Shqiptaret ne ndihme te Skenderbeut
Tema ka lidhje me nje shkrim/perkthim te thirrjes se arberesheve per te nderuar emrin e Heroit tone Kombetar dhe qe eshte botuar tek Koha Jone para disa ditesh:
Tema ka lidhje me nje shkrim/perkthim te thirrjes se arberesheve per te nderuar emrin e Heroit tone Kombetar dhe qe eshte botuar tek Koha Jone para disa ditesh:
E Premte, 10 Dhjetor 2004
LETER E HAPUR PER QYTETARET DHE STUDENTET, BOTUAR NGA ARBERESHET
Pallati Skenderbeg, qe ne sheshin me te njetin emer shenohet me numrin rendor 117, ishte rezidenca romane e princit, shpatarit te kristianizmit dhe strehes mbrojtese te qyteterimit perendimor, Gjergj Kastriot Skenderbeut te Shqiperise.
Ndonje e perkufizon kete hero edhe si strategun me te madh te te gjithe koherave; ne cdo ane te botes; rruge te shumta, sheshe, monumente, deri ne 1500 te tilla i jane atribuar atij, kjo pervec mijera librave te shkruar ne te gjitha gjuhet dhe ne te gjitha vendet per te nderuar vepren dhe kujtesen rreth ketij heroi. Bemat e tij ushtarake dhe aftesite diplomatike kunder Perandorise Otomane kane ndikuar shume edhe ne zhvillimin e Rilindjes Europiane.
Pallati Skenderbeg, nga me teper se gjashte milione qytetare me origjine ilirike, eshte konsideruar vendi i nje vlere te larte simbolike dhe referim shpirteror i patjetersueshem: por edhe nje vend qe pasticieri i madh italian Vincenzo Anjezi, edhe shume kohe me pare kishte menduar qe ta shnderronte ne qender te Muzeut Kombetar te Pastave Ushqimore. Fondazioni i titulluar prej tij pikerisht edhe keto kohe eshte duke frymezuar kete "veper dinjitoze".
Eshte e qarte qe miliona shqiptare ne nje rast si ky ndihen te frustruar nga nje perdorim i tille i ketij vendi te shenjte te kujteses se tyre dhe ju duhet te pranojne kete ofeze per dinjitetin e tyre, ndoshta edhe te frikesuar nga reagimet, sidomos tani qe Italia eshte duke dhene ndihma te ndryshme ndaj Vendit te Shqipeve.
Mendojme qe, ndershmerisht, duhet te gjendet nje hapesire, ne brendesi te Muzeut te Pastave (per te vepruar se bashku me autoritetet akademike shqiptare) ku te shfaqen dokumenta historike qe deshmojne jeten e ketij luftetari te madh, per t'u lejuar qytetareve europiane me origjine ilirike sherbim falas per kenaqesite e nevojave te tyre shpirterore.
Ftojme per me teper te gjithe qytetaret, dhe ne menyre te vecante studentet e Romes, qe ta thellojne ceshtjen, sidomos ne driten e levizjeve qe perfundojne ne zgjerimin Komunitetit Europian dhe te merren vendimet me oportune te protestes per shpetimin e kultures, te drejtesise dhe paqes.
Komiteti per shpetimin e kultures europiane
Palazzo Scanderbeg - Piazza Scanderbeg, 117 00187 - Roma
Tel. 066991119 - 6991120 Fax 066991109
email museopastealimentari@tiscali.it[/QUOTE]Duke trokitur ne Shtepine e Arberesheve te Italise, ju do te gjeni edhe thirrjen e shkruar ne italisht e qe mund ta perdorni ne emailet qe do i dergoni Muzeut Kombetar te Makaronave qe i ka shnderruar qellimin e emrin Pallatit Skenderbe.
Kjo eshte nje nga faqet zyrtare te Muzeut te Makaronave:
http://www.museodellapasta.it/
nderkohe qe kjo faqja tjeter jep gjithashtu te dhena:
http://www.museionline.it/eng/cerca/museo.asp?id=2374
Dy Email-at:
museopastealimentari@tiscali.it
pastainmuseum@pastainmuseum.it
Nderkohe qe mund te perdorim edhe numrat e telefonit, sidomos nga ata/o qe ndodhen ne Itali, dhe qe e ndiejne qe mund te thone a shkruajne dicka per te vene ne vend nderin dhe emrin e te madhit Skenderbe permes nje ndertese simbolike te ndertuar prej deshires se Tij per te ndihmuar popullin shqiptar ne luften per pavaresi.
Idete e mendimet tuatja per te ndikuar per kete ceshtje jane te mirepritura.
Ky pllakat ndodhet prane Pallatit te Skenderbeut, ne Vicolo Scanderbeg.