka shumë vite që është jo serioz. Thuhen akuza publike të paprovuara sepse sistemet e ngritura nga politika nuk funksionojnë. Kalojnë disa kohë dhe harrohen disa akuza e ngrihen re të tjera. Edhe ato i merr era në mnugesë të llogaridhënies dhe transparencës së detyrueshme me kodet ligjore por të kuptueshme për moszbatimin e tyre nga kodi moral i shqiptarëve. Me pretendimin të gjithë janë njësoj qytetarët e këtij vendi nuk dinë e as duan të kërkojnë llogari. Ata i janë dorëzuar fatit të të qenurit pjesë e një vendi ballkanik ku politika është një mjeshtre mashtrimi që të përdor kur i duhesh si në pozitë dhe në opozitë për interesat e saj që shpeshherë nuk motivohet nga ato që deklaron publikishit.

Ditët e fundit pamë që Kryeministri Rama na zbardhi një leje që pakkush nga qytetarët shqiptarë përvec të ineresuarve e kishte të qartë për ndërtimin e Xhamisë së madhe të muslimanëve. Zërat që humbëtinin nëpër tavolina thashethemesh u vërtetuan nga bërja publike e lejes së qeverisë së mëparshme anullimi i së cilës e bëri Bashën të dilte nga binarët dhe të nxitohej duke deklaruar se pa kulla s’ka xhami. Çfarë kullash? Heshtja dhe mosllogaridhënia kishte bërë që opinioni publik të mos dinte pothuajse asgjë as për marrëvveshjen me pronarët e truallit që vetëm tani të prekur drejtpërsëdrejti e pranuan që do të ndërtonin edhe dicka për vete përpos tokës që i falën xhamisë.

Ky nuk është as rasti i parë, as i fundit dhe as i vetmi kur opinioni mbetet në karrigen e spektatorit teksa politika merret me hesapet e saj të metra katrorëve dhe bizneseve që mbështeten hapur apo vjedhurazi. Por meqenëse qeveria Rama e nisi me transparencë duhet të shpresojme që të njëjtin kut do të përdorë edhe për vendimet që do të marrë ky kabint qeveritar, ku do të ketë të tjerë emrat të fshehur pas nje tenderi, një kontrate, një marrëveshjeje dhe e drejta e publikut për tu informuar imtësisht është po ajo e njëjta universale që po ndiqet për vendimet e Berishës. Në të kundërt rrezikojmë që të përdoremi sërish në të drejtën tonë per të kërkuar llogari dhe për të marrë përgjigje në kohën e duhur për interesa që frymëzohen nga hije paqartësie.

Edhe shembujt që na vijnë nga demokracitë për të cilat ende njerëzimi nuk ka gjetur modele më të mira janë frikësuese. Paranoja për ta mbajtur pushtetin duke kontrolluar jo vetëm fjalët që nxjerrin nga goja por edhe shpeshtësine e frymëmarrjes të cdo individi që ka lidhje me të është bërë shqetësuese edhe në SHBA. Sipas nje studimi të dalë ditët e fundit nga ish kryeredaktori i Washington Post Leonard Downie Presidenti Barack Obama Ka zhvilluar “luftën më të ashpër” kundrejt nxjerrjes së informacioneve që nga koha e Nixon. Administrate e Obamës akuzohet se ka penguar dhe bërë të pamundur dhënien e informacioneve përmes së cilave publiku ka të drejtë të kërkojë llogari, duke vështirësuar edhe punën e gazetarëve që ja ofrojnë këtë përballje faktesh dhe argumentash opinionit publik. Dhe kur kjo ndodh në Amerikë, ne gazetarët e Tiranës nuk duhet as ta mendojmë llogaridhënien e pushtetarëve, ose ata që e mendojnë do shkruajne lart e poshtë nëpër rrjete sociale derisa të gjenden mekanizmat nga qeveria për ta bërë të parëndësishme atë që thuhet herë me mos përgjigije, herë me injorim, herë me katering të gazetarëve që gëzojnë besimin e saj.
 

Hektor12

Locus omnem
Kur politika gllabëroi shtetin modern

“Ka raste në historinë e botës kur buxheti i shtetit dhe punësimet në administratën publike kthehen në një plaçkë lufte. Disa vende e kanë përjetuar këtë situatë dhe nuk kanë dalë kurrë shumë mirë dhe as shumë lehtë prej saj.”

Andrew Jackson është një nga të paktët presidentë që e ka fytyrën e tij te një nga kartëmonedhat e dollarit amerikan. Si presidenti i gjashtë i amerikanëve (1829-1837), ai njihet si gjenerali që luftoi indianët dhe britanikët dhe për mbështetjen e demokracisë popullore si ana e kundërt e një demokracie të dominuar nga aristokracia.

Kur u bë president, ai u premtoi mbështetësve se nuk do të lejonte që burokracia shtetërore federale të kthehej në një lloj aristokracie të pathyeshme që vepronte jashtë pushtetit të popullit. Me këtë rast, ai premtoi se do të heqë burokratët me një sistem rotacioni, krahas rotacionit të presidentit dhe qeverisë. E shitur në publik si një reformë kundër kalbëzimit burokratik, në fakt, ai u njoh në histori si themelues i sistemit të plaçkitjes (spoils system).

Një karikaturë iu bë atij nga “Harpers’s Weekly”, më 1877, një gjysmë shekulli pasi ai kishte ikur si president. Këtu Jackson paraqitet në një monument ku ka kalëruar një derr, ku derri gjendet mbi “mashtrime”, “ryshfet” dhe “plaçkitje” duke u nginjur me plaçkën e pushtetit. Memoriali shkruan “Fituesit i takon plaçkitja”.

Jackson nuk vinte nga një familje e njohur. Populizmi ishte arma e tij politike. Sistemi i tij politik ishte i thjeshtë: gjatë fushatës për t’u zgjedhur president, ai u premtoi mbështetësve të vet vende pune në administratën publike, si dhe kontrata të majme qeveritare. Sapo u bë president, ai pushoi nga puna 919 zyrtarë, 10 për qind e të gjithë të punësuarve në administratën federale. Ky ishte një ndryshim i madh nga sistemi i mëparshëm, që bazohej te karriera dhe profesionalizmi i administratës publike. Sistemi postar ishte sektori më i prekur. Mbi 400 punonjës u hoqën nga puna, pavarësisht se çfarë pune kishin bërë në të shkuarën, për t’u zëvendësuar me besnikët e Jackson.

Karikaturë nga Thomas Nast në gazetën “Harper’s Weekly”, më 28 prill 1877, e titulluar: Në përkujtim të shërbimit tonë civil siç ai qe. Andrew Jackson kalëron një derr i cili gjendet mbi kocka ku shkruhet “mashtrime”, “ryshfete”, “plaçkitje”. Derri po ushqehet me plaçkitje. Memoriali shkruan: “Fituesit i takon plaçka e luftës”, A. Jackson.

Për shkak se presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, George Washington, vendosi precedentin e pashkruar që thoshte se një president nuk mund të qëndrojë në zyrë për më shumë se dy mandate, Jackson doli në pension pas tetë viteve. Por sistemi i tij politik i favoritizmit mbijetoi edhe për disa dekada pas tij. Vetëm më 1883, u krijua akti i parë i shërbimit civil bazuar te meritat. Nga viti 1900, shumica dërrmuese e vendeve të punës në administratën federale u ndanë në bazë të meritës dhe ndryshimi politik u kufizua vetëm në nivelet e larta të administratës.

