Shqiperia ne NATO!

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Po e kuptuam se ku do te dalesh se e pame ku doje te hyje. Dhe meqe doje te hyje ne Budallallik aty edhe deshe te dalesh apo jo?

Mos na hap shume barkun me "katet shtese" se po te mos ishin dergesat e emigranteve Shqiperia shkon i ben shoqeri Zimbabves. Dhe thuaj qe na paska pare zoti qe kemi lidhje te forta familjare se ne rastet e tjera shkeputja "emigrante-familje" zgajt 10 vjet.Keshtuqe do kishim 7-8 vjet qe do beheshim partnere me Çadin. Po neve do na zgjasi 20. 17 i kaluam. Po pas 2-3 vjetesh. Do e shohim ate "katin shtese". Se ate qerane e "katit shtese" do e paguaje greku dhe amerikani apo NE? Po parate e kredise kush do i paguaje?
Kesaj i thone "t`i besh hesapet pa hanxhinë". Po kur vjen hanxhiu hesapet dalin ndryshe.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne NATO!

Shteti kur kërkon të stimulopjë ekonominë kryen vepra publike të mëdha të cilat do thithin para e do hapin vende pune. Pra, nuk është e njëjta gjë si me katin e dytë të shtëpisë. Kriza ekonomike e Shqipërisë është thelluar nga korrupsioni dhe nga mos-funksionimi i shtetit. Pra, Berisha dështoi (dhe s'kish is ndodhte ndryshe), politika shqiptare është në prag të dështimit total, shoqëria shqiptare është larg së marri në dorë të fatit të saj dhe mentaliteti demokrat ndër shqiptarë është mall tepër i rrallë.

Zot ndihmoje Shqipërinë ...

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Originally Posted By: jimmy84

Po e kuptuam se ku do te dalesh se e pame ku doje te hyje. Dhe meqe doje te hyje ne Budallallik aty edhe deshe te dalesh apo jo?

Mos na hap shume barkun me "katet shtese" se po te mos ishin dergesat e emigranteve Shqiperia shkon i ben shoqeri Zimbabves. Dhe thuaj qe na paska pare zoti qe kemi lidhje te forta familjare se ne rastet e tjera shkeputja "emigrante-familje" zgajt 10 vjet.Keshtuqe do kishim 7-8 vjet qe do beheshim partnere me Çadin. Po neve do na zgjasi 20. 17 i kaluam. Po pas 2-3 vjetesh. Do e shohim ate "katin shtese". Se ate qerane e "katit shtese" do e paguaje greku dhe amerikani apo NE? Po parate e kredise kush do i paguaje?
Kesaj i thone "t`i besh hesapet pa hanxhinë". Po kur vjen hanxhiu hesapet dalin ndryshe.

O skelet po ato emigrantet qe permend ti kush ua dha lirine per te dale jashte pa me thuaj pak? Ti the qe pas 2-3 (pak me shume ne fakt) viteve nuk do kete me prurje nga emigrantet ne baze te llogarive te tua? Atehere pikerisht rreth kesaj kohe do perfundoje edhe ky projekt per te cilin folem. E shikon se eshte nje plan? Infrastruktura eshte kusht i domosdoshem qe te jemi paksa ne nivelin e shteteve te tjera europiane, qe te kete investime ne shqiperi etj. Pra perfundimi i asaj rruge sjell shume e shume avantazhe te cilat do mjaftojne per te paguar kredine dhe me teper por mesa po shoh nga ajo qe ke shkruar, ty nuk te intereson ai "kat shtese" se mesa duket jetoke ne "bodrum". Kush do e paguaje qerane the? Po normal ai qe do banoje ne te kush tjeter... Nese me kupton se cfare desha te them?

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Originally Posted By: Kondrapedali

Shteti kur kërkon të stimulopjë ekonominë kryen vepra publike të mëdha të cilat do thithin para e do hapin vende pune. Pra, nuk është e njëjta gjë si me katin e dytë të shtëpisë. Kriza ekonomike e Shqipërisë është thelluar nga korrupsioni dhe nga mos-funksionimi i shtetit. Pra, Berisha dështoi (dhe s'kish is ndodhte ndryshe), politika shqiptare është në prag të dështimit total, shoqëria shqiptare është larg së marri në dorë të fatit të saj dhe mentaliteti demokrat ndër shqiptarë është mall tepër i rrallë.

Zot ndihmoje Shqipërinë ...

