Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Misha Maisky

Primus registratum
Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Para disa ditesh lexova ne nje gazete shqipetare se Shqiperia do te mbyllte Ambasaden e saj ne Izrael per arsye se biznesi me kete shtet eshte teper i vogel dhe kostoja e mbajtjes se saje teper e larte.

Edhe pse mendoj se ky vendim eshte thjeshte "ekonomi shtepijake" dhe ndoshta nuk ka te bej me politiken e jashtme shqipetare, mua me duket se ky akt eshte nje gabim shume i madhe i shtetit tone si dhe nje shuplake per Izraelin, i cili tani ka me teper nevoje se kurre per nje mbeshtetje morale dhe politike nga ana e te gjithe shteteve demokratike.
Megjithate duke lene menjeane ideologjine dhe parimet personale kam pershtypjen se kjo ngjarje demton ne rradhe te pare vete Shqiperine dhe sidomos Kosoven. Nese Qeverija e Sh. nuk lene rastin duke perseritur pafundmerisht "besen" e dhene SHBA-se, me kete akt tregon papjekurine e saje. Dihet qe nje nga lobet me te fuqishme te Amerikes eshte ai çifut dhe vetem nje aleance e mirfillte me kete lob do te ndihmonte çeshtjen shqipetare.
Sinqerisht mua ky ekuacjon me duket shume i thjeshte dhe nuk arrije te kuptoj kete veprim te Qeverise sone, e cila duke pasur me dhjetra ambasada ne vendet islamike, qe per me teper vetem probleme na sjellin, mbyll ate ne Tel Aviv, keto jane misteret e Shqiperise.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Misha faleminderit qe na lajmerove per kete lajm.

Uroj qe te mos jete i vertete.
Pak a shume, menyren se si interpreton lajmin ti e kuptoj dhe besoj ti me ate qe shkruan thua qe dikush do dale te ta zbertheje me hollesisht ate(lajmin).

Ky veprim qe mund(dashte Zoti e mos ndodhte) te ndodhe mund te jete i paparashikueshem(shume i demshem) per vendin tone.

Nuk behet fjale per ndihme ekonomike apo politike se ne te pakten edhe "buke thate"kemi ngrene.

Ky veprim do te realizonte profecine qe parashikoj per te ardhmen dhe qe ti e ke parashikuar gjithashtu.

Ne Shqiperi nuk duhet te drejtoje qeverine asnje lloj Myslimani, qofte ky me Ateisti ne bote.

