SHQIPTARET E AMERIKES

disku

UNI
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Kam taten ne krah ti fus i boj per ty e?
mos u hap shum bythsh se te djeg marmita masanej. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

s'kam thone kot une qe ju shkruni ne forum kur se keni mamin ne shtepi, shko e thirre te shohç, apo ke frike se me dashuron, duhet ti pelqejne palloshet. hahaha!


ps; he mre qun! (kosovarçe) une flas per temen, ndersa ti per mu. vallaj je tip i qute.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Rix, X, and Fix

Udhetim Ne Zemer te Yonkers

Vetem nje jave me pare shoqja e shkolles se mesme, dhe ish-prezantuesja e programeve per femije Klodiana Zylo, me kishte lajmeruar me nje grup e-mail per kete spektatel te ideuar nga Pellumb Kulla, me personazh kryesor Frederik Ndoci, drejtuar nga ajo vete, dhe me te ftuar nderi qe do te permend me vone. Pa u menduar gjate, i thashe se do te shkoja me shume kenaqesi. Ne rradhe te pare kisha mbi shtate vjet pa e pare, prandaj vetem malli dhe kenaqesia per ta pare Klodin, ishte e mjaftueshme per te bere te interesuar.

E-maili i dyte nga Klodi, permendte se vendi ku do te kryej ky spektakel ishte ne Yonkers. Yonkers! Per kete vend kam degjuar vetem ne kenget Rap te disa gangstereve lindore. (east-coast gangsters). Kurre nuk do ta kisha imagjinuar se do te me binte rruga per ne Yonkers edhe sikur te jetoja njeqind vjet ne New York. Sidoqofte sic e thote dhe klisheja: “Kurre, mos thuaj kurre”. Klodi, megjithese super e zene me pregatitje e ketij spektakli, gjeti kohen dhe mundesine te dergonte motren e saj te me merrte me makine ne Brooklyn. Ketu fillon dhe udhetimi I paimagjinueshem ne zemer te Yonkers, dhe takimet me VIP e nje bote tjeter, qe kujotja se e kisha harruar.

Rruga per ne Yonkers ne fillim pershkoi autostraden West-side, pergjate gjithe gjatesise se Manhattenit, dhe pastaj gjarperoi neper gjelberimin e Bronxit verior. Me pak probleme e gjetem sallen ku do te zhvillohej shfaqja. Ishim rreth 15 minuta vone, por sic e permendi nje djale permetar, “shfaqet shqiptare, fillojne te paket gjysem ore me vonese” Ne kete kohe hyme ne sallen “Polish Center”. Dhoma e ballove, ishte goxha e madhe, me skenen ne krye, nje hapesire vallezimi ne qender, dhe e mbushur me tavolina te rrumbullaketa, te mbushur plot me shqiptare veshur me rrobat e tyre me te mira dhe te armatosur deri ne dhembe me celulare e kamera te modelit te fundit. Moshat e spektatoreve varionin nga femije deri tek me pleqte. Gjithsesei dominonin te rinjte me hijen e tyre te amerikanizuar.

Gjeja e pare qe me beri pershtypje ishte se pas kaq viteve I peshtjelle pas jetes se perditshem amerikane kisha harruar bukurine e femrave shqiptare. Vajzat ne publik shkelqenin si yje. Shume fytyra me dukeshin familjare, dhe me zgjonin kujtimet e adoleshences se hershme ne Tirane. Te gjitha me trupat e tyre te bukur e elegante, ne mendjen time I benin kontrast femrave te shendosha amerikane. Ndoshta mendimi im eshte pak i mbindikuar nga terheqja e gjakut, ne qofte se ju besoni ne kete terheqje.

Spektakli filloi me prezantimin e pare te Klodianes. Nuk mu duk se kishte ndryshuar shume, pervec nje hijeshie e pjekuri qe me beri pershtypje. Me stilin e saj e lire, ajo prezantoi dhe personazhin kryseor te spektaklit Frederik Ndoci. Dhe Riku (sic do ti referohemi nga tani e tutje) nuk do ta leshonte me ate mikrofon gjithe naten (zoti na ruajt). Frederiku filloi te belbezoje fraza pa shume lidhje dhe pas nje introduksioni te dhimbshem filloi te kendoi. Kenget variuan nga ato me karakter kombetar qe ta benin mishin me kokra “Ku shkojne Kosovaret, se ne Kosove nuk rrine”, tek ato klasike te vjetra “Syte e Tu” dhe ajo qe me krijoi pershtypjen e nje enderre te keqe “Return to Me” qe me ngjasonte me nje version te cjerre Gospel. Nuk e mbaj vehten per ndonje njohes te madh te muzikes, por nuk duhet nje i tille per te kuptuar se koha e Frederikut ka perenduar bashke me kengen “Syte e Tu”. Te vetmit njerez qe nuk e kane kuptuar kete jane cifti Ndoci, dhe pseudo agjenti muzikor amerikan i Rikut qe ne nje interviste te dhimbsheme pohoi se Riku ishte kengetari me i mire ne bote!

