Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

Arrestimi

Sipas të dhënave, pista kryesore e hetimit është ajo e futjes në Shqipëri të një sasie të madhe dollarësh falso. Për këtë janë shfrytëzuar pragfestat e vitit të ri, ku xhirot në tregti arrijnë pikun

Kush është i arrestuari. I diplomuar në Beograd, i martuar me një shqiptare dhe kuzhinier te “Jeruzalem”

Me dollarë falso, pranga palestinezit
Arrestohet Klaled Kallooup, përkthyes në ambasadën libaneze

Artur Qorraj & Vladimir Karaj

Një 100 dollarësh i falsifikuar, mund të fshehë pas vetes një grup falsifikatorësh dhe mashtruesish, të huaj në Shqipëri.

Klaled Abeluahab Kallooup, 39 vjeç, i njohur ndryshe me emrin Halit, u arrestua dje nga policia e Tiranës, pasi u ndalua me një 100 dollarësh të falsifikuar. Por ajo që i jep nota misteri këtij arrestimi është personaliteti i këtij personazhi. Palestinez, i ardhur nga Kosova në Shqipëri në vitin 1992, i diplomuar në Beograd për mjekësi, punonjës në sektorin e përkthimit në ambasadën libaneze në Tiranë, kuzhinier në restorantin e njohur “Jeruzalem”, i martuar me një vajzë shqiptare, që punonte në atë lokal pas një njohjeje njëjavore, kontribues në shoqatat bamirësie, përbëjnë curriculumin e pasur, për të cilin agjentët e të gjitha degëve të krimeve në policinë e Tiranës e kanë kthyer në lëndë të parë. Sipas të dhënave, pista kryesore e hetimit është ajo e futjes në Shqipëri të një sasie të madhe dollarësh falso. Për këtë janë shfrytëzuar pragfestat e vitit të ri, ku xhirot në tregti arrijnë pikun. Të njëjta burime shtojnë se mostra e dollarit i ka kaluar laboratorit të kriminalistikës, ku do të realizohen të gjitha verifikimet. Në funksion të kësaj janë vënë në veprim edhe agjentët e krimit ekonomik të Ministrisë së Rendit për të bërë ndonjë lidhje të mundshme edhe me ndonjë rast analog në qytetet të tjera te vendit. Megjithatë, më kryesore se kjo për policinë është personaliteti tepër i dyshimtë i ish-diplomatit të ambasadës libiane. Këtë e përforcon edhe fakti se për gjashtë vjetët e fundit të qëndrimit në Shqipëri, ai ishte me dokumente të parregullta.

Kush është palestinezi
Burime nga policia thanë se ai prej pothuaj dhjetë vjetësh, shtetasi palestinez jetonte në Shqipëri. Ndërkohë, sipas policisë, ai prej pothuaj 6 vjetësh, qëndronte në vendin tonë pa leje të rregullt qëndrimi. Curriculumi i tij kriminal pasurohet edhe nga disa denoncime të bërë nga disa persona për mashtrime të ndryshme. Sipas policisë, ai premtonte viza dhe pasaporta jashtë shtetit, dhe për këtë merrte para. Ndërkohë ka dyshime që Haliti, është përfshirë edhe në organizata të huaja “bamirëse”. Në hetim për personin në fjalë është përfshirë edhe seksioni i antiterrorit, i cili po heton nëse palestinezi është përfshirë në organizatë terroriste apo ka lidhje të tilla.

Arrestimi
Ai u ndalua dje, nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, pas denoncimit nga Sadik Bermeta e Dritan Dalipi, të cilët pretendojnë se ai i ka mashtruar dhe se u ka dhënë 100 dollarë fals. Ndërkohë që pas hetimeve paraprake të policisë, për të ndaluarin kanë mbërritur edhe disa kallëzime të tjera, nga persona të ndryshëm. Të gjithë këta pretendojnë se ai i ka mashtruar, duke u premtuar viza dhe dokumente, për të dalë jashtë Shqipërisë dhe u ka marrë sasira të konsiderueshme parash. Të gjitha këto mashtrime janë marrë në konsideratë nga policia, e cila dje kërkoi që për të të pritej fletarresti.


“Dollarët ia dha një arab”

Naxhija, vjehrra e palestivezit, nuk e beson atë që ka ndodhur, pas gjashtë vjetësh. Asnjë problem gjatë kësaj kohe dhe e kënaqur me mbarëvajtjen në familje me Halitin, vajzën, burrin. Ajo i hedh poshtë akuzat.