I njohur si “spoils system” në SHBA, favoritizmi dhe nepotizmi është i njohur në të gjithë botën. Modeli funksionon si sundim i pakicës mbi shumicën dhe shkulja e këtij sistemi për t’u zëvendësuar me administratë publike funksionale në shërbim të qytetarëve nuk ka rezultuar kurrë e lehtë. Pasojat ekonomike janë gjithmonë të rënda.

Italia p.sh., është një nga shembujt më të këqij. Kur Italia përjetoi procesin e njohur si Bashkimi, në shekullin e 19, ky bashkim në emër të nacionalizmit u krye duke u bazuar më së shumti te Mbretëria e Piemontes. Pas bashkimit, për shumë dhe shumë dekada, piemontezët dominuan jetën ekonomike dhe politike të vendit. Deri në mes të shekullit të 20, pothuajse i gjithë korpusi i oficerëve të ushtrisë ishin nga Piemonte. Edhe sot e kësaj dite, Jugu i Italisë është i diskriminuar.

Në Greqi, ka një periudhë në shekullin e 19 që njihet si “korrupsioni sistemik”. Ndryshe nga korrupsioni i zakonshëm, ku zyrtarët përfitojnë para nën tavolinë nën këmbim të favoreve të ndryshme, korrupsioni sistemik krijohet kur të gjitha hallkat e shtetit përdoren si një tra dogane, ku duhet të paguash për të kaluar. Në Greqi, dy palë politike hynë në garë me njëra-tjetrën dhe dy njerëz shkëmbyen postet e kryeministrit mbi gjashtë herë. Charilaos Trikoupis ishte djali i një kryeministri dhe ishte përgjegjës e sinonim i korrupsionit sistemik. Në drejtim të administratës publike, çdo punonjës duhej të kishte një marrëveshje shkëmbimi favoresh me kryeministrin e vendit. Në termat e korrupsionit, të korruptuarit duhet të ndanin një pjesë të plaçkës me të.



Litografi pas grushtit të shtetit nga ushtarakët në Greqi më 1909. Greqia paraqitet si një ushtarak që shkel gjarprin e madh të korrupsionit politik.

Zgjedhjet e shpeshta që përjetoi vendi në këtë periudhë bënë që uria për korrupsion të ishte më e madhe. Ai shpenzoi shumë për të ndërtuar objekte infrastrukturore, shpesh pa ndonjë logjikë ekonomike por me synimin për të krijuar tenderë dhe për të marrë pjesë. Në fund, Greqia falimentoi. Financat e vendit u morën nën kontroll nga fuqitë kredituese. Oficerët e ushtrisë, të zemëruar me dobësinë e shtetit nga etja për korrupsion, bënë një grusht shteti dhe e prezantuan veten si shtypës të politikanëve të korruptuar.

Një sistem i ngjashëm u krijua në Kroaci pas pavarësisë. Në fund, shteti kroat, nën trysninë e Bashkimit Europian, e futi në burg kryeministrin Ivo Sanader, i cili ishte edhe një hero i luftës për pavarësi, nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale. Kjo organizatë kriminale përdorte ryshfetin për të financuar partinë. Edhe në këtë rast, vendi përjetoi një bum ndërtimi, qindra kilometra autostrada u krijuan me borxhe, shpesh, krejtësisht të panevojshme. Zgjedhjet manipuloheshin rëndë, duke përdorur këtë pushtet ekonomik të akumuluar përmes korrupsionit sistemik.

Shtypja e korrupsionit sistemik ishte një parakusht për anëtarësimin. Kroacia e bëri. Sanader u dënua me 10 vite burg. Gjatë gjyqit, emri i tij rezultoi përgjegjës për korrupsion në pothuajse çdo privatizim të rëndësishëm të ndërmarrjeve shtetërore dhe çdo tender publik të madh.
 

Hektor12

Locus omnem
Kemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisë.
Karl Popper
 

