Shqisa e 6-te

Hektor12

Locus omnem
Filozofia Lindore na mëson se kur njeriu vdes shkon në një vënd i cili quhet Kama Loka. Është një vënd i cili i jep mundësi mbartësit tonë emocional (Astral) që të përjetojë të gjitha ato që dëshiron ose dëshironte gjatë kohës që ishtë gjallë në tokë, me qëllim që, ose të çlirohet nga dëshira ose për të kuptuar se sa e padobishme ishte ajo që e shqetësonte. Prandaj dhe quhet kështu Kama Loka që përkthehet “Vëndi i Dëshirave”.

Ky është një filmi i cili ka shumë kërkime për sa i përket lidhjes midis jetës dhe vdekjes. Na paraqet se sa të padallueshëm janë shpesh herë kufinjtë midis këtyre dyve gjëndjeve, pavarësisht se njerëzit kanë tjetër opinion mbi këtë temë. Sidoqoftë kemi të bëjmë më një skenarë shumë të zgjuar, me huazime të shumta nga tradita esoterike lindore mbi temën e vdekjes.

Le ti shohim nga afër.

Është një djal i vogël i cili ka ankthe dhe frika të forta, që sheh përreth tij fantazma, , shpirtra të vdekur që përpiqen që të thonë diçka por si përfundim ai plagoset vazhdimisht psikologjikisht dhe fizikisht nga ato. Si përfundim do ta ndihmojë një doktorë psikolog i cili shohim në fund të filmit se është i vdekur.

Interesantja është se protagonisti- psikolog në fillim të filmit, goditet me armë nga një ish pacient i tij në momentin që po gëzohej nga një çmim që i kishin dhënë. Dhe pas sulmit, ndërsa ne mendojmë se ai duhet te ketë vdekur, shohim se ai vazhdonë të jetojë në shtëpinë e tij, vazhdon të punojë, të jetojë normalisht. Vetëm në fund të filmit do të vetdijisohem bashk me protagonistin, se ai në të vërtet ka vdekur. Dhe athere shpjegohen mjeshtërisht të gjitha ato detaje që duhet të na kishin bërë të kuptonim se diçka nuk shkonte(p.sh. doreza e një dere të cilën nuk e hapte dot, fakti që asnjëherë nuk bashkbisedonte me gruan e tij etj.) por të cilat nuk i vumë re. Pikërisht të njëjtën gjë bën edhe Shpirti. Shikon gjëra dhe ngjarje të veçanta nga ato që do të shohë, nga ato të cilat ka nevojë të shohë. I lidh më njëra tjetrën, skarcon ato gjëra të cilat do ta bënin që të shohë të vërtetën. Në këtë mënyrë fiton kohë gradualisht, që të kalojë dalë ngadalë nga padija tek dija e vdekjes kur ai të jet gati, në mënyrë që të mos pësojë një shok të menjëhershëm.

Por Kama Loka traditat na thonë se nuk është destinacioni përfundimtarë. Pasi të kalojë nga kjo fazë dhe të çlirohet nga gjërat që e lidhnin me tokën, ngjitet në një nivel më të lartë i cili quhet “Devakan”. Gjatë filmit dëgjojmë për gjyshen e djaloshit e cila gjithashtu ka vdekur por nuk e shohim pasi ajo ndodhet në një vënd në të cilin është e lumtur dhe komunikon prej ati vëndi, sipas thënieve të djaloshit – medium.

Ky rast i fëmijës – medium është një tjetër pikë interesante e filmit. Shohim se ajo që të tjerët quajnë “dhunti”, aftësia për të parë përtej fenomeneve, për të parë përtej botës material, ka shumë pasoja sidomos kur shfaqet në një botë të tillë si e jona. Pra në një botë që është totalish materialiste dhe që s’ka as idenë më të vogël të botës Astrale. Shokët e tij e ngacmojnë dhe arrin në pikën që e torturojnë, meqënëse zakonisht njerzit bëhen agresivë ndaj gjërave të cilat nuk i kuptojnë. Kjo gjë sjell pasoja të tëmerrshme tek familja e djaloshit, që e ka të pamundur që ta kuptojnë gjëndjen e tij, kanë frikë dhe shqetësohen për këtë “ndryshueshmëri”, dhe më e keqja është se nuk ekziston asnjëri që të mund të ndihmojë.

Sektorin real të një qytetërimi i cili nuk pranon se nuk mund ta shpjegojë këtë fenomen, e paguan vogëlushi që ka turp, ka frikë dhe që as ai vet nuk mund ta shpjegojë atë që poi ndodh.

