Shqipria nuk behet kurre

Asklipio

Primus registratum
Shqipria nuk behet kurre

Policia, në kërkim të tre grabitësve. U vodhën çantën me mjete personale dhe para

Korçë, grabiten dy turistë çekë


Jorgjeta Gjançi

Korçë- Dy shtetas çekë të ardhur për turizëm në Korçë kanë rënë pre e një grabitjeje në afërsi të Liqenasit. Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite, ndërsa dy turistët çekë kanë denoncuar në polici se janë grabitur nga tre persona. Dy të rinjtë çekë kanë bërë të ditur për policinë e Korçës se në orët e para të së dielës ishin duke udhëtuar në këmbë për turizëm në drejtim të zonës së Liqenasit. Ata e kishin njohur këtë zonë nëpërmjet internetit për natyrën e bukur dhe shkonin për të bërë filmime dhe fotografi të ndryshme. Sipas dy turistëve të huaj, Robert Antonio Tropak dhe Alena Milan Kodakova, autorët e vjedhjes, ishin drejtuesi dhe dy udhëtarë të një autoveture, e cila udhëtonte në drejtim të zonës së Liqenasit. Mjeti ishte parkuar në Qafën e Zvezdës, ndërsa vjedhësit dolën nga shkurret afër saj dhe u prenë rrugën. Sipas denoncimit kanë qenë tre persona pa maska dhe të paarmatosur. Duke përfituar nga fakti që aty nuk kishte kalimtarë të tjerë, u kanë kërkuar të huajve që t’u dorëzonin gjithçka kishin me vete. Edhe pse dy të rinjtë çekë kanë kundërshtuar, ata pasi e kanë goditur me grushte Robertin, i kanë rrëmbyer me forcë çantën që mbante mbi shpinë. Mandej kanë hipur në makinë dhe janë larguar në thellësi të zonës së Liqenasit. Sipas denoncimit, në çantë çekët kishin një kamera dixhitale te tipit Olimpus, nje telefon celular Siemens, 200 $, 70 €, 200 dinare serbë, dhe 250 korona çeke. Vjedhësit deri dje në mbrëmje, janë persona ende të paidentifikuar. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

haha dhe presim turizem ne. /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif


Po kemi vetm nje mundesi per turizem ,per turizem zologjik ku te afrojme te huajt per te pare kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptaret /pf/images/graemlins/mad.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

I dashur Dias,


Thuhet "Shqiperia nuk ka per t'u bere kurre!" ose "Shqiperia nuk do te behet kurre!", e jo "Shqipria nuk behet kurre"!

Tani qe je nxehur e indinjuar e kuptoj, besoj me keta grabitesit sigurisht, vetem se nuk kuptoj ke po godet duke qene se njekohesisht zgerdhihesh?!

Zoologjik shkruhet me dy "o" e jo zologjik me nje "o"!

Te rrezikshme shkruhet me "rr", r e forte quhet ne shqip, e jo me r te bute!

"Kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptare" e jo "shqiptaret"!

E mbi te gjitha Shqiperia shkruhet me ë, ne pamundesi elektronike e shkruajme 'e', gjithsesi eshte Shqiperia e jo Shqipria!

Specie te tilla ka gjithe bota, qetesohu! Ajo qe na pengon ne eshte analfabetizmi i dashur, ma beso!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

Grabites dhe hajdute ka ne te gjithe boten, pavaresisht se ne Shqiperi e kane me te vogel dozen e vjedhjes.

Pastaj pse kapeni pas rasteve te tilla sporadike. Une kam qene ne Jale, dhe atje mund ta lije makinen hapur dhe te ikje ku te te kishte qejfi nga mengjesi deri ne darke dhe nuk ta ngacmonte askush. Po keshtu edhe cadren e kampimit, ku brenda kishim rrobat, dhe gjithcka qe kishim marre me vete, madje edhe parate, e kemi lene ne breg te detit gjithe dite dhe askush nuk e prekte.

Nuk jepen gjykimet me shembuj.
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per te pare kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptaret

[/ QUOTE ]

Eshte shume e rregullt si fjali mundohu ta kuptosh

per te pare kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptaret


Faleminderit per korrigjimet por shume pak rendesi i dhashe gabimeve sepse isha shume i /pf/images/graemlins/mad.gif qe do te thote i nervozuar e jo zgerdhyer /pf/images/graemlins/wink.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipria nuk behet kurre

Ne lajme u tha qe edhe e kane perdhunuar, nderkohe qe mashkullin e kishin lidhur aty /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

Kafsheri e gjalle /pf/images/graemlins/mad.gif
Mjere ata te dy qe u perdhunuan nje dite dhe vaje e lume ne qe kemi njerez te tille ne gjirin tone dhe qe perdhunohemi nje jete te tere.:(
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

