Shqiperia shtet skandaloz

ruud

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

cja fusni dhe juve kot. Por harruat qe vodafne dhe Amc ne Shqieri jane relativisht te reja dhe si te tilla kane kosto fillestare qe te larte dhe normalisht sic ka ndodhur ne cdo vend tjeter me industrine e telecommunicacionet dhe sic ka ndodhur ne cdo industri ne fillimet e saj sigurisht cmimet do te jene me te larte dhe dalengadale duke u saturuar marketi do kete normalisht dhe ulje cmimesh.

megjithese qeverisa duhet te marre masa ndaj kartelit qe ato kane krijuar por e thashe dhe njehere qe te shikojme gjera me te rendesishme se kjo.

gjithe te mirat
Ruud

P.S sapuno thate qe ka economista qe kane mbaruar ne perendim ne shqiperi.

p.ss nuk u nxefa aspak. cfare behet me biznesin e sapunave njehere?? mire ecen?? mos u merr me telekomunikacionet se do i ngaterrosh me sapunat /pf/images/graemlins/laugh.gif hajt shnet
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

po e them edhe une mendimin tim .
1-eshte fakt qe ne telefonine cellulare nuk ka nje konkurrenc te vertet.
2- eshte fakt qe cmimet jane me te shtrenjta ne evrop.
3-eshte fakt qe konsumatori shqipetar eshte i pavdijshem per fuqine qe ka ne dore ne krahasim me konsumatoret e tjere evropian.
4-eshte fakt qe qeveria po ben shume pak per te shtuar konkurrencen ne sherbimin e telefonise cellullare.
ateher zgjidhja e problemit eshte shume e thjesht
sepse mjaftojme te zgjidhim te gjitha ato gjera qe jane shkruajtur ne kete teme te forumit.
te gjitha mendimet jane te nevojshme per nje ulje te cmimeve te bisedave edhe te gjitha se bashku nevojiten per tja arritur qellimit qe edhe ne shqipetaret te kemi ne perdorim telefona cellullar e ne te gjithe shqipetaret te kemi cmime besedash me te ulta ose te pakta njelloj si popujt e tjere europian.
mendimi im modest(per vet faktin qe tema eshte e veshtire edhe per persona kopetent ne kete fushe por kjo sdo te thote qe edhe ne te mos themi dicka) eshte ky :
1- per te rritur konkurrencen duhet te futet sa me shpejt edhe nje operator i trete ne telefonine cellullare edhe ne periudhen e pare mund te drejtohet nga qeveria me albtelekomin deri sa te vije nje investitor tjeter ne menyre qe te bleje edhe operatorin e trete edhe albtelekomin.
per te arritur kete sic e dime shteti shqipetar nuk ka para por edhe per kete kisha dicka per te thene.
ne muajin dhjetor qeveria shqipetare shperndan si rroge te 13 o si shperblim afersisht nje rroge mujore per te gjithe punojsit e administrates buxhetore qe zakonisht leviz rreth 150.000 lek te vjetra si mesatare ( kush me pak"pastruset, mesuesit, etj" e kush me shume"politikanet, etj").
duke e shumezuar kete shume per 200.000 persona qe punojne per shtetin ne menyre direkte (buxhetoret) o indirekte ( punojsit e kesh-it,albpetrolit, hekurudha, banka e kursimeve, etj)
edhe duke e kunsideruar kursin e dollarit me 1200 lek te vjetra i bie gjithsej si shume 25 milion $.
