Shqiptaret dhe republika e Venedikut

inostrum

Primus registratum
Shqiptaret dhe republika e Venedikut

Para disa kohesh,ne shtype te ndryshme shqiptare pati nje debat te gjere ne lidhje me periudhen venedikase ne historine e Shqiperise. Pak para tij, ishte rasti I librit te Theodor Shkodranit , ku pjesa me interesante mu duk zemerimi olimpik I Aurel Plasarit, si ato perendite te cilet zemerohen me mortalet qe s`u kane bere sherbimet e ofruar respektine duhur. Si me shume gjera te tjera, edhe historia eshte nje nga shkencat shqiptare qe akoma s`I eshte hequr ndryshku I 50-60 vjeteve te fundit. Nje pretendim per perjekje me serioze ne kete drejtim mund te duket si nje kerkese pa vend perballe njemije problemeve te perditshme qe kane njerezit ne Shqiperi, por historia ne Ballkan asnjehere nuk eshte perdorur dhe pare si ornament. Per vete specifiken e tij, Ballkani jeton po aq me te shkuaren sa c`jeton edhe me te tashmen e ne emer te kesaj te kaluare jane bere e behen shume gjera. Efekti I saj mbi te tashmen eshte aq I forte sa ka mundesi te kondicionoje edhe te ardhmen. Per kete arsye edhe ka aq perpjekje nga ana e te gjithe protagonisteve per ta bere te verteten e tyre te vertet universale. Kur lexon autore ballkanas, do te shohesh se ne menyre thuajse absolute objektivizmi I tyre ka flamur. Ne gjithe kete perplasje mendimesh, ai shqiptar, si zakonisht, mungon. Pavaresisht nga nje lume te dhenash, faktesh qe do te ndihmonin per te mbushur shume boshlleqe te historise se shqiptareve ne Ballkan, studiuesit dhe historianet tane kane me teper interes tu kushtohen trivialiteteve se sa te merren me to.
Nje nga burimet me interesante, ku faktet primare qe kane te bejne me shqiptaret jane te shumta, dhe gjeresisht te pashfrytezuara eshte dokumentacioni I republikes se Venedikut. Venedikasit luajne nje rol jo te vogel ne historine shqiptare te mesjetes se hershme e asaj te vonet. Ajo fillon me transportimin e ushtareve epirote per llogari te Bizantit ne vitet 990 nga Epiri ne jug te Italise ne luften kunder arabeve dhe mbaron me perzenien e venedikasve nga Butrinti prej ushtareve te Ali Pashe Tepelenes, ne vitin 1796.
Venediku ka nje histori krejt te vecante. I krijuar prej nje grusht refugjatesh nga mesi I shekullit te 6,ne harkun e rreth 1200 vjetesh, ajo arriti te behesh nje prej qendrave me te medha ekonomike, politike, kulturale ne Europe. Italia, per nje periudhe kohe pati 4 qytet-shtete te famshme, ate te Amalfit, Pises, Gjenoves dhe Venedikut. Por vetem dy te fundit munden t`I benin balle sfidave te kohes, duke qene per nje kohe te gjate konkurrente e me pas kundershtare te drejt perdrejte te njeri-tjetrit. Kolonite e tyre shtriheshin nga Adriatiku, Mesdheu e deri ne Detin e zi e ne Rusi.
Mbas San Marinos, Venediku mund te thuhet se eshte republika me e vjeter ne Europe. Qe ne vitet 700, ajo qeverisesh nga nje senat (ose "pregadi") me 120 anetare. Vec tyre ishin edhe 140 kandidate te tjere te mundeshem , per tu bere anetare te ketij senati. Nje trup I ketij senati, I quajtur "Senato mar" kishte pergjegjesi mbi te gjitha ceshtjet (finance, administrim etj) e territoreve venedikase te cilat arriheshishin vetem me anije. Autoriteti politik suprem I republikes se Venedikut ishte nje grup prej 10 te zgjedhurish, te cilet quhesh "Signoria", shprehje qe me kalimin e kohes filloi te simbolizonte qeverine e Venedikut. Ne krye te Signorias ishte Dozhi (doge), autoriteti I personalizuar me I larte I Republikes, I cili e kishte te perjetshem pozicionin e tij. Megjithese se senati dhe administrata venedikase dilte nga pjesa arsitokrate e qytetit, prap pushteti I tyre ishte I kufizuar ne menyre efikase nga nje sistem legal, teper I perpunuar dhe I zhvilluar, I cili perpi qesh te krijonte nje lloj barazie te pergjithshme te qytetatereve para ligjit, pavaresisht nga klasa te ciles I perkisnin.
Po qe se ke thene Venedik, ke thene pragmatizem. Republika e venedikut dhe historia e saj jane epitoma e "realpolitics" dhe gjithshka kjo ide paraqet. Nje nder shembujt me te famshem eshte diskutimi I dozhit te verber 90 vjecar Enrico Dandolo me perfaqsuesit e papatit dhe mbreterve te tjere katolike te Europes, ne lidhje me transportimin e ushtareve dhe mbeshtetjen logjistike per gjithe pjesmarresit ne kryqezaten e katert. Mbas nje lekture te gjate te te derguarve mbi nevojen dhe urgjencen e clirimit te vendeve te shenjta nga saracenet, ne fund dozhi I verber e permblodhi gjithe ate qe paraqiste Venediku me shprehjen e tij te famshme "…po,po, por me cfare kushtesh." Me po te njejten mendesi, Venediku katolik do te transportonte ne vititn 991 ushtaret epirote te Bizantit ortodoks nga Epiri ne jug te Italise, do te siguronte te drejten eksluzive per te tregtuar me arabet, ne vitin 1082 do t`I jipte me qira nje pjese te flotes se vet Bizantit ne luften e tij kunder normaneve, ne vitin 1204, do te influenconte kryqtaret, ne saj te nje mosrespektimi kontrate, qe te niseshin per ne Jeruzalem e te perfundonin ne Kostandinopoje, ne vitin 1463 do te hapte nje lufte te pergjakshme me turqit, por ne vitin 1480 do te ndihmonte sulltan Mehmetin e dyte per te cuar trupat e tij nga Durresi e Vlora ne Brindizi dhe Otranto. Ne qofte se dicka I sherbente interesave te Republikes se San Markos, asgje nuk ishte e pamoralshme apo e ndaluar.