Hektor12

Locus omnem
Shteti dhe pushteti
  • 1. Ç’është shteti ? Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik. Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti. Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për të vënë në zbatim një politike të caktuar. Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet: 1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor; 2. të jetë autonom; 3. të jetë i centralizuar; 4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në një shoqëri, për shkak të karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë. Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet për shtetin si sinonim i “vendit”. Në të vërtetë popullsia dhe territori, më tepër se sa elemente, mund të konsiderohen si premisa të ekzistencës së shtetit, sepse pa popullsi dhe pa territor nuk mund të ketë shtet. Shteti, në kuptimin e tij real, si organizatë politike që ushtron detyrimin shtetëror, ka si elementin e tij thelbësor pushtetin, i cili ushtrohet me anën e së drejtës, që është e pandarë prej tij. Nga ky trajtim i shtetit, si organizatë e sundimit politik, del edhe përkufizimi i tij i përgjithshëm. Përkufizimi i përgjithshëm i shtetit, sikurse edhe i çdo fenomeni tjetër, nuk mund të zbulojë të gjitha anët dhe veçoritë e shtetit. Por ai duhet të nxjerrë në dritë atë që është thelbësore për të gjitha shtetet, atë që është e përgjithshme për to. Me anë të këtij përkufizimi, së pari, mund të dallohet shteti nga organizatat e tjera shoqërore dhe së dyti, mund të krahasohen tipat e ndryshëm të shteteve.
  • 2. Shteti i së Drejtës Çfarë është Shteti i së drejtës? Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Të dyja termat kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Kjo lidhje shprehet në mënyrë tepër të qartë në nenin 4, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Ndoshta për arsye të referimit kushtetues, në Shqipëri duket se shprehja “shtet i së drejtës” ka fituar qytetarinë. Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik. Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si karakteristika kryesore e regjimit demokratik. Sipas një përkufizimi më të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës. Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve. Respekti i hierarkisë së normave. Hierarkia e normave është një vizion sintetik i së drejtës hartuar nga Hans Kelsen për të « çliruar të drejtën nga bazat e saj ideologjike dhe morale, për ta bërë atë veçse një teknikë rregullimi, një teknikë të pastër në shërbim të shtetit laik ». Sipas kësaj teorie, çdo rregull i së drejtës duhet të respektoj normën që është sipër saj, duke formuar kështu një rend hierarkik. Ky rend është sa statik, pasi normat e ulëta duhet të respektojnë normat që janë sipër tyre, aq edhe dinamik, sepse një normë mund të ndryshohet sipas rregullave të caktuara përmes një norme, që është superiore ose e të njëjtit rang, por me kusht që të jetë e mëvonshme në kohë. Norma e vendosur në majë të piramidës, në shumicën e sistemeve juridike, është Kushtetuta.Këtu paraqitet skematikisht hierarkia e normave juridike:
  • 3. Ekzistenca e një hierarkie të normave përbën një prej garancive më të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kompetencat e organeve të ndryshme të shtetit përcaktohen në mënyrë të saktë dhe normat që ato prodhojnë janë të vlefshme me kusht që të respektojnë tërësinë e normave superiore. Këtij rregullimi juridik i nënshtrohen tërësia e personave juridik. Shteti nuk është i veçantë, ai nuk mund të mos njohë parimin e barazisë : çdo normë, çdo vendim që nuk do të respektonte një parim superior do të bëhej shkak për një sanksion juridik. Shteti, që ka kompetencë për të bërë të drejtën, është i detyruar t’u nënshtrohet rregullave juridike; në këtë mënyrë funksioni i rregullimit që kryen shteti është i afirmuar dhe i legjitimuar. Një model i tillë supozon pra njohjen e një barazie të subjekteve të ndryshëm të së drejtës ndaj normave në fuqi. Ndarja e pushteteve. Ndarja e pushteteve përbën kushtin e parë të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Teoria e ndarjes së pushteteve, formuluar për herë të parë nga Aristoteli, e përpunuar nga Locke dhe Montesquie, synon ndarjen e funksioneve të ndryshme të Shtetit për të kufizuar arbitraritetin dhe penguar abuzimet gjatë ushtrimit të misioneve të sovranitetit. Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve. Duke u nisur nga konstatimi që në rregjimin e monarkisë absolute, këto tre funksione shpesh janë përzjerë dhe mbajtur nga një person e vetëm dhe i njëjtë, teoria e ndarjes së pushteteve kërkoi që sejcili prej funksioneve të ushtrohet prej organeve të ndryshme, të pavarura njëra nga tjetra, si për mënyrën e emërimit, ashtu dhe për atë të funksionimit. Sejcili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave. Në dallim nga paraardhësit e tij, Montesquieu fliste për arritjen e ekuilibrit të pushteteve të ndryshëm: “Që të mos abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, pushteti të ndal pushtetin”. Teoria e ndarjes së pushteteve frymëzoi hartuesit e Kushtetutës amerikane, që në 1787 të vendosnin një regjim presidencial të organizuar sipas një ndarje strikte të tre pushteteve, e shoqëruar me ekzistencën e mjeteve të kontrollit dhe veprimit reciprok, në përputhje me doktrinën e “checks end balances”. Në mënyrë që sejcili prej pushteteve të mos abuzoj më prerogativat e tij, kushtetuta amerikane ka parashikuar një ndarje strikte të kompetencave midis organeve federale dhe Shteteve të federuara. Gjithashtu pushteti legjislativ është ndarë midis dy asambleve, presidentit ka të drejtën e vetos mbi tekstet ligjore dhe Senatit i është njohur paralelisht mundësia e kundërshtimeve të emërimeve të Presidentit dhe të traktateve ndërkombëtare të negociuara nga administrata. Në Deklaratën e të drejtave të njëriut dhe të qytetarit të 26 gushtit 1789 theksohet se ndarja e pushteteve është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave naturale të njëriut: kontrolli reciprok që ushtrojnë tre pushtetet njëri kundër tjetrit ruajnë individin prej shkeljeve të të drejtave të tij themelore. Në të njëjtën kohë, ndarja e pushteteve përbën një pengesë ndaj
  • 4. despotizmit dhe tentativës së pushtetit personel, meqënëse asnjë person nuk mund të koncetrojë në duart e tij të gjitha atributet e e sovranit. Megjithatë, teoria e ndarjes së pushteteve jo gjithmonë është zbatuar në mënyrë rigoroze prej rregjimeve të ndryshme demokratike. Në fakt, një ndarje shumë strikte e pushteteve të ndryshëm mund të çoj në bllokimin e institucioneve. Kjo është arësyeja pse shumë rregjime preferojnë parimin e bashkëpunimit të pushteteve të ndryshëm, se sa atë të ndarjes strikte: dallimi midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit mbetet, por këto pushtete të ndryshëm disponojnë mjete veprimi njëri kundrejt tjetrit. Barazia e subjekteve të së drejtës. Barazia e subjekteve të së drejtës përbën kushtin tjetër të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Në të vërtetë kjo do të thotë që çdo individ, çdo organizatë mund të kundërshtojë zbatimin e një norme juridike, kur nuk është në përputhje me një normë superiore. Individët dhe organizatat marrin cilësinë e personit juridik: flitet për persona fizik në rastin e parë, për persona juridik në rastin e dytë. Shteti vetë konsiderohet si një person juridik: vendimet e tij i nënshtrohen respektimit të parimit të barazisë, njësoj si personat e tjerë juridik. Sipas këtij parimi, edhe veprimi i pushtetit publik duhet t’i nënshtrohet parimit të barazisë, që supozon në rradhë të parë respektimin e parimeve kushtetuese. Personat fizikë dhe juridikë të së drejtës private mund të kundërshtojnë vendimet e pushtetit publik në rrugë administrative dhe gjyqësore. Në këtë kuadër roli i gjyqësorit është kryesor dhe pavarësia e tij është një nevojë e domosdoshme. Pavarësia e drejtësisë. Shteti i të drejtës supozon ekzistencën e juridiksioneve të pavarura, kompetente për të zgjidhur konfliktet midis personave të ndryshëm juridik duke zbatuar njëherësh parimin e ligjshmërisë, që rrjedh prej ekzistencës së hierarkisë së normave, dhe parimit të barazisë, që kundërshton çdo trajtim të diferencuar të personave juridikë. Një model i tillë kërkon ekzistencën e ndarjes së pushteteve dhe një drejtësi të pavarur. Në fakt, problemi qëndron në faktin se drejtësia është gjithsesi pjesë e shtetit, ndaj vetëm pavarësia e saj kundrejt pushteteve legjislative dhe ekzekutive, mund të garantojë paanshmërinë e saj në zbatimin e normave të së drejtës.
  • 5. Gjithashtu gjykatat duhet të jenë në gjendje të konfrontojnë normat e ndryshme për të gjykuar barazinë e tyre, përfshirë rregullat që kanë një rend të lartë në hierarkinë e tyre. Një ligj ose një konventë ndërkombëtare që bie ndesh me kushtetutën duhet të hidhet poshtë nga gjykata dhe të konsiderohet e pavlefshme. Shteti i së drejtës nënkupton pra ekzistencën e një kontrolli të kushtetutshmërisë. Duke patur parasysh karakterin kompleks të një situate të tillë, Hans Kelsen ka propozuar ti besohet një juridiksioni unik dhe të specializuar, që ka cilësinë e Gjykatës Kushtetuese. Shteti dhe Pushteti Kuptimi i pushtetit politik Pushteti politik ka përgjegjësinë e përcaktimit të rregullave që përbëjnë rendin shoqëror. Është pushteti ai që organizon raportet midis individëve dhe merr në mbrojtje interesat e tyre. Pushteti është i domosdoshëm për mbijetesën e një shoqërie. Pushteti politik në thelb, është një forcë organizimi. Ushtrimi i pushtetit politik u jep shumë fuqi personave që janë të ngarkuar me të. Për shkak të peshës së rëndë të përgjegjësive mbi ta, për caktimin e tyre shtrohen pyetje të shumta. Cilat janë proçedurat që duhen përdorur për zgjedhjen apo emërimin e tyre? Për sa kohë ata duhet të ushtrojnë pushtetin? Cilat janë cilësitë e nevojshme, që ata duhet të kenë? Natyrisht përgjigjet janë të ndryshme. Por nuk duhet harruar se në kohët e hershme ishte vetëm një individ që mishëronte pushtetin dhe konsiderohej pronë e tij: Njëshi, pavarësisht nëse ky ishte i veshur me robat e perandorit, mbretit apo diktatorit. Ai mbante pushtetin në saj të lindjes së tij, forcës së tij ose kurajës së tij. Organizimi i pushtetit politik filloi të shprehet nëpërmjet lindjes progresive të një Shteti të dallueshëm nga Shefi i tij. Shteti siguron vazhdimësinë e pushtetit dhe përjetësinë e shoqërisë. Por ai mundet megjithatë të bëhet një instrument i një pushteti totalitar. Kjo ka ndodhur në të gjitha vendet që nuk kanë të vendosur një sistem demokratik. Çdo njëri njeh administratën dhe funksionarët e saj, por asnjëri nuk ka takuar asnjëherë Shtetin. Në fakt, Shteti është një abstraksion, një ndërtim i pastër teorik i imagjinuar nga
  • 6. inteligjenca njërëzore, për të qënë suport (mbështetës) i pushtetit politik. Janë Machiavel (1469-1527) dhe Bodin (1530-1596), që kanë ndërtuar gradualisht nocionin e shtetit. Sipas Carl J. Friedrich dhe analizave liberale janë pesë “monopole” që humbasin apo kufizojnë liritë: policia - kur rendi mbahet me mjetet e dhunës, ideologjia - kur ideologjia zyrtare është sunduese, media - kur shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara dhe komunikimi është vetëm propogandë, ushtria - kur shteti kontrollon forcën e armatosur me vullnetin e fuqisë, ekonomia – kur prodhimi vihet në kontrollin e shtetit. Shpesh këto monopole vihen në duart e një partie të vetme që përqëndron të gjitha pushtetet. Është rast kur sistemi plotësisht i centralizuar drejtohet nga një shef diktator, i mbështetur nga një elitë e kufizuar. Në këtë optik, totalitarizmi është një fenomen, sigurisht me dimensione historike, por tërësisht i izoluar dhe i ndryshëm nga Shteti liberal. Duke u nisur nga shekulli i XVI mendimi politik ndryshon drejt afirmimit të të drejtave të popullit Sovran dhe të parimeve të ndarjes së pushteteve. Në 1748 Monteskje formuloi parimet e ndarjes së pushteteve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që frymëzuan doktrinat kushtetuese liberale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të revolucionarëve francez: - Afirmimi i sovranitetit të popullit: Populli ka të drejta. Ai është mbajtësi i vetëm dhe i vërtetë i sovranitetit. - Shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve: Nuk ka rregjim të ekuilibruar, as repekt të të drejtave të njëriut pa një ekuilibër real midis pushteteve. Është Jean-Jacques Rousseau që në Kontratën Sociale në 1762, afirmoi që sovraniteti politik varet eskluzivisht prej popullit. Ai përbëhet prej qytetarëve të lirë, që u binden ligjeve, që janë shprehje e “vullnetit të përgjithshëm”, dmth e vullnetit të popullit vetë. Një shtet është demokratik, kur ai qeveriset prej përfaqësuesve të popullit, që ushtrojnë pushtetin në emër të këtij të fundit. Por ushtrimi i pushtetit nuk duhet të jetë rast i vrasjes së demokracisë. Për tu ruajtur nga rreziku i arbitraritetit, rregjimet demokratike disponojnë dy garanci kryesore: Shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve. Quhet Shtet i së drejtës një Shtet, ligjet e të cilit janë në përputhje me parimet kushtetuese. Sipas Monteskje, pushteti nuk duhet të jetë asnjëherë i përqëndruar në duart e një autoriteti të vetëm, përkundrazi të tre funksionet e pushtetit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duhet tu besohen organeve përkatëse. Vetëm në një system i tillë, ku pushtetet ekuilibrohen midis tyre, mund të evitohen devijimet arbitrare. Asambletë deliberative bashkojnë përfaqësuesit e popullit, parlamentet janë vendi i fjalës publike ku vendosen taksat, ku votohet ligji, ku kontrollohet qeveria. Parlamentet moderne, që janë shënjë e demokracive përfaqësuese, janë zhvilluar sipas modelit të parlamentit anglez të shekullit të VIII.
  • 7. Demokracitë moderne funksionojnë sipas parimeve të demokracisë përfaqësuese. Demokracia direkte praktikohet në raste të veçanta. Kushtetutat sanksionojnë se sovraniteti kombëtar i përket popullit, që e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve dhe nëpërmjet rrugës së referendumit. Sovraniteti mund të delegohet: duke zgjedhur deputetët, populli Sovran i beson një mandat përfaqësuesve të tij. Parlamenti përfaqëson Kombin: sovraniteti është kombëtar. Nocioni i sovranitetit të deleguar mbulon situatën në të cilën qeveritë i japin një mandat qeveritarëve, për të vepruar në vend të tyre, në emër të tyre dhe në kontrollin e tyre. Kështu, demokracia përfaqësuese është e kundërta e demokracisë direkte, në të cilën nuk parashikohet asnjë ndërmjetës midis popullit dhe qeverisë dhe të gjitha vendimet merren prej bashkësisë së qytetarëve. Edhe pse nuk është e lehtë të zbatohet në një vend të madh, demokracia direkte nuk është zhdukur. Referendumi lejon, në disa kushte të caktuara, që një projektligj i dhënë ti nënshtrohet gjykimit të popullit. Në Zvicër referendumi është praktikë e zakonshme dhe në disa kantone të vogla zgjedhësit bashkohen periuodikisht në asamble për të shqyrtuar dhe votuar ligjet ose për të zgjedhur përgjegjsit e pushtetit ekzekutiv lokal. Sipas mënyrave të ndryshme, praktika referendare është gjithashtu e përdorur në Itali, në disa shtete të tjera europiane dhe në disa shtetet amerikane. Ndërkaq, është demokracia përfaqsuese ose indirekte, ajo që mbizotëron në sistemet e sotme demokratike. Ajo bazohet në mandatin e quajtur ”përfaqësues” në kundërshtim me mandatin “imperativ”. Deputeti nuk i nënshtrohet udhëzimeve të asnjë prej zgjedhsve të tij. Ai përfaqëson kombin pa kufizime dhe pa detyrime.
 