duke ditur qe vodafoni nga marrja e licenses ka shpenzuar 100 milion dollar ne shqiperi(32milion i investoj vetem per te marre licenzen e 68 milion per investime konkrete antena , aparekjatura ndertesa etje etj) edhe ne mund te arrisim ne kete shifer qe te ngrejme operatorin e trete.
pra me pak fjale shteti per vitin e ri ne vend te shperblimit tju japi nga nje telefon cellullar( ose nje bono prej 150.000 lekesh per te blere nje telefon cellullar vetem me operatorin e trete ).
pra 25 milion i gjetem po ti shtojm qe shteti licenzen do tja japi falas ketij operatori shteteror na ngelin per te gjetur edhe 68-25=45 milion dollar akoma qe te ngrejm nje vodafon te tjeter.
duke shitur ato aksione te AMC qe akoma jane ne zoteri te shtetit( AMC u shit 85% i aksioneve per nje vlere prej 82 milion $ kur kishte vetem 15.000 klient"dmth 15%=15milion$", mendoni sa mund te vlej SOT ky 15 % akoma ne zoterim te shtetit kur sot AMC qeveriset me mire e numri i klienteve eshte 460.000.
sigurisht qe me ate perqindje aksionesh e me nje kontribut te albtelekomit e organisma te tjera do te arrimin qe ti benim e ti tejkalonim ato 45 milon $ qe na mungunin e te krijonim nje shoqeri te re aksionare kontrolluar nga shteti e albtelekomi(50% secila) e do te kishte pa u lodhur fare ne gjirin e saj 200.000 klient.
duke ditur qe VODAFON sot ka 280.000klient e ka bere investime per 100.000 milion $ (duke futur edhe licenzen qe morri), kjo shoqeri cellullaresh do te jete nje konkurruse rreale e tregut cellullar.
kjo zgjidhje do te kishte edhe efekte akoma me te mira edhe per shitjen e albtelekomit sepse vet albtelekomi ka edhe 50% e kompanise se re plus edhe menaxhimin e saj .
mendoni sikur ti jepeshin edhe per rritjen e rrogave e rritjen e pensioneve bono ( e zeme me vlere 10.000 lek te vjetra) per nje vit te gjithe pensionisteve edhe buxhetorve, do te kishim qe edhe 500.000 pensionista e femijet e buxhetorve do te kishin nje telefon cellullar.
ateher sigurisht qe konkurrenca do te rritej e AMC e VODAFONI do ti kovertonin cmimet e tyre sa me afer konkurrentit te ri.kjo sdo te thote falimentim per ato sepse
duke ditur qe ne itali me nje popullesi prej 58.000.000 njerezish ka 52.000.000 telefona cellullar ateher edhe per 3 kompanit shqipetare do te kete mundesi per akoma per rritje te numrit te klienteve edhe si rrjedhim edhe akoma me shume fitim edhe sikur cmimi i telefonatave te ulej.
pra shqiperia me 3.200.000 banor do tju jepte te pakten nga 1.000.000 klient cdo kompanie per te mos permendur qe edhe ne qe jetojm jasht nuk do te na vinte keq te kishim nje skede shqipetare qe ta perdornim kur te vinim ne shqiperi.
me kete rruge do te benim te gjithe poppullin me nje telefon e do te kishim edhe cmime me te drejta per konsumatorin pa bere sakrifica te me dha as nga ana e shtetit.
duhet thene qe vodafoni vuri senjalin e ri vetem 6 muaj mbasi morri licenzen nuk jemi edhe shume vone per ta realizuar.
shtoj edhe dicka qe sot ndertimi i rjetit behet "chiavi in mano" nga shoqeri qe ofrojn infrastrukture si NOKIA,siemens, alkatel etj.