Te gjithe kete aktivitet dhe influence globale, Venediku e realizonte ne saje te pasjes se nje administrate dhe burokracie, shume te afte e te sofistikuar, e cila funksionoi thuajse gjithnje ne menyre perfekte. Ne listen teje te gjate te zoterimeve pertej detit nder te tjera benin pjese edhe shume qytete shqiptare, ku me te famshmit ishin Shkodra, Durres, Vlora, Butrinti e shume e shume te tjere. Ne te gjitha dokumentet e veta, deri ne vitin 1540, Venediku asnjehere nuk I quajti zoterimet e veta si koloni, por I trajtoi ato nen nje prespektive venedikase, ku qytetare do te ishin e quheshin vetem qytetaret e Venedikut, te cilet s`kishin nevoje per leje te posacme per te udhetuar per ne Venedik.
Republika e San Markos I adminsitronte zotermiet e veta me ane te te derguarve te senatit, te cilet quheshin "rettori" ose "proveditori". Dallimet midis dy emrave eshte se I fundit kishte te drejte te vendoste edhe mbi ceshtjet ushtarake qe kishin te benin me territorin qe ai administronte.
Nje nga pergjegjesite kryesore te proveditoreve ose rektoreve ishte detyrimi per te informuar ne menyre te vazhdueshme "la sua signoria" mbi ceshtjet e perditshem, mbi financat, mbi rregullin , gjendjen ne territor, levizje e armikut, masat dhe gadishmeria ushtarake. Kur ishte e nevojshme, mund te shkruheshin edhe 4-5 raporte, ose ndryshe "dispacci", ne dite, ose edhe nje ne 2-3 muaj. Zakonisht proveditori nuk qendronte ne postin e tij me shume se 2-3 vjet, dhe simbas ligjit, brenda nje viti mbas largimit nga detyra, ai ishte I detyruar ti paraqiste Senatit nje raport te hollesishem dhe me rekomandime mbi perberjen e popullsise se territorit qe ai kishte administruar, komente mbi keshillin drejtues te ati territori, nje analize te sistemit te taksave etj, etj. Por nese ky raport perfundimtar kishte nje karakter pergjithesues, dispaccet pershkruanin hollesisht gjerat dhe gjendjen e perditshme, me ngjarjet, problemet dhe protagonistet e tyre. Arkivi I Venedikut, I ndare ne d y pjese, ne ate publik dhe ate sekret, regjistronte cdo cope informacioni te rendesishem qe I vinte nga zoterimet e veta. Po te kihet parasysh ky "modus operandi" I adminsitrates venedikase, mund te merret me mend se cfare te dhenash dhe informacionesh do te mund te nxirreshin nga dispaccet dhe raportet perfundimtare te provveditoreve te ndryshem qe shkruanin nga Shkodra, Durresi, Vlora apo qendra te tjera shqiptare. Pergjithesish arkivat e Venedikut, si ato te pergjitheshme dhe ato sekrete jane botuar. Por simbas shume studiuesve, ka mjaft dokumente qe jane ne duar te kolektoreve private ose biblioteka familjesh, te cilat here pas here dalin ne siperfaqe. Nga ana tjeter, do te ishte interesante te shihesh edhe ne arkivat gjenoveze, sepse jo rralle raportet e ambasadoreve te tyre apo administratoreve te territoreve te tyre pertej detit merren me ceshtje qe deri diku interesojne edhe historine shqiptare.
Ne rrjeshtat e meposhtme do te perpiqem te ofroj nje fare kronologjie te aktivitetit te njerit prej provveditoreve venedikas ne More te Greqise, me saktesisht ne qytetitn e Nauplionit. Ai quhesh Bartolome Minio dhe ishte administrator I Venedikut ne Nauplion nga nentori I 1479 deri ne mars te 1483. Ne dispaccet e tij, ai merret shpesh me shqiptaret, me emrat e tyre, me bemat e tyre. Prej ketyre shkrimeve del ne pah natyra e ketyre shqiptareve, jo gjithmone ne nje drite pozitive, por gjithmone pjesmarrese, aktive, per mire ose per keq, aq sa te krijohet pershtypja se Nauplioni eshte nje qytet shqiptar dhe jo grek. Ne fjalet dhe rrjeshtat e Minios, edhe atehere kur ai ndihet I desiluzionuar e I zemeruar ne kulm me shqiptaret, ka nje lloj pranimi te tyre, nje lloj respkti ndaj tyre, guximit, kokefortesise dhe trimerise se shqiptareve. Cfare eshte tjeter interesante, eshte fakti se shume nga mbiemrat e shqiptareve qe permenden neper dispacce te ndryshme jane ne rezonance me at o te personazheve te Marin Barletit, deri ne piken sa duket sikur te dy flasin per te njejtet persona.
- vijon-
 