Hektor12

Locus omnem
Ndarja e pushtetit në shtetin demokratik

Liria e themelimit të partive, e parasëgjithash veprimi i lirë i opozitës dhe mendimi i lirëpublik i dalur nga burimet e ndryshme informative kanë për detyrë kontrollimin e pushtetit dhe mundësimin e pjesëmarrjes në jetënshoqërore. Kontrolli dhe impulset shoqërore nukdo të ishin të mundura në rast se pushteti do të ishte ikoncentruar në një dorë të vetme. Kontrolli efektiv dhe ndikimi i pushtetit janë të realizueshme vetëm mendihmën e shtetit. Për këtë arsye, bashkësitë e lira shoqërore kërkojnë ndarjen e pushtetit në organe tëndryshme të pavarura, me qëllim që ato ta kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë tëndërsjellë dhe të pengojnëkoncentrimin e pushtetit dhe monopolizimit e tij. Në shtetin e lirë demokratik, pluralizmit në fushën e partivepolitike dhe mendimit të lirë publik i bashkohetnjë numër i madh i organeve shtetërore. Mirëpo, derisa tek partitëdhe mendimi publik, procesi i pluralizimit i lihet lojës së lirë të forcave shoqërore, ndarja e pushtetit nëinstanca tëndryshme, të pavarura njëra prej tjetrës, është e përcaktuar në kushtetutën e shkruar. Në të janë të fiksuarakompetencat e organeve të shtetit veç e veç. Njëndarje e tillë kushtetuese e kompetencave të shtetit nuksynon vetëm kontrollin endërsjellë të organeve, por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror.Klasifikimi i pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësishttë kuptuarit eprocesit të qeverisë.
 

Hektor12

Locus omnem
Mësimi tradicional mbi ndarjen e pushtetit

Fakti se shoqëria dhe liria e saj mund të sigurohet vetëm përmes ndarjes së pushtetit nëorgane të ndryshme tëpavarura përbën thelbin e bindjes kushtetutaro-politike të kohës sonë. Në këtë ndarje qëndron edhe dallimikryesor në mes demokracisë liridashëse dhediktaturës. Në këtë të fundit, i gjithë pushteti i vendosjes është ikoncentruar në duart e një individi apo një partie. Për këtë shkak këtu edhe nuk ka kontroll të pushtetit, gjë që i lëshon individin arbitraritetit të pushtetarit. Montesquieu, themeluesi i mësimit mbi ndarjen e pushtetit shkruannë këtë kontekst: "Çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i njejtë apo bashkimi i njejtë i tëmëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do t`iushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit tëligjeve, zbatimin e vendimevepublike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve."

