Shqiperia ne NATO!

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Shiko me shoku se nuk ke faj se gjate gjithe jetes tende ke pare vetem Salen, Doktorin dhe Berishen dhe "me kohe te pjesshme" edhe Fatos Nanon ne TV (me "kohe te pjesshme" se edhe kur ka qene ne pushtet ky me shume rrinte jashte se ne Shqiperi) dhe tani te eshte fiksuar qe nuk ka te tjere Shqiperia. A thua se ata qe kane mbetur jane analfabete.
Po te shkojne 25% e njerezve ne votime atehere e shikon qe ka edhe te tjere vec ndonje shtangisti apo ndonje shuli te gjate qe e kane perzene gjithandej per trafiqe dhe qe eshte me shume ne boten tjeter se ne kete bote.

Fale kesaj logjike (qe s`e ke vetem ti) dhe "fanatizmit" te brezit te vjeter per te votuar shoku Hajvanolog tha: "Ja se po iki une, po nuk me lene votuesit". Trap, trap, po ca gjera i kap. Thuaji qe nuk ka te drejte po deshe.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Shqiperia ne NATO!

Interesante, por nje gje nuk e kuptova.
Shqiperia ne NATO! ku ishte....
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Shqiperia nuk eshte akoma ne Nato, zyrtarisht. Andej nga viti tjeter flasim.
 

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Mesa duket si paske lexuar postimet e mia se vertete po me zhgenjen me kete pergjigje. Vertete te dukem fanatik partiak apo ku ta di une cfare. Lol. Lexoi mire dhe mos fol te pergjithshmen dhe ne rastin tim. Une po perpiqem te them se mos te mundohemi te ndryshojme totalisht menyren e qeverisjes apo drejtimit te vendit sepse sado qe te mundohemi kurre nuk do arrijme rrezultate konkrete dhe e vetmja e mire e kesaj eshte se shfryjme inatin apo urrejtjen. Me mire te tentojme te permirsojme paksa. Planet do realizohen dhe ato plane nuk i ka bere as Saliu e as Ramizi etj. Sa do jene gezuar disa kur Saliu u rrezua nga pushteti dhe erdhi Nano apo jo? LOL. Sa do gezohen kur te vije Rama ne pushtet por me kete sjellje qe po bejme Rama do jete i barabarte me Fatosin.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

OK me paske kuptuar.
E marr vesh kete idene tende, po si mendon ti, ata qe kane bere planet, i kane bere per interesin tone, apo te tyre? Nuk mendon qe nepermjet nje veprimi ose me sakte mosveprimi (si psh mos vajtja ne votime) ti mund te perfitosh pak me shume?
Nuk mendon psh qe nqs hiqet Hajvanologu dhe te vije Kërriçologu (si pasoje e kesaj dmth), ky i dyti do jete pak me i kujdesshem me ato qe ben?
Edhe gomari qe eshte gomar, kur e ngarkojne ca si teper e hedh poshte barren.
 

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Une mendoj se te vesh "kerriclogun" ne vend te "hajvanologut" eshte nje humbje kohe, ndoshta dhe nje deshtim i mundshem (po flas per deshtim te tmerrshem). Eshte njelloj sikur te vesh nje student ne vend te nje pedagogu kur shkolla eshte ne nje moment kritik ne te cilin duhet bashkepunimi mes ketyre te dyve.

Persa i perket ideve se kush i ben mendoj qe i bejne organizata te tilla si NATO. Tani pyetja nese NATO po i ben keto ide ne favorin tone apo jo. Une do shprehesha se edhe nese jo te pakten kjo organizate eshte me e mira nga te gjitha per ne. Nese dikush mendon te kunderten do thoja se ai nuk eshte nje shqipetar...
 

Ergler

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Bir Selman i nenes ke te qaje me pare!!!!!Keshtu jane kjo rrace politikanesh shqiptare te ardhur nga halet e diktatures komuniste.
 

Al-Punk

Still here
Re: Shqiperia ne NATO!

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO

Dje Këshilli i NATO-s dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe të Kroacisë nënshkruan në Bruksel protokollet për anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO. Ky dokument i jep dritë të gjelbër anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në organizatën e Atlantikut të Veriut që në krye të vitit të ardhshëm. NATO do të pranojë kështu në gjirin e saj edhe dy ish-anëtarë të Traktatit të Varshavës.

Skefer : një arritje historike, për të gjithë komunitetin atlantik të kombeveSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer e quajti nënshkrimin "një arritje historike, jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë komunitetin atlantik të kombeve...Shqipëria dhe Kroacia kanë zbatuar reforma të mëdha politike dhe ushtarake dhe prandaj e fituan vendin e tyre të merituar në tryezën tonë". Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha e quajti hyrjen në NATO "plotësim të një ambicjeje të madhe të popullit shqiptar" dhe "kurorëzim të përpjekjeve tona të gjata dhe të vendosura". Ndërsa ministri i jashtëm i Kroacisë tha se bashkimi me Aleancën "përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë."