Dhëndërin tuaj e arrestuan në shtëpi?
Jo, e kishin kapur rrugës dhe e sollën këtu. U habita kur e pashë Halitin në krahët e policëve.

Përse erdhën?
E pyesnin për çfarë kishte në shtëpi, kontroll. Isha me vajzën, nusen e Halitit, Dhuratën, goca e vogël. E pyesnin Halitin për paratë dhe ai u tha se ia kishte dhënë një tjetër.

Ku punon dhëndëri juaj tani?
Thoshte se punonte në ambasadën libiane. Por nuk e di mirë. As me gjëra të pista nuk merrej, se po t´i bënte ato do të ishte pasuruar përgjatë kësaj kohe e nuk do të rrinte me qira.

Çfarë u tha policëve?
Se kishte patur nevojë për ato para dhe ia kishte marrë dollarët një shoku arab.


Flet vjehrri: Dhëndërin tim e arrestuan si arab

Kujtim Rrapushi është vjehrri i palestinezit Klaled Kallooup, që ata e thërrasin me emrin Halit. Bënë be e rrufe se 39-vjeçari nuk mund të merret me gjëra të tilla, se është njeri i mirë, i urtë dhe prej këtyre cilësive i dha edhe vajzën për grua. Por, Halitin e kishin ndaluar mbrëmjen e së martës agjentët e krimit ekonomiko-financiar, ndërsa ecte i lirë në rrugë. Mjafton të shohesh shtëpinë ku banon, pranë ish-Kombinatit të Drurit “Misto Mame”, për të kuptuar se cili është. E kanë quajtur mashtrues të pesë shqiptarëve për vizë, falsifikator me dollarë të rremë dhe qëndrim i parregullt në Shqipëri. Por Kujtimi është i bindur se duke e paragjykuar si mysliman dhe të ardhur nga Palestina ia kanë bërë këtë rreng. Por, ai thotë se nuk e vë dorën në zjarr, sepse nuk i zë besë edhe fëmijëve të tij.

Si e mësuat arrestimin dhëndërit tuaj?
Unë isha në shtëpi kur Haliti është kapur, kështu i thërrasim ne se ai e ka emrin ndryshe. Kur erdha gruaja më tha se policia kishte arrestuar dhëndërin. U habita dhe e pyeta përse. Ajo më tregoi se bëhej fjalë për lekë e mashtrim. Po të them të drejtën kemi gjashtë vjet që jetojmë me të dhe është familjar. Kushtet mund t´i shihni vetë dhe nuk ka nevojë. Probleme nuk ka sjellë.

Ku punonte Haliti?
Ai punonte në ambasadën libiane. Të paktën kështu na kishte thënë. Më parë ka punuar në restorantin “Jerusalem”.

Çfarë pune bënte?
Punonte si përkthyes në ambasadë.

Policia thotë që ai ishte i papunë dhe ka punuar në këtë ambasadë më parë?
Nuk e di. Ai na thoshte se punonte në ambasadë përkthyes dhe paguhej mirë.

Kur ka ardhur në Shqipëri?
Di që ka ardhur nga viti 1993 prej Kosove. Më parë ka qenë në Beograd për studime dhe është mjek ortoped.

Si shpjegohet që ka punuar përkthyes, kuzhinier dhe me studime të larta?
Ai këtu nuk ka njeri dhe ndihet i pambrojtur. Ka kërkuar mbështetje këtu. Punonte ku të mundej. Na thoshin se ishte njeri i mirë dhe ne kështu e njohim.

Si është njohur me vajzën tuaj?
Janë njohur në vitin 1996, kur punonin te restoranti të dy. Vajza, Dhurata, punoi vetëm një javë atje, por gjatë kësaj kohe ata u njohën. Na tha se ishte takuar me një djalë të mirë të huaj. U interesuam edhe ne dhe nga ajo që mësuam edhe në ambasadë, na thanë se Haliti ishte njeri i mirë dhe pa probleme. Në vitin 1997 u bë martesa dhe celebrimi, pasi erdhën dokumentet nga Palestina të rregullta. Ai ka qëndruar me leje në Shqipëri. Pas pesë vjetësh martesë lindi dhe gocën e vogël, Sarën. Megjithatë është drejtësia që e vlerëson.

