Shqiperia nga perspektiva e huajt

Shqiperia nga perspektiva e huajt

Miredita,

forum "Shqiperia" eshte shume interesant, sepse ketu eshte e mundur te lexoje, cfare shqiptare mendojne per atdheun e tyre ose per kombin e tyre. Jam cek dhe interesohem per Shqiperine. Prandaj eshte e rendesisshme te i njoh mendimet e shqiptareve per pyetjen e identitetit dhe e ardhnerise se Shqiperise.

Dua te lexoj gjithashtu mendime per Shqiperine nga njerezit e tjere si une - nga njerez, qe nuk jane shqiptare, por interesohen per kulturen dhe historine shqiptare. Pse ju merrni per Shqiperine dhe Shqiptare?

Nuk kujtohem, kur fillova te merrem me kete pjesen e Evropes. Pata mundesi te e vizitoj Shqiperine tre here dhe shpesh mund te flas me shqiptare, qe banojne ketu ne Prage.

E di, se Shqiperia nuk ka reputacion te mire ne vendin tim dhe shume shpesh pyes - pse. Mendimet e njerezve ne Ceki jane shpesh te pabesueshme. Problemi me i madh eshte, se njerez nuk jane njoftime per shqiptare. Kur shtyp ose televizion informojne per Shqiperine ose shqiptare, flasin vetem per gjera negative - lufte ne Kosove, kriminalitet, mafia e shqiptaret nga Kosova ne Ceki, Shqiperia ne vitin 1997 etj... Po, eshte e rendesishme te flete per probleme por kurre degjova ne televizion se Shqiperia eshte vend i mire per turizmi, se Shqiperia ka zhvillimin e shpejte e ekonomise... Vetem nje liber e Kadaret eshte e mundur te lexoje ne gjuhen ceke!!! Kultura dhe historia shqiptare jane ketu shume te panjohura. Pastaj nuk mund te habitem se mendime per Shqiperine nuk jane te mira, kur njerez degjojne vetem gjera negative.

Gezohem se shpesh do te lexoj mendime te tjera per kete situate. Me falni, se shqipja ime eshte e keq, por mesoj shqip vetem nga viti e kaluar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Urime Premek për nivelin e lartë të gjuhës shqipe. Të uroj gjithashtu edhe për temën e hapur dhe shpresoj që të kesh sa më shumë përgjigje nga të tjerë.
Më vjen keq që edhe në Çeki Shqipëria njihet për keq. Por siç e the edhe vetë, mediat tregtojnë më shumë të keqen se të mirën.
Të uroj fat e mbarësi. Kurajo për rrugën që ke nisur :thumbsup:
 

Renea88

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

gjithashtu urime dhe nga une Premek, ne kemi nevoje per njerez te mire, per miq te mire. Te faleminderit per interesin dhe mirenjohjen ndaj vendit tim.
 

bob

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

pse kjo do na kercenoje neve tere jeten?
ose me mire merakosja pse nuk na duan apo nuk duan te na njohin.me vjen keq per vizitorin me siper po kjo eshte nje ceshtje te cilen do ta zgjidhim vetem ne.
edhe ne ceki ndodh dicka e tille ? kjo do te thote se te huajt me ne nuk jane mosdashesit tane, por vuajne nga ndjenja e injorances.me vjen keq por kjo eshte reale,vizitor ti mos u merzit ketu mendimet jane te ndryshme!
pastaj kemi vuajtur te njejtin sistem deri pak kohe me pare.kerkojne te na snobojne me "indiferentizmin"e tyre. :shrug:
 

bob

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

e ke gabim!!!shiko ti je shume luftarak,por mos u ngut.
me vjen keq per ate temen,ja kush i duhet shqiperise!!!ishte nje menyre per te thene shume kunder te pabindurve.
ej te huajve i duhet kthyer me te njejten monedhe,mos kujto se bota u rregullua me kaq,???veri gishtin kokes :confused:
 

