Shqiperia mbeshtetjen pavaresine e Kosoves, ...

Shqiperia mbeshtetjen pavaresine e Kosoves, ...

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Ministri Basha rikonfirmon mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj pavarësisë së Kosovës


Data e Publikimit: 18/05/2007

Autori i Lajmit:
L.M

Shqipëria mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e integritetit të Pakos së Ahtisarit dhe procesit të statusit, si rrugë e vetme për garantimin e stabilitetit në rajon. Këtë qëndrim e paraqiti sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm , Lulzim Basha, pas takimeve me liderë të institucioneve, të partive politike dhe me komandantin e KFOR-it.
Shqipëria mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e integritetit të Pakos së Ahtisarit dhe procesit të statusit, si rrugë e vetme për garantimin e stabilitetit në rajon.

Këtë qëndrim e paraqiti në Prishtinë ministri i Basha, e paraqiti në Prishtinë, pas takimeve të paradites së sotme me presidentin Sejdiu, kryeparlamentarin Berisha, kryetarin e PDK-së Thaçi dhe n/kryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi, kryetarin e LDD-së Nexhat Daci, ndërsa pasdite ministri Basha është takuar edhe me kryeministrin Agim Çeku, me kryetarin e partisë ORA, Veton Surroi dhe me komandantin e KFOR-it, Roland Kather.

Gjatë këtyre takimeve ministri Basha përsëriti mbështetjen e Shqipërisë për ta përmbyllur procesin e statusit me pavarësinë e Kosovës.

“Diskutuam për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë ne mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës si zgjidhja e vetëm që garanton paqe dhe stabilitet në rajon dhe i hap rrugë integrimit evropian . Diskutuam edhe për hapat që po hedhen për fqinjësinë e mirë ne mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimit në çdo fushë, ekonomike ,politike, diplomatike etj.“, ka thënë Basha.

Ai u shpreh i bindur se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit, do të rezultojnë me sukses dhe Kosova do të bëhet shumë shpejtë e pavarur. Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shprehur një falënderim të veçantë për rolin diplomatik të Shqipërisë gjatë procesit të statusit. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë të dyja vendet në të gjitha fushat.

“Ky bashkëpunim kaq i thellë do të vazhdojë natyrshëm sepse nuk mund të ketë barriera mes nesh dhe do të ecim në rrugën e mirë të qasjes tonë për integrimet euroatlantike. Shqipëria ka bërë veprime të jashtëzakonshme e këto do të jenë për neve një model i rëndësishëm që edhe ne të shpejtojmë hapin tonë dhe do të ecim bashkë”, ka thënë presidenti Sejdiu.

Kryeparlamentari Berisha e ka falënderuar Shqipërinë, veçanërisht për sponsorizimin nga ana e saj të rezolutës për pavarësinë e Kosovës që u mbështet nga shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike gjatë takimit në Islamabad.

“Shqipëria është një dorën e djathtë dhe do ta quaja një avokat i Kosovës. Jam i bindur se pjesën me të madhe të takimeve që i zhvillojnë ja kushtojnë Kosovës. Mora premtimin e tij se do të vazhdojnë të na ndihmojnë me këtë tempo”, ka thënë kryeparlamentari Berisha.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi u shpreh i bindur se liderët nga Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të jenë së bashku në ceremoninë festive për pavarësinë e Kosovës.

“Është mjaft shpresëdhënës qëndrimi unik i shtetit shqiptar për statusin politik të Kosovës, që është një qëndrim në përputhshmëri të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë lideri i opozitës, Hashim Thaçi.

Në ditën e dytë të vizitës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, është takuar edhe me nënkryetarin e AAK-s, Ahmeti Isufin, kryetarin e LDD-së, Nexhat Dacin, si dhe ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në orët e pasdites ndërkaq, shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha është takuar edhe me kryeministrin e vendit Agim Çeku, me të cilin ka biseduar kryesisht për periudhën e pas statusit.
“Kemi një të ardhme të përbashkët të cilën duhet t’a ndërtojmë së bashku me Shqipërinë”, tha kreu i ekzekutivit Agim Çeku pas këtij takimi.

“Dëshirojmë të përfitojmë nga përvojat e shumta të Shqipërisë në përafrimin e tyre me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe ka një vullnet të mirë e të madh që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të jetë vërtetë një shembull i mirë për rajonin. Ne si popull shqiptar në Ballkan, të jemi popull që reflekton stabilitet, siguri dhe që ofron siguri e stabilitet edhe për të tjerët”, ka thënë kryeministri Çeku.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha foli ndërkaq për rëndësinë që ka Ekipi i Unitetit si një zë i unifikuar i Kosovës përballë komunitetit ndërkombëtare, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për punën e tyre.

“Ne këto i shohim dhe i mbështesim plotësisht. Mbështesim fuqimisht agjendën integruese euro-atlantike që shteti i ri i Kosovës po përgatit dhe që do të shpalosë menjëherë pas momentit historik të shpalljes së pavarësisë dhe po ashtu siç kemi qenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe, do të vazhdojmë të jemi mbështetës për çdo nevojë e çdo proces”, ka thënë ministri Basha.

Ministri Basha është pritur sot edhe nga lideri i Partisë ORA, Veton Surroi njëherësh anëtar i Ekipit të Unitetit.