Po me tё njejten bindje deklaron George Washington nё vitin 1796 nё porosinё e tij lamtumirёse drejtuar popullit amerikan: "Qenia e arrogancёs sё pushtetit pretendon pёrmbledhjen e pushtetit tё tё gjitha instancave nё njё instancё tё vetme, pёr ta shkaktuar nё kёtё mёnyrё, pavarёsisht nga forma e qeverisjes, despotizimin. Njё vlerёsim i drejtё i kёtij epshi pёr pushtet dhe i gatishmёrisё sё natyrёs njerёzore pёr keqpёrdorimin e tij mjafton pёr ta dёshmuar saktёsinё e kёsaj tё vёrtete. Domosdoshmёria e kontrollit tё ndёrsjellё gjatё ushtrimit tё pushtetit politik nё formёn e ndarjes sё tij nё degё tё ndryshme qeveritare, secila prej sё cilёs synon mbrojtjen e tё mirёs sё pёrbashkёt nga ndёrhyrjet e tё tjerёve, ёshtё dёshmuar nga pёrvoja e kohёrave vjetra dhe tё reja."

Nё kёto citate ёshtё theksuar motivi qendror i çdo ndarjeje tё pushtetit. Kjo ndarje niset nga pёrvoja, sipas sё cilёs, secili posedues i pushtetit politik mund tё joshet pё keqpёrdorimin e tij dhe se pёr kёtё arsye, pushteti duhet kufizuar dhe ndarё. Ai njeh tri funksione themelore tё shtetit sovran: ligjvёnien, zbatimin e ligjit dhe zbatimin juridik. Kёto tri funksione, sipas Monteskiesw, nёse dёshirohet sigurimi i lirisё sё qytetarёve, duhet ndarё nё tri organe. Pasardhёsit e Montesquieu-t e kanё dogmatizuar mёsimin e tij duke ndarё nё mёnyrё strikte ekzekutiven, nё tё cilёn fusin qeverinё dhe administratёn, nga legjislativja dhe juridiksioni. Kjo ndarje mbretёron edhe sot e kёsaj dite mendimin politik tё demokracive perёndimore (...).
 

Hektor12

Locus omnem
Devijimi nga mësimi tradicional i ndarjes së pushtetit

Veçimin e këtyre tri pushteteve nuk e pёrcakton saktë Ligji Themelor i RFGJ-së, njejtë sishumë kushtetuta tё tjerademokratike, së paku kur bëhet fjala për ndarjen e ekzekutives nga legjislativja. Përcaktimi themelor i çdosistemi parlamentar të qeverisjes, sipas së cilit qeveria mund të formohet dhe shpërndahet nga parlamenti, nukështë në pajtim mekërkesën për ndarjen strikte të pushtetit. Sepse çdokund ku parlamenti formon qeverinë, ai izgjedhë njerëzit e afërt nga radhët e tij. Edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në kushtetutë në mënyrë tëveçantë, është e qartë, se parlamenti e siguron ndikimin e tij mbi qeverinë më së miri duke e formuar qeverinënga radhët e tij. Në këtë mënyrë, shumica e ministrave kanë nga dy vende në parlament, njërin në tavolinën e qeverisë, ndërsa tjetrin në atë të fraksionit të partisë së tyre.

Nuk mund të flitet ndërkaq për një ndarje personale të ekzekutives dhe legjislatives. Ndarja nuk zbatohet në mënyrë rigoroze as në aspektin e ndarjes sëkompetencave. Parlamenti, në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në ligjëdhënie, porpërpiqet të ushtroj ndikimin e tij edhe në vendimet e rëndësishme të ekzekutives, duke kërkuar nga ajo përmesvendimeve, që në çështje përkatëse, të veprojë kështu e jo ndryshe (...).

Në anën tjetër, as qeveria nuk përkufizohet në zbatimin e vendimeve ligjore tëparlamentit. Ajo është einkuadruar në një masë të madhe edhe vetë në përgatitjen e ligjeve. Shumica dërmuese e projektligjeve, sotrrjedh nga zyrat e ministrive e jo nga ato të delegatëve. Duke pasur parasysh kompleksitetin e detyrave tëparashtruara shtetit, delegatët, në shumicën e rasteve nuk janë në gjendje të paqaqesin projektligje të veta
kompetente, pasi informatat e nevojshme dhe dokumentet statistikore i posedojnë ekspertët e byrokracisë.

Kësaj i bashkangjitet edhe fakti, se parlamenti, gjithnjë e më shpesh përgatitë vetëmkorniza ligjore dhe eautorizon ekzekutiven për lëshimin e rregulloreve tё tjera të veçanta dhe urdhëzimeve juridike. Në këtë mënyrë, ekzekutivja, në mënyrë indirekte merr rolin ligjvënës.

Shtetit modern administrativ i nevojiten lehtësime të tilla të punës për parlamentin, me qëllim që ai të mosfundoset në materien e ligjvënies. Në këtë mënyrë bartet pesha në anën e ekzekutives.Kryesia e saj vendosë mbi "vijën drejtuese të politikës" dhe paraqet ligjet e nevojshme për zbatimin e saj, të cilatpranohen mandej në parlament nga partitë që mbështesin qeverinë apo nga koalicioni partiak. Me këtë rast, qeveria mund tё ushtroj presion mbi delegtët pjestarë të partisë së saj, për t`i nënshtruar ata në kuptimin esynimeve vetjake. Sidoqëftë, edhe shumica në parlament, ministritë dhe vendimet e saj ushtrojnë ndikimin e tyreduke dhënë nxitje dhe duke ushtruar presion për përgatitjen e ligjeve dhe për arritjen e vendimeve përkatëse tëekzekutives (...).
 

Hektor12

Locus omnem
Në shemën e mësimit klasik mbi ndarjen e pushtetit nuk është e lehtë renditja e ngjarjeve të tilla. Jurispodencaështë e ndarë në mënyrë edhe më rigoroze nga instancat e tjera, edhe pse ajo, për shkaqe historike, shpesh merrdetyrat e administratës. Të përkujtojmëveprimtarinë e gjyqeve të regjistrit, disa fusha të gjyqësisë vullnetaredhe në të drejtën penale për të rinjë. Këtu do të duhej të përmenden edhe disa fusha të gjyqësisë
kushtetuese, si shuarja e një partie, e cila, sipas mësimit klasik, edhe pse zhvillohet në formë të një proceduregjyqësore, megjithatë paraqet një masë ekzekutive. Përkundër këtyre gërshetimeve,jurispodenca është e ndarë në mënyrë të qartë nga ekzekutivja dhe legjislativja, edhe pse pjesëtarët e gjyqevesupreme zgjidhen nga qeveria dhe parlamenti. Mirëpo, kategoritë e trashëguara të mësimit mbi ndarjen epushtetit, për raportin në mes legjislatives dhe ekzekutives, nuk janë më të përdorshme.

