Shqiptarët dhe Evropa

ardian_a

Primus registratum
Shqiptarët dhe Evropa

Tung t'gjithëve

Unë jam një student në përfundim të studimeve post-diplomike dhe këto ditë jam duke punuar në temën e diplomës. Jam duke shkruar për një çështje që është prekur shpeshherë në këtë forum - shqiptarët dhe religjioni. Më saktësisht, jam duke shkruar për atë se “Pse disa shqiptarë mendojnë që shqiptarët duhet të rikonvertohen në krishterizëm”. Tema është shumë interesante sepse ka të bëjë me identitetin e Evropës dhe me raportin e Evropës me fenë islame, me pikëpamjet e Evropës për Ballkanin/shqiptarët, me pikëpamjen e shqiptarëve për Evropën; me rolin e religjionit në identitetin e shqiptarëve dhe mbi t’gjitha, ka të bëjë me atë nëse shqiptarët janë pjesë e Evropës apo jo.
Mundeni të kuptoni që zanafilla e kësaj sprove është në sprovën e Ismail Kadaresë për shqiptarët dhe identitetin evropian të shqiptarëve.
Po, për mua me randësi është të dëgjoj edhe çka mendojnë edhe si ndihen edhe të tjerët. Prandaj ju kisha lutur që të gjeni pak kohë – dy/tre minuta më s’shumti – edhe t'u përgjigjeni tri pyetjeve që po i shtroj ktu. M’kishit ndihmuar shumë edhe për ate po ju falënderoj shumë.
Me t’mira
Ardiani

Pyetjet janë:
1. Sa ndiheni fetarë/Sa identifikoheni me përkatësinë tuaj fetare?
2. A jemi si shoqëri ma t’afërt me atë që quhet “civilizim perëndimor” (Evropa) apo me atë që quhet “Lindje” (Azia)? (Nuk po debatojm këtu për saktësinë apo pasaktësinë e ktyre koncepteve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif )
3. A na pranon Evropa edhe si shqiptarë me përkatësi fetare myslimane? A duhet ta ndërrojmë fenë për tu bërë pjesë e Evropës?

Faleminderit
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Une jam shqiptar dhe njekohesishte evropian sepse kam lindur ne zemren e saj dhe kete nuk ka se si ta mohoj dikush dhe per kete ska lidhje feja me evropen pasi mamaj eshte kristiane dhe babai mysliman,cfare une jam 50% perendim dhe 50% lindje?padyshim qe jo pavaresishte feje,krahine dhe ideje ne jemi shqiptar dhe si te tille jemi edhe perendimore,nuk ka perse ta lidhesh fene me kombesine kjo behej shekuj me pare.Shqiptaret te cdo feje ne rradhe te pare jane shqiptar dhe njerez pastaj cdo gje tjeter si feja,une personalisht nuk e konsideroj veten te lidhur me fene por i respektoj ne maksium te gjitha fete e tjera dhe madje nuk e di as fene e shokeve te ngushte pasi edhe ata qe quhen "oriental" te fese myslimane nuk jane si ne lindjen e mesme por me nje fryme qyteterimi dhe nje lloje myslimanizmi modern.
Te nderosh fene te kujton ato shoqeri ne azi apo afrike qe u sulen perendimoret dhe ata u nenshtruan ketu secili ka individualizmin e vete dhe eshte i lire te ushtroj fene qe do keto jane vlerat me cilat identifikohej evropa nga ne me lirine e shprehjes,fese dhe veprimit,kush do qe ndryshon fene ose cfare do lloje te dhene per shkak te nje trysnie te jashtme eshte nje humbje identiteti dhe padyshim qe BE nuk eshte krijuar per kete.
Shqiperia sot ne 2007 eshte vendi i cili duhet te merret si shembull nga vendet e BE-se per lirin fetare qe ekziston pasi neser qytetet e gjithe evropes do jene te mbushura me qindra mijera njerez te feve te ndryshme dhe qytetaret evropian duhet ta lene menjane ksenofobine dhe friken ndaj feve te tjera duke jetuar ne harmoni me njera tjetren,integrim nuk eshte te nderosh fene apo emrin nga mujo ne kostaq por te jetosh njerez te ndryshem duke i respektuar ata.
 