Anëtarët e NATO-s duhet t'i ratifikojnë protokollet në parlamentet kombëtare

Anëtarët aktualë të NATO-s duhet t'i ratifikojnë tani këto protokolle në parlamentet e tyre kombëtare. Pasi ta kenë bërë këtë, Shqipëria dhe Kroacia duhet të ratifikojnë versionin e modifikuar të marëveshjes, duke u bërë anëtarë me të drejta të plota sapo të kenë depozituar dokumentat e ratifikimit në Uashington. Sipas zyrtarëve të NATO-s, zakonisht procesi i ratifikimit zgjat rreth një vit, gjatë të cilit anëtarët e ardhshëm të NATO-s marrin pjesë në shumicën e takimeve të saj.
Auron Dodi DW
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Shqiperia ne NATO!

NATO-ja eshte thjeshte nje aleance USHTARAKE, jo ekonomike. Nato-ja synon paqe dhe siguri. Nga ana tjeter, ne do kemi edhe detyrime financiare si dhe me doemos duhet te dergojme trupa ne pikat me te nxehta te globit. Dmth, secili shtet anetare ka detyrime per te na ndihmuar ne rast katastrofe apo ne gjendje lufte. Gje e mire kjo per ne.

Hyrja nuk eshte ndonje arritje e madhe per tu krenuar, pasi nuk eshte se kemi hyre me forcat tona, por na kane futur. Pastaj, mos te kujtoni se tani qe hyme ne NATO do ta kemi te lehte te hyme ne BE. Edhe Turqia eshte ne NATO, por ne BE ka vite qe ja refuzojne pranimin.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Prodigious kur kam thene qe kemi humbur dy shanse e kam patur fjalen si vend e si komb nuk ka rendesi se kush ish ne pushtet.Sali Surliun besoj se e kam perkrahur e mbeshtetur nja 1000 fish me shume se ti dhe per kete mund te te tregojne veteranet qe kane shkruar tek nenforumi Politika.Besova shume tek pallavrat e tij,por tani ndihem i zhgenjyer perfundimisht.Fakt eshte se une kam 10 vjet qe kam lene vendin tim.Kur isha atje i mendoja dhe i shikoja problemet me ate sy qe i shikonin gjithe shqiptaret.Nuk kerkonte shume ai mjeran popull;vetem drita dhe H2O 24 ore.Edhe keto dy produkte minimale jetesore Saliu e gjithe shkerdhatat e tjere qe kane qene ne pushtet nuk ja bene te mundur popullit per gati dy dekada.Une dhe shume si une i shohin gjerat ndryshe.Nuk kam qene i bindur per korrupsionin e doktorit,por ja qe tani jam i bindur.Gerdeci ju vuri damken saliut e Mediut e shume te tjerve,per mos tu kthyer ne kohe mbrapa me kontrabanden e naftes duke furnizuar makinen vrastare te Milloshevicit ne '95-'96-n;me shitjen e armeve ne ato vite e pasuri te tjera te grabitura.Familjaret e tij jane bere zoterues tokash e trojesh ne bregdet dhe ne banka kane miliona ne valute.Ku i gjeten keto pare?Me cfare bisnesi jane marre?Shikojeni se cfare qendrimi mban me antishqiptarin e terbuar korofillakun e Himares Bole-ano.Duket ka interesa trojesh edhe ne Himare e Sarande.Ne Vlore i biri ka blere troje tek ish vila e dulles.Kete di nga burime te sakta.Kush eshte nga Vlora e njeh Loloto qorrin,nga ky Shkelzeni ka blere troje.Besoj paret i ka sjelle Saliu nga pasuria qe i ka lene i jati Rama.
Saliu ka humbur me shume shanse sa ishte 5 vjet ne pushtet.Me '97 e ktheu vendin ne poziten jo zero por minus nen zero.Ne do te kishim hyre me pare ne NATO(sepse ishit te paret e lindjes qe kerkuan hyrjen ne aleance) dhe ne BE se gjithe vendet e lindjes,por ishte qendrimi prej idjoti i S Berishes na coi 20 vjet mbrapa.
Edhe njehere Saliu nuk ka merita per hyrjen tone ne NATO.NATO mund te pranoje edhe Gjeorgjine dhe Ukrainen per arsye gjeostrategjike,me qellim bllokimin e Rusise,por kjo nuk eshte merite e Shakashvilit apo e presidentit te Ukraines.
 
Top