Shfaqja nga keq u kthye ne mos me keq, kur ana teknike deshtoi te sillte zerin per videot qe ata kishin pregatitur te shfaqnin. Ky difekt teknik, u shoqerua dhe nga nje tjeter kur prozhektori kryesor i drites u fik ne mes te shfaqes. Gjashte burra vrapuan drejt ballkonit ku ndodhej prozhektori per ta rregulluar, dhe pas disa minutave ne agoni ata munden ta sillen perseri ne jeten bishen e ngordhur. Shfaqet live i kane keto gjera do te thoni juve. Te pakten nuk pati ndonje femer te hiqte sutjenat si Janet Jackson ne superbowl. Mos u ngusni te dilni ne konkluzione se pjesa me makabre e kesaj shfaqje vijon me pas.

Ne kete kohe Klodiana qe vazhdon te shkelqeje si ylli i vetem i kesaj shfaqje, prezanton nje trupe baleti ruse te dali ne sken. Dhe ruset dolen, te gjitha nga dy metra e kusur me shalet me te gjate se Radio City Rockettes. Kostumet e tyre mbulonin vetem zonat me private te trupave te tyre te beshem. Koreografia pretendonte te mbulonte pjese moderne e klasike qe do te ishin te pershtashme per nje spektakel rus. Nuk me besohej syve te mi. Kjo shfaqe ishte kthyer ne dicka amatoreske, ku komponente pa lidhje ishin ngjitur bashke artificialisht si me peshtyme.

Mbi te gjitha spektakli vazhdoi shume gjate, dhe pseudo artistet shqiptare-amerikane vazhduan te uzurpojne skenen. Nje kengetare me origjine shqiptare lindur e rritur ketu kendoi nja kater kenge anglisht, qe do ta benin Simon e American Idol, ta kapte kete kengetare me shqelma nga skena. Humoristi I prezantuar si nje sukses I Broadway, beri disa imitime banale, dhe sulmoji homoseksualet duke ju ardhur pas qefit atyre pak halabakeve qe ndodheshin ne anen e spektatoreve.

Tani dua te rendis anet pozitive, qe ishin plot gjithashtu, dhe me mbushen me kenaqesi ne kete mbremje te pazakonte. Rreth fundit te shfaqjes, ju kushtua nje tribut, Pirro dhe Pavlina Manit, qe jane dy nga ikonat e skenes Shqiptare, dhe i sollen sadopak kenaqesi publikut te varfer shqiptar, ne vitet e mizerjes komuniste. Me vone pata kenaqesine, te shtrengoj duart e ciftit te famshem, dhe te perqafoj per here te dyte ne jeten time teta Pavlinen. I tregova se vite me pare kur isha vetem dhjete vjec (1990) kisha marre pjese ne nje konkurs gjeografie tek TVSH te drejtuar nga ajo, ku ekipi i shkolles sime fitoji vendin e pare ne Shqiperi. Ajo pretendoi te mbante mend shfaqen, dhe shtoi se une qenkam bere “alamet cuni”, qe ma beri zemren mal. Me vone edhe kerceva me Pavlinen. Cfare momentesh te pashlyeshme ne mendjen time!

Elton Deda ishte I ftuari i fundit, dhe kenget e tij me krijuan nostalgji per vitete e hershme te rinise sime ne Tirane, qe iken e nuk do te kthehen me kurre. Eltoni eshte nje njeri i vertete, dhe jeta ne syrin publik nuk e ka bere ta humbi identitetin e tij. Me ciltersine dhe zerin e bukur, Eltoni i beri spektatoret te tijte. Bravo Elton, je “nje Tironc I vertete”.

