Shqiptarët e Anglisë festojnë Lumturimin e Nënë Terezës

Petrit Kuçana
Londër
Ndofta kishte kohë që shqiptarët e Anglisë nuk e kanë kënduar himnin tonë kombëtar më krenar se tani. Kjo dukej që tek një fëmijë shqiptar me një violinë në dorë tek përçonte tingujt e një kënge kurbeti e cila do të këndohej nga një grup fëmijësh shqiptarë. Përtej tingujve të kësaj kënge dallohej një flamur shqiptar përbri portretit të shenjëtores shqiptare Nënë Tereza. Kishte diçka më shumë se mall kubeti në vargjet e asaj kënge, në zërat e atyre fëmijëve shqiptarë. Ndofta flamuri shqiptar, dhe portreti i shenjëtores shqiptare, bënë që shqiptarët e Anglisë të ndjeheshin diçka më ndryshe. Ata ishin grumbuluar në Pimliko, pë të marrë pjesë në një ceremoni të madhe kushtuar Nënë Terezës. Kishte edhe nga ata që kishin përshkruar kilometra të tërë për të marrë pjesë në atë meshë si dhe në koncertin e organizuar me këtë rast. Kishte edhe shumë anglezë që së bashku me shqiptarët kanë ndjerë madhështinë e një gruaje që u bë më e madhja e shekullit të kaluar, Nënë Tereza.
“Duajeni njëri-tjetrin ashtu siç Krishti ju do të gjithëve” Kështu i pati porositur shenjëtorja shqiptare anglezët dhe irlandezët disa vite më parë, ndërsa konflikti mes tyre po merrte edhe shumë jetë njerëzish. Tashmë ishin priftërinjtë anglezë që predikonin në emër të saj në një meshë të organizuar të dielën në Londër, pjesë ë një aktiviteti të madh në kuadër të Lumturimit të Nënë Terezës. Ishte pikërisht Nëna e Njerëzimit motivi që ka mbledhur shqiptarët nga të gjitha trojet etnike, të të gjitha besimëeve nga Londra dhe jashtë saj, në një ceremoni ceremoni të organizuar nga Kisha Katolike e Apostujve në Ëinchestmister Road, Pimliko London, ku nuk mungonin as anglezët që do të kujtonin ndonjë fjalë të saj. Ata që ndofta kishin diçka të mjegullt lidhur me prejardhejen e Nënë Terezës në fletushkat e shpërnara shkruheshim me të mëdha fjalët e Nënë Terezës: “Përsa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam Shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike për kah thirrja, që i përkas tërë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”.
Mesha u dha në të dy gjuhët. Në altarin e kishës dallohej edhe një prift që flet një shqipe të patër. Ai është më shumë shqiptar sesa anglez, jo vetëm për gjuhën e pastër që ai flet, por edhe për veprimtarinë e tij të dendur me shqiptarët e Londrës, për ndihmën që ai u ka dhënë atyre. Edhe ai gjendet shumë më afër halleve dhe problemeve të tyre. Ai ka qene edhe në disa qytete të Shqipërisë dhe i njeh shumë mirë problemet shqiptare. E kush nuk e njeh Fr. Gary Ëelsh? Nuk është thjesht një prift anglez që jep mesha në shqip por edhe si anglezi që i do më shumë shqiptarët, që ndjehet më shumë shqiptar në mesin e tyre. Ndofta është një ndjejkës i traditës, plejadës së të gjithë atyre anglezëve, miq të përjetshëm të shqiptarëve që nga Bajroni apo Edit Durhami.
Shqiptarë dhe anglezë u lutën së bashku, për jetën e Nënë Terezës, për shpirtin e saj që të prehet në paqe. Të pranishëm ishin edhe stafi i ambasadës shqiptare në Londër. Shqiptarët e këtushëm ndjeheshin më krenar, e shumë prej tyre nuk hezitonin t’u thoshin ndonjë fjalë anglezëve të pranishëm, mbi vlerat e mëdha që trashëgojmë si popull.
Nënë Tereza mësoi nga prindërit e saj mikpritjen dhe bujarinë dhe zemrën e madhe shqiptare ia dëshoi të gjithë botës. Ajo është shqiptare por që i përket të gjith botës. Nuk është e rëndësishme që të numërohen ljet dhe çmimet që ajo mori. Më e rëndësishme se gjithçka ishte zemra e saj e madhe prej shqiptarjeje. Dhe shqiptarët e këtushëm padallim feje duket sikur kishin një shkas më të madh për të qenë pak më shumë krenar, për nënën e madhe që i dhamë botës, Gonnxhe Bojaxhiun.