Për shkak të këtyre rrethanave, mësimi i Montesquieu-t mbi ndarjen e pushteteve është bërë, siç shprehet KarlLoewenstein, i "tejkaluar dhe i huaj për realitetin", e madje edhe një "shemë e ndryshkur mendimi". Një mallkim itillë duket të jetë i pashmangshëm, sepse në shtetin modern parlamentar, dallimi strikt i legjislatives dheekzekutives nuk mund të qëndrojё më, as atëherë jo, kur ato, siç është theksuar në kushtetutën e Shteteve të
Bashkuara, ngriten në mënyrë krejtësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,humnera në mes shefit të qeverisë dhe parlamentit është edhe më e thellë se sa në sistemet parlamentare tëqeverisjes në Evropë, ku parlamenti ka ruajtur shumë më tepër rëndësinë e tij të njëanshme. Mirëpo, as nësistemin amerikan tëqeverisjes, në asnjë mënyrë nuk mungojnë tendencat e pёrmendura më lart.
 

Hektor12

Locus omnem
Ripërcaktimi i mësimit mbi ndarjen e pushtetit

Një koncept i ripërcaktimit të mësimit mbi ndarjen e pushtetit niset nga konstatimi, se me zbatimin ligjor dhe atëjuridik, në asnjë mënyrë nuk janë përshkruar të gjitha funksionet e pushtetit. Parlamentet, në asnjë mënyrë nukjanë të angazhuara vetëm me ligjvënie,ndërsa aktiviteti i qeverisë nënkupton shumë më tepër se sa vetëmzbatimin ligjor. Sot, veprimtaria e organeve përkatëse të shtetit mund të përshkruhet dhe strukturohet më mirëduke konstatuar nëse ato i takojnë fushës së funksionimit 1. të vendimit bazë politik, 2. të zbatimit të këtyrevendimeve bazë, apo 3. të kontrollit të tij në kuptimin e parimeve kushtetuese.

Kjo tё çonё mandej deri tek renditja e këtyre tri funksioneve në organet përkatëseshtetërore. Pushteti gjyqësorpsh. bën pjesë në fushën e kontrollit. Zbatimi i vendimeve bazë politike si zbatimi i ligjeve apo realizimi i qëllimevetë politikës së jashme është në rend të parë çështje e shërbimit publik, administratës. Edhe qeveria vetë siinstanca më e lartë udhëzuese i takon administratës, edhe pse vetë nuk është organ zbatimi. Funksioni i sajprimar qëndron më tepër në formulimin e vendimeve bazë politike (...). I lidhur ngushtё me qeverinë në këtëçështje është parlamenti, sepse për aksionet kryesore, qeverisë iduhet pajtimi i parlamentit të zgjedhur ngapopulli. Ky i fundit ka të drejtë dhe detyrë të ushtroj ndikimin e tij mbi qëllimet e politikës së mbrendshme dheasaj të jashme dhe të bashkëpunojё gjatë formulimit të tyre. Një veprimtari e tillë është shumë më tepër se ajo
që përfshin koncepti i ligjvënies. Qeveria dhe parlamenti së bashku janë organe, të cilat duhet t`i marrinvendimet bazë politike të një bashkësie shoqërore.

Meqenёse qeveria dhe parlamenti në këto çështje duhet të bashkohen për veprim të përbashkët, ështëkonsekuente nëse në mes tyre krijohen ngërthime dhe lidhjeinstitucionale. Sistemi parlamentar i qeverisjes ikontribuon detyrës së përbashkët të qeverisë dhe parlamentit në fushën e vendimeve bazë politike. Sidoqoftë, duhet bërë ndarja rigoroze në mes detyrës së formulimit të vendimit bazë politik dhe zbatimit të saj në praktikë.Këtu vijnë në shprehje rregulloret ligjore mbi të ashtuquajturininkompatibilitet, papërpuethshmërinë në mespërkatësisë në shërbimin publik dhe veprimtarisë si delegat. Për shkak të arsyeve të njёjta, nëpunësit e shtetit,vetëm në raste të rralla dhe të jashtëzakonshme bëhen ministra. Kjo bёnё tё qartё edhe njëherë, se pozita e ministrit,njejtë si ajo e delegatit, në mënyrë të njejtë është e orientuar në detyrën e vendimeve bazë politike.
 

Hektor12

Locus omnem
Checks and Balances

Nëse parlamenti dhe qeveria janë të angazhuara në të njejtin funksion, atëherë ata edhe kontrollohen nganjëri-tjetri. Ndarje e përgjegjësisë do të thotë ndarje e pushtetit.Aktorët, përmes sistemit të "checks andbalances", paraqesin një sistem tëkundërpeshave dhe të balancës, të lidhura njëra-me tjetrën. Qeveria dheparlamenti janë të varur nga njëri-tjetri dhe u duhet një koncensus për formulimin e vendimeve bazë politike. Njëprocedurë e tillë qëndron në konsekuencën e mendimit të Montesquieu-t, i cili në kategoritë e kohës së tij,ligjvënien, në mënyrë primare e radhit në fushën evendimeve bazë politike dhe e konsideron pjesëmarrëse nëtë dy dhoma - në dhomën e aristokratëve dhe në atë të qytetarëve -, duke bërë edhe këtu ndarjen e pushtetit. Në
këtë mënyrë, dy organet shtetërore dhe grupet shoqërore që qëndrojnë prapa tyre janë të detyruara të ndikojnëbashkarisht gjatë akteve të caktuara të shtetit. Detyrimi për bashkëpunim mbanë në vete elementin e kontrollit.

Në anën tjetër, në parlament ekziston në formë të partisë opozitare edhe një element tjetër i kontrollitautonom të pushtetit, kontroll ky i cili ushtrohet në mënyrë të pavarur. Në gjendjen e pavarur dhe në lirinë e tëvepruarit të opozitës akoma gjenden elementet e raportit të parlamentit dhe qeverisë të kohës së monarkisëkonstitucionale. Edhe shema klasike e ndarjes së pushtetit paraqet vetëm fiksimin e një situate të caktuar
historike, në të cilën, mbreti përbënte ekzekutiven, e cila si forcë politike me të drejta dhe legjitimitet të veçantëqëndronte përballë parlamentit. Meqëllim të kufizimit të pretendimit të mëparshëm apsolut të pushtetit tëmbretit, Montesquieu e morri në mësimin e tij mbi ndarjen e pushtetit ligjvënien dhe ia ndau parlamentit tëzgjedhur, në të cilin ishte e përfaqësuar borgjezia. Mbreti dhe parlamenti, së bashku reprezentonin shtetin;
Dallueshmëria e legjitimeve të tyre mundësonte një ndarje më të qartë të këtyre dy pushteteve.
 

Hektor12

Locus omnem
Ideja e sovranitetit të popullit u realizua në një masë të madhe, ndërsa pushtetitekzekutiv mbretëror iu dhalegjitimiteti. Mbreti gjithnjë e më tepër humbi rëndësinë në të mirë të parlamentit. Në këtë mënyrë, dallimi në mespushttit ekzekutiv dhe atij legjislativ u bë gjithnjë e më i vështirë, dhe atë deri në atë masë, saqë parlamenti pushtoipushtetin ekzekutiv, duke e bërë atë të varur nga ai. Në këtë mënyrë, praktikisht u bë ndarja e vjetër.
Ajo ia arriti të ruhet vetëm në shtetet me sisteme kushtetuese presidenciale si SHBA-të. Në vend të monarkut,atje u paraqit presidenti, gjithashtu i zgjedhur nga populli dhe ipavarur nga kongresi. Ai fiton përmes zgjedhjeve tënjejtën bazë legjitimuese sikurse edhe parlamenti. Në këtë mënyrë bëhet e mundur së paku njëndarje personale. Pjesëtarët e qeverisë amerikane nuk janë delegatë të kongresit, por persona të zgjedhur nëpozitat e tyre nga votbesimi i presidentit. Sidoqoftë, në qështjet e rëndësishme, presidenti mbetet i varur ngabashkëpunimi dhe pajtimi me kongresin, kështu që as SHBA-të nuk paraqesin përjashtim gjatë angazhimit mevendime bazë politike.
 

