Shtatzëna mbetet edhe një herë shtatzënë

Shtatzëna mbetet edhe një herë shtatzënë

f.0925124012730_m.jpg

Një shtatzënë amerikane nga Arkansasi është habitur kur ka shkuar në kontroll rutinor dhe ka kuptuar se ka mbetur shtatzënë edhe një herë.

Julia Grovenburg tani në bark ka dy fetuse, edhe pse foshnjat nuk janë binjakë. Mjekët thonë se ajo ka mbetur dy herë shtatzënë, dhe se fëmija i parë është ngjizur dy javë e gjysmë para të dytit.

A është kjo me të vërtetë e mundur? Doktoresha Karen Boyle, kirurge në qendrën mjekësore Greater Baltimore, për një emision të televizionit kombëtar amerikan ABC ka thënë: “Kur gruaja ka ardhur për ultrazë, fillimisht mjekët kanë parë një foshnje në zhvillim, e më pas edhe një fetus shumë më të ri. Edhe pse mund të ekzistojnë dallime në madhësi dhe zhvillim të fëmijëve, kjo nuk ka të bëj me shtatzëninë e hershme”.

Shtatzënia e dyfishtë rrallëherë ndodh, derisa Boyle thotë se ajo di për vetëm për dhjetë raste të tilla.

Boyle ka shtuar se diç e ngjashme i ka ndodhur para pak kohe një gruaje në Angli, dhe se të dy foshnjat e saj kanë lindur shëndosh e mirë.

Nëse krejt shkon sipas planit, vajza e cila do të emërohet Jillian do të lind në vitin 2009, derisa djali me emrin Hudson në vitin 2010.

www.telegrafi.com

Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=333. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=333

Top