Re: Shqiptaret jo simpatizant te PS, nuk lejohen te votojne.
Shif me cin ishte bere aleate PD
Tetor 14, 2003 - 13:05
Himarë, thirrje antishqiptare dhe feste me flamuj greke - Përgatiti: J.Sh
HIMARE
Kalimera, jasas, ti kanis… tek-tuk mirëmëngjes dhe e diela zgjedhore e trazuar në Himarë, mposhtën dy ditë më parë magjinë e rrallë të natyrës. Rroftë Greqia, hellos, hellos, Himara është greke! Duam tokat tona, pronat tona, shqiptarë të poshtër...Ndërsa në Vuno që në mëngjes, ngjitur me qendrën e votimit ushtonte kënga e bukur shqipe e shkruar nga poeti Lefter Çipa. Flamuj të shumtë grekë, parrulla, pankarta, dhunë. Fitore me çdo kusht. Flamujt e vegjël dhe të mëdhenj nuk u blenë në asnjë nga dyqanet të dielën.
Ata prisnin vetëm orën për t'u shpalosur. Ndërsa flamuri i vetëm shqiptar në Bashkinë e Himarës, ishte ai mbi derën e institucionit dhe me sa duket ndihej keq përballë refrenit barbar të një kombi të qytetëruar dhe europian, në perlën e Shqipërisë.
Mllefit nisi të zhurmonte pasditen e së dielës së 12 tetorit, për të vijuar deri në të gdhirë të së hënës. Kështu ngjau teksa simpatizantët e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut prisnin marrjen zyrtare të po-së së mandatit për përfaqësuesin e tyre Vasil Bollano.
"Kryengritja" para Bashkisë, e mbarsur me urrejtje, nuk ngjante të kishte ngjyrë politike. Militantët e PBDNJ-së fyenin shqiptarët, socialistë e demokratë, ndonëse këta të fundit i kishin aleatë në zgjedhje.
Policia është gjendur ngushtë ballë këtij tensioni. Profesionalizmi i forcave të Rendit ishte i admirueshëm. Mburoja blu nuk i lejoi protestuesit që në orët e mesnatës të hynin në mjediset ku punonte Komisioni Qendror Vendor.
Të shtunën në Himarë kanë ardhur 11 autobuzë nga Athina. Himariotë që punonin në Greqi kanë pasur rastin të përfitojnë nga "bujaria" helene. Udhëtimi për në 12 tetor dhe kthimi të nesërmen ishte falas. Afro 600 vetë kanë mbërritur pranë familjeve dhe kutive të votimit. Duhet
përmendur që interesi i medias greke ka qenë jo i vogël.
Hera-herës gazetarë, apo grekë "anonimë" për vendasit, gjendeshin mes protestuesve duke u përkujdesur për të dhunuarit që silleshin me radhë pranë kamerave. Nacionalizëm apo llogari ekonomike, nuk dihej me saktësi se çfarë përfaqësonin dhe kërkonin ata që bërtisnin të dielën. Tritoli plas pranë qendrës së votimit Himarë-Fshat. Plagoset polici 35 vjeçar Meleq Peçulaj dhe qytetari Vasil Gjika.
Palët politike akuzojnë njëra-tjetrën për incidentet në radhë. Ndërkohë arrestohet për vënien e tritolit në qendrën e votimit Kozma Pelo, banor i Himarës.
Kandidati i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vasil Bollano, ka mundur te fitoje ne Bashkine e Himares, ndersa flamuj greke kane pershendetur arritjen e suksesit te deshiruar prej disa vjetesh. Ndonese Athina deklaroi mosperfshirjen e saj ne procesin zgjedhor ne Shqiperi, serish tensioni nuk mungoi, ndersa flamujt greke u shfaqen ne rruget e qytetit per te kurorezuar fitoren e Bollanos.
(GazetaShqiptare/korrieri)
Ja dhe prononcimi i vezhguesve
Tetor 14, 2003 - 14:48
Vëzhguesit ndërkombëtarë: Problemet me listat nuk ndikuan në rezultat - Përgatiti: J.Sh
TIRANE
Misioni Ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve nisur nga informacionet paraprake, bën të ditur se zgjedhjet në Shqipëri kanë arritur një standart progresiv, megjithatë ka akoma mangësi.
Sot në Tiranë, misioni i vëzhguesve të OSBE-së, të ODIHR-it dhe të Këshillit të Europës, dolën me një deklaratë të përbashkët, ku vihej në dukje se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar në
një mjedis të përmirësuar politik.
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë tha se një nga mangësitë serioze në këto zgjedhje lokale ishte problemi i listave të votuesve. Por sipas ambasadorit të ODIHR-it Robert Beri, problemet me listat e votuesve nuk janë bërë me qëllime politike.
"Ne nuk besojmë se problemi i listave të votuesve u shkaktua për shkak të manipulimit politik. Ne e kemi parë me kujdes këtë çështje dhe nuk kemi gjetur prova që të ndikojnë në këtë gjë. Por ne jemi të hapur dhe presim çdo lloj prove që evidenton problemin. Mendojmë se problemi i listave të votuesve ishte shqetësues, por që nuk ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve".
Problemin me listat e vuri në dukje edhe përfaqësuesja e Këshillit të Europës Helena Lund, por ajo sugjeroi se ky është një problem që duhet të zgjidhet dhe jo të çojë në bllokimin e rezultateve.
"Unë mendoj se është e rëndësihme të kuptohet se në një proces demokratik, problemet me zgjedhjet zgjidhen në mënyrë legale dhe jo duke e bllokuar procesin".
Mediat shqiptare disa herë këmbëngulën në pyetjet e tyre se si do të proçedohet me dy qytetet kryesore në Shqipëri, Tiranë dhe Durrës, ku opozita ka kërkuar ripërsëritjen e votimit, për shkak të problemeve të dala me listat. Por vëzhguesit ndërkombëtarë ritheksuan edhe një herë, që problemet me listat nuk kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Edhe problemet e tjera që kishin të bënin me kutitë e votimit, të cilat munguan nëpër qendrat e votimit vëzhguesit ndërkombëtarë i quajtën thjesht teknike dhe si pasojë e mungesës së trajnimit të nevojshëm të komisionerëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Një nga mangësitë po aq serioze për vëzhguesit ndërkomëbëtarë në këto zgjehdje ishte edhe pjesëmarrja e ulët e kandidateve femra.
Përfaqësuesja e Këshillit të Europës Helena Lund, tha se kjo është një mangësi për një vend që aspiron të demokratizohet.
"Një mesazh tjetër politik është përsa i përket përfshirjes së grave në jetën politike. Përfshirja e
grave në jetën politike është shumë e vogël. Për vendet që kërkojnë të demokratizohen dhe të kenë progres të shoqërisë civile, është shumë e rëndësishme që kjo çështje të shikohet."
Raporti i sotëm i vëzhguesve ndërkombëtarë është paraprak pasi vlerësimi përfundimtar, do të jepet pas përfundimit të numërimit dhe përpilimit statistikor të rezultave dhe shpalljes së tyre nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
RFE/RL