Shqiperia gjate 15 vjeteve te fundit

Gjergj Kastrioti

Primus registratum
Shqiperia gjate 15 vjeteve te fundit

Ore si shpjegohet qe Shqiperia gjate ketyre 15 viteve te fundit eshte po aty ku ka qene. Jane bere fare pak ndryshime. Perse prap me zgjedhjet ne? A do kete apo jo zgjedhje te lira? Sa here qe ka zgjedhje, partia qe humbet nuk i njhe zgjedhjet? Edhe keto zgjedhje keshtu do te perfundojne valle?
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Shqiperia gjate 15 vjeteve te fundit

Eshte normale qe ne shqiperi s'do kete ndryshime derisa aty te drejtojne pleqte ish enveriste.
Demokracia ka deshtwar ne shqiperi, shqiptaret se meritojne te votojne se ata s'dine te votojne.Shqiptaret kane nevoje per nje tjeter sistem.
 

arun

Primus registratum
Re: Shqiperia gjate 15 vjeteve te fundit

Fillimisht postuar nga gjkastrioti:
[qb] Ore si shpjegohet qe Shqiperia gjate ketyre 15 viteve te fundit eshte po aty ku ka qene. Jane bere fare pak ndryshime. Perse prap me zgjedhjet ne? A do kete apo jo zgjedhje te lira? Sa here qe ka zgjedhje, partia qe humbet nuk i njhe zgjedhjet? Edhe keto zgjedhje keshtu do te perfundojne valle? [/qb]
Zevendesi i Iblisit l.a. i drejtohet dishepujve te Djallit e Zgjedhjet e “LIRA”

Fjala e Ramiz Alise

Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndyshojme strategji. Kjo strategji do te ndryshoje ne dy drejtime:

1-Ne respektimin e te drejtave te njeriut.

2-Ne krijimin e pluralizmit politik.

Te drejtat e njeriut jane dicka Brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se s’ben.

Kundershtaret tane do t’i nxisim qe te krijojne parti sa te duan; te majta te djathta dhe te qendres, por gjithesesi keto parti duhet te kontrollohen e te drejtohen nga ne.

Krijimi I Komuniteteve Fetare, e infiltrimi e venia ne krye te tyre nga agjentet tane.

Programet e themelimit te ketyre komuniteteve fetare e partive, do t’i formulojme dhe t’i miratojme Ne.

Ne krye te ketyre, duhet te nxirren njerez qe te perkrahin Strategjine tone.

Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje komunizmin ne themel e ne cati. Ne kete menyre do te fitojme simpatine e Perendimit dhe te Dididences Antikomuniste. Ata qe jane neper burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politik antikomuniste, do te flasin per ne dhe do te na shajne. Dhe keta dihet qe e urrejne komunizmin, por do te na afrohen dhe do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Keta do t’i afrojme dhe t’u japim pune te parendesishme, por kurre nuk do t’i leme te na marrin pushtetin, sepse ata sa te marrin fuqine, do te fillojne te hakmerren dhe ne, keshtu, do te behemi hyzmeqaret e tyre.

Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet qe t’u japim kompesim, ne para, te burgosurve politike dhe t’i kompletojme edhe me komoditete banimi. Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t’u japim nga nje leter ne dore, qe “ t’u njihet prona”, por asnjehere nuk do t’u japim pronen e tyre, dhe, ne forma te ndryshme, do t’i ngaterrojme me njeri-tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do te zbatohet rotacioni, nga Gjykata e shkalles se pare ne te dyten dhe, per “ defekte teknike”, do te kthehen perseri ne te paren. Te burgosurit dhe te persekutuarit jane te moshuar, nuk kane fuqi dhe jane te parrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre. Por keta, duke i dhene nga nje pashaporte dhe duke i bere presion, do t’i largojme nga Shqiperia. Ata qe do te pretendojne, kundeshtojne apo do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen. Pas uria e tyre na perket neve se ne e beme.