po pse nuk behet kjo gje kur qenka kaq e thjesht ?
pergjigjia eshte se cfare mund te presesh nga nje qeveri kur djali i kryeministrit punon vete te VODAFONI e vete i jati i lavderua qe djali i tij kishte kryesuar pergjimet qe cuan ne zbulimin e rrembyesve te nje djali bossi nga vlora (me mbiemer shehu).
pse duhet qe populli te modernizohet me cmime me te ulta e me shpejtesi kur i njejti proces te vij sa me ngadale e me cmime sa me te larta?
pse kjo tort kaq e madhe e e majme te ndahet ne 3 kur mund ta hame 2(AMC+vodafon)????
pergjigjet i dini ju me mire se une.
 

ruud

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

leopardi si do fusesh nje operator te trete vella ne nje market me 3 milion banore ne vendin me te varfer te europes.
Belgjika me sa kujtoj une kishte 3 dhe mendohej te ishin shume. Ketu ne UK jane 4 te medhej dhe nje i vogel /pf/images/graemlins/laugh.gif ne nje vend me nje popullsi prej 60 milionesh.

Marketi shqiptar me shume mundesi megjithese nuk e kam studjuar nuk i mban tre. Firmat do dilnin me humbje.
Mendimi im eshte qe dy jane te mjaftueshem. Mos harro qe shume nga industrite ne bote jane oligopoly.
I gjithe sekreti eshte te dish te rregullosh sjelljen e tyre ne market. Por perderisa kemi nje qeveri te korruptuar e cila solli kompani "greke" ne shqiperi per tu plotesuar tekat grekeve dhe per tu bere favore atehere cpret nga to.
 

ruud

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

Phone charges to be cut

The cost of calls to mobile phones will fall by up to 50% over the next three years, following a High Court ruling.

It is the end of a long-running battle between mobile phone giants Vodafone, Orange and T-Mobile with regulators over so-called "termination charges".

That is the amount charged by mobile operators for accepting calls from landline phones or rival mobile phone networks.

Regulator body ne UK eshte OFTEL.

Ja ket duhet te beje dhe qeveria shqiptare.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

Leopardi analiza ekonomike qe bere eshte shume e detajuar, por edhe une mendoj se 3 operatore jane shume per 3 milion shqiptare te varfer. Pastaj edhe po te jene 3 jam i sigurt se do te bien perseri dakord per te vendosur cmime te larta. Ceshtja zgjidhet vetem me nje ent rregullator te pavarur. Lexoj shpesh qe qeveria keshtu e qeveria ashtu. C'lidhje ka qeveria. Enti nuk duhet te zgjedhet nga qeveria dhe duhet te jete pak a shume i pavarur, meqe veshtire eshte te gjesh ne kete bote njerez krejtesisht te pavarur. Por meqe jemi ne Shqiperi dhe kemi nje kulture servilizmi te theksuar ndaj shefit, une e shoh me pesimizem se ante te tilla mund te funksionojne.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

1- per te rritur konkurrencen duhet te futet sa me shpejt edhe nje operator i trete ne telefonine cellullare edhe ne periudhen e pare mund te drejtohet nga qeveria me albtelekomin deri sa te vije nje investitor tjeter ne menyre qe te bleje edhe operatorin e trete edhe albtelekomin.

Ah, ketu nuk te mebshtes dot me.

3 milion banore nga keta sa te rritur...lere fare.

E marrim keshtu.

AMC deklaron qe ka 400,000 abonente qe prej vitit 1996 qe eshte ne operativitet
Vodafone deklaron qe ka 300,000 abonente qe prej 8 Gushtit 2001 qe eshte ne operativitet.

Le te themi qe keto jane karta telefonike te shitura, sa jane aktive eshte nje hesap me vehte.

Te kerkosh nje operator te trete levizes ne tregun shqipetar per te rregulluar cmimet eshte cmenduri, po dy veshe kemi a derbardhe, na duhet nje vesh i trete per nje operator te trete.Eshte treg i ngopur, futeni ne koke kaqez gje.EShte logjike.Albtelecom eshte kale i ngordhur se ka nje penetrim qe s'ja vlen fare ta permendim ne terren.Me kete reliev qe ka shqiperia nje operator fiks me ate teknologji te kohes se Babaqemos nuk ia vlen fare te diskutohet.

Sa per ekonomiste dhe manaxheret (s'di kush e kish permendur ketu me lart qe ka te mire apo te keqinj), por ka nje ndryshim, ekspertet e ketushem jane te rrafinuar ne sperdredhje bilancesh per fshehje apo ku di une, e jo ne politika te tipit rregullues e te zbatojne njohuri nga ato me te avancuarat.Fakti eshte qe ketu sistemi ligjor eshte i manget.Kane arritur momente qe edhe vete operatoret kane patur konflikte mes tyre per shkak te mangesise ligjore.Nje shembull eshte Marrveshja e Interconnection.Ishte nje skandal i vertete, eshte ndertuar ne menyre te tille qe operatoret te ndervaren nga Albtelecom deri ne nje afat qe e ben dhe e mban Albtelecom ne pozita monopoli per lidhjet nderkombetare.Varja...kjo eshte shqiperia...dhe mos na i shani manaxheret se nuk kane c'bejne... :shrug:

Nuk shkruaj me se do shkonte shume shume gjate...ju beni krahasime me vende ne te cilat Ekonomia si shkence apo si koncept ka nje kuptim te plote, vende qe kane nje treg aksioner mbi te gjitha e ligje per te qene dhe konsumatore me kulture.This is Albania, so don't forget it.Do kohe derisa te behet e krahasueshme ne nivele me dicka te ngjashme.Nuk eshte e ngjasueshme ende...per fate te keq /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

per te folur qe tregu shqipetar eshte i ngopur kur ka vetem 700.000 abonent ne nje popullsi prej 3.2milion banoresh eshte dicka qe nuk jam dakord.
sigurisht futja ne treg e nje operatori te trete do te sjelli vetem te mira per konsumatoret.
sigurisht qe shqiperia eshte nje vend i varfer(edhe sipas mendimit tim modest mund te behet ne nje nga vendet me te zhvilluara jo vetem ne ballkan por edhe ne evrope por kjo do te ishte nje teme tjeter)
por kjo sdo te thote qe telefonia e levizshme ne kete vend te ngeli vetem me 2 operator.
eshte e vertet qe edhe italia ka nje popullsi prej 58.milion njerezish e ka 3 operator, e te kontrollosh bilancin e vitit 2002 te njeres prej tyre (psh TIM do te shikosh qe ka nje fitim prej 2 miliard € e nje faturim prej 10 miliard € kuptohet lehte qe edhe ne itali mund te kishte jo me tre operator por edhe 6,7,8 sepse fitimi ne kete fushe eshte jashtzakonisht i madhe saqe i quajn keto nderrmarrje si pula qe bejn veze floriri.
pse cfare te keqe do te kishte sikur TIM ose omnitel-vodafon te ndahej ne 2 pjese e fitimi tu binte nga 600 milion € (u bie nga 1 miliard por meqe do ndahen e zeme se kostot e konkurrenza e tani e bere prej 6 operatoresh do ta ulte fitimin me 400 milion €).
kjo sasi fitimi prej 600 milion € do te ishte shume e respektushme per cdo kompani .
edhe ne kete konkurrence akoma me te ashper do te fitonin konsumatoret .
por sic po ndodh ne shqiperi sot ka ndodhur edhe ne itali perpara 7-8 vjetesh kur kishte 1 operator e me vone 2 e mbasi keta dy te paret arriten sasine prej 15 milon klientesh nxoren licenzen e kompanise se trete e kur 3 te paret arriten 40 milion klienta dhane edhe licenzen e 4 per BLU e pa asnje ndihme nga ana e shtetit qe mgjs hyri ne nje merkat te ngopur e ne nje kohe shume te vone arriti te zere 2 milion klient.
si perfundoj BLU dihet sepse peshqit e medhenj TIM, VODAFON,WIND e perlan te shkretin deri sa e falimentuan.
edhe kur ne vitet 94-95 flitej qe te jepeshin te 4 licenzat njerezit thoshin te njejtat gjera qe lexohet ne kete forum(tregu i ngopur, cmimet shume te larta"nje cellullar kushtonte 1.000.000 lireta e pa arriteshme per shume familje" etj etj)
por koha na mesoj qe tregu nuk ishte i ngopur, qe cellullari nuk ishte nje luks por nje mjet shume i nevojshem qe permisoj jetesen e milona njerzve(mjafton qe prinderit te marrin ne telefon femijet e tyre e te dine pse po vonohen nga shkolla kuptohet sa e nevojshme eshte),
qe cmimet rane deri sa nje celular kushton sot edhe 50.000 lireta e po ta marresh te perdorur e blen edhe me 10 euro .
nje gje duhet te kuptojm : kur sot AMC e VODAFON nxjerrin fitime shume te medha me 400.000 e 300.000klient mendoni sa do te ncjerrin kur me te vertet shqipetaret do te kene secili nga nje cellullar e sikur te gjithe emigrantet qe jane rreth 1.000.000 milion te behen klient te kompanive qe veprojne ne shqiperi.
sigurisht keto dy kompani do te bejne c'eshte e mundur mos futjen e nje kompanie te trete sepse duan qe te ncjerrin fitime si sot qe shqiperia eshte e varfer (me ane te cmimeve te shtrenjta e me sa me pak konkurrent) por edhe me vone kur edhe ne do te hyjme ne evrope kur edhe ne varfanjuket e evropes mund te blejme te gjithe nje cellullar.
asnje firm ngre nje investim te tille per te punuar 10 vjet e te lere shqiperine, por AMC e vodafoni kane ardhur ne shqiperi e do rrine deri sa te ekzistoj vete shqiperia sepse po fitojn e do te fitojne gjithmone e me shume , por do te fitojne akoma me shume sikur te jene 2 sesa te behen 3(qejfi grekeve te AMC ishte qe te ngelnin monopol , por qeveria nga presioni per te hequr monopolet u detyrua te jape nje licenz te re, por sigurisht ky presion sot nuk eshte aq i fort keshtu te gjithe e mbajne gojen mbyllur.