Sipas policisë, Haliti ka mashtruar me 100 dollarë fals dy persona?
Haliti nuk ishte mashtrues, megjithëse nuk e vë dorën në zjarr. E vërteta është ndryshe. Haliti vërtet kishte probleme ekonomike, sepse mbi 200 mijë lekë është qiraja dhe për më tepër që ka kryer edhe punë të rëndomta. Por ai ia ka kthyer borxhin mikut të tij që ia kishte marrë një vit më parë. Këtë 100 dollarësh ia ka marrë një tjetër miku të tij arab, për të cilin i ka treguar policisë. Haliti me personat që e kanë denoncuar kanë qenë miq shtëpie dhe nuk kishte përse të mashtronte një mik dhe me 100 dollarë.

Po për dyshimin se premtonte viza?
Jo, nuk bënte viza Haliti. Shikojeni vetë se si jeton, në këtë lagështi e këto kushte mizerabël. Nëse do kishte lekë, nuk do jetonte këtu. Por dikush do që ta përlyejë.

A kishte dokumenta të rregullta qëndrimi dhëndëri juaj?
Po, kishte dokumente të rregullta që prej ardhjes në Shqipëri. Ndryshe si u martua me vajzën time. I erdhën dokumente edhe nga Palestina me rastin e celebrimit. Kush e linte të qëndronte pa dokumente, kur dhe këta që vijnë nga lindja, arabët, i shohin me një sy tjetër. Mbase ky është edhe shkaku i arrestimit. Haliti i kishte mbyllur dokumentet për leje qëndrimi dhe priste përgjigjen e sigurimin e parave.

Si ia bëni për anën financiare?
Me të keq. Ca nga puna e Halitit në ambasadë, ca vetë unë si marangoz në kombinatin “Misto Mame” të drurit.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

Klaledi kryente detyrën e një punonjësi të thjeshtë. Nuk ishte diplomat, apo të gëzonte këtë status

Moulud Al Hamudi shpjegon arsyet e largimit të Klaled Kallooup

Kryediplomati libian: Ja pse u pushua arabi nga ambasada

ar.qo.

Tiranë

Ambasadori i zyrës popullore diplomatike të Libisë në Tiranë, Moulud Al Hamudi, pasi është njohur me arrestimin e Klaled Kallooup, ka dhënë edhe sqarimin e tij.

Ai thotë për gazetën “Panorama”, se është e vërtetë që 40-vjeçari ka punuar në ambasadën libiane, jo si zyrtar, por si punonjës i thjeshtë, për 17 muaj. Por, katër muaj më parë, Kallooup është shkarkuar nga puna. Arsyeja e largimit të tij kanë qenë ankesat e njerëzve të ndryshëm para derës së ambasadës që vinin e kërkonin palestinezin, pse u kishte bërë premtime e marrë lekë në sasi të mëdhaja borxh. Sipas hetimeve, janë gjashtë denoncime për mashtrim nga Kallooup për viza evropiane kundrejt përfitimeve. Ai njihej si sekser sipas policisë, ndërkohë që i është gjetur edhe një 100 dollarësh fals i vënë në përdorim. Zyra e antiterrorit po heton shkaqet e qëndrimit të tij pa leje në Shqipëri, kohën dhe rrezikshmërinë që Klaled ka. Toga e shoqërimit edhe dje duket se nuk ka punuar, duke shtyrë masën e arrestit për palestinezin e martuar në Tiranë.

Sipas lajmeve të publikuara dhe investigimit të hetuesve, Klaled Kallooup ka punuar në ambasadën tuaj, ndërsa familjarët u shprehën se ai vazhdonte të punonte në zyrën tuaj diplomatike. Sa qëndrojnë këto?
Po, jemi njohur me lajmet e ditës së sotme në gazeta dhe për Klaledin. Ai ka punuar në ambasadën tonë për një kohë të shkurtër dhe prej gushtit të këtij viti, bëhen katër muaj, nuk është më pjesë e ambasadës tonë, zyrës popullore diplomatike në Tiranë. Për sa thonë familjarët, se ai vazhdonte të punonte, nuk është e vërtetë, por një dezinformim. Me letra ai figuron i pushuar nga puna katër muaj më parë.

Cila është arsyeja e largimit të Klaledit nga përfaqësia juaj dhe çfarë detyre kryente?
Klaledi kryente detyrën e një punonjësi të thjeshtë. Nuk ishte diplomat, apo të gëzonte këtë status. Ai ishte marrë për punë të përgjithshme që i duheshin zyrës sonë, si përkthimi jo zyrtar, por gojor, ndihma për punonjësit e sektorëve të tjerë e punë dytësore. Arsyeja e largimit është fare e thjeshtë, sjellja e shqetësimeve, ose thyerje e rregullave të punës.

