Re: Shshttt...
shshshttt
endrrat jane te qeta sonte, jane te buta, jane te ngrohta. Mollzat e gishtave te prekin lehte rrudhat e fytyres dhe ndersa pyes nese te bezdis perkedhelja ime, ti buzeqesh, thua qe te pelqen dhe hesht. Gishtat e mi jane te gjithepushtetshem, ato flasin me mire se mijera fjale. Syte e tu me ndjekin, une ndjek gishtat, dhe gishtat ndjekin rrudhat. Ato duken te kenaqura, e gjithe lekura jote duket e kenaqur, dhe imja duket se qesh nen mrekulline e prekjes.
shshshttt mos me thuaj asgje, vetem me puth ashtu si gishtat kudo ne fytyre, ne trup, ne shpirt.
shshshttt, vetem me puth. Boll fole, tashme fjalet jane shume te varfra per te shprehur ate qe ndjej, ate qe ndjen, ate qe ndjejme.
shshshttt, mos e prish magjine. Leri trupat te flasin, lere heshtjen te kumboje, leri shpirtrat te trazohen. Neser do flasim, ose ndoshta jo, por sot, vetem sot mos fol...