Shqiptarja në "Miss Beauty Word", Greta Buzi

HipHop-Girl

Papirus rex
92083.jpg

TIRANE-Greta Buzi quhet shqiptarja që është përzgjedhur për të qenë pjesë e "Miss Beauty Word". Prej vitesh jeton me familjen në Gjermani, e megjithatë nuk e ka harruar mentalitetin e vendit të saj.

"Edhe pse jetojmë këtu, ne akoma i ruajmë vlerat, traditat dhe mentalitetet tona", shprehet modelja, teksa e pyesim nëse do të pozonte nudo për 1 milion dollarë. Në këtë rrëfim për "Summer Pages", nuk lë pa përmendur edhe paragjykimet me të cilat është hasur në Gjermani. Për Gretën, meshkujt janë në plan të dytë; e gjithë koha është për studimet dhe për karrierën e suksesshme që e pret.

Një shqiptare në "Miss Beauty Word"; si u bëtë pjesë e këtij kompeticioni bukurie?
Ishte shumë e thjeshtë: pashë reklamën që kishte bërë "Miss Gjermania" dhe aplikova menjëherë, pa e menduar, me shpresën që do të më pranonin, dhe ashtu ndodhi.
Kur ka nisur ëndrra juaj për t'u angazhuar në të tilla spektakle?
Ëndrra ime për të qenë një 'miss' ka nisur në një moshë fare të vogël, por përsëri mendoja se do të mbetej një ëndërr, veçse besoja aq shumë në ëndrra sa m'u bë realitet.
Jeni ndër 30 të përzgjedhurat; si u ndjetë kur morët vesh se ishit përzgjedhur?
Eh, nuk ka fjalë ta përshkruaj! Të jesh një 'miss' nuk do të thotë thjesht një fytyrë dhe një trup i bukur, por edhe një shpirt i bukur, human.
Prej vitesh jetoni në Gjermani, si ishin fillimet në një shtet të huaj?
Tashmë historia e shqiptarëve është shumë e njohur për vuajtjet dhe fillimet e vështira, aq shumë sa kanë marrë dhenë. Mund ta përshkruaj si një luftë, por një luftë e fituar ama! Pa dyshim që fillimet për ne kanë qenë shumë të vështira, por me shumë punë dhe përpjekje ia kemi dalë mbanë. Kjo edhe falë mamasë sime, e cila ka një shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet kurrë para asgjëje.
A i keni ndjerë paragjykimet që gjermanët kanë ndaj shqiptarëve, në jetën tuaj të përditshme?
Është shumë normale që ka paragjykime dhe ndihesh keq kur flitet negativisht për vendlindjen tënde. Mendoj se, duke punuar shumë dhe ndershmërisht, mund t'i ulësh fare lehtë mendimet që ata kanë për shqiptarët.
Po në konkurset e bukurisë, a i keni ndjerë paragjykimet për shkak të origjinës suaj shqiptare?
Patjetër që i kam ndjerë! Si në çdo fushë tjetër, edhe në fushën e bukurisë ekzistojnë xhelozitë. Mund të them që xhelozia dhe egoja e njerëzve nuk kanë fund, kështu që duhet të përshtatem edhe në këtë pikë.
Në Shqipëri, konkurset e bukurisë janë 'braktisur' nga publiku; si shikohen në Gjermani këto lloj spektaklesh?
Në fakt, këtu në Gjermani këto konkurse bëhen shpesh dhe u japin mundësinë shumë femrave të ekspozojnë bukurinë e tyre, të realizojnë ëndrrën e tyre, jo vetëm nga Gjermania, por nga shumë vende të botës. Besoj se dhe në Shqipëri nuk do të jetë e largët dita kur këto konkurse të merren parasysh dhe shumë femrave t'u ofrohet mundësi si m'u ofrua mua në Gjermani.
Çfarë nuk duhet t'i mungojë një 'miss'-i?
Mendoj se një 'miss'-i nuk duhet t'i mungojë shpirti human, mirësia, dëshira për të ndryshuar diçka në këtë botë, për mirë sigurisht. Mbi të gjitha, dëshira për të ndihmuar njerëzit. Mendoj se kjo e fundit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për një 'miss', por për çdo vajzë.
Nëse ju pyesin për veten, si e përshkruani?
Një vajzë luftarake, me ego të madhe dhe këmbëngulëse.
Si është jeta e Gretës, për ata që s'e njohin?
Unë jam një person i thjeshtë dhe e thjeshtë do të mbetem gjithmonë. Gjithashtu edhe jeta ime është dhe do mbetet e tillë; pavarësisht arritjeve të mia, asgjë nuk do të ndryshojë tek mua.
Cili është statusi juaj aktual, a keni një mashkull në krah?
Statusi im aktual është 'single'. Një femër si unë, që ua ka kushtuar kohën e saj studimeve dhe karrierës, nuk mund të ketë kohë për një mashkull.
Sa të ndryshëm janë meshkujt shqiptarë nga ata gjermanë? Nuk di të them shumë për këtë, por mendoj se meshkujt gjermanë janë më liberalë dhe tolerantë, ndërsa meshkujt shqiptarë janë më jotolerantë, - me sa më ka informuar mamaja, pasi unë nuk kam eksperienca personale.
Çfarë dashuroni tek një mashkull?
Karakterin e fortë dhe sinqeritetin. Mashkulli im duhet të ketë sy vetëm për mua; besnikëria mbi të gjitha!
Nëse nuk do të merreshit me modeling, çfarë rruge do të zgjidhnit në jetën tuaj?
Pa dyshim studimet e larta dhe punën time aktuale. Ky ka qenë synimi im gjithmonë, të kem një profesion të denjë dhe serioz dhe, pa dyshim që do i shkoj deri në fund pavarësisht modelingut.
A mendoni se emri juaj duhet të renditet tek shqiptarët që bëjnë krenarë vendin tonë?
Patjetër që po! E them me plot bindje, pasi unë kurrë nuk e kam mohuar origjinën time, vendlindjen time. Jam ndjerë gjithmonë krenare që jam shqiptare dhe do të vazhdoj të ndihem e tillë. Nga publiku shqiptar dua vetëm mbështetje në rrugën time, pasi është shumë me rëndësi për mua të më mbështesë populli im, atëherë unë mund të them me plot bindjen "jam krenare që jam shqiptare!".
A do të pozonit nudo për 1 milion dollarë?
Asnjëherë! Pasi, edhe pse kemi vite që jetojmë në Gjermani, familja ime nuk do ta suportonte dot këtë gjë. Edhe pse prej vitesh jetojmë këtu, ne akoma i ruajmë vlerat, traditat dhe mentalitetet tona. Modelingun po e bëj vetëm për pasion, por kjo nuk do të thotë që unë të dal jashtë vetes.
A e ka problem familja teksa sheh fotot tuaja sensuale?
Nuk do i quaja foto sensuale, pasi gjithçka është brenda kufijve. Nëse do të quheshin të tilla, unë nuk do të merrja pjesë në një konkurs të tillë.
Thuhet se modelet bëjnë një jetë luksi, a bëni dhe ju një jetë të tillë?
Nuk bëj ndonjë jetë luksi, jetoj si gjithë të tjerët; një jetë normale dhe një jetë familjare të qetë.
A e vizitoni shpesh Shqipërinë, çfarë pëlqeni më së shumti nga vendi ynë?
Unë e vizitoj çdo vit Shqipërinë, pasi atje kemi dhe të afërmit dhe na merr malli, por jo vetëm për këtë arsye, por më pëlqen shumë vendi im. Kemi një det të bukur dhe male të bukura. Pavarësisht mungesës së infrastrukturës dhe investimeve, jam e bindur se një ditë Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të vizituara në botë. Është një perlë vendi ynë!
 