Fundi i tranzicionit eshte shume i ashper por ama eshte fundi apo jo?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne NATO!

Me at popull që ka Shqipnia do e kaloj gjith jetën n'tranzicion. Un nuk e di se ku e shef funin e tranzicionit ti.

Megjithatë, është e vërtetë që infrastruktura është baza e zhvillimit ekonomik të një vendi. Por nuk është e mjaftueshme. Ajo është një vegël në dorë të një qeverie që ka vullnet për të zhvilluar vendin e deri më sot nuk ka patur ndonjë qeveri shqiptare vullneti i së cilës të jetë zhvillimi i vendit.

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Originally Posted By: Kondrapedali

Me at popull që ka Shqipnia do e kaloj gjith jetën n'tranzicion. Un nuk e di se ku e shef funin e tranzicionit ti.

Megjithatë, është e vërtetë që infrastruktura është baza e zhvillimit ekonomik të një vendi. Por nuk është e mjaftueshme. Ajo është një vegël në dorë të një qeverie që ka vullnet për të zhvilluar vendin e deri më sot nuk ka patur ndonjë qeveri shqiptare vullneti i së cilës të jetë zhvillimi i vendit.

Je treguar shume realist ne kete qe the. Sidomos kur fole per popullin. Persa i perket tranzicionit desha te theksoj se nuk thashe se ka mbaruar por po mbaron. Normale qe infrastruktura nuk eshte e mjaftueshme por te tregohemi me optimist per te ardhmen meqe po perfundojme bazen apo jo? Klanet mafioze jane eliminuar dhe ne mos eliminuar te pakten nuk jane me te pakontrollueshem. Edhe kjo eshte nje plus pasi infrastruktura ka te beje deri diku me komoditetin ndersa mafia ka te beje me sigurine. Nese ne shqiperi ka sadopak komoditet dhe siguri atehere ajo qe nevoitet eshte eliminimi i korrupsiont qe te kete nje konkurrence te ndershme dhe ja hodhem pastaj. Por duke e patur fajin populli sic thate dhe ju atehere korrupsioni eshte shume i veshtire madje madje dhe i pamundur qe te minimizohet e lere pastaj qe te eliminohet.

Ergler

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

PRODIGIOUS
Kur permenda ato dy momente historike e kisha fjalen per shoket dhe komandantet e Saliut.Bashke besoj e nuk e diskutoj kemi diference moshe.Kur une u bera antar i PD ti ose ke qene femije i vogel ose i sapo lindur(te me falesh per cka te thashe).Une vazhdoje te jem antari PD,por do te rri ''i ngrire'' sic ngriu Berisha avokat Ngjelen.Do te lutesha te shikoje shkrimet dhe debatet e mia me shume forumista ne kete forum ne mbrojtje te PD dhe liderit te saj gjer ne katastrofen e Gerdecit.Une nuk e mohoj kontributin per rrugen qe lidh Durrsin me Prishtinen, e cila eshte nje arterie kombetare.Kam besuar shume i dashur prodigius tek pastertia e Berishes,por tani jo me.Ai duhet te largohet ne menyre qe te kemi nje jete normale politike.Politika e tij ne lidhje me institucionet kushtetuese te vendit eshte si e ajo e bajraktarit te Mirdites.Gerdeci e implikon ate direkt ne korupsion.Ky skandal do te shpertheje se shpejti me daljen ne drite te fakteve te reja nga Kongresi Amerikan.Ndiqe me vemendje hetimin qe po i behet kompanise AEY te cifutit 22 vjecar,hetimin qe po ju behet zyrtarve te Pentagonit dhe diplomatve amerikan civil e ushtarak ne vendin tone.Keshtu qe do me japesh te dret se qeveria e doktorit eshte e perfshire ne kete skandal te perfitimit duke shitur fisheke te prodhimit kinez te skaduar.Nuk duhet t'i besojme qorrazi doktorit me.Kesaj radhe mendoj se do te jete fundi.