Turistja çeke: Grabitësit më përdhunuan në Liqenas

Policia e Korçës merr në mbrojtje dy të rinjtë çekë. Identifikohen dy grabitësit që i dhunuan

Jorgjeta Gjançi

KORÇË- Askush nuk e ka kuptuar 22-vjeçaren çeke, Alena Kodakova teksa denonconte në gjuhën e saj dhunën seksuale të dy grabitësve, në zonën e Liqenasit. Turistja çeke dhe miku i saj, Robert Tropak, kanë treguar në polici tmerrin e përjetuar në mes të rrugëtimit të tyre turistik në Shqipëri, në zonën e quajtur Qafa e Zvezdës, por historia e tyre është kuptuar nga autoritetet hetimore të Korçës vetëm pas gjetjes së një inxhinieri që kishte përfunduar studimet e larta në Çeki e që shërbeu si përkthyes. Të shokuar nga dhuna me të cilën u përballën, turistët çekë kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “Shekullin” se Alena Kodakova ka denoncuar se dy persona të panjohur i dhunuan, i grabitën e më pas e përdhunuan atë forcërisht. “ Kërkojmë arrestimin dhe dënimin e tyre”,-mësohet të ketë kërkuar para prokurorëve turistja 22-vjeçare.
***
Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, dy të rinjtë çekë janë strehuar në një shtëpi brenda qytetit të Korçës që shërben si rezidencë e policisë në raste specifike. Askush në komisariatin e Korçës nuk ka bërë të ditur adresën e rezidencës, por njëkohësisht është deklaruar se dy turistët çekë janë marrë në mbrojtje nga policia dhe po ndihmohen që të kalojnë shqetësimet e stresin që përjetuan nga ngjarja e pazakontë që u preu në mes udhëtimin turistik. Mësohet se Roberti dhe Alena, të dy 22- vjeçarë nga Çekia kishin pak ditë që kishin ardhur si turistë në zonën juglindore të vendit. Ata kishin pasion shëtitjet në vendet turistike dhe udhëtonin drejt tyre me makina të rastit e më së shumti në këmbë. Fillimisht ata kishin vizituar qytetet e Pogradecit, të Korçës, Muzeun Kombëtar Mesjetar, Voskopojën dhe të dielën po udhëtonin drejt zonës turistike të Liqenasit. Në fshatin Zvezdë, i cili ndodhet rrëzë Malit Ivan, dy të rinjtë kanë pyetur sesa kohë do t’iu duhej për të shkuar në këmbë në Liqenas. Mandej ishin nisur për rrugë, duke tërhequr vëmendjen e dy të rinjve nga ky fshat, të cilët i kanë ndjekur me një autoveturë tip “Benz” dhe u kanë bërë pritë në vendi i quajtur Qafa e Zvezdës.
***
Dy të rinjtë grabitës, të identifikuar nga policia e Korçës si Radion Terrolli, 19 vjeç, dhe Marion Meçolli, 15 vjeç, u kanë kërkuar fillimisht turistëve çekë që të dorëzonin gjithë sendet me vlerë dhe paratë që kishin me vete dhe kur turistët i kundërshtuan, filluan t’i kërcënojnë dhe t’i godasin me grushta, shqelma dhe sende të forta. Robertit i rrëmbyen me forcë çantën e shpinës dhe gjithë dokumentet që kishin me vete, mes të cilave edhe pasaportat identifikuese, ndërsa vajzën e larguan nga rruga dhe mbasi e çuan pas një grupi shkurresh ushtruan mbi të dhunë seksuale. Sipas denoncimit të turistëve, në çantat e tyre janë grabitur një kamera dixhitale “Olimpus”, një telefon celular “Siemens”, 200 USD, 70 euro, 200 dinarë serbë dhe 250 korona çeke. Policia e rendit , ajo gjyqësore dhe prokuroria e Korçës filluan hetimet dy ditëve më parë vetëm për krimin e vjedhjes me dhunë, por përkthimi i saktë i denoncimit nxori në skenë edhe përdhunimin e 22-vjeçares Alena Kodakova. Policia lokale është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por kanë mundur të gjejnë vetëm automjetin e tyre tip “Benz”.

DOKUMENTIMI

Turistët çekë, në spital për ekspertizën

Punonjës të policisë gjyqësore kanë organizuar vizitat mjekësore të dy turistëve çekë nga mjekët ligjorë të spitalit të Korçës, ndërsa vajza i është nënshtruar vizitës edhe në Shtëpinë e Lindjes në Korçë. Ende nuk ka dalë përgjigjja e ekspertizave, por mësohet se mbi trupat e turistëve, sidomos të vajzës janë fare të dukshme shenjat e shumta të dhunës, deri në hematoma. Po kështu është konstatuar edhe gjendje e rënduar psikologjike, që sipas neurologëve është pasojë e tensionit dhe tronditjes nervore që kanë përjetuar