M@TT

Primus registratum
E ku e ka bukurine kjo ? Eshte cik e lezetshme edhe ja
moj ela te jesh mis nuk do te thote te jesh vetem e mire por te kesh dhe miresi , ne vend se te gjykosh nje juri te tere meru me dicka me interesante , mos ul poshte popullin tend qe jetojne jashte dhe mundohen sado pak te bejne vendin e tyre krenare se jemi zhytur ne mut e spo dalim dot ;) fundja kush je ti te gjykosh kur kete vajze e ka pranuar nje juri te tere
 

Dreamer

Under the Dome
Ne fakt ne kete foto nuk dukesh kushedi se cfare ;)
Kerkova neper rrjet por pa sukses te pakten ta shihnim ne nje tjeter version :)
Nejse,suksese :)
 

Mystique

Larg
moj ela te jesh mis nuk do te thote te jesh vetem e mire por te kesh dhe miresi , ne vend se te gjykosh nje juri te tere meru me dicka me interesante , mos ul poshte popullin tend qe jetojne jashte dhe mundohen sado pak te bejne vendin e tyre krenare se jemi zhytur ne mut e spo dalim dot ;) fundja kush je ti te gjykosh kur kete vajze e ka pranuar nje juri te tere

Po ckishte ketu per te ulur?? Nje te vertete thashe dhe mendimin tim :D
 

M@TT

Primus registratum
ajo eshte akoma ne fillimet e saj , dhe po perpiqet per dicka ne jet por sja vlen te jesh krenar per shqiperine tuaj jo
 

scadarsko

Locus omnem
Class profil i saje..... Per cfare do pozoje ajo per gillete o nivea man ?se vec me meshkujt e pahska inadin kjo.dhe tjetra nuk u mor vesht nga cili qytet shqiptar ishte dhe sa vjece?
 

M@TT

Primus registratum
Class profil i saje..... Per cfare do pozoje ajo per gillete o nivea man ?se vec me meshkujt e pahska inadin kjo.dhe tjetra nuk u mor vesht nga cili qytet shqiptar ishte dhe sa vjece?
24 vjec nga fieri ;) nuk do te pozoje eshte zgjedhur per te perfaqesuar shqiperine, do te sfiloj.
 

scadarsko

Locus omnem
[qudate ="M@TT, post: 997583, member: 13818"]ku e sheh inatin me meshkujt ti ketu ?[/quote]
Ne ate komentin e saj ku i cmon meshkujt gjerman, dhe nenvlerson meshkujt shqiptar.une kesaj femre nuk i jap Pike vlersim n inteligjence. Bukuria pa inteligjencen nuk japin rendesi apo kariere n ardhmen.
 

M@TT

Primus registratum
[qudate ="M@TT, post: 997583, member: 13818"]ku e sheh inatin me meshkujt ti ketu ?
Ne ate komentin e saj ku i cmon meshkujt gjerman, dhe nenvlerson meshkujt shqiptar.une kesaj femre nuk i jap Pike vlersim n inteligjence. Bukuria pa inteligjencen nuk japin rendesi apo kariere n ardhmen.[/quote]
nuk po i cmon thjesht ka thene nje te vertet :) pastaj e ka shpreh qart qe niset nga falet sepse nuk ka eksperienca personale ;) mos je gje petagog ti qe vlereson intelegjencen e saj ? LoL
 
Top