Hektor12

Locus omnem
Format e reja të ndarjes së pushtetit në shek. XX

Realizimi i plotë i mendimit demokratik në shek. XX ka përfunduar dallimin rigoroz në mes pushtetit ekzekutiv dheatij legjislativ. Sidoqoftë, kjo nuk ka ndryshuar asgjë në rëndësinë e parimit të ndarjes së pushtetit, si parimorganizativ për një bashkësi paqedashëseshoqërore. Janë ndryshuar vetëm format e theksimit të ndarjes sëpushtetit. Ky zhvillim është karakterizuar posaçërisht përmes zgjërimit në fushën e juridiksionit. Në trajtën e
gjyqësisë kushtetuese, ajo e kontrollon instancën ligjvënëse dhe qeverinë. Montesquieu akomanuk e kishte paramenduar një kontroll të tillë. Si degë veçanërisht e rëndësishme është zhvilluar një gjyqësi tjetër, e cila prejdekade në dekadë fitoi rëndësi gjithnjë e më të madhe. Mbikqyrja e vënies së ligjeve, mbikqyrje kjo e cila sipasMontesquieu-t është detyre e instancës legjislative, sot zbatohet nga ana e gjyqeve. Për shkak të gërshetimit të tijpolitik me qeverinë, kontrollin mbi instancën ekzekutive, veçanërisht në çështjetadministrative, parlamenti ezbaton vetëm në një masë tejet të vogël.

Format e tjera të ndarjes së pushtetit janë zhvilluar edhe në fusha tё tjera. Shumë shoqëri demokratike të kohës sësotme janë organizuar në mënyrë federale. Pavarësia relative e disa shteteve të themeluara në mënyrë artificiale, përligjen e tyre të mbrenshme në pikëpamjen e ndarjes së pushtetit e fitojnë parasëgjithash vetëmatëherë kur mungon argumentimi i shtetëformimit përmes traditës historike. Edhe zgjerimi i të drejtës për
vetëqeverisje i komunave dhe i korporatave territoriale shërben për shpërndarjen e ndikimit të ngjeshur tëekzekutives moderne shtetërore dhe për pjesmarrjen e qytetarëve në disa nivele të angazhimit shtetëror. Kjo nëanën tjetër paraqet një element të kontrollit dhe të mbikqyrjes së ndërsjelltë të byrokracisë shtetëtore në federatë, në rrethe dhe në komuna. Përveç kësaj, ajo bën të qartë se si i shërbejnë demokratizimit aspektet e caktuara të ndarjessë pushtetit dhe si janë të motivuara nga ai. Përmes ndarjeve të tilla të pushtetit krijohen mundësitë ebashkëvendimit dhe participimit të qytetarëve (...)
 

Hektor12

Locus omnem
Ndarja e pushtetit përmes zgjedhjes

Në konceptin e ndarjes së pushtetit bën pjesë edhe rizgjedhja periodike e bartësve të funksioneve politike. Thënëndryshe, atje bëhet ndarja e pushtetit në mënyrë të përkohshme. Fakti që presidenti amerikan është i detyruar t'inënshtrohet rizgjedhjes para konkurrentëve të tij dhe mund të rizgjedhet vetëm njëherë, e kufizon pushtetin e tij nënjë masë të dukshme. E njeja gjë vlenë edhe për periudhat zgjedhore të parlamenteve. Sa më të shkurtёra që të jenë ato,aq më i fortë është ndikimi i mendimit publik dhe e elektoratit. Edhe këta të fundit janë pjesёmarrës në sistemin etërësishëm të ndarjes së pushtetit dhe të kontrollimit të tij. Me rëndësi vendimtare në këtë kontekst mund të jenë edheurdhëresat mbi afatet e tjera (...). Ndikimi i një komisioni politik vendoset jo rrallë nga fakti, se sa shpesh duhet apoguxon të mbledhet ai. Një komision i cili mbledhet për çdo muaj është shumë më i fortë se sa një tjetër, i cili mblidhet vetëm një herë në vit. Në anën tjetër, pavarësia e gjyqeve psh. sigurohet së këndejmi përmes emëtimit tëgjykatësve për njё kohë të përjetshme.
 

Hektor12

Locus omnem
Përfundim

Nga e tërë kjo që u tha më lart del se nuk ekziston më dogma e një ndarjeje të zbatuar në mënyrë strikte epushtetit mes ekzekutivit, legjislativit dhe judikativit. Njëkohësisht, demokracia modene pretendon tëpamundësoj ]do monopolizim të pushtetit. Ajo organizon në pesë nivele bashkekzistencën dhe konkurrencën eforcave politike: elektorati dhe mendimi publik, shoqatat dhe partitë, parlamenti në dy dhomat e tij, ekzekutivi si
qeveri dhe administratë dhe gjyqësori, edhe pse me ndikim të ndryshëm, marrin pjesë në formulimin e vendimevebazë politike, zbatimin dhe kontrollimin e tyre. Por të gjithë pjesëmarrësit mbeten të lidhur me parimet themelore të kushtetutës dhe duhet t'u përmbahen rregullave që parashikon ajo.
Të gjithë duhet t'i nënshtrohen edhe kontrollit të përhershëm të organeve tё tjera. Në këtë mënyrë, ndikimi i shtetit, në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundëpeshave. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit juridik, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur (...).
 

Hektor12

Locus omnem
ARMIQTË E SHTETIT DHE DASHNORËT E PUSHTETIT

BAJRAM PEÇI

Tërheq vëmendjen këto ditë shfaqja në media e lajmit se zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës ushtronte dhunë dhe fyente udhëheqësin e opozitës me nofkat “Hitler”, “Enver”, etj., dhe komenti pasues që tingëllonte më shumë si një thirrje për rrëzimin sa më shpejt të fituesve të zgjedhjeve. Është bërë publike në faqen e tij nga një i afërm (natyrisht me pushtet) i Sali Berishës. Postimi i lajmit u shoqërua dje pothuajse nga të gjitha të përditshmet me foton e tij, ku vërehet lakuriqësia e një njeriu që tregon muskujt. Përmbajtja e komentit fyes dhe foto e përzgjedhur vlen për popullin të kuptojë edhe më mirë se në tërë këto vite ka jetuar nën sundimin e një njeriu që instaloi nepotizmin në polici dhe tiraninë të maskuar si liri.