Renea88

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

great mua sme behen vone te huajt njeri se me perpara i shihnim si gjysem perendi kurse tani qe i njohem nuk jane aspak me te mire se ne,
une jam luftarak se i urrej fjalet, jam ushtarak nga zanati o mik dhe shikoj qe shume flasi e askush nuk ben vepra. ne temen ky i duhet shqiperise e kam megjithmend se kriminelt po e shuajne ate vend
 

bob

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

nuk po thoja dicka tallese,me vertete qe ishte ideale ajo gjetja jote.
fotografia e H.ishte e goditur.ok!!!
me te verete qe veprat mungojne,po te pakten nje mendim i rregullt nuk do ishte keq,nuk eshte shume e di.
kriminelit litarin djegien,do ishte perfundimsht me e pagabuara!!
 

balforum

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Mireseerdhe Premek :wave:
Uroj qe te njhesh me shume me kulturen dhe historin tone sepse ajo cka di deri tani eshte disi reale por me shume eshte nje propagande dashakeqe qe na behet me qellim nga forca te caktuara anti shqiptare.
Historia e shqiprise nuk eshte 14 vjet qe bota na njeh neve por shume e lashte.
Thjesht izolimi i shqiprise per 50 vjete dhe pastaj shperthimi i papare masiv i eksodit te shqiptareve ku bashke me te mirin ne syte e evroper doli ne pahe dhe i keqi e ku ky i fundit u morr nga qarqe te caktuara si modeli i shqiptarit,u nderua dhe opinioni i keq dhe i qellimshem nga gjitonet tane Greqi dhe Serbi ne rradhe te pare dhe pastaj doli dhe nami neper bote sepse me mire te te dali syri sesa nami themi ne shqiptaret,dhe kritika dhe vemendja ndaj te keqes bie me shume ne sy tek nje popull qe me perpara nuk dihej absolutisht asnje gje :shrug:
 

ados

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Bashkohem me mendimin e great1. Te huajt e paragjykojne shqiperine vetem nga mediat.Sigurisht mediat japin lajmet me te felliqura.Por te vesh nje vend ne kandar vetem se mediat e nje vendi duan te shesin %, atehere te gjithe ata jane "brain washed".Do tu thoja te gjithe atyra qe kane pershtypje te tilla te vizitojne shqiperine.Atehere do te rezultojne qe kane qene te keqinformuar..!!
 

