shqiptaret zbulues te amerikes

shqiptaret zbulues te amerikes

ja c shkruhet sot ne gazeten koha javore:

Shqiptarët "zbulues të Amerikës"!


Thuhet se mbreti i rokenrrollit Elvis Prisley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln, kanë qenë me prejardhje Melungeun!
Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm janë pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroatë e shqiptarë.

Ahmet Shqarri

Sipas një komenti të Astrit Lulushit, transmetuar nga "Zëri i Amerikës", në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike të të tri racave.
Këto bashkësi filluan të krijoheshin me mbërritjen e kolonëve të parë evropianë, të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën atje banorë autoktonë që Kolombi i quajti indianë. Gazetari i "Zëri të Amerikës" Lulushi, merr shkas pikërisht nga ky fakt duke zgjeruar pastaj idenë e tij, se midis këtyre banorëve autoktonë ka shumë gjasa që të ketë pasur edhe shumë shqiptarë. Për shtjellimin e kësaj ideje ai shkruan kështu në komentin e tij: "Anëtarët e njërit prej grupeve autoktone janë përfshirë sot nga një krizë identiteti".
Ky grup sot njihet me emrin Melungeon dhe ka kohë që është hedhur në kërkim të rrënjëve etnike. Disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare. Melungeonët jetojnë të përqëndruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rokenrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln, kanë qenë me prejardhje “melungeon!”
Në listat e regjistrimit të popullsisë melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë. Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe duket se kjo krizë është aq komplekse sa që po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 përgjigje të ndryshme. Ata thonë se të parët e tyre kanë qenë nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë, e të tjerë, të ardhur në Amerikë nga mesi i viteve 1500.
Por çzthonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikës në shekullin e 17, u befasuan, kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje pothuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare të ngjashme evropiane, por me ngjyrë lëkure pak sa të zeshkët. Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm janë pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroatë e shqiptarë.
Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake. Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë me Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujërat e Mesdheut u ndesh me një anije turke, për të cilën britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja përfundoi, në hambarin e anijes turke britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vendet e Ballkanit.
Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes së tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re.
Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kotakt me fise vendëse indiane dhe u përzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se te melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Z. Kennedy vetë është melungeon.
Në librin e tij, "melungeonët, rilindja e një populli krenar", Brent Kennedy thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Psh, është pranuar se vetë emri "melungeon" rrjedh nga frengjishtja “Melangë”, që do të thotë: "i përzier".
Por, B. Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja “melunkam” - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnjë shpresë e ish-robërve për t’u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam-mall. Po të kihen parasysh shënimet e admiralit Drake aty thuhet se, mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroatë, e shqiptarë. Historiani Kennedi thotë se edhe emri i fisit Indian Cheeroke vjen nga fjala “shirokë” - e shprishur, e përhapur. Por shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarëballkanike. Gjithashtu, emrin e vendbanimit, Alabama, Brent Kennedi e shpjegon me turqishten Allah-Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve, për atdheun e të parëve të tyre, përfundon komentin e tij analitik Astrit Lulushi te "Zëri i Amerikës", duke na çuditur dhe ndërkohë duke pohuar, në një farë mënyre, identitetin e hershëm të shqiptarëve, të quajtur po aq hershëm me emrin Albani.



© 2002 Koha Javore. All rights reserved.
Design by ICG WEB team
 

eli

Primus registratum
Re: shqiptaret zbulues te amerikes

O e kam thane une me kohe, Shqiptaret kane kriju Zotin e Zoti gjithesine
 

Dera

Primus registratum
Re: shqiptaret zbulues te amerikes

Fillimisht postuar nga elibubazheli:
[qb] O e kam thane une me kohe, Shqiptaret kane kriju Zotin e Zoti gjithesine [/qb]
ahahahahahahahahahahahahahaha
 
Top