inostrum

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe republika e Venedikut

Shqiptaret dhe Republika e Venedikut -2-

Nauplioni ne vetvete ishte nje qytet I vogel bregdetar I dores se dyte, ne gjirin e Argosit, me nje numer te pergjithshem te banoreve te qytetit dhe zones perreth qe nuk I kalonte te 20.000 vetet. Por lufta otomano-venedikase e viteve 1463-1479, mbas te cilit Turqia I mori Venedikut thuajse te gjitha zoterimet e saj ne Greqi, e nxorrit ate ne plan te pare ne politiken venedikase ne More. Rreth 14 vjet me pare nje nga proveditoret e Nauplionit, me emrin Jacomo Barbarigo do ti shkruante Senatit venedikas me admirim per qendresen e shqiptareve dhe grekeve ndaj sulmeve te turqve. Ekzistojne rreth 87 raporte te tij te shkruara deri ne diten, kur ra rob ne duart e turqve, e perfundoj I shkuar ne hell prej tyre.
Bartolomeo Minio, nje patric venedikas prej nje nga familjeve me te vjetra te Venedikut, mberriti ne Nauplion me 8 nentor 1479 dhe u largua prej andej me 25 mars 1483. Sapo mberriti, gjeja e pare qe beri ishte inspektimi I qytetit dhe rrethinave perreth. Ajo qe pa nuk ishte cka priste. Minio u alarmua tej mase kur mori vesh se turqit te shoqeruar nga shqiptaret hynin e dilnin lirshem te armatosur ne qytet, pavaresisht se tymerat e luftes midis Venedikut dhe turqve nuk ishin fashitur akoma. Ne dispaccin e pare drejtuar senatit te tij, ai I kerkoi qe t`I dergoheshin ushtare venedikas, te cilet ishin me te besueshem se sa stratiotet shqiptare. Dy muaj me vone 10 ushtare italiane me nje pergjegjes te tyre filluan te kontrollonin dyert e qytetit, duke u mbledhur armet turqve kur hynin e ridhene pasi largoheshin nga qyteti.
Ne nje raport tjeter mbi gjendejn e popullsise, Minio shkruan se qyteti me periferite e tij kishte rreth 20.000 banore. Ne qytet bashkekzistonin te dy kishat e krishtera, ajo katolike dhe ajo ortodokse. Kur flet per kishen ortodokse, autori e ndjen te nevojshme te beje diferencimin midis "prothopappas de Grechi" qe I sherbenin popullsise greke te qytetit, dhe "prothoppapas de Albanesi" qe I sherbenin popullsise shqiptare.
Si kudo tjeter, arsyet e pranise venedikase ne More ishin thjesht ekonomike. Morea dhe Nauplioni si pjese e saj, kishin nje aktivitet te gjere tregtar. Prej aty grure, mendafsh, pambuk, kripe, vere eksportoheshin ne Dubrovnik, Shqiperi, Konstantinopoje dhe Kios. Simbas ligjeve te Venedikut, proveditori ose rektori I vendit ishte pergjegjes per mbledhjen e taksave mbi mallrat qe eksportoheshin, ai duhet te siguronte qe anijet te ishin te ngarkuara ne baze te rregullave te sigurise se lundrimit. Nga ana tjeter duhej te merrte masat qe asgje qe mund te perdoresh per te demtuar te krishteret, si dru, hekur, kuaj, te mos eksportohesh ne token e "saraceneve". Ne ligjet venedikase qe rregullonin jeten neper zoterimet e Republikes, nje vemendje e vecante I kushtohesh sjelljes se burokrateve te adminsitrates se territoreve. Ata s`duhet te pranoni asnje dhurate ne pare ose ne mall nga tregtare qe hynin e dilnin ne territoret e administruar prej tyre. Ata s`duhej te miqesoheshin me n jerezit e vendit, s`duhej te pranoni cmime te favorshme prej tyre, s`duhej te sipermerrnin asnje aktivitet investues apo te blinin biznese e prona ne territoret e qeverisura prej tyre. Pervoja kishte treguar se forca korruptive e Ballkanit, ashtu sic edhe sot, hapte cdo dere. Nje nga proveditoret venedikas ne vitet 1474-79 do te perfundonte ne burg ne Venedik si rezultat I nje skandali financiar ne kurriz te Venedikut, ne te cilin nje nga bashkepuntoret e tij ishte edhe nje tregtar nga Shqiperia
Politika e Venedikut ishte qe cdo territor I tij te qeverisesh nga nje keshill me ne krye nje proveditor ose rektor. Zakonisht keshilli perbehesh nga patrice venedikas. Ata vendosnin per zbatimin e ligjeve ne vend, per ceshtjet ushtarake, per miratimin e shpenzimeve, per aprovimin e kerkesave qe I coheshin senatit te Venedikut, per dhenien e lejes per qytetaret jo venedikas per te udhetuar e per te hyre ne qytetin e Venedikut. Cdo diskutim, veprim, apo miratim I keshillit dhe proveditorit duhej te shkruhesh hollesisht ne ditare. Ne shume raste marrja e vendimeve prej ketij keshilli bazohesh mbi raste precedente te 20-40 apo edhe 100 vjeteve me pare. Por aspekti me interesant I ketyre territoreve nen adminstrimin e Venedikut ishte roli I ligjeve te vendit. Per senatin e Venedikut zakonet e vendit ishin sakrosante. Ne peticionet derguar senatit venedikas asgje nuk kishte force argumnetative me bindese se sa fjalet "come ab antiquo se observava".
Gjate e mbas luftes se 1463-1479 me turqit, kur Venediku e pa veten te humbiste thuajse te gjitha tokat dhe tregjet te cilat e kishin ndihmuar te ishte nje nga qendrat me te medha ekonomike, kulturale e politike te Europes, per ta u be e qarte se turqit ishin nje lloj I ri kundershtari, me te cilet duheshin bere hesapet ndryshe. Venediku shume shpejt vuri re se e vetmja pjese e ushtrise se saj qe ne kushte te barabarta, mund ti bente balle , e madje dhe ta thyente ushtrine osmane, ishin stratiotet, te cilet ishin pak a shume si ushtare mercenare, qe i ofronin sherbimet e tyre atij qe paguante per to. Ka shume mundesi qe fama e stratioteve te kishte marre dhene nga qendresa dhe luftrat e Skenderbeut, sepse simbas raporteve te kohes, ka nje ndershkembim ne emertimin e stratioteve here "stratiote" dhe here "shqiptare". Shume nga historianet I quajne "stratiotet" thjesht ushtare mercenare shqiptare. Edhe ata qe e kundershtojne e thone se "stratiote" ishte nje term qe shtrihesh shume me gjere e qe perfshinte edhe shume greke, sllave, hungareze e aventuriere te tjere qe sherbenin ne ushtrinee Venedikut, e kane te veshtire ta anashkalojne faktin se ne listat e emrave te ketyre stratioteve, qe kane mbijetuar neper arkivat e Venedikut, 80% e emrave jane shqiptare. Sido qe te jete, fakti eshte se ne fund te shekullit te 15 dhe ne fillim te atij te 16, pothujase cdo oborr mbreteror europian, qe nga Napoli, Spanja, Venediku, Franca e deri ne Angli kishin regjimentet e tyre te stratioteve zulmemedhenj.
