Re: Shqiptaret ne Itali.
Un them te hapim nji radio shqip ne Itali. Do kemi 300 mije degjues te rregullt (radiot me difuzion regional nuk kane me shume)
Imagjinoni gjith makinat e shqipeve te sinkronizuara tek Radio SCN (Sono Cazzi Nostri) muzike e habere taze nga vendlindja e lloj lloj muhabetesh e qyfyresh do do kepusim 24 ore rrjesht.
Kurse persa i perket anes se biznesit (se nuk do e bojm qyl) do merremi me reklama firmash trasporti internazional, trasferim parash, avokat e noter ne ndihme te emigranteve, ente publike qe kane te bejne me emigrazionin, kompani ajrore e detare, agjensi udhtimesh, agjensi funebre (facciamo le corna), e sa e sa te tjera qe do na pjelli mendja.
Pak a shume staffi mund te jete i kompozuar keshtu:
Nazhuku - Drejtor Gjeneral
Isi Vogel - shef redaksie dhe pergjegjes i temave politike
Emma - emisioni "Recetat e gjyshe Baftjares" (gatime te ndryshme)
Paperina - emisioni "Bota e erosit" - mas mesnate kur te vegjlit flene.
Mary - emisioni per femije "Ora e prralles"
Putraku & Angel - emisioni "Hey Mr.DJ" (muzik per t'rinj)
Hirko - "Nga jugu ne veri me folklor" (muzik nga tabani kombetar)
Presidenti - emisioni "Udha drejt drites" , me karakter fetar
Xingaro - "Trupi dhe shendeti" (keshilla per shqetesimet e stines, alergjite, puçrrat ne bark, mestruacionet, si te kujdesemi per vocrraket etj etj.)
Ofelia - emisioni "Si sot dikur" Komente per ngjarje te rendesishme te ndodhura dikur ne te njejten date.
Eliani - emisioni "te reja nga shkenca"
Gene - emisioni "portofoli im" me karakter ekonomik.
Penelja - emisioni "Ligji dhe Maliqi" avvokatja pergjigjet letrave te hallexhinjve.
Julia - gazetare "Jolly" qe postohet ku ka lufte (shif me poshte)
Korrespondente nga jashte
Kordelja & Lara - Tirana (nji rroge ta ndani pergjys)
Alinos - Elbasan e rretheqarku
LeRoutard & Sailor - Evropi qendror (juve pa rroge iher priher)
Hotgirl & Ewaldi - Veri Jurop Skandinavi (juve kok e rroge se kushto jeta atje ciper)
Amira - USA perenim
Blendi - USA lin'je
Ju dy t'funit do na furnizoni me habere per luften e ardhshme se ku do bohet keshtu te nisim Julian me perpara qe te mos na shkoj bresheri pa u komentuar.
Si ju duket idea??