bob

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

pershendetje ados.
per ne problemi kryesor eshte qe nje i huaj po na "kupton"apo do ta bej.akoma sot endemi neper rruge me kete mendim bosh.ka ikur koha kur e mendonim nje te huaj si nje perendi.
them keshtu sepse duhet te jene ata qe ta bejne nje gje te tille per ne.nuk duhet me te rrime e te presim kur nje i huaj do na marri ne konsiderate,edhe ne per ata jemi te huaj,por nuk e kuptojne.ata pretendojne se ne jemi te varfer,duan te na meshirojne apo "dashurojne",perralla.
perspektiva e tyre per ne eshte qe ata te dine te kuptojne per ne e vendin tone.neve nuk duhet te na grryeje nje mendim i tille,kane kaluar 14 vjet,apo jo???i huaj???problem i madh!!! :shrug:
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Si nuk gjeta nje koment per te shpjeguar se pse mediat e huaja nga nje cast filluan e ta kene me shqiptaret.
Eshte i vertete fakti se shume media te huaja e njohin perciperisht shqiptarin dhe kulturen e tij duke kontribuar sadopak ne imazhin e shqiptareve sot ne bote, por kjo eshte vetem gjysma e se vertetes. Sepse po te mos ishin bashkatdhetaret e mi, te cileve megjithate i uroj festen duke shpresuar se nje dite do te behen me humane, qe i nxirrnon nenat e motrat e tyre neper sheshet e Europes ndoshta ky imazh sot do te ishte me i paster. Kudo ne bote dhe Europe ka dhune e prostitucion dhe nje pjese te fajit e kane vete perendimoret, por te djegesh cigaren ne trupin e nje shqiptareje sic bejne disa shqiptare te tjere te ashtuquajtur tutore eshte krim i vertete.
Ne kemi nje mangesi serioze, kemi nje shoqeri qe e ndrydhur ne deshiren e saj per mireqenie sapo doli nga nje 50 vjecar i dhimbeshem iu sul parase si qeni kockes. Disa te huaj tentuan te na ndihmojne drejt rruges sone per te krijuar nje shoqeri me kulture demokratike, por duke qene se shumica e shoqerise sone per parane ben gjithcka, ne nuk ndoqem shembullin e ketyre te huajve por te disa te tjereve qe na propozuan piramidat.
Por fatkeqsisht nuk eshte ky problemi kryesor. Duke lexuar shkrimet e Konices apo te shume shqiptareve te tjere ve re se ky mentalitet nuk na eshte krijuar nga komunizmi. I njejti mentalitet pa i hequr as presjen paraqitet ne pamfletet e Konices. Duket se Konica shkrimet e tij i ka vendosur ne shekulline 21. Atehere me ka lindur shpesh pyetja se cili eshte problemi i vertete i shqiptareve qe nuk arrijne te krijojne nje shtet te forte. Dhe kam arritur ne perfundimin se nuk eshte nje problem i vetem, jane shume, por ai qe une mendoj se eshte vendimtar eshte INJORANCA dhe EDUKIMI SHKOLLOR i shoqeruar me mentalitetin e te fortit dhe te DINAKERISE EKSTREME qe mund MERITOKRACINE dhe perparimin. Dhe fatkeqsisht jemi ne nje rreth vicioz, sepse pushtetareve tane u intereson kjo injorance per te qendruar ne pushtet. Ne momentin kur ky rreth vicioz te shkaterrohet do te mund te kete perparim per Shqiperine dhe bota do te na shikoje me sy tjeter. E kuptoj qe kjo eshte vetem nje analize e pjesshme e historise shqiptare dhe se shume te huaj kane kontribuar negativisht ne te, por jam i bindur se pjesen me te madhe te fajit e kemi ne. I huaji shkon atje ku mund te perfitoje, cdo shtet mendon per interesin e tij. Nuk shkon dot ne Slloveni edhe pse jane 2 milione banore sepse sllovenet i denojne politikanet e tyre nese tentojne t'i shesin te ardhmen e vendit. Fatkeqsisht e njejta gje nuk ndodh ne Shqiperi.
Ne sot rrezikojme te na e kalojne edhe shtete ish sovjetike. Shikoj revolucioni paqesor ukrainas dhe pyes veten pse ky populli im eshte ne nje gjume kaq letargjik. Del fakti flagrant qe kryeministri eshte nje kriminel qe merret me trafik armesh dhe gjithcka ne gjume. Ka levizje te forta qe mbeshteten nga te huajt e mire si "MJAFT" qe kur proteston shoqerohet me 10 vete, kurse mitingashet e politikaneve dalin me mijera. Cfare duhet te mendoj une per popullin tim qe voton per inat te tjetrit dhe qe le per 14 vjet rrjesht te njejtit njerez qe e cuan ne gremine?
Pse nuk merrni shembull nga Ukraina e te tjere qe po i tregon botes se si nje proteste e civilizuar mbyt cdo fallsifimim vote? Pse edhe nje here qe dalim te portestojme dalim me dhune e me kallashnikove? Apo sepse baballaret pushtetare premtojne ndonje vend dogane apo polici nese fitojne?
Kam vetem nje shprese ne zgjedhjet e 2005. Levizje te reja kane dale ne skene. Mbase nuk jane 100% me te mirat por nuk mund te jene me keq sesa keto qe kemi sot. Kjo eshte prova e zjarrit per shqiptaret. Dhe nese i vjedhin voten (jo me britmat e Berishes por me verifikime te verteta) dhe nuk proteston ne menyre paqesore si ukraninasit atehere harram e paste lirine qe deshmoret e vertete i dhane ne 1944 dhe te tjere deshmore ja ridhane se bashku me demokracine ne 1990 Sepse ne fund te fundit keto 14 vjet thuajse te humbur nuk mund t'i shtohen te tjere 14 vjecare shterpe. Perndryshe mire thone anglezet: "CDO SHTET KA QEVERISJEN QE MERIOTN"
 