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Meqe qenke anetar i PD pra meqe ke ne dore dicka atehere po flas paksa per filozofine pasi nuk me melqen qe te hy e te debatoj per gjera te vogla te parendesishme dhe qe per me teper kot do flitej per to. Sa per sqarim une nuk mbroj Sali Berishen por mbroj sakrificen qe po behet per tu dale nga tranzicioni.
Sakrifica. Une studjoj per juridik dhe jam ne vitin e dyte. Mbaj mend vjet ne Filozofine e Drejtesise nder te tjera ishte ne teme ne te cilen pranohej sakrifikimi i nje pakice apo dickaje te vogel per te miren e shumices ose dicka e tille sepse nuk e kujtoj fjale per fjale por besoj se idea kuptohet? Une mendoj qe, qe nga 91 e ketej po perdoret kjo menyre apo filozofi per qeverisjen e shtetit Shqiptar. Perseri sipas mendimit tim kete filozofi perdor edhe Amerika. Nje shembull eshte edhe rrezimi i kullave binjake. Atehere qe do kete sakrifica do kete por per mendimin tim Ngjela etj nuk duhet te bejne veprime te tilla qe te detyrojne te tjeret ti ngrijne dhe as nuk duhet te rrine te ngrire. Pra nuk duhet te kundershtojne apo te tentojne te ndryshojne kete filozofi, por te permiresojne idete e saj duke ulur ne maksimum "sakrifikimet" te cilat ne cdo lloj sistemi dhe ne cdo lloj kohe do jene prezente. Por edhe une jam pro kesaj filozofie vetem perkohesisht pasi edhe pse arrin rrezultate te kenaqshme eshte shume "dembele" sepse perdor menyra shume te lehta. Psh fajdet etj.

Ergler

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Tungjatjeta i dashur student!
Te uroj ne radhe te pare te gezosh shendet te plote dhe suksese ne studimete tua juridike.Patjeter je shume i ri dhe pa pervoje.Torikisht ju i spiegoni mire problemet.Amerika eshte Amerike i dashur djale.Filozofia dhe politika atje jo me vendin tone nuk krahasohet,por as me Europen Perndimore.Ne mosr bir vijme nga nje rend teper dktatorial,i cli ka edukuar njerez si Berisha,Nanua,e gjer tek liliputi Meta.Me mendesite e tyre ne po akrifikohemi te gjithe jo nje pjese vogel.Ajo pjesa e vogel jane politikanet e cdo krahu, jane ata qe po perfitone nga sakrificat mbarepopulore,te ciat po behen vetem qe ata te mbushin xhepat e tyre.Edhe une e mora pak zet Ngjelen aso kohe,por tani vlersoj se ai ka patur te drejte dhe dotori jo.Une do te te sugjeroja nqse do qe te behesh nje djale i mire dhe jurist mire mos na degjo ne me te vjetrit,as babin tend ,sepse ne vijme nga shkolla diktatues dhe e kemi te veshtire te integrohemi ne shoqerine demokratike.Po qe se ju studioni ne Shqiperi,te jap te drejte pse shprhesh keshu,por nqse studion ne perendim never .Ndoshta babi jot eshte ndonje zyrtar i administrates se SALIUT,pandaj si perfitues ju perkrahni ate qe une kam perkrahur per 17 vjt,gjer ne tragjedine e Gerdecit.Ka ardhur momenti qe ai duhet te larghet,nqse ne duam te jetojme si gjithe europa.
Respekte

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Faleminderit per urimin. Une studioj ne shqiperi tek universiteti UFO. Babai im ka nje biznes privat dhe nuk merret dhe as nuk eshte marre ndonjehere me politike. Une theksoj se nuk perkrah apo i jap te drejte Sali Berishes dhe familja ime kurre nuk ka perfituar nga ndonje force politike. Kjo shpjegon edhe ate qe thate ju qe dukem pa pervoje ne politike.
Une mendoj qe duhet te tolerojme ne max kete krize edhe 2-3 vite dhe ta leme Sali Berishen ta mbylle ate qe ai e filloi, pra tranzicionin. Ne te kundert nese e pengojme atehere mendoj qe doktorri, apo shumica e politikaneve, do veproje sic veproi ne 97 duke ia dorzuar pushtetin te majtes dhe duke qetesuar popullin. Kete rradhe ne vend te Fatos Nanos do jete Edi Rama. Perseri mashtrime perseri zhvatje perseri asgje e mire per popullin dhe per kombin tone. Une mendoj qe te mos e bejme dy here te njejtin gabim por kesaj rradhe te mos e pengojme apo te mos i pengojme mbare politikanet qe te perfundojne kete tranzicion te mallkuar. Ta leme te majten te vije ne pushtet jo me qellimin apo premtimin per te perfunduar tranzicionin (ketu nenkuptoj te gjitha gjerat negative qe ka ne tranzicion si korrupsion etj) por me premtime te tjera. Ky eshte vetem nje mendim i imi dhe mbase e kam gabim. Pres nje kritike nga ju.

