admin
Administrator
Kur mendojmë për Firefox, na bien shpeshherë ndërmend disa persona të fushës së IT-së, që ndodhen diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por jo, kontribuuesit dhe shpeshherë dhe krijuesit e këtij shfletuesi dhe shumë produkteve dhe projekteve të tjerë janë më afër se ç’mund të mendoni.
Pikërisht një numër i konsiderueshëm kontribuuesish vijnë nga trevat e Shqipërisë. Dhe vlerësimi i tyre nuk ka qenë i pakët. Në Samitin e Mozilla-s,samitit të organizuar nga gjiganti i burimit të hapur, ndër shumë gjërave të tjera interesante, u diskutua për ndërtimin e Monumentit për Mozillianët në San Françisko. Me gëzim dhe me krenari mund të themi që më në fund, simboli i falenderimit të Mozilla-s për të gjithë kontributorët, ka përfunduar.
Monumenti ku janë të shkruar të gjithë emrat e Mozillianëve është vendosur pranë zyrave të Mozilla-s në San Françisko në SHBA. Gjithsej në faqet e monumentit janë shkruar 4512 emra, të gjithë kontribuues që vullnetarisht kanë dedikuar nga koha e tyre për Mozilla-n. Emrat janë në renditje të rastësishme, pa ndonjë rregull të veçantë dhe kjo e bën akoma më interesant gjetjen e emrit të Mozillianëve në të katër faqet e strukturës 4.26 metra. Me akoma më shumë krenari për të gjithë shqiptarët, në Monumentin për Mozillianët ndodhen edhe emrat e Mozillianëve nga Kosova dhe Shqipëria. Aktivitetet e tyre për Mozilla-n dhe produktet e këtij shfletuesi në Kosovë dhe Shqipëri janë vlerësuar dhe në San Françisko ndodhen emrat e disa kontribuuesve kyç nga Shqipëria: Elio Qoshi, Dionis Ferizi, Marin Kaltani dhe Besnik Bleta, si dhe nga Kosova: Ardian Haxha, Altin Ukshini, Gent Thaçi dhe Heroid Shehu.
Edhe pse në monument janë shkruar vetëm emrat e mësipërm, kontribuuesit e Mozilla-s në Shqipëri nuk janë vetëm ata por gjithashtu mëse aktivë janë Redon Skikuli, Bilbil Zharri, Kelvin Çobanaj, Florian Tani dhe Sokol Dollani. Dhe akoma shumë më shumë. Për Mozilla-n janë të interesuar të gjithë, jo vetëm Mozillianët. Në aktivitetet e organizuara, pjesëmarrës nuk kanë qenë vetëm kontribuuesit, por gjithashtu plot njerëz të interesuar për një rrjet të hapur e të lirë, njerëz të të gjitha fushave të jetës, që nga studentë deri profesorë, që nga artistë e deri në sportistë. Ndonëse kontributi i të gjithëve nuk ka qenë gjithmonë i njëjtë, shumë persona janë mbështetës të Mozilla-s, qoftë edhe me një bisedë të shkurtër ku promovojnë Mozilla-n apo një aktivitet për këtë shfletues dhe produktet nga Mozilla.
Komunitetet e Mozilla-s në Shqipëri dhe Kosovë nuk gëzojnë thjesht statusin si Mozillian, por ata e meritojnë nëpërmjet aktiviteteve që kanë organizuar. Mozilla Kosovo është krijuar në vitin 2010 dhe në vitin 2013 është krijuar dhe komuniteti Mozilla Albania, pjesë e të cilit janë jo vetëm kontribuues të Mozilla-s, por edhe Mozilla Reps (shkurt për Reprezantues), që siç thotë vetë emri, janë të përgjegjshëm për komunitetin e Mozilla në vendin e tyre, ku në Shqipëri deri tani janë Redon Skikuli dhe Elio Qoshi. Krijimi i komunitetit të Mozilla-s në Shqipëri, ka ardhur si iniciativë e një komuniteti akoma më të madh të bazuar në Tiranë, një komunitet që promovon teknologjinë dhe dijen e hapur, Open Labs Albania. Aty kontribuuesit në fjalë dhe shumë të tjerë mblidhen dhe bashkojnë forcat për promovimin e burimit të hapur. Por nuk duhet harruar frymëzimi i këtij komuniteti në Shqipëri, që është pikërisht komuniteti FLOSSK ( Free Libre Open Source Software Kosovo) nga Kosova, që janë pionerët të kësaj lëvizje në trevat shqiptare.