Për çfarë problemesh e shqetësimesh bëhet fjalë?
Nga informacionet që kam marrë nga ata prej të cilëve Klaledi varej, bëhet fjalë për njerëz që vinin dhe e kërkonin gjatë orarit zyrtar. Ata ankoheshin se ai u kishte marrë lekë e dollarë për premtime të ndryshme. Nuk mungonin as telefonatat e këtyre njerëzve që i kërkonin borxhin. Por ky fenomen ishte i papranueshëm për një ambasadë të huaj të akredituar, sepse punonjësit duhet të jenë korrekt në punë dhe të pastër.

Kur u informuat për këto probleme?
Pak pas punësimit të tij në ambasadë. Por kur zyrtarët e pyesnin se ç´ishin këta njerëz dhe pse ankoheshin, ai thoshte se i kishte miq. Po kur situata u bë më e ndërlikuar, ai thoshte se nga që ishte i huaj, shqiptarët gënjenin për të.

Kur ka nisur punën Klaledi?
Ai është pranuar si punonjës i ambasadës më 1 prill të vitit 2002 dhe e gjithë koha e punësimit i është bërë një vit e pesë muaj.

Pse pikërisht ai u pushua katër muaj më parë?
Klaledi u pranua në punë duke parë disa veçori e të dhëna. Ai ishte njeri i urtë, i shkolluar, me origjinë arabe e refugjat. Duke parë këto karakteristika, sepse nuk dinim se çfarë bënte ai në jetën private, e pranuam si një punonjës të thjeshtë, pra jo zyrtar. Ne i kishim tërhequr vëmendjen për shqetësimet nga njerëzit e ndryshëm që vinin para ambasadës tonë dhe e kërkonin në orarin zyrtar. Ai na shpjegonte se i kishte miq.

Dhe kjo zgjati deri në muajin gusht?
I ishin bërë vërejtje e tërhequr vëmendja, duke menduar se nuk ishte dhe aq çështje serioze. Por kur vumë re se njerëzit vazhdonin ta kërkonin përherë, atëherë vendosëm të vepronim. Më parë i ishte thënë se hallet personale duhet t´i zgjidhte jashtë orarit zyrtar dhe jo në punë.

A ka një shkresë për marrjen e tij në punë dhe largimin?
Po, janë të gjitha të shënuara dhe konform rregullave. Për kohën që ka punuar Klaledi është paguar.

Policia thotë se Klaledi premtonte viza?
Këto janë çështje të organit të policisë. Por ju sigurojmë se për ambasadën tonë nuk bëhet fjalë. Këtu rregullat janë të rrepta dhe askush nuk guxon t´i thyejë ato. Për më tepër që ai nuk ka patur post zyrtar në ambasadë dhe ka qenë një punonjës i thjeshtë. Madje, është larguar nga puna për shkak të ankesave që i bënin njerëzit para ambasadës tonë, e telefonatave të vazhdueshme. Në zyrën tonë diplomatike nuk lejohet asnjë shkelje e rregullave dhe të gjitha veprimet kryhen sipas ligjeve. Çdo thyerje disipline, apo orari është e ndëshkueshme.



Flet Dhurata Rrapushi
“Im shoq nuk është falsifikator, por familjar i ndershëm”

Dhurata Rrapushi (Kallooup), teksa pret te dera e Drejtorisë së Policisë për të pritur të shoqin në masë arresti, tregon pse e kanë ndaluar dhe arsyet pse Haliti nuk është i implikuar. Ajo thotë se bashkëshorti nuk është as falsifikator dhe as mashtrues. “Atij duhet t´i kishin dhënë nënshtetësinë dhe nuk duhet ta riatdhësojnë”, shprehet 25-vjeçarja.

Ju ka dhënë shpjegim policia pse ka arrestuar burrin tuaj?
Na thanë se është kapur me 100 dollarë fals, por nuk di të them më shumë.

Po për akuzën se ai ka mashtruar persona të ndryshëm për viza dhe është falsifikator?
Kjo nuk është e vërtetë. Haliti nuk merrej me këto punë. Unë di që ai i ka dhënë dikujt 100 dollarë që kanë dalë fals. Këto para ia ka dhënë dikush tjetër dhe ai ua shpjegon vetë policëve këtë.

A ka dokumente lejeqëndrimi burri juaj?
I ka patur gjithnjë. Ndryshe si do të qëndronte këtu.

Policia thotë se nuk i ka bërë këto dokumente?
Tani i ka dorëzuar dhe pret të marrë përgjigjen nga ta, por nuk ia kanë dhënë dhe zvarritur, ndoshta qëllimisht.

