Shqiperia dhe EU.

antihero

Primus registratum
Shqiperia dhe EU.

Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet për marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Shqipërinë në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Njoftimin e bëri të enjten në Tiranë gjatë një vizite zyrtare komisioneri për Marrëdhëniet me Jashtë i BE-së, Chris Patten.

Ritmi dhe kohëzgjatja e bisedimeve do të varen nga ju.


Chris Patten,
komisioneri i Jashtëm i BE-së


"Ne shpresojmë të kemi raundin e parë të bisedimeve në fillim të muajit shkurt," tha zoti Patten duke shtuar se më pas raundet e bisedimeve do të zhvillohen në çdo gjashtë javë për të diskutuar të gjithë kapitujt teknikë të marrëveshjes.

Ai tha se pas çdo raundi negociatash do të bëhet një raport për 15 vendet anëtare për përparimin e bërë.

Zoti Patten tha se presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi ka shprehur dëshirën që të jetë personalisht në Tiranë ditën që do të shpallet zyrtarisht hapja e këtyre negociatave.

Negociata të gjata

Negociatat megjithatë pritet të jenë të gjata dhe të veshtira pasi Shqipëria ka shumë mangësi për sa i takon aspekteve teknike të marrëveshjes së asocim-stabilizimit.


Patten: BE nuk do vetëm premtime

"Ritmi dhe kohëzgjatja e bisedimeve do të varen nga ju," tha komisioneri Patten në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Fatos Nano.

Kryeministri shqiptar shprehu angazhimin e Shqipërisë për të kryer reformat për arritjen e standarteve të kërkuara nga BE-ja.

Zoti Patten nënvizoi se BE-ja nuk kërkon thjesht premtime, as edhe ndryshimin e ligjeve, por zbatimin e tyre në të gjitha aspektet, ekonomike, në ngritjen e institucioneve, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ky hap vjen pas shumë vitesh pritjeje dhe zhgënjimesh. Është bërë e qartë se ky hap i dedikohet çtensionimit të jetës politike, vendosjes së dialogut mes shumicës dhe opozitës dhe me konkretisht zgjedhjes me konsensus të presidentit të vendit.

mare nga BBC
thumbsup.gif
 
Top