shqiperia pakice amerikane?

orikum

Primus registratum
shqiperia pakice amerikane?

Marrëveshja Pauell-Nano: Jo dorëzimit të amerikanëve që ndiqen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

TIRANE- Kryeministri shqiptar dhe sekretari amerikan i Shtetit do të firmosin të premten “Marrëveshjen, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dorëzimin e personave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”. Sipas qeverisë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka propozuar “Marrëveshjen ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi dorëzimin e personave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.
Marrëveshja synon mosdorëzimin e “personave” që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe bazohet në nenin 98 të Statutit të Romës për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i cili parashikon që Gjykata nuk mund të veprojë me një kërkesë për dorëzim ndaj një shteti, kur kjo e çon këtë shtet në një shkelje të një marrëveshje ndërkombëtare me një shtet të tretë.
Në marrëveshje shprehet synimi i palëve për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale të parashikuara nga Statuti i Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, brenda juridiksionit të tyre. Në të parashikohet që qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk do të dorëzojë apo transferojë në asnjë mënyrë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ose në një entitet ose vend të tretë me qëllim dorëzimin, apo transferimin në këtë Gjykatë, të zyrtarëve të tanishëm, apo të mëparshëm të qeverisë, të të punësuarve, ose personelit ushtarak, apo nënshtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
rezistenca kjo eshte teme per ju,qe nga momenti qe shqiperia nenshkruan nje konvente te tille midis shqiperise dhe amerikes jemi kunder nje gjykate te kerkuar per shume krime nga vete ne si shqiptare per faktet e kosoves,dhe ne te njejten kohe do shnderrohemi ne nje "qender rezerve"me kriminele amerikane te kerkuar nga kjo gjykate.perse valle pikerisht shqiperia eshte nje nga vendet e pakta qe aderon ne kete konvente?mos valle skemi nevoje per kete gjykate qe perben nje istitucion te fresket dhe te krijuar paraprakisht per keto krime qe po i shikojme cdo dite ne bote.mos harroni qe numri i atyre qe do strehojme nuk eshte i kufizuar,nga qe rrjedh qe cdo amerika qe akuzohet per krime lufte shume mire mund te gjeje fole ne shqiperi, dhe te gezoje ate statusin e atij personi qe nuk ekstradohet .
 
a-alket

Primus registratum
Re: shqiperia pakice amerikane?

ne shqiptaret kerkuam qe te behej dicka ne Kosove. Jo te diskutohej sovraniteti i Jugosllafuckingvise, por te behej dicka per ne, shqiptaret.
 
mostro

Putraku
Re: shqiperia pakice amerikane?

ENE AMERIKA SHUMICA E SHQIPNIS /pf/images/graemlins/laugh.gif
SHYQYR QE U BOM PJESE E NJI SHTETIT SE EDHE ASHTU VETEM NA I LIDHEN KOMET GONXHE ENE NA DULN TE QAFA............................. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
gurax

Pan ignoramus

Opinions?
 
Top