Po pse në polici shfaqen kaq dendur oficerë të lartë madhorë, të cilëve qenia në Policinë e Shtetit dihet mirë se ju kërkon detyrimisht depolitizimin dhe departizimin? Fajin për këtë e ka kryeministri në largim. Me vetëdijen e një intelektuali me aspirata demokratike, Sali Berisha ngjiti shkallët dhe erdhi në krye të shtetit me kulturën profesionale mjekësore, librat si pjesë e jetës së tij dhe pak njohuri për sistemin demokratik. Postet e Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Partisë Demokratike, që në fillim u pleksën e u përzien qorrazi në krijimin e fizionomisë të një pushteti nepotik e klientelist. Që njohuritë e tij për shtetin e funksionimin ishin gjysmake, u vërejt kur ai, me kryeministrin, ministrat dhe administratën shtetërore të papërvojë, lejuan ngritjen, funksionimin dhe përhapjen gjerësisht të kolerës me emrin e mëpasshëm “Firma piramidale”. I lejuan jo se deshën pasojat, po se nuk dinin. Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare dhe ministri i Financave nuk e informuan se në vitet ‘90, shteti më i qëndrueshëm ekonomiko-financiar në Europë, Gjermania, e kish rentabilitetin 3 për qind, pra për 100 DM të shpenzuara fitonte 3 DM. Mbase ata nuk e dinin këtë, por vetë ai s’u bë kurrë i interesuar të pyeste për logjikën e funksionimit të mekanizmit të 10 përqindëshit fitim në muaj të fajdeve. Gjëma më pas nuk vonoi të vinte dhe ëndrra për ta bërë Shqipërinë si tërë Europa, u tret si kripa në ujë. Në tërë vitet që ai qëndroi në postet e larta të shtetit dhe pushtetit mbajti afër njerëz që dinin të flisnin lirshëm çka mendonin, por me kusht që të mendonin njësoj si ai. Farefisi dhe krahina iu kacavorën kateve të epërme të pushtetit si liana e xhunglës pemës, por ata ishin zgjedhja e tij e pëlqyeshme. Mes tyre dukej i mbrojtur dhe i ditur. Vetë ai u kujdes që segmentet më jetësore e të rëndësishme të atij pushteti të zotëroheshin nga bashkëkrahinorët dhe farefisi i tij. Loja e ndyrë e nepotizmit pati si pjellë në aparatin shtetëror të policisë mbushjen me njerëz të dhunshëm, të afërm dhe militantë, si ky më sipër, i cili jo në pak raste është bërë protagonist i ngjarjeve të dënueshme dhe që mjerisht ka dalë i pandëshkuar.

* * *

“Demokracia, plus padituria e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë”. Lexuesit mund t’i duket fjalia si e thënë dje, por ajo ka më shumë se 200 vjet. Këtë përkufizim e ka bërë iluministi dhe filozofi frëng, Marquis de Condorcet. S’ka nevojë për shumë koment, tingëllon më se aktuale, sepse, në këtë rast, një nga dukuritë thelbësore të demagogjisë është emërtimi, “Polici e Shtetit”, e cila gjithnjë e më dendur në shtetin shqiptar është shfaqur si polici e pushtetit. Kur shohim tipa si ky polici, i afërm i kryeministrit, që me siguri, bashkë me postin, do humbë dhe pushtetin, na vjen ndërmend se ata luajnë rol përcaktues në instalimin e despotizmit, janë instrumenti praktik që pushteti qendror përdor për ruajtjen e pushtetit nepotik e klientelist. Këta, duke qenë se postet i kanë mbajtur si rrjedhojë e përkrahjes dhe influencës, që buron si trafik nga zyra kryeministrore, largimin nga posti dhe dorëzimin e detyrës e marrin si fundin e botës. Si ky ka dhe të tjerë. Janë shumë. Në prag të zgjedhjeve, një tjetër polic i krahinës, nga Shkolla e Policisë, ligjërisht e depolitizuar, hidhte kushtrimin për mobilizim kundër opozitës. Nuk munguan në luftën antishtet edhe gazetarë që përdorën penën për t’i thurur lavde pushtetit. Ata, në tërësi me veprimet e tyre, mbjellin frikën e pushtetit, duke injoruar kështu ligjet e shtetit. Këtyre, si rregull, shteti nuk u hyn në punë, as si mbarëvajtje për shtetasit e saj, as për zbatimin e ligjit, as për dinjitetin e kombit. Atyre u duhet dhe u intereson pushteti, i cili u jep siguri, forcë, tokë të fortë e të mjaftueshme për shpalosjen e muskujve, arrogancës e brutalitetit, që rëndom ka peshuar mbi shpatullat e popullit. Po qe se ua merr pushtetin kush, qoftë dhe populli përmes zgjedhjeve të lira e demokratike, këta janë gati të organizohen për të sulmuar e shembur shtetin. Thërrmimin e një të tilli na e kanë dhënë si provë dhe e kemi shijuar më 14 shtator 1998, një nga ditët më të përzishme të shtetit, ku u vodh, dogj e përdhos Kryeministria, Kuvendi e Televizioni Shqiptar. Këta janë gati të mos kursejnë jo shtetin, por asgjë, para dashurisë për të marrë e mbajtur pushtetin. Njerëz, jini vigjilentë se këta janë të frikshëm! Të tillë, atdheu i të cilëve është pushteti, ndërsa shtetin e kuptojnë si besnikëri ndaj të parit të fisit, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë. Tani, me disfatën në zgjedhjet parlamentare, këta janë më të pamëshirshëm. Mos prisni butësi prej tyre, sepse butësia e mirëkuptimi janë tipare të të fortit e vetëm prej tyre mund të vijnë.

* * *

Duke parë rrjedhën që po ndjekin gjërat, si kjo ngjarja e shëmtuar me postimin e zëvendësdrejtorit të policisë në versionin “via mobile” të faqes së tij publike në “Facebook” dhe dalja e tij publike në një konferencë shtypi, tërheq vëmendjen se, ndonëse rastet s’janë përpos se të parashikuara si faje nga Kodi Penal, prokuroria dhe eprorët e tij në polici heshtin. Pezullimi nga detyra me një muaj merr dukurinë e humorit. S’di pse ndërmend më sjell ritin e kishës romane, atë të kungimit, të bekimit e të moralit katolik të faqes?! Pasi dhunoi fizikisht një kameraman të “Top Channel”, veprim që cilindo tjetër do ta përballte me ligjin, opinionit, për ta qetësuar dhe mashtruar, iu tha se është pezulluar, gjë që nuk rezultoi e vërtetë. Tërë kohën ai ka qenë nën mbrojtjen e uniformës së veshur. S’dimë që të jetë hetuar apo të jetë çuar për ndjekje penale, pavarësisht denoncimit që personi i dhunuar bëri në institucionin policor me emrin komisariat. Vetë prokuroria, në mënyrë të njëanshme, gjithashtu s’dihet të ketë filluar çështje, në mënyrë që të ndajë kësisoj të vërtetën nga gënjeshtra. Madje, të paktën të kish dhënë një njoftim për Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, e cila organizoi protestën kundër aktit të shëmtuar të cenimit të punonjësit të medias në krye të detyrës së informimit. Të krijohet përshtypja sikur këto institucione prisnin me padurim të fitonte zgjedhjet pala, “Ne jemi ndryshimi”.

* * *

Dhëmbi i fortë i kohës bren çdo gjë. Me siguri do ta brejë dhe kalcifikimin nepotik që ka zënë rrënjë në një institucion, nga i cili buron siguria për të gjithë. Me kohë, edhe Shqipëria besoj shumë se do ketë një polici të pastruar nga lidhjet familjare, krahinore e klienteliste; besoj shumë se me Policinë e Shtetit nuk do luhet më nga pushteti, duke e zëvendësuar me militantë, pas çdo palë zgjedhjesh; besoj shumë se në drejtimin e saj do vijnë individë me formim arsimor e profesional, besnik të shtetit e jo të pushtetit; besoj shumë në programin që Partia Socialiste ka ndërtuar për policinë; besoj shumë se nuk do shohim polic që cigarja u rri tërë kohën në gojë, majtas qosheve të buzëve dhe streha e kapeles t’u rrijë kapardisur djathtas. Kuadrove të reja që do marrin drejtimin, dëshiroj t’ju kujtoj se herë pas here duhet të pyesin ndërgjegjen e të vënë në provë durimin. Mjaft më me polici tranzitore!
 
Top