Mjaft me Tradhtaret shqiptare
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Nese e kemi lexuar në të njëjtin vend thuhej mardhënie dhe jo biznes.
Po e le neutrale dëshirën e Metës për mbylljen e asaj ambasade, ajo që dua të them është vazhdimi i postimit tënd dhe një shteg pakrye që dalloj aty.
Israeli merr nja 3 miliardë dollarë ndihma nga Amerika Shqipëria le të themi 30 milion. Ne nuk kemi fuqi ti japim ndihmë Israelit dhe Palestinës, por nuk kemi pse ta quajmë se po ju japim shuplakë nëse themi më së fundi për ca gjëra nuk është puna jonë.
Ai shtegu pakrye që ka pas bërë vend në politikën e lartë shqiptare dhe në diasporën aktive politike është thënia se ne mund të çajmë në Uashington nëpëmjet Tel Avivit, apo diasporës të fuqishme israelite. Është e vërtetë se lobi çifut mbështeti një ndërhyrje në Kosovë, por kjo u bë sa për të tërhequr vëmendjen e botës në një rajon tjetër aq edhe për lidhjet e industrisë së luftës.
Në fund të fundit duhet ta kuptojmë se kur çifutët çonin shqiptarët në Uashington, ata gjenin një rrugë më shumë për të kërkuar edhe ndonjë gjë për vete si shpërblim për kontributin e tyre ndërmjetës, pjesë që patjetër hiqet nga pjesa që Amerika ka për shqiptarët. Ndërkohë situata në botë e do që në Kosovë të vihet një lloj paqeje e qëndryeshme, që do të jetë në të njëjtën kohë dhe modeli i asaj që do të ndodhë midis Israelitëve dhe Palestinezëve. Pa vënë barazimet e situatave Israeli është në rolin e Sërbisë, Kosova në atë të Palestinës, e do mjaftonte kaq për të marrë me mend se ai nuk mund të mbështesë as parimisht e as me drejtësi çështjen shqiptare pasi ajo i kthehet si bumerang në punët e veta.
Shteti shqiptar dhe diaspora shqiptare e amerikës nuk kanë pse të kërkojë mbështetjen e çifutëve, apo lobit të tyre, kur mënyra e vetme e thjeshtë dhe e sigurt është fuqizmi i lobit shqiptar, dhe çarja nëpërmjet tij në politikën amerikane.
Në dhjetë vjet shqiptarëve të amerikës i janë shtuar 100.000 shqiptare puro, që janë akoma në hapat e para si të statusit, nga grinkarta tek shtetësia, si nga ana ekonomike, ashtu dhe nga ana e lidhjeve mesvetes dhe me diasporat e tjera.
Askush më mirë se këta nuk mund të mbrojë Shqipërinë. Mund të jetë një temë më vete se si duhet dhe mundet Shqipëria të mbështesë një lob të fuqishëm shqiptaro-amerikan.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Disa faqe nga Shqipëria, dy nga Kosova, BBC dhe Z. e Amerikës i lexoj çdo ditë, dhe nuk e kam gjetë një lajm të tillë.
Nëse është e vërtetë besoj se do jetë ndonjë djallëzi e madhe e grekëve, rusëve e serbëve që i kanë sugjeruar Nanos për ta bërë një gjë të tillë.
Shumë i dëmshëm do jetë për gjithë Kombin tonë.
Dëshiroj të jetë gënjeshtër!
Mendim djallëzor është edhe opinioni juaj që mos të qeverisin myslimanët Shqipërinë. Jo i uruar. Janë shumica e Kombit tonë dhe janë Shqiptarë të mirë! Ku është toleranca, bashkëjetesa, barazia, mirësia e zemërgjërësia në këtë qëndrim?!
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Nuk dua te hyj ne diskutime mbi fene, sepse tradhetaret i gjejme gjithandej, por arsyetimi im ishte thjesht pragmatik.
Diabolis, nuk me intereson fakti pse lobi çifut mbeshteti nderhyrjen ne Kosove, me intereson qe e beri dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme. Pastaj ne shoqerine kapitaliste, te cilen e kemi enderruar dhe me ne fund po jetojme (natyrisht me veshtiresite e veta), askush nuk te jep gje pa te kerkuar nje gje tjeter, por kjo mua me duket shume e natyrshme, i rendesishem eshte realizimi i Qellimit.
Sa per lobin shqipetare me ate qe njoh, me duket se eshte shume i perçare dhe fryma e re e ardhur vitet e fundit ka bere qe kjo perçarje te jete akoma me e theksuar, mendoj se ai ka nevoje per kohe per tu njohur, per tu pranuar, per tu bashkuar dhe per tu integruar me mire, por kam frike se nuk kemi aq kohe deri atehere........
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Nese do shkojme mbas pragmatizmit ne amerike po fillon fushata per zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Republikanet padyshim qe kane Bushin, demokratet deri me tani mbas terheqjes se Al Gorit kane senatorin cifutin Lieberman.
Mendoj se fiton Bushi e se shqiptaro-amerikanet duhet te votojne per te, por per cdo rast, nderkohe ne mund te merrnim maksimumin nga nje kandidat per president qe eshte aktualisht president. Nese jemi pragmatiste dhe duam te fitojme xhexh, ky eshte momenti, qe njekohesisht na ndan nga sqetulla e lobeve te tjera cilatdo qofshin.
Shqiperia per tu bere shtet mbeshteti biznesin, mediat, etj, nen kete prizem duhet pare dhe mbeshtetja e shqiptaro-amerikaneve, e nese asnjeri nuk kujtohet jo qe s'do kemi kohe por mund te mos kemi kurre nje lob qe ti degjohet vertet zeri.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Diabolis, nuk po te kuptoj fare kesaj rradhe. nuk e marr vesh se perse don te merresh me ceshtjet dytesore pa kaluar nje here permes kesaj qe duket pa kallauz.

Te mbyllesh ambasaden ne Tel Aviv eshte nje budallallek dhe pike.