PËRFAQËSIA

Dhunimi, shqetësim në Ambasadën Çeke

Dhunimi i dy turistëve çekë në Qafën e Zvezdës ka krijuar shqetësim edhe në Ambasadën Çeke në Tiranë. Titullarë dhe punonjës të kësaj përfaqësie diplomatike kanë komunikuar vazhdimisht me shtetasit e tyre dhe dje pasdite pritej që një përfaqësi e kësaj ambasade të vinte në Korçë për të qënë pranë të rinjve dhe për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e gjendjes shëndetësore e psikologjike të tyre. Burime nga policia nuk bënë të ditur mbrëmë në darkë nëse kjo përfaqësi e ambasadës Çeke në Tiranë të ketë mbërritur në Korçë

PËRKTHYESI

Komunikimi me turistët nga Çekia, i vështirë

Punonjës të policisë bënë të ditur për “Shekullin” se ka qënë shumë i vështirë komunikimi i policisë me dy turistët e huaj. Kjo për faktin se ata nuk dinin të flisnin anglisht dhe mes punonjësve të policisë dhe prokurorisë nuk kishte asnjë që të dinte gjuhën çeke. Afër mesnatës së të hënës është kontaktuar me një inxhinier, banor i qytetit të Korçës, që ka kryer studimet e larta në Çeki para 40 vjetësh dhe iu kërkua ndihmë për përkthim. Më pas u mësua se turistja çeke ishte përdhunuar nga dy grabitësit në zonën e Zvezdës
 

Anana

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
I dashur Dias,


Thuhet "Shqiperia nuk ka per t'u bere kurre!" ose "Shqiperia nuk do te behet kurre!", e jo "Shqipria nuk behet kurre"!

Tani qe je nxehur e indinjuar e kuptoj, besoj me keta grabitesit sigurisht, vetem se nuk kuptoj ke po godet duke qene se njekohesisht zgerdhihesh?!

Zoologjik shkruhet me dy "o" e jo zologjik me nje "o"!

Te rrezikshme shkruhet me "rr", r e forte quhet ne shqip, e jo me r te bute!

"Kafshet e tmerrshme e te rezikshme shqiptare" e jo "shqiptaret"!

E mbi te gjitha Shqiperia shkruhet me ë, ne pamundesi elektronike e shkruajme 'e', gjithsesi eshte Shqiperia e jo Shqipria!

Specie te tilla ka gjithe bota, qetesohu! Ajo qe na pengon ne eshte analfabetizmi i dashur, ma beso!

[/ QUOTE ]


Ahahhah...C'u shkriva t'u qesh. Mire i the Pimpete.

Kurse per Dias, eh...hallet na kane zene. Mori fund Shqiperia. Ajde te qajme bashke se u pa kjo pune:( Ndonje qe te na beje kafet e?
 

Anana

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

Kujt i thua Hanko ti? Mua apo po therret ndonje tjeter?

Une e pi te trashe me pak faleminderit edhe me llum qe te shofim filxhan. ohoho .
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Shqipria nuk behet kurre

Dhe vazhdojne kafshet me kafsherira te tjera.Sot lexova se disa kafshe korce masakruan bustin e themeluesit te abetares se pare shqiptare Naum Veqilharxhit dhe per ta shitur mandej ne ndonje punishte metalesh. /pf/images/graemlins/smash.gif

Pthyyyy kafshe mesjetare me nje sy ne balle u vrafte zoti /pf/images/graemlins/mad.gif
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Shqipria nuk behet kurre

hahahha...ore ju qe me beni te tilla shkrime...qe qeshni me fatkeqesine e dikujt...qe leshoni balte si pa gje te keq...po kush doni qe ta bej shqiperine...kinezet eee
me vjen keq per ato qe do ju them me pas...por po ua them...buk shkelur dhe perzierje mes gjarprit dhe gomarit(nje lloj i ri...qe mesaduket e ka lene gjithnje prapa shqiperine)pak nga keta debil...shume nga ata qe presin nga qelli...dhe shqiperia verte nuk do behet kurr...por pyetja nuk eshte a do behet shqiperia...por sa eshte vlera ime si shqiptar..ngije lart ate vlere beje qe te vjeje shume e teper...jo duke share...por duke punuar...na thoni lajme gazetash...ku ndodheni ju...jeni aq injorante sa nuk i shihni lajmet ne pjesen tjeter te botes...nuk e shihni si psh lajmin qe nje grabites italian...vret me mistri femijen dy vjecar...se e ema vret femijen e tij...ju u duket se shqiperai nuk behet kurr...sepse degjoni shumicen e lajmeve qe jan negative...(edhe sepse duan te shesin lajm)por beni ju(dhe uen me ju)dicka te mire per shqiperine...ata ne shqiperi...po e ndertojne shqiperine mire apo keq...po ne ne mergim ca po bejme...(kjo eshte pyetja qe duhet te bejme.)
 
Top