Shqiptarët që qeverisën Egjiptin 150 vjet
Historia e një djali shqiptar që u bë pasha i Egjiptit. Dinte vetëm shqip, nisi të arsimohet pas moshës 45-vjeçare, por i dha pavarësinë dhe reformoi Egjiptin. Gazetarja Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” sjell nga Egjipti historinë e njërës prej figurave më të famshme të oxhakut shqiptar që i dha Egjiptit 15 drejtues deri në rrëzimin e mbretërisë në vitin 1952. Mehmet Aliu

Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës, në vitin 1769. Familja u shpërngul hershëm në Kavalle të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Muhameti ishte i 17-ti nga fëmijët e Ibrahim Agait, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavallës. Detyrën e parë publike e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin që aty nëse fshati nuk paguante taksat. Të njëjtën gjë bëri shumë vite më vonë me mamlukët në Egjipt, ndërsa ftoi 400 prej të parëve të tyre në gosti dhe i vrau. Qysh atëherë nënshtroi të pabindurit dhe mori titullin “Pasha”. Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare. I fundmi i dinastisë se tij qe mbreti Faruk, i rrëzuar nga froni prej kryengritjeve nacionaliste. Kjo nuk është përrallë. Është pjesë e historisë sonë. Për të cilën gjen pak shkrime në shqip mes literaturës së Sami Frashrit, Baba Reshatit etj. Ndër të paktët burime serioze janë libri i Aleksandër Xhuvanit, botuar më 1921, ribotuar më 1941 dhe mandej nën kujdesin e Irakli Koçollarit, më 1999. Xhuvani shkruan: Uroj që mbi burime të reja, studimtarë të tjerë t’i vihen punës për të hartuar një vepër më të plotë për këtë njeri të madh të kombit tonë”. Në fakt, literatura në shqip mungon. Por është e madhe ajo në anglisht dhe frëngjisht.

Kanali i Suezit
Ismail Pasha është pasuesi i Mehmet Aliut që mbahet si modernizuesi i Egjiptit. Ai sundoi nga viti 1863 deri më 1879.
Ai ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri bashkëkohore, bëri ndërtimin e hekurudhave. Por ajo që mbahet si vepra jo vetëm më e madhe në Egjipt, por në mbarë botën, ishte ndërtimi i Kanalit të Suezit. Suezi është një kanal artificial detar, me një gjatësi prej 163 kilometrash. Është nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme. Kanali i Suezit është hapur në vitin 1869. Kostoja e lartë e ndërtimit të këtij kanali detyroi Ismail Pashën t’ua shiste kanalin anglezëve, të cilët e ndërruan me koncesion.

Fundi i dinastisë
Më 1952-shin kohërat ndryshuan në Egjipt. Nacionalistët nuk pranon më të drejtoheshin nga dinastia e mbretërisë. Revolucioni i udhëhequr nga gjenerali Abdul Naser e rrëzoi këtë dinasti me gjak shqiptar. Më 26 janar 1952 ndodhi një djegie e pjesshme e qytetit të Kairos dhe më 23 korrik, kur Faruku ishte në Aleksandri, grupi komplotist “Oficerët e Lirë” me në krye gjeneral Naguib morën nën kontroll Kairon. Mbreti Faruk mori mbretërinë në moshën 18-vjeçare. Ai cilësohet si mbreti që modernizoi Egjiptin. Mbreti Faruk emigroi në Itali dhe vdiq në Romë në vitin 1965.

Dinastia e Mehmet Ali Pashës

Muhamed Ali Pasha-Egjipt
(1805 – 1848)
Ibrahim Pasha
(1848)
Abaz Hilmi I.
(1849 – 1854)
Muhamed Said
(1854 – 1863)
Ismail Pasha
(1863 – 1867)

Kadit e Egjiptit
Ismail Pasha
(1867 – 1879)
Tafiq
(1879 – 1892)
Abaz Hilmi II.
(1892 – 1914)

Sulltanët e Egjiptit
Husen Qamil
(1914 – 1917)
Fuad I i Egjiptit
(1917 – 1922)

Mbret e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit
(1922 – 1936)
Faruku i Egjiptit
(1936 – 1952)
Fuad II i Egjiptit
(1952 – 1953)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21725. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21725