SHQIPERIA E BASHKUAR

SHQIPERIA E BASHKUAR

Shqipëria e lirë dhe e bashkuar..

Kjo faqe e re një gezim mbi themelet e Shqipërisë së Bashkuar.

Shqipëria e bashkuar lindi.
Dikur ëndërr e sot realitet. Një dritë në errësirë, në rrugën e atyre që janë të etur për shqipërinë. Shqipëria e bashkuar, që është dukur iluzion është një shpirtë që ka bashkuar tërë ata që i thonë vetes shqiptarë pranë Mëmëdheut të përtërirë.


Shqipëria lindi, sepse rilindën trimat.

Shqipëria u bë si shkëmbë e fortë, sepse bijtë drenicak e tanë shqiptarët hapën sytë dhe morrën armët, dhe i thanë JO mjerimit. Shqipëria u bë më e fortë kur të gjithë një zëri thanë: "Jemi shqiptarë, dhe për këtë tokë, gjakë do t'derdhim". Shqipërisë iu rritë emri se bijtë shqiptarë lëshuan armën për të treguar urtësinë e zemërgjerësin. Shqipëria lindi për së dyti kur Albania i hapi dyert bijve shqiptarë. Kosova nuk donë vetëm pavarësin pa çamërinë, e as Malësia nuk harron Vardarin, e as Vardari Moravën.


Shqipëria po bashkohet.
Sepse shqiptarët morën vesh se çfarë duan grekët-ortodoks e shqau. Shqiptarët po bashkohen pse të gjithë janë një gjakë: ska dallim myslimani nga ortodoksi e as katoliku nga myslimani, të gjithë kanë një vatan, e sëbashku ndërtojnë shtëpinë e madhe, shqipërinë etnike.


Shqipëria po bashkohet, pse të huajtë gjithnjë na tradhëtuan.
Çdo kokë shqiptari, që ka mend, të huajit sot i thotë: "Ik ore zemërprishur,se s'të kam ngen,për tru kam vet, e për punë, jam i zoti vet. Shqipëria po bashkohet, se atdhe vendi i huaj e morri vesh se nuk bëhet.


Mund të gëzohesh o lexues, o shpirtë shqiptari, ngrit zërin lartë se je shqiptarë. Le të kumbojnë zyrat e OKB-së e të ambasadave, e ta dijë e gjithë bota, se shqiptari më nuk ulë kokën.


Ta gëzoni shqipërinë e lirë e të bashkuar!
Buzëqeshni mëmëdheut,se ajo atë pret!
DUAJE SHQIPERINE!
 

Alanis

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Tani beni ca te doni me shqiperine e dashur. E late deri ne ate pike sa qe rinia mendon se si te iki dhe jo si ta bashkoje!!
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Fjale te bukura Etnik lady po shume e veshtire te bashkohet shqiperia. Nuk mund te behen me ndryshime kufijsh, e shumta mund te bashkohemi me kosoven, por territoret e tjera nuk kane per te qene kurre me ne gjirin e te ashtuquajtures Shqiperia e madhe!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Dikush po me tregonte qe numri total i shqiptareve ( qe flasin gjuhen shqipe neper bote )eshte rreth 18-20 milione , kjo shifer mu duk befasuese , sa e vertete eshte nuk e di , por qenkemi shume me teper nga cmendoja e te shperndare gjithandej pikave te rruzullit tokesor ...
Eshte si te mbledhesh kokrat qe era i ka shperndare gjithandej pa asnje konfiguracion, praktikisht e pamundur , sa per te bashkuar kufijte ma do mendja se as shqiptaret e shqiperise e as ata te Kosoves se kan dash ndonjehere realisht ket gje , por vetem si nje iluzion te bukur qe u perngjasonte me "lirine" ...
 

keraun

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Qe do bashkohet shqiperia do bashkohet .me te mir a me te keq dhe ne shqiperi kok tradhetari te mos mbes. :mad:
 

MLK

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Rendesi nuk ka qe te bashkohen kufinjte, por shqiptaret e rajonit te dine te mbrojne interesat e perbashketa, te krijojne lobby per te miren e perbashket e te dijne te konkurojne njeri tjetrin kur flitet per interesa te veçanta.
Franca me Gjermanine deri dje nuk shiheshin dot me sy, sot kur vjen puna per te mbrojtur interesat evropiane (pra intersat e tyre) ndaj amerikaneve, konezeve, japonezeve....jane teper te bashkuara. Kur flitet per te negociuar intersat bilaterale, sejcila sigurisht mbron palen e vet e kjo eshte llogjike.
Pra rendesi ka qe te dijme te gjejme konsensus per te mbrojt intersat e perbashketa. Problemi qendron ne faktin se po ishin dy shqiptare bashke shkojne mire, po u shtua nje i trete, fillon sherri e rivihet ne diskutim gjithçka!
Shqiptaret rralle here kane dit te gjejne gjuhe te perbashket, e ne ato rrale here jane bera gjera te medha ne sherbim te kombit si lufta kunder turqeve ne kohen e Skenderbeut, vendosja e pavaresise ne 1912....Pra konsensus 1 here ne shekull do te thoja!
 

kameleoni

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Rendesi ka qe te Bashkohen te Gjitha TROJET SHQIPTARE TANI PER TANI TE BANUARA ME SHQIPTARE SI KJO FOTOGRAFIA ME POSHTE KETU E KAM BERE VETE
normal_ACTUAL%20ETHNIC%20ALBANIA.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Mire e paske bere ate harten,por ata shqipetaret e Hotit Grudes dhe Plaves mua me duket se jana asimiluar.
Qofsha i gabuar!
 

kameleoni

Primus registratum
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Je i Gabuar bile e kane ruajtur traditen me mire sesa "ne" shqiptaret e Shqiperise
 

Admir

Forumium maestatis
Re: SHQIPERIA E BASHKUAR

Ndryshimi i kufijve eshte shume shume i veshtire duke ditur se c'komshi kemi. Duhet marre parasysh se Serbia po luan nje loje politike shume dinake e te zgjuar qe po i sherben me se miri interesave te saja. Dhe perkrahja nuk po i mungon. Po viktimizon veten, dhe po paraqiten me masken e "te penduarit" qe mezi po pret te "ndihmoje" Kosoven. Evropa vdes per te pernduarit. Ajo cfare Shqiptaret anembane duhet te bejne, dhe nuk po bejne sic duhet eshte te qendrojne kokeforte e te bashkuar ne synimet e tyre. Enderra me e bukur e cdo atdhetari eshte bashkimi. Shpresoj ta jetoj!
 
Top