Keshtu, ne Nauplion, Serenisima mori vendim qe te hiqte dore se perdoruri ushtaret italiane , te cilet I kushtonin me shume dhe s`ishin aq efektive, dhe filloi te integronte nje numer gjithnje e me te madh stratiotesh ne ushtri dhe shqiptaresh ne popullsine e vendit. Konkluzioni I proveditorit Barbarigo, I cili do ti perfundonte ditet e veta I shkuar tej-pertej ne hu nga turqit, ishte se "isti paesani sint potentiores gentibulus Italicis’ (keta fshatare jane me te afte se sa italianet). Ne listen e ketyre "fshatareve" jane shume qe vijne nga fise te degjuara shqiptare si Karatolloa, Kelmendi, Rallis, Bozika (nga fisi I Muzakeve), Blesa, Bua, Prifti etj, etj.
Shqiptaret jetonin krejt te vecuar e s`pranonin te perzieheshin me te tjere, por kishin "katunet" e tyre (kjo fjale eshte njesoj si sot e 6-700 vjet me pare). Te gjithe ishin te organizuar simbas fiseve te tyre dhe ne krye kishin shefat e dale nga gjiri I tyre, te cilet pergjigjeshin per marrjen e pagave nga Venediku dhe shperndarjen e tyre njerezve qe kishin nen komande. Eshte interesante se shqiptaret ishin besnike ndaj Venedikut, por kur vinte nevoja, besnikeria e tyre e padiskutueshme ishte vetem ndaj njerezve te races se tyre, shqiptareve te tjere. Cdo raport tjeter ishte I konsiderueshem ne varesi te rrethanave.
Venediku kishte nje sistem shume te perpunuar taksash. Cdo kush qe jetonte nen pushtetin e saj duhej te paguante taksa mbi token ku jetonte, mbi mallin qe shiste, mbi prodhimet, te ardhurat dhe fititimet qe kishte. Per te pasur nje ide mjafton te thuhet se administrata venedikase e Nauplionit paguante 40 % te rroges ne taksa tek qeveria qe u jepte rrogat. Por kur vinte puna tek shqiptaret Venedikut I dilte gjithnje pune. P.sh kishte raste qe kur afroheshi koha e taksave, katune te tera te shqiptareve zhdukeshin pa nam e pa nishan, duke u zhvendosur here ne toka te Venedikut e here ne ato te sulltanit. Shqiptaret ishin nga njerezit me te parregullt ne More, per sa I perket respektimit te rregullave dhe ligjeve, qofte kjo per turqit, qofte kjo per venedikasit. Ne vitin 1499, Chaluli, nje lloj zyrtari osman, I shkruante Francesco Bradinit, proveditorit te Nauplionit: "Ma la excelentia vostra e’ venuta de novo, et non sa li costumi d`albanesi: loro si desiderano de far et move r scandal tra li signori…. et non e’ honesto…" Por kur vinte puna per mardheniet e shqiptareve ndermjet tyre, Bartolomeo Minio I shkruante senatit te Venedikut se "stratiotet ne katunet e tyre jane te gjithe te bindur si cobane te mire."
Raportet e derguar ne Venedik ofrojne nje pamje interesante nga jeta e perditshme ne More. Minio raportonte se ne cdo moment ai mund te nxirrte ne mbrojte te qytetit rreth 1000 kalores stratiote shqiptar dhe greke. Por keta stratiote per te "sono zente desgregolata et de condiction scandalosa".
Greket dhe shqiptaret punonin bashke, sherbenin bashke ne ushtrine e Venedikut. Ne shume raste ata martoheshin me njeri tjetrit, por ndryshimet ne mes tyre duhet te kene qene shume te dukshme, aq sa duket se vecse halli I bente te rrinin bashke. Ne 3 mars te vitit 1467, ne nje raport per Senato Mar shkruhesh se "potenciali per grindje midis grekeve dhe shqiptareve eshte gjithnje I pranishem". Proveditori I Nauplionit, I cili vec hallit te perhershem te nje lufte te mundshme me turqit, I duhesh te merresh edhe me inatet e vjetra ballkanike midis shqiptareve dhe grekeve, duhet te jete ndjere I shfrytezuar deri ne kulm, kur I shkruante Senatit se "…greket nuk duan te sherbejne nen shqiptaret, dhe po ashtu shqiptaret as nuk denjojne te sherbejne nen te tjere, pervecse te afermeve te tyre
Here pas here, ne menyre sporadike, ne dokumentat e Venedikut permenden edhe perkatesite fetare te grekeve dhe te shqiptareve. Megjithe rastesine dhe rrallesine e tyre, nje gje duket qarte: shqiptaret ashtu si edhe greket ishin te besimit ortodoks por secili kishte prifterinjte e tyre "prothopapa dei Grechi, ed prothopapa dei Albanesi", cka mund te ndihmoje per ta shtyre me tej mendimin e per te arritur ne konkluzionin se kisha ortodokse shqiptare e asaj kohe ka qene plotesisht e ndare nga ajo greke, dhe se duhet ti kryer ritet e saj ne nje gjuhe te kuptueshme per "questa zente desregolata".Per venedikasit ishte anathema e blasfemi sjellja qofte e grekeve dhe qofte e shqiptareve, te cilet perdornin sekush protopapat e tyre per te falur mekatet e grigjes se tyre sa here qe ishte koha e festave fetare si krishtelindejt, pashket, festa e San Markos, "mekate" keto qe shkonin nga vrasjet e deri tek tregimi I gishtit te mesit te dores perfaqesuesve te Venedikut.
- vijon -
 

