Shkupi ndizet nga një provokacion i hapur i qeverisë maqedonase për ndërtimin e një kishe ortodokse në mjediset e Kalasë së vjetër të Shkupit. Gjithçka ka ndodhur nga një veprim i “fshehtë” që ka nisur të enjten mbrëma, i cili ka provokuar një përplasje ndërqytetare dhe ndëretnike, që si pasojë ka pasur edhe të lënduar. Ndërtimi i kishës ka nxitur reagimin e shqiptarëve, ku të parët kanë qenë qytetarët e Shkupit shqiptar ose asaj pjese siç quhet “Çair”, të cilët janë ngjitur me vrap në kodër për të ndaluar ndërtimin e kishës. Tetë të plagosur ka qenë bilanci i fundit i raportuar pas përleshjes së protestuesve shqiptarë dhe atyre maqedonas në Kalanë e Shkupit.
Në mesin e të plagosurve në këtë përleshje janë edhe dy policë, si dhe gjashtë protestues nga të dyja palët e konfrontuara. Njëri nga të plagosurit është në spital, ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak. Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë i moshës 13-vjeçare. Përleshja ka ndodhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar.
Por dje paradite rreth 200 protestues maqedonas ishin futur në brendinë e kalasë në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë të udhëhequr nga lëvizja “Zgjohu!” nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë në brendinë e kalasë. Një grup protestuesish shqiptar janë goditur nga njësitet policore, pasi kanë tentuar të hyjnë brenda kalasë, pas provokimeve që ata kanë marrë nga grupet e protestuesve maqedonas. Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i lëvizjes “Zgjohu!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve. Turmat e protestuesve maqedonas gjithashtu kanë sulmuar me gurë turmën e protestuesve shqiptarë. Situata ka qenë gjithë kohën e tensionuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi, si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët kanë tentuar që të ulin tensionet. Por policia maqedonase ka marrë masa represive.
Bëhet e ditur për persona të plagosur, ku njëri prej tyre është i plagosur me thikë. Aktivistët e lëvizjes “Zgjohu!” janë futur në brendi të kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të kalasë. Përshkallëzimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi kalanë e Shkupit, e cila, siç u tha, po bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13. Por, kjo nismë ishte kundërshtuar nga partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare, të cilat ditëve të fundit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe mos tensionimin e situatës në aspektin ndëretnik dhe ndërfetar. Punimet për kishën ishin ndërprerë me një marrëveshje qeveritare, mirëpo ajo nuk u respektua, pasi punëtorë të një ndërmarrje maqedonase u ndaluan të martën në mbrëmje nga qytetarë të Shkupit, derisa fshehtas po vazhdonin ndërtimin e kishës.
Aktivistët
Kreu i lëvizjes “Zgjohu” deklaroi se “po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Ata provuan në mënyrë tinëzare duke punuar natën me na vjedhë kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e tyre sesi veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lutem që të shpërndaheni”. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit. Ky aktivitet ka marrë shtysë nga kisha që është montuar brenda një nate në stil kaçakësh.
Nuk ndërtohet një shtet binacional me kësi provokimesh. “Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i organizuar nga pushteti”, theksoi Shpëtim Pollozhani. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi në një deklaratë të sajën gjatë incidentit në kala, se dy pjesëtarë të policisë janë të lënduar, ndërsa ka të plagosur edhe në mesin e protestuesve. “Nga sulmet me gurë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë, ndërsa nga spitali i qytetit kanë njoftuar se rreth gjashtë persona të moshave prej 13 deri në 24 kanë kërkuar ndihmë për lëndimet që kanë pësuar në incidentin në Kalanë e Shkupit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9916/Shqiptare-dhe-maqedonas-perleshen-ne-Kalane-e-Shkupit-