Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

renea

Primus registratum
Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Ku e shikoni Atdheun per dhjete vjet, te shkaterruar nga luftrat politike apo fetare, apo e antaresuar ne BE,Nato etj?
 

olti

Neo
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Na cuditet me keto lufterat fetare!
Keni kohe jasht dhe jeni aq te ndikuar nga ato qe degjoni ne vendet ku jeni sa ia faturoni shqiperise. Ne nuk kemi pasur konflikte fetare ne momente te tjera te historise, qe kane qene shume delikate dhe kur kane qene njerezit me shume fetare, e aq me pak sot. Kjo e luftrave fetare qe po degjohet shume sot, o behet nga pakujdesia dhe mosinformimi, ose nga disa tipa qe e kane me qellim te caktuar te hedhin balte. Kjo nuk eshte cudi, sepse gjithmone kane kerkuar te na percajne ne kete pike, por per mrekulli asnjehere nuk kemi rene ne ate gracke. Kjo ishte vetem sa per ate termin 'lufte' apo 'konflikt fetar' qe po e degjoj kaq shume nga tipi Leo (pe.il.sh). Per temen do te thoja se: Shqiperine pas dhjete vitesh nuk jam shume i sigurte se si e shoh. Se pari kete konfliktin fetar, si dhe thashe e perjashtoj. Konflikte politike, si ai i '97 nuk besoj se do kete me. Mendoj se do te kemi nje klase politike me te qyteteruar. Shpresoj te mos jete sahanlepirese dhe me koplekse inferioriteti dhe kaq pak patriotike sa sot. Ne BE nuk do jemi dhe as ne Nato. Na duhet shume me teper kohe, se 10 vite. Jam optimist. Me mire do jemi, ndoshta gjate ketyre dhjete viteve anetaresimin ne BE nuk do e arrijme, por levizjen e lire pa viza neper Europe, jam i sigurte se do e arrijme, ndoshta me shpejt se 10 vite. Kaq!
smash.gif
 

u74

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Mendoj se vitin qe vjen Shqiperia do te jete pjestare e nje aleance te fuqishme ushtareke.
Sa per UE ekonomia shqiptare nuk ka te beje shume,
stabiliteti politik ne Shqiperi dhe Ballkan eshte faktori vendimtare.
Shanset e Shqiperise per integrim ne UE jane te mira,se si do te na gjykoje evropa ne lidhje me faktoret e tjere ne BALLKAN dhe ne zhvillimet ne kete rajon, kjo mbetet akoma e paqarte.
Gjithesesi mekatet e SHQIPERISE peshojne me pak se sa mekatet e BALLKANIT. Shpresoj ne nje GJYKIM te drejte.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Postuar nga Neo

<span style="font-weight: bold">Kjo ishte vetem sa per ate termin 'lufte' apo 'konflikt fetar' qe po e degjoj kaq shume nga tipi Leo (pe.il.sh). Per temen do te thoja se</span>

Ik Neo se nje komb i bashkuar nuk ndertohet me legena dhe bytheshpuar.
Qe te krijosh nje komb duhet te jesh luftetar dhe te derdhesh edhe piken e fundit te gjakut dhe kesaj i them atdhetarizem dhe lufte per kombin dhe historine e saj.

Nje komb qe nuk ka luftetare dhe qe nuk derdhet gjak per te, tregon fare mire se cfare kombi jemi.

<span style="font-weight: bold">Emrin tim mos e ze me ne goje dhe spondat hidhi nga te duash.</span>