inostrum

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe republika e Venedikut

Shqiptaret dhe Republika e Venedikut -3

Sulltan Mehmeti I dyte eshte nje nga sulltanet me brilante te perandorise Osmane. Ai ishte vetem 21 vjec kur pushtoi Konstantinopolin. Simbas disa autoreve, thuhet se ai e shikonte veten si nje Aleksander apo Cesar te dyte. Nen kete drite, e gjithe energjia e tij dhe e shtetit te tij ishte e orjentuar drejt Europes dhe pushtimit te tokave te saj, me objektiv perfundimtar marrjen e Romes. Ne vitin 1478 ai zoteronte Konstantinopojen, Thraken, gjysmen e Azise dhe pjesen me te madhe te Ballkanit. Tashti I kishte ngelur vetem te zgjaste hapint dhe te hidhesh ne gadishullin italik. Qe te mos kishte telashe te tjera neper duar, Mehmeti vendosi te mbyllte te gjitha frontet e tjera te luftes ne Ballkan dhe te perqendrohesh vetem ne gadishullin italik. Per kete ne fund te vitit te 16 te luftes turko-venedikase, me 25 janar 1478, Mehmeti deklaroi nenshkrimin e paqes midis turqve dhe Venedikut. Venediku hiqte dore nga te gjitha zoterimet shqiptare dhe nga zoterimet greke si Argosi, Ne groponte, Mani, si dhe nga disa ishuj ne Egje. Venediku pranonte te paguante nje shume te pergjithshme prej 100.000 dukatesh dhe nje shume te pervitshme prej 10.000 dukatesh per privilegjet tregtare. Para se te vazhdojme me tej me pasojat qe paten shqiptaret si rrjedhoje e neshkrimit te kesaj paqeje, ia vlen te permendet se per palen venedikase , ai qe u mor me paraqitjen dhe mbrojtjen e interesave venedikase ne Greqi tek Mehmeti I dyte ishte nje tregtar cifut, shtetas venedikas nga Kreta, me emrin Zuam Dario. Pavaresisht se ne thelb Venediku, I derrmuar dhe I varferuar thuajse ne rrenim nga luftra shume vjecare ne disa fronte, ishte me teper I interesuar per paqen se sa turqit, (te cilet ishin ne apogjene e tyre), dhe per rrjedhoje do te pranonin cdo lloj kushti qe t’I vihesh ne More, perceptimi I grekeve ishte se interesat e tyre u shiten nga Venediku tek turqit jo sepse Venediku s`ishin ne gjendje te luftonte me per te mbrojtur greket, por sepse Zuam Dario si hebre qe ish te, nuk e hante shume meraku per fatin e te krishtereve.
Kjo ishte gjendja ne te cilen ndodhesh Nauplioni kur Bartolomeo Minio mori ne dorezim postin e tij te proveditorit. Shume shpejt ai pati incidentin e pare me turqit. Megjithe nenshkrimin e paqes, nje fare Sulejman beu vendosi qe te behesh rishikimi I kufirit si dhe nguli kembe qe ktheheshin mbrapsh te gjitha familjet qe kishin braktisur tokat e sulltanit dhe ishin vendosur ne ato te venedikase. Minio lajmeroi dhe urdheroi qe e gjithe popullsia e rrethinave te futesh brenda mureve mbrojtese te qytetit. Te gjithe u binden, por si gjithmone, nje katun shqiptar, jo. Si rrjedhoje turqit zune 100 shqiptare dhe bashke me bagetite e tyre I moren ne thellesi te territorit te tyre. Megjithe protestat e venedikasit, ai asnjehere s`mori pergjigje nga turqit per kete inkursion te tyre dhe per fatin e roberve qe perfunduan ne duart e tyre.
Ndersa neshkrimi I paqes ishte dicka qe ishte bere ne nivelet me te larta te administrates turke dhe asaj venedikase, venia e saj ne jete ishte detyre e Bartolomeo Minios nga njera ane dhe e Sulejman dhe Halil beut nga ana tjeter. Mbas shume takimesh paraprake, me se fundi Halil beu u ul te diskutonte me Minion se kush do te ishin tokat e turqve dhe kush ato te venedikasve. Halil beu shoqerohesh ne takim nga "protogero", nje ndihmes I tij me origjine italiane, I cili nuk bente perpjekje per te fshehur simpatine e tij ndaj Venedikut. Minio shkruan kete dialog ne raportin e tij senatit te Venedikut mbas ketij takimi:
Protogero:- "Stratiotet tuaj shqiptar jane nga njerezit me te keqinj. Pse nuk I perzini ata?"
Mini: -"Eshte e vertete se ka shume mashtrues midis shqiptareve, por ata qe jane me ne jane te gjithe njerez me cilesi te mira".
Protogero:-"Ne qofte se ju I perzini shqiptaret nga territori I juaj, ne nuk do te kemi asnjehere mosmarreveshje midis nesh".
Ne cdo hap te negociatave midis turqve dhe venedikasve, here pas here diskutimet ngecnin ne problemin e shqiptareve. P.sh. cdo ogur I mire per ti zgjidhur gjerat dhe ndarjen e teritorit ne nje menyre pak a shume te kenaqshme per kushtet ne te cilat ndodhesh Venediku, per pak sa s`u hodhen ne ere per shkak te nje katuni shqiptar, I cili per te qene I sigurte nga te gjitha anet , kishte disa vjet qe I paguante taksat te dyja paleve ne te njejten kohe, si venedikasve ashtu edhe turqve, duke I lene te kuptonin secilit prej tyre se ai fshat dhe toka e tij ishin te te dyve ne te njejten kohe.