Nuk ishte vetëm mesha në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të kishës angleze, që i bëri shqiptarët të ndjeheshin të tillë. Fotografitë nga jeta e Nënë Terezës duket se i shoqëronin kudo dukej sikur ajo thoshte që unë jam shqiptare, dukej sikur fjalët e saj përsëriteshin në mendjen e tyre mes këngëve dhe valleve shqiptare që ishin pjesë e programit të kësaj ceremonie të madhe. Fr. Gerin e shihje gjithmonë të shqetësuar. Me skenarin në dorë ai ndiqte me kujdes çdo gjë, dhe ishte e pamundur të kuptoje nëse ishte skenarist apo regjizor. Ndofta edhe të dyja bashkë. Është një punë e madhe e tyre dhe kujdesi ishte i madh. Që nga mesha në shqip dhe deri tek programi artistik gjithçka është ideuar dhe realizuar prej tij. Padyshim se ai gëzon dashurinë e madhe të shqiptarëve të këtushëm. Janë disa shoqata mërgitmarësh shqiptar, por që nuk u pa të organizonin një ceremoni të tillë. Fr.Geri e bëri këtë dhe ai ndihej krenar për këtë ashtu si dhe të gjithë shqiptarët e këtushëm.
Kush do t’i mbrojë shqiptarët “jetimë”të Anglisë?
Shumë prej familjeve shqiptare ishin më të gëzuara se kurrë sepse kishin përfituar nga amnistia e fundit e shpallur nga ministri i Brendshëm Anglez David Blankett. Sipas kësaj amnistie përfitojnë edhe shumë familje shqiptare që kanë kërkuar azil para datës 2 Tetor 2000, përfshi ata të cilët janë vonuar gjatë procesit të shqyrtimit të çështjeve nga Minstria e Brendshme, si dhe ato familje që fëmijët e tyre kanë në Britaninë e Madhe shtatë vjet. Pas vite me rradhë me zemër të ngrirë tashmë ata janë të qetë dhe natyrisht nuk e fshehin gëzimin e tyre.
Krejt e kundërta ndodh me të tjerët, ata që nuk përfitojnë nga ky ligj, ata që kanë ardhur pas 2 tetorit 2000 apo që nuk janë familjarë.
Ata janë tejet e të indinjuar nga nënshkrimi i fundit i marrëveshjes mes ambasadorit anglez në Tiranë dhe ish-ministrit të Rendit Publik Luan Rama.
Nuk mund të gjendet asnjë arsye që çoi në një vendim të tillë nga ana e shtetit shqiptar. Ndërsa kohë më parë shpresuan se Anglia si djepi i demokracisë dhe i qytetrimit perëndimor do të bëhej shteti që do të mbronte këta njerëz që u detyruan që të lënë vendin e tyre, nënshkrimi i një marrëveshje të tillë nga ana e pushtetarëve shqiptarë bëri që ata të ndihen jetimë të përjetshëm. Ndofta për shumë nga ata largimi nga Anglia mbetet rruga e vetme me shpresën se ndonjë shtet tjetër do t’i mbrojë. Për një gjë ata janë të sigurtë. Në një vend si Shqipëria ku ishte vetë ministri i rendit që rrah një gazetar nuk mund të ketë siguri.
Ata e përcjellin shumë edhe shtypin shqiptar, janë të informuar mbi gjithcka dhe thjesht bëjnë pyetjen retorike se kush do t’i mbrojë ata dhe pse ata do të mbeten ndofta jetimë të përjetshëm. Shumë prej këtyre “jetimëve” përmendin edhe nenet kushtetuese sipas së cilave qeveria shqiptare, shteti shqiptar duhet që ti mbrojë. Madje debatonin mbi ligjmërinë e qeverisë shqiptare pas zhvillimeve të fundit. Por tashmë marrëveshja është nënshkruar dhe asgjë nuk varet më nga ata. Ata vazhdojnë të mbetin jetimët e përjetshëm. Ndofta ishte kjo ceremoni që i bëra ata të ndjehen krenar dhe të harrojnë për sadopak çaste se janë jetimë. Ndofta do të mbeten jetimë përkohësisht, apo të paktën kështu shpresojnë...