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Originally Posted By: Prodigious.

O skelet po ato emigrantet qe permend ti kush ua dha lirine per te dale jashte pa me thuaj pak? Ti the qe pas 2-3 (pak me shume ne fakt) viteve nuk do kete me prurje nga emigrantet ne baze te llogarive te tua? Atehere pikerisht rreth kesaj kohe do perfundoje edhe ky projekt per te cilin folem. E shikon se eshte nje plan? Infrastruktura eshte kusht i domosdoshem qe te jemi paksa ne nivelin e shteteve te tjera europiane, qe te kete investime ne shqiperi etj. Pra perfundimi i asaj rruge sjell shume e shume avantazhe te cilat do mjaftojne per te paguar kredine dhe me teper por mesa po shoh nga ajo qe ke shkruar, ty nuk te intereson ai "kat shtese" se mesa duket jetoke ne "bodrum". Kush do e paguaje qerane the? Po normal ai qe do banoje ne te kush tjeter... Nese me kupton se cfare desha te them?

Problemi yt eshte qe RRUGEN e quan PLAN. Rrugen, nuk ua shau njeri rrugen. Une jam i qarte qe kostoja e asaj rruge do veje SHUMEFISH me koston reale, dhe perseri jam NJEQIND here PRO asaj rruge, sepse ja kuptoj vleren. E di shume mire qe faktori "kohe" eshte jashtezakonisht i rendesishem ne ekonomi.
Por problemi eshte me ty se zgjdhjen e sheh te nje rruge.
Lum si ty qe jetoke ne "vile" dhe qe po i behet edhe "nje kat shtese", dhe ku po shfaroset korrupsioni, po na zbret qetesia, po na "mblidhet" mafia etj etj te mira si keto.
Kurse te ky "bodrumi" ku jetoj une korrupsioni vazhdon po ai (ka nderruar dore dhe eshte bere me "ekskluziv"), dhe gjithe te tjerat vazhdojne po ato. Vetem ne vend te pordhacerise se Nanos degjojme hajvanlliqet bombastike (dhe me ton "absolut") te Hajvanologut (Jo m`thoni ju mue ku ka korrupsion).
Per me teper kur i jep vleresime Berishes per "lirine e levizjes" se emigranteve. Te te bej nje kujtese: Kur emigrantet vershonin ne Itali dhe Greqi shoku Sali akoma fliste per "betejat e lavdishme te Komisar Ramizit" ne Qytet Studenti.
Per te mos folur per ate "tragjikomedine" e viteve `90-`91, se eshte skenar qe do ta kishte zili edhe vete Shekspiri per nivelin "artistik".
Jete te lumtur ne Shqiperine "tende" te ndritur, dhe me plane te sigurta afatgjate.
Qenka shume perpara Shqiperise "time" me te ardhme teper te pasigurte, me shume telashe dhe me plane "HIÇ". Dhe une ketej nga "Shqiperia ime" vazhdoj akoma te shikoj nga qielli qe te bjeri shi qe te kem drita. Po nuk dua te bjeri shume se me permbytet rruga dhe duhet te notoj ne balte. Kam frike te ndez TV-ne se do shoh Hajvanologun duke pellitur ose Shalegjatin duke sokellitur. Dhe qe duke patur parasysh shpejtesine e zhvillimeve ne Europe gjithmone e me shume bindem qe do ngelemi "gropa e zeze" e Europes.

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Une nuk e shoh zgjidhjen vetem tek nje rruge por ama kjo eshte kryesorja jo vetem per popullin por edhe per kombin shqiptar. Nder shume e shume avantazhe te tjera mendo sikur kjo rruge te sillte paqe dhe mirkuptim mes Serbise dhe mbare shqiptareve po ti jepnim Serbise nje dalje ne Adriatik.
Problemi yt eshte se je ekstrem pesimist dhe ekstrem nga nje ane. Dhe duke vepruar keshtu edhe ate zgjuarsi qe mund te kesh, pa vetdije e perdor ate kundra shqiperise dhe jo ne te miren e saj.

Une nuk e kisha fjalen se personalisht Sali Berisha ju hapi dyert shqiptarve per te emigruar. Une e kam fjalen qe kjo filozofi apo menyre qeverisje qe nga 91 e ketej e realizoi kete dhe qe ka nje plan per te perfunduar. Une nuk lavdoj as Ramiz Aline, as Sali Berishen, as Fatos Nanon e as nuk do lavdoj Edi Ramen. Pse drecin te gjithe po me keqkuptojne? Une lavdoj idete dhe realizimet e ketyre ideve. Epo ju mund te thoni se ka patur shume deshtime nga vitet 91 e gjer me sot. Po ta mendosh mire nuk jane te gjitha deshtime por e zeme se jane deshtime atehere po te them se deshtimi i vertete eshte te mos tentosh apo rrezikosh.