NUk ke pse te permendesh arsyet pse hebrenjte dhane viston per Kosoven. Pragmatizmin e ketij presidentit patetik qe udheheq SHBA, Al gore dhe Joe Lieberman. Po shperhapemi kot ne biseda te tilla.
Le te mbetemi me mire ne zyrat e Ministrise se Jashtme ne Tirane. Le te mendohemi (gjere e gjate, po pa i rene ne te kurre): PSE TE LARGOHESH NGA TEL AVIVI?

C'marrezi!
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Dua te permend disa me lart qe permendin fete. Skeni te drejte!!!
Kush e drejton popllin shqiptar ose eshte i mire apo i keq sepse eshte mys. kat. apo ort. ti lini keto pallavra.
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Nuk them gje per lajmin mbase nuk eshte i vertete po ama ketij " pe.ili.sh" dua ti them qe asnjehere e keqja shqiperise nuk i ka ardhe nga besimtaret e vertete po i ka ardhe nga Bollsheviket si yt ate me shoke edhe ke dal ti nje pizeveng qe te fyesh te tjeret per besimin e tyre ne zot.
personalisht mendoj se asnje nga lideret tane nuk beson ne Zot realisht se Shqiperia do merte kahje pozitive po fati yne i keq qe te gjithe jane si puna jote edhe sorrollopit tat "pe.ili.sh" .
Izraeli asnjehere nuk na ka ndihmuar neve por ne kemi qene ata qe i kemi strehuar e mbajtur cifutet gjate Luftes se dyte Botrore.
Per Kosoven Izraeli i shiti ne fillim te viteve 80 Jugosllavise "pilula speciale" qe sterilizonin femijet edhe helmet qe u perdoren ne shkollat shqiptare ishin me prejardhje Izraelite sa per dijene tuaj.
Eshte po ky Izrael qe vret e pirsh shtepite e civileve me motivacionin " kerkim per teroriste" ... nejse...
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

O Rebel meqe qenke kaq atdhetare te pakten duhet te pranosh faktin qe ishte lobi çifut ai qe mbeshteti nderhyrjen ne Kosove.
Sa per ate qe Izraeli vret e prish shtepite "e civileve" edhe pse nuk eshte vendi ketu per te diskututar per kete gje, do te thoja se si tja bejme me ato qe veshin breza dinamiti dhe shperthejne ne mes te Tel Avivit duke marre jete femijesh te pambrojtur apo ato jane burra te mire?
Mendoj se ne shqipetaret kemi shume te mesojme nga izraeljanet.
P.S. mos haro se eshte e vetmja demokraci ne mesjeten e Lindjes se Mesme.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Gabim absolut, nqs eshte i vertete. Politikisht i demshem dhe strategjikisht i pamencur. Nga Izraeli jo vetem qe nuk kemi pasur asnje te keqe, por kemi 1000 gjera per te mesuar. Jane padyshim ajka e individeve ne cdo fushe te jetes ne kete rruzull dhe perfaqesojne nje simbol te cilit ne duhet te kerkojme ti shembellejme.

Problemi nuk shtjellohet aspak ne boshtin fetar por ne ate te nje mendimi ekonomik, pro-interes qe verdalliset rreth termave "kosto-fitim". S'ke pse te mallkojme besimin e asnjerit ketu, por eshte vetem e drejtete thuash se ne duhet ti sherbejme interesit tone i cili nuk ka asgje te beje me arabo-aziatiket myslimane. Kjo s'do te thote qe katoliket te dalin e te kakarisin per aspaktet superiore te orientimit katolik. Ne nuk duhet te na kercasi as per njerin e as per tjetrin por vetem dhe vetem per interesin tone qe kesaj here qelloi te jete ne boten perendimore te dominuar nga krishterimi.

Si perfundim idealizmi i njeres apo i tjetres ane per ne eshte vet-vrases dhe anti-civilizues. Le te falenderojme zotin dhe historine qe nuk na ka bere pasionante per kete apo ate besim, se te gjithe ne fund te fundit perfaqesojne rgres dhe degjenerimin e shpirtit te lire.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Pe.ili.sh

Ty dhe "nacionaliste" shqiptare me ne krye Baleten qe e konsiderojne myslimanizimin e shqiptareve si te vlere per prezervimin e identitetit, une do ti fusja ne te njejtin thes.

