Re: SHQIPTARET E AMERIKES
Parodistët vlonjatë dhe një numër artistësh me banim në New York e rrethina
organizojnë:
VLORA, VLORA
Mbrëmje spektakël në përkujtim të Festës së Flamurit
Humor, këngë, vallëzim masiv i artistëve dhe i spektatorëve deri në orët e vona
Në Polish Center, 92 Waverly Street,Yonkers, NY 10701
Datë 28 Nëntor 2004 ora 6 pm
Humorin e sjellin nga Vlora parodistët: Afrimi, Agron, Muhameti
Dhe gjejnë këtu: Arian Rrapushaj me numërat komikë dhe imitimet e tij.
Programin e udhëheq Klodiana Zylo
Këndojnë: Brunhilda Sota, Kino, Manjola Nallbani
Vallzojnë: Të gjithë spektatorët! Lejohet t’ua kalojnë edhe shtatë vajzave valltare ruse që marrin pjesë në spektakël me kostumet e tyre mahnitëse
E gjithë shfaqja është kaluar nëpër penën dhe kujdesin regjisorial të Pëllumb Kullës
Bileta: 25 dollarë
Polish Center ofron parking të bollshëm dhe një rrjet baresh e restorantesh që mund të shfrytëzohen, para dhe pas shfaqjes. Edhe gjatë saj mund të merret diçka, kur ndonjë nga këngët apo numërat komikë duken pa interes. Por mos e mbani shpresën në dobësi të programit, se do të mbeteni pa ngrënë!
Polish Center është fare afër, rreth 5 minuta udhëtim për veri nga Yankee Stadium. Drejtimet e sakta në reklamat e ardhshme, në Illyria dhe në fletët që jepen tok me biletën
Informacion dhe bileta: Telefononi 718-365 6216 dhe 347-427 3698