Materialin qe ma dergoi Gorbacovi kam dy vjet qe e studioj. Ata, sovjetiket kane ecur shume perpara. Per kete ju jeni ne dijeni, sikunder edhe i kemi diskutuar edhe me pare keto probleme. Ne kemi kuadro sa per shtate komitete qendrore, ndaj nuk ka asnje arsye te kemi frike. Ne kemi studimet dhe plateformat gati per zbatim. Do te kete shume intelektuale qe do te na kundershtojne, por ketyre do t’ua mbyllim gojen dhe do t’u japim nga nje cope pune. Nje shqetesim mund te na krijojne intelektualet pensioniste. Ketyre do t’u ofrojme krijimin e shoqates se veteraneve te luftes dhe te punes, pastaj do t’u japim nga nje minipension dhe do t’u mbajme ison.

Kosova eshte ne pragun e shpalljes se Kushtetutes. Le te bejne si te duan, sepse ne kemi platformen tone. Cdo gje e kemi te programuar. Strategjine e keni qe te gjithe te qarte. Ne perputhje me kete strategji kemi percaktuar edhe rruget per zbatimin e qellimit dhe te misionit tone. Nen nje propagande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla, sa per sy e faqe ndaj nomenklatures se larte komuniste, “ ne komunistet reformatore”, do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, sipas se ciles komunistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend socialist, te jemi ne dhe njerezit tane. Me kete strategji, brenda 2-3 legjislaturave, do te arrijme qe nga klasa komuniste te krijojme klasen kapitaliste , qe do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Te jeni te sigurt qe e ardhmja do te jete e jona. Kurre nuk do te lejojme restaurimin e pushtetit politik te armiqeve tane.

E ardhmja e femijeve tane do te jete e mrekullueshme, per kete kemi derdhur kaq gjak dhe do te derdhim perseri, po te jete nevoja. Shqiperine do ta gezojne ne dhe femijet tane. Nese do te ndodhe qe te na marrin pushtetin dhe te na rrezikojne, atehere, harram na qofte nese nuk do te dijme t’i mbrojme, fitoret e arritura edhe me gryken e pushkes, si dikur ne rinine tone. Prandaj gjithmone te jemi te pergatitur per te dy rruget e mbajtjes se pushtetit, rrugen paqesore dhe rrugen e luftes se armatosur. Ne jemi pergatitur per te dyja rruget dhe per kete kemi organet tona te dhunes dhe njerez teper te vendosur dhe te afte, qe i kemi pergatitur per gjithe keto vite, me mund dhe sakrifica. Mjere ata qe do te guxojne te na dalin perpara dhe te na kundervihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikesoni. Nese lind nevoja do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te jashtem ideologjike ne pushtet, te cilet nuk eshte nevoja t’ua permend. Pavaresisht problemeve qe na ndajne me ta, kini parasysh se na bashkon kauza jone e perbashket, qe eshte pushteti i komunisteve, pavaresisht nga nuancat dhe disakordancat e perkoheshme. Pervec aleateve ideologjike, nese do te lind nevoja, do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te tjere, me te cilet kemi ruajtur fijet e lidhjeve te vjetra, per hir te iteresave te medha.

Shoku Enver dhe une i kemi ruajtur keto lidhje te domosdoshme dhe jetike qe, ne fund te fundit, garantonin pushtetin tone popullor, te cilin do ta ruajme si syte e ballit, edhe tani, edhe ne te ardhmen, dhe pergjithmone, pavaresisht nga rrethanat e veshtira aktuale, ndaj, sido qe te rrokullisen punet, uji do te rrjedhe ne mullirin tone. Per kete jeni te garantuar sot dhe pergjithmone. Kerkoj nga ju qe te shtrengoni rradhet dhe te mos dekurajoheni nga keto situata te veshtira qe po kalojme sepse, ne fund te fundit, rendesi ka pushteti, qe do te jete perjetesisht yni. Ju uroj pune te mbare, mobilizim dhe mendje te kthjellet. Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do te jene perjetesisht tonat. Do te bisedojme dhe do te vendosim perseri, ne perputhje me evoluimin e situatave. Pune te mbare. Me kaq mbledhja mori fund. Diten e mire dhe mire u pafshim.
 
Top