Anana

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: ardian_a</div><div class="ubbcode-body">

Pyetjet janë:
1. Sa ndiheni fetarë/Sa identifikoheni me përkatësinë tuaj fetare?
2. A jemi si shoqëri ma t’afërt me atë që quhet “civilizim perëndimor” (Evropa) apo me atë që quhet “Lindje” (Azia)? (Nuk po debatojm këtu për saktësinë apo pasaktësinë e ktyre koncepteve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif )
3. A na pranon Evropa edhe si shqiptarë me përkatësi fetare myslimane? A duhet ta ndërrojmë fenë për tu bërë pjesë e Evropës?

Faleminderit
</div></div>

Ardiani, tema mu duk nje cike e tepert ne fillim po me pelqen menyra si e ke shtjelluar. Pa u zgjatur shume, nje zysha ime ne universitet kishte shkruar nje liber me nje teme te ngashme dhe konkluzioni i saj ishte qe pavaresisht nga feja apo ngjyra, ne fund te fundit ajo qe mbetet eshte kultura dhe civilizimi i njerezve dhe ashtu shikohen dhe trajtohen ne shoqeri.

Kurse per pyetjet e tua, si me poshte:

1. S'me plas hic

2. Akoma se kam kuptuar as vete kete. Me duket se shumica e meshkujve jane tip nga lindja (per nga zakonet dhe sjellja) edhe femrave su behet shume vone. Por me teper besoj se shume shqiptare jane njerez te pabese dhe do kthehen nga tu fryje era.

3. Sic e shpjegova dhe me lart por te them te drejten, Europes i interesojne me teper leket qe si kemi dhe situata ekonomike e politike. Nuk e shikoj fene si pengese. Sikur te vijne dritat ne Tirane me mire do ishte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Suksese.
 

butterfly

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Ardi nuk a di cfare feje ke por me vjen shume keq qe ke zgjedhur kete teme per te shkruar.

Sa per fetare, fetare une nuk jam sepse nuk e praktikoj islamin, madje bej shume gjera qe feja i ndalon. Por besoj tek nje Zot edhe i falem atij me menyren qe di vete. Sa per ta nderruar fene, kjo eshte absurde. Une jam myslimane edhe ky eshte identiteti im.

Si ndjehem? Une ndjehem perendimore se ate mentalitet kam, por ti si ndjehesh? Shqiperia eshte ne mes te Evropes edhe Shqiptaret nuk jane shume besimtare (Edit Durham + si pasoje e 40 vjet komunizem) sado qe hiqen se jane. Nuk besoj se eshte islami ai qe na ka lene ne mbrapa, si komb po flas. Ja nje kundershembull: Shqiperia e mesme: Tirana edhe Durresi jane dy nga qytetet me te civilizuara te vendit, apo jo? Ato jane kryesisht te populluara nga njerez qe e quajne veten myslimane. Nkerkohe Korca (qe ka ngelur nje shekull mbrapa) eshte e populluar me teper me orthodokse sikurse veriu (ku ende praktikohet kanuni) ka shume katolike. Si e shpjegon ti kete fenomen? Se po te shkosh sipas llogjikes tende, krishterimi del me i prapambetur ne Shqiperi se islami...

Sa per Evropen, nuk mendoj se feja ka te beje shume ne vendimin e EU per te na pranuar ne. Evropa po mundohet te binde Turqine qe te mos praktikoje diskriminim kundrejt minoriteteve Kurde ne menyre qe te pranohet ne EU. Atehere si mund te na kerkoje ne te nderrojme fene, qofte ne menyre direkte apo indirekte? Nqs kjo ndodh, dmth qe EU eshte hipokrite, edhe ne vete mbase nuk do duam te behemi pjese e atij hipokriteti.
Mendoj se gjera te tjera si korrupsioni, padrejtesia, monopolizmi edhe mungesa e industrise te eksportit i interesojne me shume EU se feja. Gjithashtu Greqia ka qene pjese e EU per kohe te gjate tani, por ka me te mbrapambetur e konservatore injorante se Greket? Ja qe ata nuk jane myslimane...