per popullin e thjeshte eshte qe te kete sa me shume konkurrenz ne menyre qe ai te flasi sa me lire e sa me shume me te afermit e tij, edhe ky shtet duhet te reagoje qe nje gje e tille te behet me o pa deshiren e AMC, e VODAFONIT.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

do vije nje dite qe edhe shteti yne do ta japi licenzen e trete (kur te kalojn edhe nja 2 vjet ) e kur kompanite ekzistuse ta kalojne 1.000.000 klienta .
ateher per te na bere qejfin ne qe kerkojme nje operator te ri e kur ky mos te shkoje shume mire sepse hyn ne treg me inferior nga dy te paret e ndoshta mund edhe te falimentoj do na cajn ..... duka na thene qe ata kishin te drejt qe perpara 2 vitesh qe ne shqiperi nuk ka vend per 3 kompani cellullaresh.
edhe budallenjt do ti besojn atyre , e do ti bejne edhe lavderime se ishin shume te zote qe arriten te parashikonin gjera te verteta .
i dime keto filma se i kemi pare 50 vjet me rralle.
nejse , e rendesishme eshte qe ta japin tani edhe ta ndihmojne qe te arrij te njejtin numer klientesh sa ato 2 te paret pastaj kjo kompani po sqe e zonja le te falimentoj.
hmmmmmmm ............. sipas jush do ta bejne kete gje ne nje kohe te shkurter??'
mendimin tim e dini.
 

ruud

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

leopardi me gjithe respektin shkrimi juaj eshte shume utopian. Fillimisht sic e permende dhe vete Vodafone dhe AMC duke pare fuqine e tyre ne trego do perdornin barrieri per hyrjen e operatori-t te trete aq me shume po te qenka ky nga albtelekomi qe se besoj se i ka mundesite financiare per dicka te tille.

duhet te kesh dicka tjeter parasysh qe hyrja e nje operatori te trete jo detyrimisht do te thote ulje cmimesh. Ai mund te behet pjese e Carteli-t qe ka formuar AMC me Vodafone
e dyta fillimisht siguisht do te kete cmime me te larta se AMC dhe Vodafone si new entrant we eshte dhe derisa ta mori veten ai per te konkuruar me to ka ikur per lesh. Cberi dy, beri tre. marketi esht akoma oligopol.

dicka tjeter ne kemi 700.000 abonente por mos harro se disa nga keto abonenete kane te dyja jane te lidhura me te dyja kompanija si p.sh familja ime. dhe shumica jane mosperderues te tyre , i mbajne per pordh. Ose i mbajne qe ti marrin te tjeret sidomos te afermit qe kane ne dhe te huaj.
dhe kjo ka cuar dhe ne cmimin e larte te sherbimeve. perderisa klientela eshte vetem elita atehere cmimet jane te larta, kur perdorimi i celularit te perhapet gjeresisht do kete dhe ulje cmimesh sigurisht.
Sa per emigrantet se besoj se do kthehen dhe po u kthyen do ta mbajne celularin kot si keto qe e kane se ska pune ne shqiperi.

kaq kisha hajt shnet
 

ruud

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

me pas se besoj se duhet te jete problem per marrje licensash. Ne qofte se po Qeveria jone eshte duke ndimuar greket (AMC dhe VODA.).

e theksoj dhe njehere hyjra e operatori-t te trete nuk do te sillte ulje cmimesh. marketi akoma mbetet oligopol. akoma ato mund te formojne nje kartel. Me siguri do ta nxirrnin jashte loje duke vendosur barriera te ndryshme hyrje. me siguri per konsumatoret e voda dhe amc do kete nje cike loyalty ndaj ketyre kompanive dhe dhe po te vij me cmime me te ulta ai operatori i trete, nuk do te thote qe ato te ndryshojne operator duke pasur parasysh dhe koston fillestare te lidhjes dhe mosperdorimin e gjere te telefoni-t nga shume shqiptare.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