Tashme shfaqes i erdhi fundi, dhe dj vuri muzike qe te cohej rinia e te kercente. Dhe kjo per mua ishte pjesa me e mire e shfaqes. Me ne fund kenge popullore, napolon, kenge nga jugu dhe njerezit nuk pushonin se kercyeri. Me kujtua shprehja e nje shoqe qe thoshte se ne shqiptaret kemi gjak cigan. Sa bukur qe kercenin vajzat. Dhe une u ula ne nje qoshe duke qene koshient se nuk ja kam haberin vallzimit, duke admiruar keta shqiptare te mrekullueshem qe neser do te jene ne piedestalet me te larta te shoqerise Amerikane.

The end!

klodi.gif

Prezantuesja e shfaqes Klodiana Zylo /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Te vjen turpe te lexosh ndyrsira ne kete forum!!
Ne se ndonjerit nuk ipelqen , te pakten te kete kurajo dhe te mos shkruaj, por jo te fyjme njeri tjetrin si rrugace.
Nuk kam deshire te jap leksione per edukaten ketu,
por eshte turpe per te gjithe ti shkrujme dhe ti lexojme ato ne kete forum.
Tek e fundit te gjithe i njohim fjalet fyese, por ato nuk mund te perdoren nga moshataret tane!!!
 

zog

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

DFV, turp dhe jo turpe, pra shkruhet pa E ne fund.

ndersa per artikullin; rinia e hershme = FEMIJERIA.

ai tipi ne 90-ten ka qene 10 vjeç, pra femije dhe jo i ri, sot s'i ka akoma 24 vjeç, lulen e rinise per nje çun.

si dhe mendoj qe per "darka festive" te tilla, te shtruara per emigrantet nuk ja vlen barra qerane te "ndertosh" kritika te llojit.

ne to, po qe se preferon per Art te madh, fare thjesht nuk merret pjese, per me teper ai robi megjithese e perserit disa here faktin qe s'merr vesh nga kenga e as nga vallja, prap se prap KRITIKON!

e une pikerisht ket s'kuptoj; deshiren per kritike kur s'je kompetent.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
e une pikerisht ket s'kuptoj; deshiren per kritike kur s'je kompetent. [/qb]
Je rob shume i trashe ti lal, prandaj nuk i kupton shume gjera, e mbi te gjitha satiren. Gjithashtu ti bie nje ore larg ere qe nuk merr vesh nga kritika.
 

drea

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Me dhimbje pranoj se kjo teme eshte e prekshme. SO SAD!!!!!
Kushdo qe shperfill apo flet me mllef per shqiptaret, sidomos per vajzat, injoron perpjekjet, burimet dhe energjite e tyre, eshte kotesire dhe ka per te mbetur plehre.
Nuk e kuptoj se sa pa domethenie kane mbetur e kaluara, historia, dhe sa pak vemendje i kushtojne realitetit disa individe qe flasin ketu.
Kerkoj ndjese per gjuhen banale, por me duket sikur disave u krijon shume lumturi momenti i pjesemarrjes ne kete forum kur "vijne t'ia kepusin nje pordhe" dhe nuk dine te trajtojne nje teme ose problem ; nuk dine te thurin karakteristika dhe nuk dine te japin zgjidhje, shume rralle ndjejme ngrohtesine e nje bisede apo vllazerimi...........Ketu nuk ia shikojme syte njeri tjetrit, nuk njohim as moshen, nuk shtrengojme duar; thjesht ndjehemi mire kur syte na shohin mire, kur na krijohet buzeqeshje, pse jo edhe te "zihemi"; edhe sherri ka lezet kur eshte me mend dhe me vend,,,,.Shume dua te them, por shpresoj qe te tjere te me degjojne e te me thone "ta mbyll" nese po ia fus kot, vecse, ju lutem, pa vrare ndjenja. Vertet anonimiteti i ben disa gjera me te lehta, por shpesh me duket se virtualisht ky komunikim qendron..., dhe pavaresisht se kushdo qe flet nuk ka figure, ka nje vend ne vemendjen e secilit...... :wave:
 

lir

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

sot qe ne gjashte te mengjesit isha ne maje te kulles se djathte...
images

qe aty shef edhe NY /pf/images/graemlins/laugh.gif por spash asnji shqiptar ne rruge; do kene qen duke fjet gjume /pf/images/graemlins/laugh.gif