Historia eshte deshimtare e mijevjecarit te kaluar te pashkruar nga shqiptare por te ardhur me gojedhena deri me sot si dhe me shkrimet e historianeve boterore
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Gjthmonë e kemi çmuar lirinë tonë, dhe gjithmonë kemi derdhur gjak për të, por ende nuk po e shijojmë. Kemi qenë fizikisht të okupuar edhe prej bijve tanë të kuq e mizorë, por shpirtërat nuk i kemi pasur të robëruar edhepse kemi vuajtur.
Gjithmonë kemi qenë monedhë për kusurim i të huajve, të cilët kanë qenë gjithmonë në anën e armiqëve tanë, dhe në dëmin tonë. Vetem SHBA na ndihmuan kundër kriminelëve shovinistë serbë.
Gjithmonë kemi qenë faktorë stabiliteti. Ballkanin e kanë bërë fuçi baroti grekët e serbët me kolonializmin e shovinizmin e tyre.
Tash mendoj se me mençuri, politikë, diplomaci, kulturë etj. etj. mund edhe të bashkohemi, të ringritemi, demokratizohemi dhe të integrohemi në perëndim ku kemi qenë gjithmon, dhe kemi dhënë kontribut për të.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Per tu pergjegjur ne kete pyetje duhet te keshe parasyshe disa faktore,Kush e udheheqe shtetin,aftesite e tyre udheheqese, Ekonomine,Industrine,Mentalitetin tone,Qyteterimin apo civilizimin e shqipetareve ne raport me ate Ballkanik apo Evropian kur e kemi fjalen tek anetaresimi i Shqiperise ne BE,NATO.Nese bazohemi ne pasqyren e dekades se kaluar,jame shume pesimist,dhe friksohem se nuk do te shkoni large apo do te marshoni ne vend.Nje pyetje tjeter me vend do te ishte &quot;Cfar e ngec apo kush jane faktoret qe nuk e lejne Shqiperine te perparoje apo ece perpara? Nese keta faktore eliminohen,fjala eshte per KOMUNISTAT trathtare te perhershem te kombit tone ne krye me banditin me te madhe te Ballkanit,FATOS NANO,Besoj se Shqiperia me nje udheheqje demokratike,nje garniture e re,te moderuar do te avansohej ne cdo fushe shume shpejte.Nje tjeter faktore eshte Kosova,ajo do te ndikon shume ne kursin e Ballkanit ne pergjithesi dhe ne qeshtjen shqipetare ne veqanti,statusi perfundimtare i saje munde te stabilizoj Ballkanin apo t`i ve zjarrin edhe nje here,Mos te harrojme se derisa ne Shqiperi udheheqin KOMUNISTAT populli shqipetare i Kosoves kurre nuk do te jete me nje linje me shtetin ame,bashkpunimi dhe mardhenjet mes dy vendeve shqipetare do te jene siperfaqesore dhe zyrtare dhe kurre vellazerore.
 

renea

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

NUk eshte vendi per propanagde apo per merira vetjake, sigurisht vendi eshte i keq qeverisur, i keqperdorur, por fundja populli shqitar brenda kufijve zyrtate dhe ne kosove nuk duhet t'ia di per qeverite, sepse ato vijne e shkojne. Gjaku therret gjakun dhe dashuria e vellezerve te ndare do te lulezoje, nese kjo nuk ndodh, komunistet kane fituar dhe nje here duke na percare.
Shqiperine e shikoj ende te perlotur, dhe te pervuajtur ne rrugen e tranzicionit.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Ku e shikoni Atdheun per dhjete vjet, te shkaterruar nga luftrat politike apo fetare, apo e antaresuar ne BE,Nato etj? [/qb]
Terrorizmi i motivuar politikisht mund te behet dukuri e dites, sic ishte Brigada e Kuqe ne Itali dhe Fraksioni i Ushtrise se Kuqe ne Gjermani, por aq sa arriten keto organizata ne ato vende aq mund te arrijne ne Shqiperi Xhihadi egjyptian dhe terrori i sponzorizuar nga Rusia. Aresyeja eshte se Italia dhe Gjermania ishin pjese e Perendimit dhe mbroheshin se bashku. Nqse dikush mendon se Shqiperia nuk ben pjese ne Perendim sot, te shkoje ne Kosove per tu bindur se kush eshte mbrojtesi i Shqiperise...
 

Prim

Primus registratum
Re: Shqiperia per Dhjete dimra kaluar!

Perderisa nga koha e Nolit e Company, qe e qane me lot Shqiperine (kujto &quot;Anes detit...&quot;, &quot;O moj Shqypni...&quot;, &quot;Kafshate qe s'kaperdihet ...&quot;) nuk ma do mendja se 10 vjet do bejne ndonje ndryshim shume te madh. Do Zoti te jem gabim!
 
Top