UTOPI ishte edhe para 8-9 vitesh te kishe nje telefon cellullar por mbas kesaj kohe edhe kjo utopi u be realitet(e te flas per vendet perendimore).
te mendosh qe edhe shqiperia te kete 3 milion abonent e te ndare perafersisht ne menyre te barabart midis 3 operatorve telefonik(me rreth 1 milion secili ne menyre qe te fitonin te treja ) eshte nje UTOPI me duket pak e ekzagjeruar.
nejse.
ulja e cmimeve do te vinte ne menyre automatike sic per vet faktin se operatori i ri per marre nje fete te kesaj torte te majme do te kete qellim sesben uljen e cmimit, sepse eshte nje nga faktoret kryesor per mos perhapjen e ketij sherbimi ne vendin tone e per mos rritjen e numrit te abonenteve.
prandaj nqs se do abonent te ri duhet te uli cmimet edhe te heqi ate 150$ si cmim per hyrje qe eshte nje gje skadaloze.
ulje cmimi ka ndodhur edhe kur hyri ne treg vodafoni mgjs sasia e kesaj ulje cmimesh ishte e vogel por dicka u ul.
po te mendojme qe kjo kompani e trete ne fillim do te jete prone shteterore edhe shteti nuk ka si objektiv primar vetem fitimin nga kjo prone por edhe zhvillim e vendit me ane te konkurrences sigurisht qe do te ulte akoma me shume cmimet(flas per nje shtet qe ka ne shpirt nevojat e popullit e jo si ky i joni qe vetem shtet nuk mund te quhet, nejse, mos ta ngacmojm se mban ere dreqi).
duke zhvilluar kete kompani te re do te ishte akoma me e leht edhe shitja e ALBTELEKOM(do te ishte me joshese per nje bleres kur albtelekomi te kishte ne barkun e saj 50% te nje kompanie cellullari me qindra mijra klient.)
duhet shpjeguar disa gjera :
1)amc-ja , po nuk i harxhove leket brenda 6 muajsh te ben qe ti mos ti kesh me ne llogarine tende telefonike, pra me pak fjale ti duhet ses ben ta mbushes telefonin tend me 10.000 lek te pakten 1 here ne 6 muaj edhe duke e shumezuar me numrin e abonenteve qe jane 400.000 mije nuk eshte nje shifer indiferente.
2) duhet thene qe edhe kur personat te tjere marrin numrin tend ne telefon kompania e atyre personave i paguan nje fare % kompanise tende cellullare(amc, vodafon)
psh. ne qofte se une marr ne telefon nga italia nje numer AMC ne shqiperia telekomi italian paguan amc ne shqiperi me nje far perqindje.
pra mos kujto se AMC ka ardhur ne shqiperi per te bere bamiresi.
3- thame qe jashte shqiperise jetojne shume emigrand, edhe nje pjese e madhe e tyre vijne ne shqiperi per pushime . pse mos te behen klient edhe te nderrojne skeden me nje kompanie qe fuksionon sapo te hyjne ne shqiperi ne menyre qe te kursej edhe kur ta marrin nga vendi i huaj qe punon por edhe kur te telefonoj ky jasht shtetit.
une joh shume persona qe udhetojn shpesh ne evrop ose vijne per pushime ne itali qe sapo mberrijne ketu ndryshojne skeden me nje skede italiane.
kjo vjen sepse mgjs ekziston roming midis operatorve te vendeve te dryshme kur nje gjermani me nje skede gjermani e marrin ne telefon nga gjermani edhe ai ndodhet ne itali per pushime paguan si personi nga gjermani ashtu edhe gjermani qe ndodhet ne itali.
meqe asnje njeri ne bote nuk deshiron te paguaj edhe kur merret ne telefon nje zgjidhje eshte gjetur, pra ajo e nderrimit te skedes me nje skede te vendit ku shkon me pushime.
meqe ne emigrandet shqipo shkojm ne te shumten e rasteve ne shqiperi per pushime ateher me siguri qe do ta blejm nje skede shqipetare per ta perdorur kur te jemi atje.