Përfundimish i vetëm dhe me ndihmën e fantazmës – psikiatër (ka më të vërtet një humor të çuditshëm skenaristi) do të arrijë të gjej vetveten, të pranojë dhe të kuptojë shkakun e të gjitha atyre gjërave të cilat i ndodhin, me rezultatin që në fund të përdorë aftësinë e tij për të bërë mirë. Kaq shuma do ta ndihmojë psikiatri, aq sa gjatë jetës së tij pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirës së mirë, nuk kishte arritu që të ndihmonte asnjë thellësisht. Ndoshta nuk ishte faji i tij që ndërkohë që gjatë jetës së tij merrte çmime të mëdha devijonte nga tema më e fuqishme që ishte lidhja e njeriut me vdekjen. Sepse nëqoftëse mendojmë se Shpirti është me të vërtet i pavdekshëm, si mund që dikush të kuptojë dhe të njohë misteret e tij nëse në rradhë të parë nuk e kuptonë këtë pavdeksi? Ose në rastet më të shumta as që i intereson kjo temë?

Por në fund vjen Çlirimi. Dy shpirtra të përvuajtur – një i gjallë dhe tjetri i vdekur – dalin sit ë thuash dor prej dore fitimtarë kundrejt luftës të mosdijes dhe frikës. Dhe megjithëse filmi prek makthet tona më të frikshëm, dalim nga salla e kinemasë te kënaqur dhe me ndjenjën se ato që na prekën do të sorrollaten në mëndjen tonë për disa ditë, dhe ndoshta kush e di… edhe në shpirtin tonë.
 

Pinky

Forumium maestatis
3df.jpg

Psikotest

SA E KENI TË ZHVILLUAR SHQISËN E GJASHTË?
Nëse Ju dëshironi të dini se në çfarë niveli e keni të zhvilluar shqisën e perceptimit ekstra senzorik, mund të filloni ta plotësoni këtë test. E tëra që ju nevojitet për këtë test është qetësia, 52 letra të zakonshme të lojës, një unazë, një laps dhe pak penj. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.

Parandjenjat, të qëlluarit paraprak të ndodhive që pasojnë, përshtypjet se kur jeni vetëm në dhomë (fizikisht) ju shoqëron edhe dikush, e shumë ndodhi të tjera nuk janë vetëm rastësi. Sikur që dritën e diellit e perceptojmë me sy, zërin (sipas karakterit individual në frekuenca prej 16-20000 Hz) me veshë, shijen, aromën, erën, prekjen... me shqisa të të nuhaturit, prekjes, shijimit etj. ashtu edhe disa vibrime tjera i perceptojmë përmes shqisave të panjohura për njeriun. Perceptimet përmes “shqisës së gjashtë” në përgjithësi njihen me emrin P.E.S. -Perceptime Ekstra Senzorike. Edhe P.E.S.-i apo shqisa e gjashtë kanë karakter individual: pra ndryshojnë nga individi në individ.
Nëse Ju dëshironi të dini se në çfarë niveli e keni të zhvilluar shqisën e perceptimit ekstra senzorik, mund të filloni ta plotësoni këtë test. E tëra që ju nevojitet për këtë test është qetësia, 52 letra të zakonshme të lojës, një unazë, një laps dhe pak penj. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.

A keni ëndërruar ndonjëherë diçka, e që më vonë me të vërtet ka ndodhur?
a) Po...0
b) Jo, asnjëherë...10

A nervozoheni shpejtë?
a) Po...10
Ndonjëherë...5
c) Gati asnjëherë...0

Kur jeni të vetmuar, a ju ndodhë që të keni përshtypjen se dikush apo diçka jofizike ndodhet pranë jush?
a) Jo...10
b) Rrallëherë...5
c) Shpeshherë...0

A ju ka ndodhur që në ndonjë vend, të panjohur plotësisht, ta keni përshtypjen se keni qenë dikur më parë?
a) Po...0
b) Nuk e di, ndoshta...5
c) Asnjëherë...10

Për sa kohë ju shfaqet figura nga fotografia tredimensionale që gjendet në fund të këtij testi?
a) 2 sek -1 min...0
b) Mbi dy minuat...5
c) Nuk kam durim të provoj...10