Nga dispaccet e derguara ne Venedik, vihet re insistenca ne menyre te vazhdueshme nga ana e turqve qe shqiptaret te mos llogariteshin ne asnje nga marveshjet e tyre me Venedikun ne Greqi. Per ta "shqiptaret s`duhet te llogariteshin ne numerimin e popullsise. Ata ishin njerez te vendit te tyre dhe ishin te huaj ne Nauplion." Arsyet e nje qendrimi te tille mund vetem te deduktohen, sepse ne raprortet nuk ka ndonje shpjegim te mirefillte ne lidhje me te. E para duhet te kete qene tendenca e shqiptareve per te mos pranuar e bindur asnje lloj ligji e rregulli te imponuar nga jashte shoqerise se tyre, dhe e dyta nje lloj hakmarrje dhe mbajtje nen presion te vazhdueshem e kesaj race qe e kish me per kollaj te kapte dorezen e shpates se sa ate te parmendes. Qendresa e Skenderbeut, fakti qe nga vitet 1500-1599, turqve iu desh te merreshin me mbi 10 kryengritje te shqiptareve kunder tyre, e shpjegonin me se miri shqetsimin e tyre ndaj problemit shqiptar. Sic do te shohim dhe me posh te, shqiptaret per hir te asaj qe besonin e ndjenin ne shpirt, ishin gati ti shpallnin lufte edhe vete qiejve.
Me se fundi paqja mbizoteronte ne More. Turqija dhe Venediku, secili te kenaqur me hisen e tyre, pervec gjerash e mosmareveshjesh te vogla e te parendesishme, s`kishin me asnje arsye per ta mbajtur njeri-tjetrin ne maje te shpates. Tashme Mehemet I dyte I kishte duart e lira per te ndjekur realizimin e enderres se tij aleksandrine dhe cesariane ne Itali. Keshtu, me 28 korrik 1480, 15.000 ushtare dhe 400 kalores turq u hodhen ne Itali, rrethuan Otranton dhe me 11 gusht e pushtuan ate duke e shkuar gjithe popullsine ne ,tehe te shpates. Ne te gjithe kete histori, Venediku me pragmatizmin e vet karakteristik, iu gjend ne krah Mehmetit, duke e ndihmuar, sigurisht kundrejt nje pagese te konsiderueshme, me anijet e tyre ne transportimin e rezervave turke nga Durresi ne Otranto.
Mbas dy vjetesh pune te stermundishme dhe negociatash cfilitese, proveditori I Nauplionit mund te merrte fryme I qete. Ai kish mbrojtur me suskes interesat e Republikes se San Markos ne negociatat me turqit, kishte sigururar toke me teper se sa kishte enderruar, duke pasur parasysh positat inferiore ne te cilat ai gjendesh, dhe c`ka ishte me e rendesishmja, ai kishte mundur te krijonte nje lloj raporti miqesor me autoritetet turke, deri dhe me sulltanin vete. Cdo gje shkonte si mos me mire, e per disa muaj senati I Venedikut s`mori asnje raport nga Nauplioni, sepse s`kishte me te reja te rendesishme per tu raportuar. Por qetesia mund te te kthehet shume shpejt ne furtune. Sidomos kur ke te besh me shqiptaret. As 6 muaj s`do te kalonin dhe "idilizmi" nauplian do te kthehesh ne nje ferr te vertet. Porveditorit venedikas do ti shembesh toka nen kembe dhe qielli mbi koke. Me 3 maj 1481 papritmas e pakujtuar Mehmeti I dyte I la shendene kesaj bote. Jeniceret, duke mos e pare pe r tre dite rrjesht, sic ishte zakoni, filluan te bertisnin se sulltani kishte vdekur. Komandanti I kaloresise, beri si beri dhe nga nje distance e larget u tregoi sulltanin qe I pershendeste me dore garden e tij. Stratagema mbajti per disa dit dhe pastaj e verteta e vdekjes se sulltanit doli sheshit. Jeniceret pa e zgjatur shume, u hodhen dhe grabiten te gjithe thesarin e sulltanit, masakruan gjithe pashallaret qe ishin ne kamp, duke lene te gjalle vetem komandantin e tyre. Papritmas proveditori venedikas humbi te gjithe "kapitalin" e mardhenieve miqesore me turqit, qe ai me aq shume mundim e kishte vene. Me sulltanin e ri duhesh filluar cdo gje nga e para. Por s`ishte vetem kjo. Qysh para vdekjes se Mehmetit te dyte, Moreja kishte filluar te "merrte flake", dhe zjarrvenesit s`kishte kush te ishte tjeter vecse shqiptareve. Me 12 dhjetor 1480, shqiptari Theodor Bua, "capo dei capi" I stratioteve ne Nauplion vendosi t`I shpallte lufte Turqise, e deri ne nje fare mase edhe Vene dikut vete. Ai, ne krye te 30 veteve u fut ne territorin turk, vrau nje numer jeniceresh qe I doli perpara dhe vazhdoi drejt maleve, per tu bashkuar me Kladasin e famshem, te cilin si Turqia, ashtu edhe Venediku, e kishin shpallur te jashteligjshem.
- vijon -
 