fjorent

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Harrova te pershendes Premekun dhe ta pergezoj per nivelin shume te larte te gjuhes shqipe.
I dashur Premek fatkeqsisht ka shume shqiptare qe nuk dine te shkruajne as 20% te shqipes qe shkruan ti. Prandaj pergezime dhe sa me shume fjale te verteta per Shqiperine e shqiptaret, sepse ne fund te fundit jemi europiane dhe nje dite do te jemi ne nje shtet te bashkuar federal europian dhe do te udhetojme me te njejten pashaporte. Prandaj shperndaje edhe ti mes miqve te tu fjalet e mira per te ardhmen e shqiptareve. Ne shqiptaret do te bejme gjithcka ne vendin tone per te zhdukur mbeturinat tona te vjetra, ti do te na ndihmoje nese nje gje te tille e ben ne vendin tend derisa te dy popujt te njohin me mire njeri-tjetrin.
Suksese dhe vazhdo te studiosh shqipen, NUK DO TE PENDOHESH.
 

Premek

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Edhe unë bashkohem me mendimin, se njerëz merren informacione vetem nga media dhe është e qartë, se këto informacione janë shpesh shumë të sipërfaqësora e të gabuara. Në kohën e Enverit Shqipëria qe vendi i vecuar dhe në këtë kohë morën zanafillë shumë paragjykime, që jetojnë deri në kohën tanishme. Shqiptare në botë duhet ta prezantojnë kulturën dhe historinë e tyre. Por nuk shoh këto aktivitete.

Mua më pëlqen se Shqipëria e sotme është vendi i hapur dhe besoj se turiste, që shkojnë në Shqipëri, ndihmojnë ta përmirësojnë mendimet për këtë vend. Njoh shumë njerëz, që qenë në Shqipëri dhe këta njerëz janë të kënaqur nga natyra dhe mikpritja shqiptare. Dua të propagoj kulturën shqiptare dhe kur organizoj me shokët e mi një bisedë për Shqipërinë, shohim, se në klasë është plot njerëz që duan të dëgjojnë për zakone, histori, letërsi shqiptare etj... Nuk është mundur të ulet! Është e nevojshme të bëjë dicka!