PS: kur thashe "bodrum" nuk e kisha fjalen qe je i varfer apo dicka e tille por nenkuptova Grecine.

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Me ke keqkuptuar ca po nejse. Paske kendveshtrim ndryshe, po une s`jam pesimist. Une nuk them "Nuk behet Shqiperia me shqiptare" si taksisti i Portokallise. Une shikoj realitetin, nqs ai eshte bloze nuk eshte per faj te pesimizmit tim.
Per pune te "permbushjes se premtimeve", nuk e di cfare moshe ke po ja ku po ta them qe jemi 10 vjet me vone se ate qe e nisen njehereshi me ne. Pra ky anetaresimi "i lavdishem" ne NATO duhej te ishte bere andej nga `98 (po Saliu bashke me Nanon paten ca ide te tjera origjinale, pune piramidash dhe grushte shteti). Kurse Anetaresimi ne BE duhej bere maksimumi andej nga 2000 dhe jo te prisnim akoma ne rradhe si para dyqanit te mishit njehere e nje kohe, dhe te rrime me gjak te ngrire se mos "mbarohen edhe kockat"(se mishi ka kohe qe eshte mbaruar).
Nejse, qofsha i gabuar dhe paç te drejte ti.

P.S. Me "bodrum" nuk nenkuptova "sa i varfer jam une" (dhe s`e mora ne ate kuptim). Dhe as Greqine, por realitetin ne Shqiperi sic e shoh une te pakten.

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Epo qe te tregohesh realist nuk duhet te gjykosh vetem Nanon dhe Berishen etj si keto, por duhet te gjykosh edhe popullin. Mire tha Kondrapedali "Me at popull që ka Shqipnia do e kaloj gjith jetën n'tranzicion." Psh qe te kuptosh se si jemi mjafton te shikosh se si sillemi ne vendet qe emigrojme. Nje rast eshte edhe ne Spanje po te krahasosh Marokenet me Shqiptaret. Vete policia thote se kemi me shume probleme me Shqiptaret sesa me Marokenet edhe pse keta te fundit jane shume me shume ne numer. Pasjtaj ne Zvicer ku thuhet se nje perqindje e madhe e te burgosurve jane Shqiptare, apo ne Amerike etj. Ose tjeter shembull eshte te shikosh website http://www.hi5.com ku ky website u detyrua ti bllokonte hyrjen gjithe albtelekom-it pasi perdoruesit e ketij te fundit filluan te vinin foto te te tjerve duke folur budallalleqe etj. Tani me trego se a eshte zgjidhje e drejte ajo qe kane gjetur te tjeret me ne, sic jane te na fusin ne burg apo te bejne denime kolektive si ne rastin e http://www.hi5.com? Ka dhe shume e shume raste te tjera qe mund te merren si shembuj. Me trego se si mund te gjeje zgjidhjen qeveria shqiptare kushdo qofte ajo e majte e djathte mbreteri etj. Apo ti mendon se duhet te rikthehemi ne komunizem? Epo ka rezultuar me efektive metoda qe po perdoret ne tranzicion qe te le te lire te veprosh edhe pse po vepron ne menyre te padrejte dhe ne fund te merr frytet e punes pasi leku duhet qarkulluar (shembull jane fajdet), sesa metoda diktatoriale qe te kontrollonte dhe nuk te linte te vepronte fare. Padrejtesite jane pak a shume te barabarta ne te dy rastet kurse rezultatet jane me te kenaqhme ne rastin e pare. Mendimi im.

jimmy84

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Populli mer shoku populli e ka fajin. Se gjermani ka lind me okllai ne fyt qe eshte i rregullt. Nuk mendon njehere qe mbase eshte i rregullt se po te peshtyje ne toke i vjen gjoba tek shtepia ne darke?
Prandaj vazhdoni verjani fajin "popullit" dhe e gjetet fajtorin.
Sikur populli t`i bente gjerat vete, pa patur nevoje per nderhyrje, nuk kishte nevoje te lindte shteti mer shoku. Nqs ne te gjithe do ishim korrekte pse do na duhej qeveria?