Ju vetem vertetoni cdo dite e me fort faktin se diktatura e Hoxhes ishte e keqja me e vogel dhe drejtesia me larte qe i ndodhi ketij kombi, dhe se gjithashtu ishte jo thjesht nevoje por domosdoshmeri. Kur pas 50 vjet mohim te ketyre mendimeve anti-civilizuse ju perseri vazhdoni te mendoni si ne mesjete dhe te mos njihni tolerancen, dmth vazhdoni te mendoni si fise katolike, apo myslimane e jo si komb shqiptar, imagjino se ku do ishin konfliktet nder-shqiptare ne emer te fese apo krahines 50 vjet me pare kur ne ishim 100 here me injorant, te pashkolle te papare, e te pacivilizuar,dhe se si do ndikonin ato ne shkaterimin e perpjekjeve per ndertimin e kombit dhe shtetit shqiptar.
 

Guest
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Misha Maisky degjo lal:
Sot nuk ka me politike si dikur ku politka kishte komplet vlerat e saj!Sot ka tregti lal.
Vere veten ne vendin e Kryeministrit.
Si mendon ti po te ishe kryeminister edhe izraeli nuk e blinte mallin e transportuar nga ty ti sdo ti mbaje qendrim?Pastaj mos harro se Izraeli ka kundershtuar disa here paktet qe eshte perpjekur USA te formoje gje e cila ja ul shume reputacionin ne Lindjen e Mesme Amerikes.Shqiperia mban anen e Amerikes lal e mire apo e keqe qofte ajo!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

O Martin Sulltani ku je re?
Si ben lopa??
Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
Edhe ti me duket se nga kooperativat paske ardhur.
Mesimet e partise i ke mesuar aq mire dhe optimizmi jot i pashoq te ngaterrohet shpesh me te bertiturat e lopes.
Nuk eshte faji im qe je i tille.
Pershendetje dhe te na e rroje ppsh :tipsy:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Lexo reshtin e parë që kam shkruar këtu dhe do ta shikosh se i kam dhënë notën këtij veprimi.
Po e ripërsëris, është neutrale dhe po shpjegoj ca më gjatë psenë pa u larguar nga Tirana (virtualisht e me sa mund).
Shqipëria ka shumë pak ambasada e konsullta në botë. Mbase mund të jenë dy tre në Afrikë, një në Amerikën Latine, nja tre katër në Azi, dhe më e keqja fare Shqipëria nuk ka ambasada në çdo vend aktualisht antar të Bashkimit Europian, drejt të cilit ne përpiqemi të shkojmë, po të shikosh nga NATO apo zgjerimi i BE shto se ne nuk kemi ambasada në republikat balltike. Nuk kam bërë keq që kam rikujtuar se ku do shkojmë e se ku na duhen ambasadat. Në të njëjtin njoftim që kam lexuar për Israelin kam lexuar të njëjtën gjë dhe për Slloveninë, mbyllet dhe atje, dhe kësaj mbylljeje i jap notën më negative që mund. Vend ballkanik, Europian, i pasur, aleat i pabujë në ca çështjet tona, nëse nuk kemi mardhënie sa duhet duhet ti fuqizojmë, të mësojmë se si dy milion sllovenë u bënë katërmilion duar (falenderoj për këtë një letërshkrues të Shekullit) e si ne tremilion e gjysëm shqiptarë të Shqipërisë u zhbëmë.
Ne na duhet përfaqsim diplomatik në botë, për këtë nuk mund të pranoj që të mbyllim asnjërën nga ambasadat tona të hapura askund, unë kërkoj të hapen të tjera, e mendoj se kemi aq para sa ti mbajmë. Sa për të kaluarën e mirë shqiptaro - israelite, i kemi ndihmuar na kanë ndihmuar, mbyllja e ambasadës nuk nënkupton prishjen klasike kur kjo bëhet prej një vendi varfanjak, e kur në plot rrugë të tjera Shqipëria mund të sigurojë Israelitët ...se ne ruajmë tër tër tër... ashtu si mund të sigurojë dhe Palestinezët. Nëse mbyllja (që nuk e dimë sa e thellë do jetë) do të shoqërohet me hapjen në një simotre në një nga vendet e BE, vazhdoj ta mbaj në neutral këtë veprim, e nëse shoqërohet me asgjë do ti jap notë negative.
Ne duhet të dimë të sotmen politike; është vallë Israeli i sotëm në mbështetje të pavarsisë të Kosovës apo jo? Nëse nuk është përse më duhet ambasada atje? Ti fuqizojmë mardhëniet mirë, po si, rruga jonë është Europiane.
Ndjehem keq që një pjesë nuk i shmangen dot një interesi më të vogël si ai fetar para interesave kombëtare, dhe kam bindjen e plotë se të gjithë ju që shani Metën këtu di ishit mbrojtësit e tij më të zjarrtë nëse ai do dilte me tezën për daljen nga Konferenca e Vendeve Islamike.
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