Desha te thosha dhe dicka tjeter; ketu shqiptaret sipas mundesive, moshes, fatit sic perpiqen ta quajne ca,jetojne jete nga me te ndryshmet e me te larmishmet, perballohen me lloj lloj problemesh dhe si rrjedhoje dhe opinionet per jeten ketu jane si spektri i drites. Mos u kapni me njeri tjetrin, pasi nese dikush shan ose lavderon eshte si pasoje e nje eksperience te tejzgjatur te quajtur emigracion (emigracion ziu, sic thoshte nje ish komshiu im /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Pra lereni arrogancen menjane, nese mund te ndihmoni nje te lodhur e te rraskapitur nga streset e jete amerikane, bejeni!! :wave:

booooo tani duhet me bo gjith ket rraport, a me ndihmo dot njeri?? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Do ju lutesha moderatoreve ta pastronin kete teme nga disa postime qe nxjerrin vetem mllef dhe urretje idioteske dhe anetareve te forumit qe po nuk keni ndonje gje me vlere per te thene eshte me mire ta mbash gojen mbyllur .

oh me qe ra fjala si e kaluat weekindin ,
 

lir

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Do ju lutesha moderatoreve ta pastronin kete teme nga disa postime qe nxjerrin vetem mllef dhe urretje idioteske dhe anetareve te forumit qe po nuk keni ndonje gje me vlere per te thene eshte me mire ta mbash gojen mbyllur .
Ja dhe dicka e sterthene e pavlere per tu revizuar..
 

109UV

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

zogu shkret s'do ket pas weekend...
una...i am late...sa erdha ne pune /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bona

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Penguin

lene se me shkrive. shko lexo i here e me thuaj ku kam permend se kaq dollare jane shume apo insuranca esthe big apo small deal.

e para e punes esthe shume big deal. per cfare po zihen robte per zgjedhjet. per mbi 10 milione femije qe jane rrugeve, per elderly qe po ju priten drug coverage.

per ty qe ke insurance qe e humb te nesermen po te ikesh nga puna.

mbas sept 11 tu hoqen 3 milione americane nga puna, dhe tani ato qe merren ne pune merren perkohesisht.

ti na tregon pallavra qe do behesh partner ne law firm.

ku i ke mi ato avocate e doctorre qe paskan bo namin.

si nuk i paskemi marr vesh apo i majne sekret.

pastaj dhe po qe ajo qe thua ti ja esthe nje .

une po flas si esthe america per shumicen:
ORE PA FUND PUNE, SHUMICA E INTELECTUALVE PUNOJNE NE PUNE TE RENDOMTA, ETJ , ETJ.

S'PO FLAS PER PARTY PARTY PARTY NEPER MEJHANET E QUEENS APO BROOKLYN QE BEHEN DRUNK E PLAS GRUSHTI SE ME PE TE DASHMEN.

lene ate teorine s'pyet njeri se je grek apo serb. natyristh kur je ne nje pune qe jane te gjithe emigrante natyrisht qe nuk pyet njeri.
 

Dolores

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Me sa shikoj faqet e meparshme qenkan ndez pishtare per Kanadane dhe Kanadezet ktu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

109UV

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

bona,

"lene ate teorine s'pyet njeri se je grek apo serb. natyristh kur je ne nje pune qe jane te gjithe emigrante natyrisht qe nuk pyet njeri."

ku jeton/punon ti mi moter qe shef kaq shume rracizem. na thuaj ne menyre specifike rastet kur e ke pare rracizmin se ti na kundervihesh te gjitheve.
 

bona

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

ku jane si shoh dot?

shumicen ne Bronx i ke, neper halet e bronxit jemi shumica komshi me zezaket, neper queens qe llahtarisesh, na gjeni neper brooklyn qe iken me vrap ne 67 rruge e se mbaj mend ca ave, i shef te gjithe te grumullu pas nje kafeje, keto me thone mua pallavra jemi bo law partner.

dhe me e forta qe cdo informacion dhe sa here e ben cicin Trump e kushdo gjehet
vetem arritjet e avocateve e doc shqiptare jane shhhhhhhhhhhhh.

misterioze
 

Dolores

Primus registratum
Re: SHQIPTARET E AMERIKES

Ci do Coyote si gjithmone vet i thone edhe vet qeshin /pf/images/graemlins/laugh.gif Po kemi Bonen ne qe ua ben zap byçen ketyre amerikoneve :lol:
 
Top