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Une nuk po thoja qe nuk duhet shteti por po flisja se cila metode eshte me efektive per popullin shqiptar. Nejse.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne NATO!

Un ate llafin për popllin e thash se vazhdon e voton edhe pse ka Nano, Berisha e Rama në krye. Për të tjerat nuk ka faj poplli se gje shesh e bo përshesh thuhet. Poplli popull o gjithanej e ato rastet që kape ti Prodigious me shqiptarët në vendet e tjera nuk mendoj se reflektojnë realitetin. Nuk është se shqiptarët janë më kriminelë se të tjerët por janë "mësuar" me mungesën e shteti por këtej nga ne shteti vonon por nuk harron. Pra herët ose vonë, pasi të kenë provuar ca burg e ca gjoba edhe ata që e shpërfillin ligjin do fillojnë ta respektojnë.

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Po sipas teje ke duhet te votojme? Ti mendon se te tjere politikane pervec Nano, Berisha, Rama etj (e kam fjalen per gjithe keta qe kane eksperience ne qeverisje) mund ti beje balle kesaj situate aktuale ne te cilen ndodhemi qe eshte shume delikate, por qe do mbaroje se shpejti. Cfare propozon ti? Mbreteri? LOL

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqiperia ne NATO!

Po sikur me votu vetëm atë që përmbush premtimet? Vetëm atë që të pëlqen si politikan?
Do thuash ti, «po sikur mos të më pëlqejë asnjë politikan?». Nuk je i detyruar të votosh. Imagjino sikur të votojnë vetëm 30% e shqiptarëve (të lajthiturit partiakë) ç'mund të ndodhë. Quhet dështim i klasës politike dhe nuk kanë rrugë tjetër vetëm të largohen këta që janë e të tjerët të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të popullit (pasi në këtë rast përputhen të dyja).

prodigious

Primus registratum
Re: Shqiperia ne NATO!

Po kush jane keta "te tjeret"? Studente te sapo dale nga universiteti pa pervoje e pa asnje baze? Ketyre mendon tua lesh ne dore Shqiperine sidomos ne kete kohe te veshtire qe ndodhet per momentin? Me fal qe po ta them por je shume i ceket ne mendimet dhe logjiken qe ke. Besoj se e di se vendi yne nuk ka vetem probleme te brendshme por edhe te jashtme pra me shtete e tjera nga te cilat hyne para te padeklarueshme dhe qe nje pjese e mire e tyre fitohen ne menyre te padrejte. Prandaj dhe ne Shqiperi degjon cudira si: ne ndertim okazion 10000 Euro/m2 apo tarifat marramendese te sherbimeve telefonike, cmime marramendese te lendeve djegese, cmiment e larta te ushqimeve shoqeruar me bllokimin e prodhimit vendase etj. Keto per mendimin tim jane njelloj me firmat piramidale. Them njelloj se jane pak a shume si denime kolektive, nuk jane aspak efikase pasi nuk e "vrasin" vetem ate qe ka fituar para me shumice dhe ne menyre te padrejte, por mbare popullin pra te gjitha shtresat. Dhe ty te quaj te ceket vetem sepse mendon qe fajin per keto le ti quajme denime kolektive, e ka vetem qeveria, dhe ti mendon se po te vihen ata "te tjeret" do e rregullonin kete problem tak fak sa hap e mbyll syte.
Une mendoj qe te tolerojme dhe te durojme dhe pak dhe ne kete menyre te arrijme te plotesojme ca kushte qe te jemi paksa ne nivel me shtetet dhe duke qene keshtu do minimizohen keto denime koletive per te cilat fola me lart, duke investuar dhe hapur biznese ne shqiperi ato shtete nga te cilat hyn leku. Ose te behen reforma ne menyre qe te gjithe te deklarojne pasurite e tyre, te tolerohet ne kete pike dhe te legjitimohen te gjitha keto pasuri te cilat jane vene qe nga ky moment e para me kushtu qe ne te ardhmen te konfiskohen duke u treguar aspak tolerance ne kete drejtim.
Ndoshta une e kam gabim per keto ide qe dhashe sepse tek e fundit jam vetem nje student ne vit te 2 e pa pervoje ne politike por ama une mendoj qe per keto gjera duhet te bisedojme e te japim ide ne "te tjeret" dhe jo te rrime e te flasim kot se ky apo ai e ka fajin pasi eshte vetem humbje kohe dhe ka efekt thuajse zero. Rrespekte.

Top