4) per sa i perket OLIGOPOLIT mjaftojm te shikojm sesi sillen vendet e tjera me perpara se ne per ta zgjidhur edhe kete problem.
ne itali edhe kompanite e sigurimeve (ato qe zoterojn 70% te tregut) kishin bere nje kartelle per sa i perket sigurimeve mgjs ishin 15.
ne nuk mund te mendojme te kemi mbi15 kompani cellullaresh qe te mos behet kartell.
ne kete rast duhet te veproj shteti.
duhet thene qe kartellat denohen me ligj e ky ligj eshte akoma me i ashper po te shkosh ne vendet anglosasone qe mund te shkoje nga gjoba, burgu e nqs se perseritet edhe nga HEQJA e licenzes.
ligjet behen nga parlamenti e parlamenti ne teori zgjidhet nga populli qe ti sherbej popullit, prandaj qe edhe ky problem qe tha Ruud eshte mese i zgjidhur. mjafton vullneti i qeveris qe tja permisoj jeten popullit e te zhvilloj vendin jo duke premtuar mrekullira por me premtime te verteta .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

dikur lezova nje nga ato sms te gatshme "humoristike" ne itali

nje shqipetar jeton me 36 eurocent ne dite,
ky sms kushton 12 cent
dergo 3 sms te tilla e keshtu vret nje shqipetar

ajo puna e 36 cent, a eshte e verte po te shohim pbb??????????
sa mendomi se shpenzojne efektivisht shqipetaret ne cel
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

ne evrop mesataria shkon nga 22-37euro ne muajsi shpenzime per person.
ne sitet e dy kompanive nuk jepet informazione .
si gjithmone ne jemi shume trasparent!!!!!!!
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

Sapun Rrogozhine

cfare deshe me thene me ate qe calculus qe ke bere ne vit te fundit ne USA e ke bere ne vit 2-3 ne gjimnaz ne tirane?

ne radhe te pare shkolla ketu eshte me kredite dhe jo me vite

e dyta Calculus eshte prerequisite per lende te tjera dhe ne cdo major s'eshte kurre lenda e fundit.

e treta ky muhabet hapet me cdo shqiptar qe arsimimi ketu ne USA eshte pertoke atehere meqe ne shqipot ua fusim americaneve si ka mundesi keta te jene te paret per shkence

e katerta te hypin nervat sa te duan ti arsimimi ne shqiperi eshte shume e ceket, cdo gje mesohet pak nga te gjitha por jo deri ne fund.

si ka mundesi asnje inxhinier s'ka marre sot naj licence ketu me universitetin e tiranes ( ka dhe qe e kane marre mbasi kane studiu librat e ketyne por e kam fjalen te maresh licence straight nga shkolla shqiptare)

hik e le se nam.....

PS: eshte e vertete qe bazat qe i kemi marre atje jane te forta se pastaj do na merrte lumi por mos me thuaj ti se ate qe ke mesuar ti ne gjimnaz e ke mesuar ne universitet ketu.
PSS: edhe ketu kush do me i marre shume credite te college ne shkolle te mesme i ben pa problem.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

Iniciativa e ministrit Malaj për të nxitur privatizimin

Albtelekom merr licensën e tretë të telefonisë celulare


--------------------------------------------------------------------------------



Qeveria miratoi dje dy projektligje për formulën e privatizimit të shoqërive "Albtelekom" dhe "Armo". Në dokumentin që përmirëson formulën e privatizimit të "Albtelekom", përcaktohet dhënia e licensës për ofrimin e shërbimit publik telefonik të lëvizshëm, tokësor, sipas standardit GSM, duke përcaktuar njëkohësisht edhe brezat e frekuencave. Gjithashtu në projektligj parashikohet që ofrimi i këtij shërbimi të bëhet nga një shoqëri e re. Kjo është vendosur për të bërë ndarjen e aktivitetit të telefonisë fikse nga telefonia celulare. Kjo shoqëri do të jetë pjesë e paketës së shitjes së "Albtelekom" prej së cilës do të shiten 51-76 për qind e aksioneve.
Qeveria miratoi dje edhe ligjin i cili parashikon formulën e privatizimit të shoqërisë "Armo" e cila ushtron përpunimin e të gjithë naftës bruto që prodhohet në vend. Forma e privatizimit që do të aplikohet do të jetë ajo e transferimit të së drejtës së pronësisë, ose transferimi i së drejtës së përdorimit dhe zhvillimit. Përcaktimi i formës dhe mënyrës së privatizimit do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në dokument parashikohet që jo më pak se 51 për qind e aksioneve të kapitalit t'i ofrohen investitorit strategjik. Projektligji parashikon edhe mbrojtjen sociale të punonjësve të kësaj shoqërie.
Qeveria miratoi dje edhe disa ndryshime në ligjin për ndarjen administrativo-territoriale të Shqipërisë, stra-tegjinë kombëtare të turizmit, strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve të administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, disa ndryshime në vendimin për përballimin e shpenzimeve të atasheve ushtarakë që shërbejnë në shtabet e NATO-s.