Pse duhet qe te mohosh identitetin tend ne menyre qe te pranohesh nga shoqeria. Ti me duket se je ai tipi i pa opinionuar qe bie dakort me kedo edhe gjithcka ne menyre qe te beje shoke...(Me fal per gjeneralizmin, por me acaron shume pyetja jote edhe po te isha une profesorja jote, nuk do te ta pranoja fare kete topic se permban diskriminim... prandaj edhe po shkruaj kaq gjate...une nuk shkruaj)
 

butterfly

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

S'kam mbaruar...

Po ashtu duhet qe edhe Kosova me githe Bosnia & Hercegovian te kovertohen ne kristiane se edhe ato jane kandidate per ne EU.
Demokraci e quan ti kete?! E gjithe bota (pervec Kubes) po mundohet te assimiloje idete komuniste, ndersa ti po i paraqet prape si alternativa!!! S'po te marr vesh, drejt Evropes apo drejt komunizmit? Zgjidh njeren se po bie ne paradoks me veten tende edhe kam frike se do ta failesh dezertacionin.

FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA! ----WEATHER THEY LIKE IT OR NOT!!!
 

ardian_a

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Yllka
Faleminderit për përgjigjet dhe infot tjera (për zyshen). E çmoj shumë këtë ndihmë tënden
Të përshëndes
Ardiani
 

ardian_a

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Mejstic
Faleminderit për përgjegjet dhe për vërejtjet. Besoj që këto janë tema "të nxehta" për shoqërinë shqiptare prandaj edhe po merrem me këtë. Pra, nuk është fjala këtu për bindjet/qëndrimet e mia po për një debat të gjallë në shoqërinë tonë që prej botimitë sprovës së Kadaresë për shqiptarët dhe identitetin e tyre evropian.
Edhe një herë të falenderoj përzemërisht për të gjitha komentet.
Shëndet e suksese
Ardi
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Para ca kohesh isha ne Tirane dhe nje mengjes isha duke pire nje kafe me nje shok dhe mendimi i pare qe me erdhi per Tiranen eshte se i ngjan nje qyteti lindor! Jo aziatik, por me shume nje qyteti si Kievi, Sofia apo Stambolli! Njerzit qe shikoja neper rruge nuk kane ere perendimore (dhe nuk flas per cfare ndodh tek blloku, por per cfare eshte ne teresi, pasi shoqeria nuk eshte e perbere vetem nga ata qe dine te pispillosen dhe te vishen). Po te vesh neper qytetet e tjera, te mbushet mendja dhe me shume qe shoqeria shqiptare eshte me shume lindore, pasi pertacia, papunesia dhe qejfi per llafe nuk para takohen kaq fuqoshem ne boten perendimore! Mendoj se vitet e fundit, tendencat per tu perndimizuar jane ne rritje dhe kjo vihet re shume qarte, por jemi akoma larg normave baze te nje shoqeria perendimore.

Persa i perket fese, besoj se ajo nuk mund te perzihet me shoqerine, per aq kohe sa feja eshte nje ceshtje intime e individit dhe ne Shqiperi, pe disa perjashtime, njerzit nuk duan t'ia dine per fene e njeriut me te cilin kane te bejne, por me njeriun! Ne Shqiperi, si askund tjeter ne bote, myslymanet jane miq me te krishteret dhe anasjelltas. Vihen re nota dhe propogande percarese ne kete drejtim, por nuk besoj qe shiqptaret do te kene ndonjehere probleme fetare mes tyre.
Europa na pranon ne gjrin e saj, per c'ka ne i ofrojme asaj. Per momentin jemi jashte saj, pasi nuk ofrojme ndonje gje te madhe, por me pune e respekt ndaj ligjit shume shpejt e gjithe Europa do te harroje se cfare perkatesie te trasheguar fetare kane shqiptaret.
 

olololol

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Ardian !

Aq shume per pelqen harmonia fetare qe kane shqiptaret mes tyre sa nuk e gjej kete ne nje shtet tjeter te botes , ku 4-5 lloje besimesh te jetojne ne kete harmoni perfekte midis tyre si ne Shqiperi.

Mua me shqetesojne "Misionaret e Huaj" te feve te ndryshme qe perpiqen te ndryshojne ose te "Bejne me dhune psikologjike" ndryshimin e fese se Shqipetareve sipas interesave te ndryshme,keta te fundit kane per ta shkaterruar HARMONINE qe ne kemi.