inostrum

Primus registratum
Re: Shqiptaret dhe republika e Venedikut

Shqiptaret dhe Republika e Venedikut -4-

Historia e mesjetes e Greqise dhe ajo e koheve te sotme, midis shume lart e poshtet e saj, midis shume te papritura te fatit, qe deri tani, si per te treguar respekt ndaj tokes se Perikliut dhe Sokratit, I ka ndihmuar gjithnje ne momente kyce, ka nje konstante qe e pershkon dhe eshte gjithnje e dukshem: antagonizmi mortal me e ndaj turqve. Per shume greke Turqia eshte personifikim I djallit vete, dhe nen kete drite cdo gje qe ka te beje me resistencen, luften, kundershtimin ndaj turqve, eshte e regjistruar me kujdes, e lustruar, e hiperbolizuar, e epizuar.
Rezistenca e pare e armatosur e grekeve kunder turqve eshte rebelimi I zones se Manit ne tetor te vitit 1480. Me 9 tetor , ne nje nate me hene te plote, rebelet me ne krye Krokondelos Kladas, mbasi vrane nja 30 turq, moren rrugen per ne malet e Manit, duke I shpallur lufte Turqise. Naten e pare ai kishte me vete 16 vete, me vone Venediku do te nderhynte per falje tek Stambolli per 77 rebele, historiografia greke do te llogariste rreth 16 mije vete. Tradita greke thote se Mani asnjehere nuk iu nenshtrua Turqise, dhe se kur pranoi qe ti paguante taksat Stambollit, maniotet i cuan fjale sulltanit qe ata do te paguanin aq taksa sa te mbante shpata. Me pas ata u sqaruan turqeve qe ketu behesh fjale per tehun e shpates dhe jo per gjeresine e saj. Kjo ide e tehut te shpates maniote do te gjente rrugen me vone deri dhe ne hymnin e luftes se republikes helenike.
Te gjitha keto, tradita greke dhe historiografia greke I pershkruan hollesish. Cfare ata "harrojne" te permendin eshte fakti se te 16 bashkeluftetaret e pare te Krokondelos Kladas ishin te gjithe shqiptare. Dhe se thuajse te gjithe ata qe iu bashkuan revoltes se tij dy muaj me vone s`ishin tjeter vecse stratiote shqiptar me ne krye Theodor Buan. Kladas eshte nje figure e rendesishme per historiografine greke te asaj periudhe. Ne fakt, ky emer gjendet neper dokumente qe shtrihen ne nje periudhe prej 200 vjetesh, qe nga koha e sundimit te frankeve ne more, kur nje Kladas vrau nje fisnik frank mu ne mes te pazarit sepse ky e qelloi me shpulle surratit. Tradita dhe shume dokumenta e percaktojne fisin Kladas si greke. Sulltan Mehmeti e quan te tille, Venediku e quan te tille. Por nese kronikat e hershme pervec kronologjise, nuk ofrojne shume detaje, dokumentat e shekulli te 15 lene te duket qarte se Krokondelos Kladas, sa here qe e perballte rreziku, te vetmit te cilet mbante m bas vetes, ishin shqiptaret. Ideja e nje Kladas shqiptar eshte nje anateme per greket (te pakten ata qe merren me historine). Per te shmangur cdo lloj insinuimi te tille, ata pranojne qe Kladas eshte epirot, dhe per ta epirotet jane ipso facto greke, pavaresisht se historia na meson se ata qe e shkaterruan shtetin 200 vjecar te Despotatit te Epirit ne 1352 ishin revoltat e brendeshme te shqiptareve dhe se perandori bizantin Manueli II (1390-1425) e vuri Epirin nen sundimin e familjes shqiptare Shpata. E per te mbeshtetur greqizmen e fisit Kladas nuk ndihmon as fakti se Krokondelos Kladas, mbas shtypjes se revoltes se 1480, do te hidhesh ne Itali e do te merrte pjese ne zbarkimin e shqiptareve me ne krye djalin e Skenderbeut ne Shqiperi.
Paqja Turko-Venedikase, ose "ahd-name"-ja, sic quhesh, I dha Venedikut gjithshka qe ajo deshironte, qetsine ne kufijt e territoreve te saj ne Greqi, mbajtjen e tokave qe ushtarakisht s`ishte ne gjendej t`I mbronte, dhe c`eshte me e rendesishmja, ajo sherbente si furnizim me oksigjen per financat e drobitura nga nje lufte thuajse 20 vjecare. Menjehere mbas qetesimit te situate, gjeja e pare qe beri senati I Venedikut, ishte vendimi per lirimin e te gjithe stratitoteve qe gjykoheshin te si tepert per nevojat ushtarake te nje Venediku ne paqe, dhe te rende per financat e nje ekonomie te rrenuar. Senati dergoi nje perfaqsues te vetin ne Nauplion, I cili ne nje menyre arbitrare, megjithe kundershtimet e proveditorit te vendit, nxorri ne lirim te gjithe shefat me te vjeter te stratioteve shqiptar. Nga te gjitha gjasat, atij si shkonte ndermend se Ballkani s`ishte Venediku e se shqiptaret s`ishin qytetaret e bindur te republikes thuajse 1000 vjecare te San Marcos. Kupa qe kish fi lluar te mbushesh prej kohesh, u derdh brenda nje dite. Bartolome Minio I shkruante senatit te Venedikut se "…gli albanesi son mal contenti per questa pace". Per ta po behesh e qarte se Venediku kish hequr dore nga Shqiperia, duke e lene perfundimisht ne duart e turqve. Nga ana tjeter, nxjerrja ne lirim e shume stratioteve dhe shefave te tyre, pa asnje respekt per perpjekjet dhe gjakun e tyre te derdhur nen flamujt e San Marcos, ishte shtytja e fundit qe I rrukullisi gjerat teposhte. Ne qofte se sekush shikonte vec interesin e vet, edhe shqiptaret kishin te drejte te benin te njejtejn gje. Papritur e pakujtuar, Theodor Bua "capo dei capi degli stratioti", me ne krye te 60 vetave, largohet nga Nauplioni, hidhet ne tokat e turqve, vret disa prej tyre e kap rob nja 10 te tjere, dhe prej andej hidhet per ne malet e Manit, ku bashkohet me forcat e tjera te Krokondelos Kladas. Shkendija kish dale nga vatra dhe I kish vene zjarin fushave perreth. Deri ne ate kohe rebelimi I Kladas kish qene I kufizuar ne Mani dhe Venediku ishte ruajtur te mos perzihesh me ate ceshtje, por rebelimi I Theodor Buas e implikonte Venedikun drejt perdrejt. Duke I njohur shume mire shqiptaret e vet, proveditori I Nauplionit e kishte te qarte se ata ishin ne gjendje t`ia prisnin trungun asaj paqeje me turqit, aq te nevojshme per Vendikun, por aq te pavlere per shqiptaret. Minio u perporq menjehere te qetsonte turqit duke e shpallur Theodor Buan bandit dhe duke vene ne cmim per koken e tij. Ne nje raport te gjate , ai I shpjegonte a la Vostra Signoria se "me cfare kam mesuar, mendoj se stratiotet e tjere iu bashkuan Theodor Buas dhe kompanise se tij, sepse ata jane te se njejtes race, qe s`u pelqen qetsia dhe jane shume te dhene mbas shkaterrimit dhe crregullimit. Une kam bere cdo perpjekje per ti kapur dhe kam shkuar vete me qytetare dhe shefa te tjere stratiote ne kampin e tyre, por s`qeshe ne gjendje te bej asgje , sepse ata jane kokeforte dhe s`eshte ne natyren e tyre qe t e me binden mua apo ndonje tjetri."