Kliko per te printuar artikullin
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

ATHINE (9 Tetor 2003)

Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

www.BBC.com
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

sa i perket çmimeve ne pergjithesi dhe telefonise ne veçanti, mendoj se pikerisht ne vendet pa fuqi blerese, ku klientela eshte e rralle, si ne shqiperi, çmimet jane te larta.

eshte si puna e biletave te avionit, per te shkuar ne greqi nga austria ta zeme, paguan gjysmen e çmimit nga per te shkuar ne shqiperi, megjithse kjo e fundit ndodhet me afer.

kjo vjen, ngaqe avioni per shqiperi nuk mbushet kurre plot, dhe siç e dini ekipazhin e tij si dhe benzinen qe djeg rruges, ai i ka kurdohere te plota.
po keshtu ndodh dhe me telefonine mobile ose ate te xhepit (shqip). satelitet qe sigurojne lidhje te tilla nuk jane te pavdekshem, jeta tyre llogaritet e shumta 10 vjet.
pra investimet e milionave nxirren nga çdo minute e folur.

ne qofte se ne amerike flasin 100000 vet ne minute (ta zeme), atehere dhe sikur 10 cents te paguajne ata kompania investuese ne telefoni (kablla, satelite, celulare, etj) nxjerr fitime te konsiderueshme.
ndersa per te njejtin sherbim ne shqiperi, ku flasin 100 a me pak persona ne minute (ta zeme), duhet patjer ÇMIM I LARTE per te qene rentabel, dmth siguruar sherbimin.

prandaj teoria e atij qe keshillonte vetem bojkotin si kunderpeshe te çmimit nuk shkon, perkundrazi bojkoti e ngren me shume ate, kuptohet per ata qe kane nevoje per kete sherbim specifik.

ndersa konkurenca patjeter qe e ul çmimin e sherbimit, sa me shume restorante aq me e lire behet gjella ne ta, ndryshe mbyllen, sa me shume kompani celularesh aq me e lire minuta e folur ne telefon.
veshtiresia futjes se konkurente te shumte ne shqiperi eshte po ashtu klientela e kufizuar. ata do te luftojne te gjithe per te njejtin numer perdoruesish, pra do ti nxjerrin syte njeri - tjetrit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

konkurenca ul numrin e klienteve per cdo konkurent

me pak kliente - me pak minuta te folura - cmime me te larta

pak kontradiktore
 

zog

Primus registratum
Re: Shqiperia shtet skandaloz

gene mos i ngatarro gjonat, konkurenca ul numrin e klienteve RESPEKTIVE, por jo numrin e oreve te folura (bukeve te shitura, metrave te basmes gjithashtu, etj, etj), ata qe e kane te domosdoshme komunikimin e shpejte me telefon (ose mbushjen e barkut me buke, mbulimin e ****** me basme, etj) do te flasin si zakonisht, perkundrazi oret, kilot, metrat e konsumit RRITEN, efekti psikollogjik luan rolin e vet, njerezia duke kujtuar se eshte lire, flasin, hane, vishen me fort, pra konsumojne me fort. nje shoqeri e tille quhet shoqeri KONSUMI.

hehe po te bej oren e ekonomise politike me duket.
keto qe thashe me lart shpjegojne dhe faktin e dhjamosjes se popullsise amerikane.

pra si perfundim ritheksoj: vetem ATE ose ATY ku s'ka, eshte SHTRENJTE.
 
Top