<span style="color: #3366FF">Te ishte per besimet fetare ne Shqiperi ne do kishim hyre te paret, te ishte per respektimin e minoriteteve ne do kishim hyre te paret, te ishte per afersi gjeografike ne do kishim hyre te paret, por ne kemi gjera te tjera qe na pengojne te futemi ne BE.</span>
Po ta kesh vene re shtetet qe jane ne kufi me Rusine jane futur te gjitha ne BE, kjo per te kufizuar per te izoluar pak ruset qe kane fillu te bejne pordhe "Perendimit" .


Sa per pytjet e tua .

Jemi shume pak fetare , ne Shqiperi shume pak vetave ja ndjen per FE , dhe ato qe merren kane ndonje lloj "interesi" se per shpirt pak veta e ndjekin,pra nuk identifikohemi fare.

A ndihemi Perendimore ? Deri sa jemi ne Perendim natyrisht qe po , ndoshta ndryshojme pak ne karakter nga nje pjese e perendimit jemi me te eger pak si Ballkanas.

Pytjen e trete e ke ke permbjellja me lart.

Shnet.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Harmonia fetare ( me teper mos ekstremizmi fetar) ka bere te mundur mbijetesen e idenditetit shqiptar. Ka shume perpjekje per ta prishur kete harmoni, tolerance fetare qe te harrihet ne perfundimin e deshiruar, qe shqiptaret te ndryshojne idenditetin.

Feja e shqiptarit eshte dhe duhet te jete shqiptaria.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

Me te eger...

Nje grek me tha se fatkeqsisht dhe rastesisht neve jemi kristian.
Ne fakt si edhe kristianizmi dhe myslimanizmi jane e njejta gje.

Feja (kristiane/mysliamne)te meson te jetosh me frike dhe te zvarritesh. Ajo te meson qe pranosh cdo lloje flliqesie qe te hedhin ne fytyre. Ajo te meson te jetosh i perunjur dhe i poshteruar. Sot nuk jetohet me burreri por me poshtersi.

Ne shqiptaret duke mos qene shume fetar ndaj jemi dhe pakez te eger dhe krenar. Keshtu kane qene edhe grekerit dhe italianet...
Atyre i morren edhe karakterin edhe gjuhen... komplet idenditetin.

Pra fetar do te thote te jetosh me friken e ndeshkimit ndersa pagan te jesh krenar, biles te perleshesh edhe me Zotat.. Prometeu...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Shqiptarët dhe Evropa

ardian djali, per mendimim tim do beje goxha figure ne materjalin tend sikur te tregosh gjera "tronditese" per te huajt. un punen e fese ne shqiperi nuk e shoh si harmoni, por si mos egzistence te saj ne jeten shqiptare, mos influence ne historine tone, si nje MOS me nje fjale.

mesa di une tezat nuk jane shume te gjata, dhe kjo teme qe ke kapur ti ka goxha materjal. gjithsesi ki diçka parasysh, qe shqiptaret nuk ndihen fetare jo sepse "feja e shqiptarit eshte shqiptaria" po sepse feja nuk ka qene kurre shpetimtare e problemeve tona historike, dhe si e tille nuk adhurohet, sido qe ta kete titullin (krishtere, muslimane, induiste e me the te thash). dhe kjo vihet re duke bere krahasimin dhe me vende te tjera. ky eshte muhabet goxha kompleks, dhe pikat per te cilat do shkruash duhet ti vesh referenca bibilografike te cilave te interesuarit mund ti drejtohen.

nga ktu kalojme tek pyetjet e tua specifike:

1: ashtu si dhe shum te tjere un besoj ne Perendi, por alla Naimçe (zoti eshte shprehur ne çdo forme dhe shprehje te natyres). qe ktu nxirr disa konkluzjone sa pagane jemi ne akoma /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

2: shoqeria jone eshte e lidhur me ate qe na ndihmon dhe jo me fene e atij.

3: Europa do na pranonte sikur te ishim 10 e siper miljon banore, pa per fene e faktoret ekonomike e rregullojme çeshtjen.


kshu lale, ke goxha materjal. me syrin top e mendjen e kthjellet.
 
Top