O Gjeneral, mire e ke ti o lal,por problemi eshte se ne si nje vend i paperfillshem qe jemi pa nje ekonomi tregu te konsoliduar, me nje demokraci te brishte, pa peshe politike ne arenen nderkombetare, e vetmja force qe kemi ne dispozicjon eshte vota qe kemi si shtet, prandaj strategjija jone politike, ne nje kontest tashme global, nuk mund te jete vetem me interes te ngushte ekonomik (nuk eshte ekonomi shtepijake), por duhet te jete me teper agresive duke pasur parasysh objektivat qe kemi si shtet Kosova etj etj.
PO keto Ambasada çfar na duhen:ARMENIA,BANGLADESHI, BURKINA FASO,
GUINEA, JEMENI, KATARI, KONGO, KUBA, LIBANI etj etj, apo jena tu bo biznes te madh me keto vende?????
Edhe nje gje tjeter aleati i vetem dhe i vertete i IZRAELIT eshte USA.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb]Ndjehem keq që një pjesë nuk i shmangen dot një interesi më të vogël si ai fetar para interesave kombëtare, dhe kam bindjen e plotë se të gjithë ju që shani Metën këtu di ishit mbrojtësit e tij më të zjarrtë nëse ai do dilte me tezën për daljen nga Konferenca e Vendeve Islamike. [/qb]
E drejte, por do ta mbroja gjithashtu edhe po te hapte nje konsullate ne Bagdad. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

kastriot

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Patjeter qe me kete veprim Moisiu dhe Nano tregojne se jane Ekstremista islamike. :tipsy: :tipsy: <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> :tipsy:

Kastriot
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Ne fakt nuk ka eksremista te asnje lloji ne qeverine shqiptare. Une vet nuk e gjykoj fare nga ana fetare kete por nga ana e interesit te perbashket te Shqiptareve.
Ka disa dekada qe politikat boterore rrotullohen rreth lindjes se mesme. Edhe per disa dekada te ardheshme do te jete akoma keshtu. Eshte nje bote interesash te ngushta te cilen duhet te dish ta luash dhe manipulosh me se miri per te perfituar.

Po qe se shteti yne ka mbetur deri ne kete derexhe sa te mos perballoje dot shpenzimet e nje Ambasade, (besoj jane me te pakta se shpenzimet e dy apo tre ministrave), atehere le ti ngreje duart lart dhe te dorezohet.
Nese mbyllja e ambasades behet per kursime ekonomike le te jemi ne te paret qe te ngrejme edhe nje kombinat te nxjerrjes se dhjamit nga pleshti. Eshte absurde. Sepse ka me shume se 12 vjet qe vidhet me lopata pergjate gjithe bulevardit "Deshmoret e Kombit", por vrimat do i mbyllim duke u larguar nga Tel Avivi. Lere fare! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Ka vende ku kursehet, ka vende ku nuk kursehet. Justifikimi se jemi teper te vafer per te mbajtur nje ambasade ne Tel Aviv eshte i pavend. Do ishte turp edhe ta permendnim para hebrenjve. Ata do te paguanin per Ambasaden vetem per te patur nje Ambasade me teper ne Tel Aviv.
Pse?
Kush nuk e di pse?!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Shqiperia mbyll Ambasaden e saj ne Tel Aviv

Politikanet shqiptare nuk ja kane idene se cfare detyrash kombetare kryejne.

Ata jane vetem gure shahu qe dikush tjeter i luan per te miren e tij dhe aspak per te miren tone.

Mjere Shqiperia
 
Top