Shqiperia pa interes per INVESTIME! fundi i botes ngelem prape.
dy veta ketu ne forum ( ose dhe kur vijne nga shqiperia )permendin se sa ka ecur para shqiperia dhe flasin
blloku ( qe besoj do nja 15 minuta ti bish verdalle)
blloku
blloku
localet
localet
sfilatat
e budalliqe te tjera
POR
BE: Shqipëria pa intres për investime
Brukseli: Shqetësim mungesa e energjisë elektrike dhe raporti 4/1 i import-eksporteve
Viron Gjymshana
Ndoshta ka qënë rastësi, por sidoqoftë organizimi në të njëjtën ditë në Bruksel i 2 konferencave mbi tranzicionin ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor duket se dëshmon se vendet e Europës Juglindore nuk janë aq larg sa thuhet ndonjëherë nga vëmendja dhe interesi i grupimeve ekonomike dhe politike që gjallojnë në kryeqytetin e Europës së bashkuar. Së pari ishte Drejtoria e Përgjithshme e çështjeve ekonomike dhe financiare pranë Komisionit Europian që publikoi një raport të veçantë rreth dukurive kryesore të vëna re gjatë procesit të tranzicionit ekonomik në 5 vendet e Europës Juglindore gjatë viteve të fundit. Dy orë më pas ishte Qëndra Politike Europiane që mblodhi në "Hotel Europa" në Bruksel ajkën e afaristëve dhe specialistëve europianë për Ballkanin.
Konkluzioni i përbashkët i përfaqësuesve të botës së financave dhe ekonomisë ishte pothuajse i njëjtë me deklaratat e deritanishme të politikanëve perëndimorë: Ballkani është një mozaik vendesh dhe kombesh që dallohen nga njëri- tjetri jo vetëm nga gjuha, zakonet, kultura, feja por po ashtu edhe nga zhvillimi i pabarabartë ekonomik. Prandaj edhe integrimi i tyre në BE do të kryhet në bazë të meritave të secilit dhe duke mbajtur parasysh edhe faktorët e sipërpërmendur.
Dhe pavarësisht nga fjalët e mira dhe inkurajimet, Kristofor Fovre i Komisionit Europian pohoi se megjithë vendosjen e ekonomisë së tregut, rritjen e shkëmbimeve dhe privatizimin pothuajse të plotë të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, prodhimi i përgjithshëm bruto në vendet e Ballkanit Perëndimor është përsëri më i ulët se ai në vitin 1989. Ai e spjegoi këtë prapambetje me shpërthimin e konflikteve ndër etnike dhe sociale në këto vende. Aktualisht të gjitha vendet e Ballkanit kanë një defiçit të theksuar në tregtinë me jashtë, por po ashtu edhe në balancën e buxhetit të brendshëm. I vetmi vend për të cilin zyrtarët europianë nuk i kursyen superlativat dhe lavdërimet ishte Kroacia, e cila jo më kot është duke u përpjekur të shkëputet gjithmonë e më shumë nga karvani i vendeve të Europës Juglindore dhe po përpiqet të kapë trenin e vitit 2007 të integrimit në BE, së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë.
Shifrat dhe statistikat që Bashkimi Europian paraqiti mbi zhvillimin ekonomik në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi ishin sa të qarta aq edhe të pakundërshtueshme. Ato dëshmonin për një diferencë të theksuar progresi ekonomik sidomos ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë nga njëra anë dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës nga ana tjetër. Në Kroaci psh prodhimi i përgjithshëm kombëtar për frymë popullsie arrin në 5420 euro për person, në Serbi ai arrin në 2055, në Maqedoni 1972, në Shqipëri 1600, në Bosnjë 1383 dhe në fund fare renditet Kosova me 900 euro të ardhura vjetore për frymë popullsie. Niveli të ardhurave në këto vende gjithsesi është shumë larg mesatares së përgjithshme në vendet e BE-së që rrotullohet në afro 24 mijë euro për banor.
Nga dokumentat e Komisionit Europian dhe të Qëndrës së Politikës Europiane bie në sy se specialistët e ekonomisë dhe afaristët europianë janë të mendimit se paqëndrueshmëria politike kronike, e shoqëruar kjo me mungesën e rezervave në energji elektrike si dhe vonesat në ndërmarrjen e reformave strukturore të domosdoshme, përfaqësojnë handikapet më të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare sot. Balanci katastrofal 4/1 i import - eksporteve shqiptare, i cili përfaqëson 23% të të ardhurave të përgjithshme kombëtare, normalizohet deri në një farë mase nga të prurat e emigracionit shqiptar., - theksohet në raportin e Komisionit Europian.
Në sytë e investuesve perëndimorë ekonomia shqiptare konsiderohet përgjithësisht si ekonomi e vogël. Prodhimi i saj i përgjithshëm në vitin 2002 arriti në 5,4 miliardë euro, të cilat përfaqësojnë vetëm 9% të prodhimit të përgjithshëm në vendet e Europës Juglindore dhe vetëm 0,6% të atij të BE-së.
Prandaj edhe në 2 konferencat e zhvilluara së fundi në Bruksel, që pasuan një tjetër të organizuar në muajin dhjetor mbi investimet e huaja në Ballkan, dëshmuan edhe një herë tjetër se Shqipëria nuk konsiderohet si një vend me interes të veçantë për investitorët e huaj, të cilët po i kthejnë gjithmonë e më shumë sytë sot drejt Kroacisë dhe Serbisë.
O ZOT KY ESHTE KULMI! SIDOMOS PARAGRAPHI I FUNDIT ME BEN TE VRAS VETEN.