P.S. Faleminderit shumë për fjalë të bukura për shqipjen time! Gëzohem se shqiptare mua më kuptojnë.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Mendoj se ato çka shkruan z. Fjorent vijnë nga një ndjenjë legjitime për t'a parë atdheun e vet gjithnjë e më mirë. Por mendoj gjithashtu se aty ka diçka që nuk qëndron. Problemi është se ne shqiptarët kemi gjithmonë tendencë për t'u krahasuar me të huajt, njëlloj sikur kjo të kishte më shumë rëndësi se ç'mendojmë ne. Në fakt, kur ne fusim në punë konceptin e krahasimit, ne kemi futur në të njëjtën kohë diçka që të shtyn tek lakmia. Sepse krahasimi ka si rrjedhojë fitoren ose humbjen: fitorja të çon të nënçmosh tjetrin, dhe humbja të nënçmosh veten. Ne nuk duhet të përpiqemi të jemi siç ata (dmth të tjerët), por të jemi ashtu siç n'a takon neve, pavarësisht të tjerëve. Lëvdatat apo sharjet e të huajve nuk duhet të kenë asnjë efekt mbi ne, nqs ne respektojmë veten tonë. Sepse ai që të lavdëron, nga përkufizimi, posedon edhe pushtetin për të sharë. Pra të rrimë larg këtyre "problemeve" me të huajt. Ne duhet të merremi me veten tonë, të shikojmë çka nuk shkon në mendimin tonë, në etikën tonë, etj. Dhe këtu ka shumë për t'u diskutuar. Ne duhet të fillojmë për të rishikuar thellësisht etikën tonë. Duke ruajtur dhe kultivuar të gjitha virtytet e larta të shqiptarit (bujari, mikpritje, besnikëri, etj), ne duhet të luftojmë gjithçka që n'a dëmton: mos-respektim i fjalës dhe i jetës së tjetrit, etja për lavdi, bëma, e kurora dafine. Madje dhe në vetë konceptin besnikëri duhet shikuar që besë i duhet dhënë vetëm atij që e meriton, dhe jo gjithkujt, një vrasësi, krimineli apo dikujt që ka thyer ligjin e vendosur për të gjithë. Pra të shkohet drejt një individualizmi të përgjegjshëm mbi jetën kolektive, dhe jo drejt një individualizmi ekstrem mos-respektues të të tjerëve, dhe as drejt një psikologjie të masës ku humbet çdo aftësi për t'u dalluar si individ.
Aktivizmi i shfrenuar dhe pasivizmi i theksuar janë ato që e çojnë një komb drejt e në humnerë. Nietzsche thotë: "Një komb që nuk rritet, zhduket; nuk ka gjendje të ndërmjetme".
Kuptohet që klasa politika shqiptare lë për të dëshiruar. Por, populli ku është këtu? Gjithkush ka lindur njeri i lirë, dhe ka të drejtën e vet të pamohueshme për të luftuar shkeljen e kësaj lirie. Arma e të qenurit i lirë në një bashkësi është vota. Kur ne votojmë dikë, ne zgjedhim një për-faqe-sues, dmth që do të jetë aty njëlloj sikur të ishin zgjedhësit e tij. Mirëpo, kur shohim që ky për-faqe-sues i imi nuk mbron interesat e mia, atëherë unë kam plotësisht të drejtë për t'i kërkuar atij llogari. Sepse, tekefundit, është ai që ka kërkuar votën time, dmth të drejtën për të më për-faqe-suar. Dhe këtu ndërhyn koncepti i besës, e shenjtë për shqiptarët. E shenjtë do të thotë e paprekshme. Mirëpo besa ka vend vetëm midis dy besnikësh, nqs njëri prej tyre nuk i përmbahet më asaj, atëherë automatikisht besa është zgjidhur. Fakti që një pjesë e madhe e Veriut i qëndron besnik Berishës dhe një pjesë e mirë e Jugut Nanos, tregon qartë mbi efektin e madh që ky nocion besë ka në mendimet tona.
Si përfundim, unë mendoj se duhen rishqyrtuar edhe një herë mekanizmat e thellë që drejtojnë sjelljet dhe mendimet tona.
Gjithë të mirat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

ne te gjithe boten, ata qe ndodhen ne nje shkalle sociale te ulet kane nevoje te mendojne se kane dike nen kembe.

mediat i bejne qefin e i zbrazin xhepin (apo marrin vota per politikanin xenofob te rradhes)

ne fund te fundit dikush duhet "te jete fajtori".
sot eshte rradha e shqipetareve te jene fajtoret.

e keqja eshte kur formohet nje rreth vizioz dhe shpresoj qe ne nuk do te mobilojme tynelin por do te perpiqemi te dalim prej tij.
 

Verizion

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Te pyesesh nje te huaj ku ndodhet shqiperia te thote ne Azi :lol: jan shume te paedukur nga ana gjeografike ose thjesht sju behet vone fare :smash:
 

bob

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

prape me historine e ketij"shqiptari"?
na tregoni ndonje gje tjeter,kjo eshte shume e vjeter. :shrug:
 

bona

Primus registratum
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

une per vete ketu ne americe vdiqa te gjej ndonjerin te me shaje qe ta hedh ne gjyq e te fitoj pare per diskriminin.

atje ne evrope s'hec ky muhabet se ju shakan robte parc e mrapc e s'makan pike pergjegjesie.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Shqiperia nga perspektiva e huajt

Premek,

kam nje pub cek ketu afer qe shkoj kaiher ka femra ceke qe jane si shpirt , paguajne dhe ato nganjehere /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe birra vjen nga slovakia thone a ja fusin kot me duket. Kurse nje pub slovak ka qene shpi e vjeter dhe e kan kthy ne pub, nga jashte duket si shpi kurse nga brenda eshte si mense ushtrie. nuk osht gjo. ene femrat si ka gjo

:tipsy:
 
Top