Gjatë vendimeve në momentet vendimtare a e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm?
a) Po...0
b) Ndonjëherë...5
c) Asnjëherë...10
Merreni një copë pri (15 cm), dhe me të lidheni unazën. Tash e keni punuar lavjerrësin tuaj. Nga tubi i 52 letrave nxirrni këto letra (5,6,7,8,9,10 d.m.th. 24 letra - bënë edhe letra tjera). Përzieni mirë dhe duke i tërhequr letrat e përmbysura një nga një, provoni t’i qëlloni me anë të lavjerrësit. Lavjerrësin e ngritni ngadalë mbi letrën e kthyer mbrapsht dhe koncentrohuni duke pyetur se cila letër është dhe atë nga fillimi: 5.6...7... e kështu me radhë. Përgjigja pohuese është kur lavjerrësi fillon të bëjë lëvizje rrotulluese në drejtim të akrepave të orës. Pasi ta kryen tërë këtë, përgjigjuni në pyetjet që pasojnë:
a) Suksesi u pa menjëherë...0
b) Pas disa tentimeve, kisha sukses...5
c) Nuk kam sukses fare...10

Sa letra të qëlluara i keni me anë të lavjerësit nga 24 sosh?
a) Më pak se pesë...10
b) Mbi pesë...5
c) Mbi dhjetë...0

E keni ngritur dëgjuesen e telefonit dhe pa pritur ju lajmërohet personi të cilit keni dashur t’i telefononi. Apo ndoshta ju ka telefonuar vetëm disa çaste para se ta ngritni dëgjuesen.
a) Po, disaherë...0
b) Rrallë...5
c) Asnjëherë nuk më ka ndodhur...10

A i besoni P.E.S-it, apo konsideroni se këto janë marrëzi?
a) I besoj...0
b) Nuk e di...5
Marrëzi janë...10


0 - 35 pikë: Shpeshherë në jetë ju ndodhin disa gjëra që nuk mund t’i quani si të rastësishme. Ju mirë e dini se si ta dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, dhe me dëshirë lejoni që në jetë të ju udhëheqë intuita. Nuk mjafton vetëm t’i besoni P.E.S-it por duhet që të mundoheni dhe ta zhvilloni atë. E tëra që ju nevojitet është të mësoheni ta dalloni atë që ju thotë zëri Juaj i brendshëm nga ajo që e bëni ose nuk e bëni nga arsyet tjera.

35 - 55 pikë: Mendja dhe intuita në rastin tuaj janë në baraspeshë. Ju ka ndodhur të takoni njeriu për të cilin keni menduar intensivisht, apo ju ka telefonuar, mirëpo deri më tani e tërë kjo për Ju ka qenë rastësi. Ju, kur ndodheni në raste tejet të vështira e dini se duhet të mbështeteni në zërin e arsyes, kjo është mirë, por do të ishte mrekulli sikur të mund të mësoheshit se si ta dëgjoni zërin tuaj të brendshëm - shqisën e gjashtë.

Mbi 55 pikë: Për Ju me rëndësi është vetëm ajo që mund të dëgjoni, të shihni, të prekni, të shijoni, të nuhasni. Për Ju P.E.S-i është marrëzi apo për të fare nuk mendoni. Megjithatë, diku thellë në vete nuk ju lë rehat diçka të cilën as vetë Ju nuk e njihni. E dini dhe vetë se këto pesë shqisat nuk janë fikse. Po ashtu e dini se Ju bukvalisht nuk jeni Ju, por megjithatë nuk e lodhni kokën me këto “marrëzi”. E vërteta është se Ju vetën nuk mund ta gënjeni.


Si shikohet figura në fotografin tredimensionale

Për ta parë figurën në fotografi veproni kështu:
Afrohuni me kokë afër monitorit të PC-së suaj, në ekranin e të cilit keni hapur fotografinë tredimensionale (në rastin tonë - fotografinë që gjendën më poshtë). Koncentrohuni për një minutë në një pikë me te dy sytë. Shikimi duhet të jetë i kryqëzuar, pra të përqendrohet në një pikë, jo në fotografi, por në thellësi të saj. Pas kësaj kohe (rreth 1 minutë), filloni ta largoni kokën nga monitori, por jo edhe shikimin, dhe nëse, pasi ta largoni kokën për disa centimetra, ju paraqitet një sipërfaqe paksa më tjetër, më e ndritshme, dhe në të shihni ndonjë objekt, ju ia keni arritur qëllimit.
Edhe nëse nuk keni sukses në përpjekjen e parë, mos u dëshpëroni, vazhdoni përsëri, dhe nuk do të zhgënjeheni - ju pret një befasi e këndshme.
3df.jpg
 
Top