Krijimi i websiteve dhe i komuniteteve të Mozilla-s nuk ka qenë arritja e tyre e vetme për Mozilla-n. Aktivitetet që këta persona të devotshëm për Mozilla-n kanë mbajtur kanë qenë në shërbim të komunitetit dhe për të promovuar Mozilla-n dhe produktet e saj. Veç takimeve informuese për promovim, nuk kanë munguar workshope apo edhe aktivitete për Firefox Student Ambassador ku një kontribuuese e Mozilla-s, Kristi Progri, ka mbajtur një fjalim në universitetin e saj, Universiteti Europian i Tiranës. Për fjalimin e saj kishte një numër të konsiderueshëm studentësh që ishin të interesuar. Interesi i tyre nuk ishte vetëm për fjalimin, por për Firefox Student Ambassador, se çfarë mund të bënin ata, si mund të kontribuonin, etj. Prej suksesit të atij aktiviteti nga Kristi Progri, është menduar dhe diskutuar shpesh një event tjetër për Firefox Student Ambassadors. Ajo është një nga Mozillianet e para shqiptare dhe ndër të parat që ka mbajtur një aktivitet të Firefox Student Ambassador.
Aktivitetet e Mozilla Kosovo dhe Mozilla Albania për këtë vit janë të shumta dhe ndër ta parat është dhe Mozilla Weekend në Tiranë, ku të gjithë ju jeni të ftuar të merrni pjesë. Mozilla Weekend pritet të mbahet më 8-9 shkurt dhe nuk do të jetë një event i zakonshëm. Në të do të jenë të pranishëm një numër Mozillianësh, përfaqësues të Mozilla-s nga Shqipëria dhe Europa dhe aktiviteti do të shënojë një gur kilometrik për Mozilla Albania, si një ndër eventet më të mëdha të organizuara deri tani. Aktivitete të tjera nga Mozillianët priten gjatë këtij viti gjithandej në Shqipëri dhe Kosovë, ku një fokus të rëndësishëm do këtë edhe Firefox OS, sistemit të ri operativ nga Mozilla, të bazuar plotësisht në teknologjinë ueb. Komunitetet e Mozilla Albania dhe Kosova kanë privilegjin e veçantë që kanë në pronësi disa prej pajisjeve me Firefox OS, që nuk kanë dalë ende në shitje as në Kosovë dhe as në Shqipëri, diçka që i bën më së unik në trevat tona.
Diçka tjetër që vlen të përmendet, është dhe kontributi themelor që disa prej Mozillianëve kanë bërë në Mozilla, që mund të shihet nga miliona njerëz në të gjithë botën që përdorin shfletuesin Firefox.
Shumë thjesht mund ta shihni dhe ju: shkruani në Address Bar të Firefox “about:credits” dhe do ju dali një listë me të gjithë emrat e kontribuuesve të Mozilla dhe Firefox. Ndër to mund të gjeni dhe disa nga emrat e lartpërmendur si Gent Thaçi dhe Elio Qoshi. Ndërkohë, Monumenti për Mozillianët është vendosur në San Françisko por përfundimisht do të inaugurohet më 4 shkurt. Foto nga të gjitha anët e monumentit mund të shihni në linkun më poshtë dhe mundohuni të gjeni emrat e Mozillianëve që njihni: http://people.mozilla.org/SF_Monument/ (PCWorld Albanian)
Burim: PCWorld.al http://www.pcworld.al/shqiptaret-pjese-e-monumentit-simbol-te-mozilla-s/
Artikulli i plote...