Mendoni se është arrestuar pse ka ardhur nga vendet e lindjes së largët?
Nuk e di ç´të them për këtë. Vërtet ai është nga Palestina, por kjo nuk ka asnjë lidhje, sepse ai ka dhjetë vjet që qëndron në Shqipëri dhe gjashtë vjet i martuar me mua. Di që bëhet fjalë për atë 100 dollarëshin. Por as falsifikator nuk është dhe as mashtrues.

Përse nuk e nxorën sot në masë arresti?
Këtë po kërkojmë edhe ne, por nuk po na japin përgjigje të saktë. Nuk e di se ç´fshihet pas kësaj. Na thonë se është shtyrë për nesër.

Ju kanë lënë ta takoni?
Jo, për ta takuar nuk më kanë lënë dhe avokat nuk kemi marrë. Nuk kemi shumë mundësi.

Po nëse gjykata vendos riatdhesimin e tij pas procesit në fjalë?
Nuk ka si ta riatdhesojë dhe përse. Ai ka dokumente të rregullta, nuk është bërë asnjëherë problem. Madje, është i martuar me një shqiptare dhe ka fëmijë. Unë nuk e di mirë se si janë ligjet dhe përse nuk ia kanë dhënë nënshtetësinë, kur kemi gjashtë vjet të martuar.

Po Haliti e ka kërkuar nënshtetësinë?
Po, shumë herë, por nuk ia kanë dhënë. Unë e di se pas tre vjetësh ajo merret, por ja që s´duan t´ia japin. Nëse do ta riatdhesojnë, atëherë ai do të bëjë dokumentet që të vijë përsëri. Haliti nuk është person i rrezikshëm.

© 2003 Gazeta Panorama
 

Albinos

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

<ul type="square">
[*]PALESTINEZI: "MA FUTEN"
[/list]
:mad:

Tirane- "Nuk e dija qe ishin false". Keshtu ka deklaruar para Gjykates se Faktit te Tiranes ku ishte paraqitur per masen e arrestit palestinezi Kaled Abel Wahab Kalloup i cili u arrestua diten e hene per 100 USD fallso. Palestinezi 39-vjecar nuk e ka pranuar akuzen "mashtrim te me shume se 1 personi" e cila nese vertetohet ai rrezikon nje denim nga 3 deri ne 10 vjet burg. Ishte gjyqtarja Fahrie Budo ajo e cila pasi degjoi prokurorin Dritan Peka si dhe mbrojtjen e te akuzuarit ka konkluduar ne masen e sigurise "arrrest me burg" per kete person. Kalloup u arrestua diten e hene nga punonjesit e Zyres Rajonale te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar nderkohe qe mesohet se ky person ka punuar te restorant "Palestina" e cila ndodhet ne Rrugen e Kavajes. Ka qene denoncimi i njerit prej borxhlinjeve te Kalloup pasi ky i fundit i kishte kthyer atij borxhin dhe ne mes te parave ishte gjetur edhe 100 USD falso ai i cili coi ne prangosjen e palestinezit
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

e ku eshte fyerja
 

lola

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

Nuk shoh ndonje lloj diskriminimi une...mire ja bene. C'pune ka harapi ne shqiperi?
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

Lolita
C'pune ka harapi ne shqiperi?
C'pune ke ti ne Ameeike?
C'pune kane Shqiptaret ne Afganistan,Irak etj
C'PUNE KANE shqiptaret ne Kine,e kinezet ne Shqiperi.
Oj vajze e dashur,perse je kaq e ceket ne mendime dhe pyetje?
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

fotif, per leke mik. per nje rroge te majme ikin te gjithe, hala se paske kuptu. ndersa ne shqiperi te huajt perse vine. per leke do thuash ti, pra per te njejten gje, po çfare lekesh them une, rrogat aty jane nga me te uletat ne bote. per PARA TE PISTA, eshte pergjigja.

a kupton lal?
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Shqiptaret fyejne identitetin e palestinezeve: Arrestohet burri i Dhurata Rrapushit.

per PARA TE PISTA, eshte pergjigja.

a kupton lal?
PO mire mer plako,dakort;po sa pislliqe po bejne shqiptaret ne Greqi,Itali e kudo,atehere a mos duhet te futet gjithe populli yne ne nje thes?.
Qellimin e kisha me znjsh,se na qenka rraciste....e nuk sheh se ku eshte katandisur populli yne,qe po te ishim aq te lire,edhe ne Afganistan do t'e kishim kerkuar azil.
 
Top