Gjendja po behesh gjithnje e me shqetsuese. Kladas ishte bere me me shume se 200 veta dhe tashme vete sulltan Mehmeti qe vene ne dijeni te gjendjes. Minio, qe ne disa raste kish pasur korespondence direkte me sulltanin, po I shtohesh gjithnje e me shume frika se turqit "te cilet jane shume armiqsor e te ashper ndaj stratioteve dhe paturpesise se ketyre shqiptareve, I qual re vera sono de scandalosa natura", mund te conin trupa per te parandaluar shtrirjen e kryengritjes me tutje, cka mund te shkaktonte rindezjen e luftes midis Truqise dhe Venedikut. Dhe ne fakt Minio kish parashikuar drejte. Turqit deguan nje ushtri te vogel, e cila ne nje nga fshatrat e rebeluara kapi 18 fshatare shqiptar dhe grek, te cilet iu cuan sulltan Mehmetit dhe I bene cope-cope perpara tij. Mbas kesaj, turqit rane ne nje prite te rrebeleve, te cilet vrane 700 prej tyre. Lajmi I kryengritjes se Morese arriti edhe ne Shqiperi, te cilet te inkurajuar nga ajo qe ndodhte ne Greqi, u cuan ne kryengritje dhe sulmuan qofte turqit e qofte venedikasit, dhe simbas nje raporti te te date 25 shkurt 1481 "ata vodhen e shkaterruan shume e shume gjera". Prespektiva e rindezjes se luftes midis turve dhe Venedikut ishte me se e mundeshme, dhe per ta shmangur ate Venediku beri gjithshka qe te forconte bashkepunimin me turqit ne More. Minio organizoi patrulla te perditeshme me stratiote, te cilet I dergonte per te kapur rebelet e per te qetsuar turqit, por keta stratiote "essere de un nation", deshtonin cdo dite ne gjetjen e rrebeleve.
Ne mars turqit derguan rreth 6.000 vete per te shtypur kryengritjen e Kladas dhe Theodor Buas. Ne te njejten kohe nje ushtri tjeter shkoi ne zjarr e ne hekur edhe nje here Shqiperine, cka shkaktoi nje vershim tjeter te popullsise shqiptare ne More dhe ne jug te Italise. Ne krye te nje muaji cdo vater "zjarri" ishte shuar. Krokondelos Kladas u hodh ne Itali, ku do ti bashkohesh trupave shqiptare qe zbarkuan ne Shqiperi nen komanden e djalit te Skenderbeut. Theodor Bua perfundoi ne duart e Venedikut dhe u hodh ne burg I lidhur me hekura. Por ne qofte se rebelimi ne shkalle te gjere mori fund, ai I vogli sapo kishte filluar. Ata qe I shpetuan "rrjetes" turke dhe venedikase u fshehen ne male dhe filluan te siguronin jetesen duke grabitur cdo gje qe u dilte perpara e duke I detyruar fshtrat nen sundimin turk tu paguanin harac si takse "sigurie". Meksi Bozhiku (muzaka), Kozma Kelmi, Gjete Rrenesi e shume e shume te tjere perfunduan ne male. Minio shkruante senatit te vet: "I kam derguar disa here stratiotet qe te kapin banditet, por pa suskes. Ashtu si dhe nje muaj me pare, ata dergojne dike qe te lajmeroje banditet per ardhjen e tyre dhe kthehen duke me thene se s`gjeten asnjeri". "Rrebelet po behen gjithnje e me te paturpshem, pa respekt e frike nga asgje. Nje nate madje erdhen deri nen muret e qytetit dhe duke bertitur, nuk lane fjale te piset pa thene per mua dhe Vostra Signoria".
Ky moment shenon edhe fillimin e atij banditizmi, fillimin e ekzsitences se klepteve te famshem "greke", te cilet duke perzier ne te njejtin vend banditizmin dhe rezistencen ndaj turqve, do te luanin nje rol aq te madh ne levizjen dhe luften clirimtare te grekeve ne vitin 1821.
Shume shpejt rrethanat qe sollen gjithe ate turbullire per venedikasit, me nxjerrjen ne lirim te nje numeri te madh stratiotesh dhe shefave te tyre, do te ndryshonin. Venediku papritmas e pa veten ne nje lufte te ashper me Ferraren ne Itali, dhe ideja e pare e senatit venedikas ishte rimobilizimi I stratioteve shqiptar dhe transportimi I tyre ne itali. Leke Kelmendi, Kasnec Kelmendi, vellezerit Bozhiku, Martin Lopesi, Mihal Golemi, se bashku me 540 stratiote te tjere shqiptare, do te hypeshin ne anije se bashku me kuajt e tyre dhe do te transportoheshin per tu inkuadruar me ushtrine veneciane ne Itali. Minio me kete rast I shkruante senatit se duke marre gjithnje e me teper stratiote per luftrat ne Qipro dhe Friuli, per arsye te mungese se tyre nga Moreja per nje kohe te gjate "il paese possa viver in pace et tranquillita".
Nderkohe vdekja e Mehmetit te dyte do ti perziente perseri "letrat" e lojes. Me ndihmen e jenicereve, fronin e mori sulltan Bajaziti, djali I madh I Mehmetit, pavaresisht se Mehmeti kishte paracaktuar si trashegimtar te fronit djalin e vogle, Cemin. Nese bajaziti kishte mbeshtetjen e ustrise, dhe sidomos te jenicereve, Cemi kish perkrahjen e gjithe aristokracise turke. Ne luften per konsolidimin e pushtetit te vet Bajaziti shkoi ne shpate nje numer te madh zyrtaresh e ushtarakesh te larte, nder ta edhe Gedil Ahmet pashen, komandantin e famshem te flotes turke, I cili qe nje nga gjeneralet me te zote turq. Ne perpjekjen per te influencuar balancen ne favor te Cemit, nje pasha, Ahmet pasha, I coi fjale Bartolomeo Minios per nje propozim te cilin ai duhej t`ia percillte senatit te vet. Dispacci I shkruar ne Janar 1482 thote se fjalet e Ahmet pashes ishin se: "Ne 200 vjetet e fundit Venediku nuk ka pasur nje mundesi dhe propozim me te mire se sa ky per zgjerimin e zoterim eve te sotme. Ne qofte se Vostra Signoria arrin ta nxjerr vellain e sulltanit ne menyre sekrete ne Lepanto, ose ne cdo vend tjeter qe ajo e mendon te arsyeshme, une mund te premtoj dhe te ofroj se Venediku do te kete Negroponten, Shkodren dhe gjithe Shqiperine, pjesen me te madhe te Morese dhe cdo vend tjeter qe Venediku do."
Ketu mbarojne dhe keto shenime mbi mardheniet e shqiptareve me Venedikun por keto te fundit as nuk fillojne e as nuk mbarojne me kaq. Duke pasur parasysh qe ne fund te fundit Moreja ishte ne periferine e tokave te banuara nga shqiptaret, mund vecse te merret me mend se cfare perfshinin raportet e derguara senatit venedikas nga zoterimet venedikase ne territorin shqiptar. Cdo perpjekje per te studiuar periudha te ndryshme te historise sone ndihmon per venien e gjerave ne prespektive. Kjo ndihmon ne ruajtjen e permasave reale te njerezve, ngjarjeve, ndihmon ne njohjen e vetes, te karakterit te shqiptareve si popull, duke e zhveshur ate qofte nga "veshjet" demonizuese apo edhe nga ato hiperbolizuese.
- Fund -
 
Top