Shqiptarët një komb në Bashkimin Europian
Teza e kombit shqiptar </p>
Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët kudo që ndodhen do të bashkohen mbi bazën e idealit europian, i cili është edhe ideali i vetë shqiptarëve. Kreu i qeverisë ka thënë se procesi i bashkimit të shqiptarëve në Bashkimin Europian është i pandashëm dhe prej të cilit shqiptarët do të tejkalojnë pasojat e dhimbshme të padrejtësisë më të madhe që i është bërë kombit tonë, atë të copëtimit. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Do të bëj çdo përpjekje së bashku me qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë që të vendosim standardet që gëzojnë qytetarët në Bashkimin Europian, ku shqiptarët të ndihen një e vetëm një, – theksoi ai. Sipas kreut të qeverisë, kjo situatë nuk ka asnjë lidhje me sovranitetin e shteteve, pasi kombi shqiptar është një i vetëm. Kush udhëhiqet nga fobia e kombit shqiptar, të lehtësohet. Unë jam kundër platformave të ndarjeve. Në qoftë se ka mendje të sëmura se ekzistojnë 2, 3 apo 4 kombe shqiptare, kjo është jashtë çdo logjike, është një donkishotizëm, – ka thënë kryeministri Berisha. Gjatë konferencës për shtyp të pasdites së djeshme ai i është përgjigjur edhe pyetjes nëse në territorin e Shqipërisë mund të ndërtohet zona e mbrojtjes raketore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk do të bëhet në Poloni. Berisha u shpreh se nga Uashingtoni nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë gjë. Ka një qëndrim konstant të kryeministrit, sipas të cilit Shqipëria është e vendosur për bashkëpunimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë, – theksoi ai.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21996. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21996