Shqipria nuk behet kurre
Policia, në kërkim të tre grabitësve. U vodhën çantën me mjete personale dhe para
Korçë, grabiten dy turistë çekë
Jorgjeta Gjançi
Korçë- Dy shtetas çekë të ardhur për turizëm në Korçë kanë rënë pre e një grabitjeje në afërsi të Liqenasit. Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite, ndërsa dy turistët çekë kanë denoncuar në polici se janë grabitur nga tre persona. Dy të rinjtë çekë kanë bërë të ditur për policinë e Korçës se në orët e para të së dielës ishin duke udhëtuar në këmbë për turizëm në drejtim të zonës së Liqenasit. Ata e kishin njohur këtë zonë nëpërmjet internetit për natyrën e bukur dhe shkonin për të bërë filmime dhe fotografi të ndryshme. Sipas dy turistëve të huaj, Robert Antonio Tropak dhe Alena Milan Kodakova, autorët e vjedhjes, ishin drejtuesi dhe dy udhëtarë të një autoveture, e cila udhëtonte në drejtim të zonës së Liqenasit. Mjeti ishte parkuar në Qafën e Zvezdës, ndërsa vjedhësit dolën nga shkurret afër saj dhe u prenë rrugën. Sipas denoncimit kanë qenë tre persona pa maska dhe të paarmatosur. Duke përfituar nga fakti që aty nuk kishte kalimtarë të tjerë, u kanë kërkuar të huajve që t’u dorëzonin gjithçka kishin me vete. Edhe pse dy të rinjtë çekë kanë kundërshtuar, ata pasi e kanë goditur me grushte Robertin, i kanë rrëmbyer me forcë çantën që mbante mbi shpinë. Mandej kanë hipur në makinë dhe janë larguar në thellësi të zonës së Liqenasit. Sipas denoncimit, në çantë çekët kishin një kamera dixhitale te tipit Olimpus, nje telefon celular Siemens, 200 $, 70 €, 200 dinare serbë, dhe 250 korona çeke. Vjedhësit deri dje në mbrëmje, janë persona ende të paidentifikuar. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.
haha dhe presim turizem ne. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
Po kemi vetm nje mundesi per turizem ,per turizem zologjik ku te afrojme te huajt per te pare kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptaret /pf/images/graemlins/mad.gif