“E informova për rrjedhën e punëve në Kosovë, për atë se gjithë lajmet që dalin aty këtu, dhe interpretimet që u bëhen, Ekipi i Unitetit vazhdon me unitetin e vet dhe është i determinuar që të arrijë bashkë në fazën e fundit të pavarësisë dhe për përgatitjet që po i bëjmë për këtë fazë”, ka thënë Veton Surroi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Basha është takuar edhe me komandantin e KFOR-it Roland Kather, si dhe me liderë të partive të vogla parlamentare.

Vizitën në Kosovë, ministri Basha e përfundon nesër.
</div></div>
 

Al-Punk

Still here
Re: Shqiperia mbeshtetjen pavaresine e Kosoves, ...

Hera e pare qe Shqiperia mbeshtet Pavaresine e Kosoves kur duhet te ishim te paret qe te shfaqnim shqetesimin tone per tejzgjatjen e ketij procesi.
Gjithashtu shprehja:
'Diskutuam për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë ne mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës si zgjidhja e vetëm që garanton paqe dhe stabilitet në rajon dhe i hap rrugë integrimit evropian .' me duket shume politike dhe e turpshme! Besoj se nje deklarate te tille do benim dhe per Tajvanin me te cilin nuk kemi asnje lidhje!
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Shqiperia mbeshtetjen pavaresine e Kosoves, ...

Nuk ka pavarsi per Kosoven

Ne baze te llogarive te mia rezulton se Kosova ka me shume gjasa qe te mos e marri pavarsine sepse gjysma e mbetur qe punon kundra saj ka pushtet dhe eshte shume aktive. Gjysma e mbetur eshte Sali Berisha dhe Fatos Nano. Pa u larguar ata nga pushteti dhe politika eshte veshtire qe shqiptaret te shohin nje dite me Diell. Ibrahim Rugova (gjysma e pare) plus Sali Berisha dhe Fatos Nanon perbejne te teren e asaj veprimtarie te hapur kundra pavarsise se Dardanise, pra veprimtari antishqitare dhe antiperendimore.

Askush nuk mund te imagjinoje se Kosova do te kishte gjasa pavaresimi me Ibrahim Rrugoven ne krye. "Rezistenca" e tij paqesore do te conte uje ne mullirin serb sic ka bere qysh ne diten e pare. Ne fakt kjo rezistence e Ibrahim Rugoves ishte rezistence antishqiptare dhe antiperendimore kur ai deklaroi se UCK-ja eshte organizate terroriste dhe perendimi duhet te mirrte masa duke derguar FBI-ne per te bere te mundur zbulimin dhe arrestimin e antareve te UCK-se qe kishin kryer sulmin e armatosur mbi stacionin policor serb qe ndodhej ne Dardani.
Ne diten e proves Ibrahim Rrugova me humor te mire se bashku me Sllobodan Milloshevicin kerkonte ndalimin e bombardimeve te NATO-s kundra ushtrise serbe, nderkohe qe kjo ushtri po vriste, digjte, perdhunonte... po pastronte etnikisht Dardanine nga banoret e saj shqiptar. Ne diten e proves ai provoi se nuk ishte ne llogoren shqiptare por ate serbe, ndaj mungesa e tij ne politike dhe ne krye te Dardanise duhet pare si nje faktor qe shton mundesite e pavaresimit...

Kujdes! Pavarsia e Kosoves eshte ne rrezik. Gjysma e mbetur antishqiptare (Berisha-Nano) ka qene dhe eshte shume aktive.
"Pavarsi e kushtezuar per Kosoven" ishte misioni i pare dhe i fundit nderkombetar i qeverise Sali Berisha. A nuk eshte ky edhe pozicioni i Serbise? A nuk kerkon Serbia kete status per Dardanine? C'fare eshte kjo perputhje qendrimesh antishqiptare? Kush i merr urdhrat nga njeri- tjetri? A merr Serbia urdhra shqiptare apo qeverite shqiptare marrin urdhra nga ato serbe?
E nderkohe qe Sali Berisha deklaronte se patriotizmi eshte primitivizem duke thyer embargon e OKB-se furnizonte makinen ushtarake serbe per ti bere te mundur asaj vazhdimin e kasapanave ne Ballkan. Sic duket patriotizmi shqiptar paskish qene primitivizem per Sali Berishen, ndaj ai ishte hedhur ne anen e patriotizmit serb...
Ndersa sulmet e UCK-se ndaj objekteve ushtarake serbe, Berisha i cilesonte terroriste (njesoj si Rugova), miku i tij Fatos Nano takohej me Sllobodan Miloshevicin duke u treguar shqiptareve te Kosoves se kryeqyteti i tyre eshte Beogradi, Milloshevici qe bene luften bene dhe paqen...
Ministri i Fatos Nanos, Kastriot Islami zyrtarisht ne dokument nderkombetar sanksionoi qendrimin atishqiptar te kryeministrit te tij, ndersa vazhduesi i Nanos ne PS i dhuron celsin e Bashkise se Tiranes serbit Goran. Ndoshta i ka pelqyer kenga luftarake serbe "Pucaj (zjarre)!"
Zjarre, zjarre mbi shqiptaret! Mos i leni te marrin fryme! Sabotojani pavarsine! Keto jane urdhrat e sotme, ndaj pa larguar gjysmen e mbetur antishqiptare, nuk ka pavaresi per Kosoven.

Petrit Kola
 
Top