Al-Punk
Still here
Shqiperia 300 Milion per turizmin
Qeveria shqiptare ka mirat uar nisjen e procedurave për prodhimin dhe transmetimin e spotit televiziv promocional të turizmit shqiptar në CNN International Europe. Lajmi është bërë publik nga ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili nuk e ka deklaruar çmimin që duhet të paguajë qeveria shqiptare ndaj CNN për të transmetuar reklamën për turizmin shqiptar. Fondi limit për spotin e CNN është 300 mijë euro. Transmetimi i një spoti të tillë vlerësohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Organizatat e ekspertët e turizmit si një hap shumë i rëndësishëm për promocionin e turizmit natyror dhe kulturor të Shqipërisë dhe impaktet e tij në Evropë dhe kontinente të tjera. Networku CNN, ku do të transmetohet spoti publicitar, mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë grupmoshat 25 deri 55 vjeç.
Kohëzgjatja e spotit pritet të jetë 3 javë, gjatë periudhës prill-maj 2008, me një kohëzgjatje 30 sekonda. Spoti i turizmit shqiptar në CNN pason një varg artikujsh, e kronikash në mediat e shtypit dhe stacione televizive të njohura perëndimore, mbi zhvillimin e turizmit shqiptar. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Enti Kombëtar i Turizmit, që nga viti 2005, ka shpallur si një nga prioritetet e punës, promocionin në mediat ndërkombëtare të potencialeve turistike natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Një praktikë të tillë është ndjekur më parë edhe nga vende të Evropës dhe ka rezultuar e suksesshme.
Vlen të theksojmë rastin e Kroacisë, e cila duke hedhur me qindra mijëra dollarë për një spot publicitar në CNN, ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve të huaj në qytetet e saj. Sipas ministrit Pango, këtë vit Shqipëria ishte e suksesshme në fushën e turizmit, duke shënuar një bum turistik, e cila deri më 10 shtator ka kapur shifrën prej 840 mijë turistësh në vendin tonë. Sipas Pangos deri në fund të vitit, ky numër pritet të shkojë afërsisht në një milion turistë. Këtë vit kishte një rritje të numrit të turistëve, e cila është 18% më shumë krahasuar me atë të vitit të kaluar. Ndër lehtësirat që iu mundësuan të huajve këtë vit, ishte hyrja e tyre në kufi. Nëpërmjet vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme u aplikua dhënia e vizave kolektive sipas modulit informatik. Agjencitë turistike në rrugë elektronike dërguan listën me emrat e turistëve dhe për të gjithë grupin u lëshua vetëm një vizë.
Te pakten ata qe kane qene ne Shqiperi kete vere, a mendoni qe cdo reklame qe behet per Turizmin tani eshte anti reklame per vendin tone? Nuk e di nese dikush do vinte turist ne Shqiperi dhe do deshironte te kthehej serish. Sado qe ndienja na bejne te mendojme qe Shqiperia eshte e bukur etj, kur krahasojme realisht potencialin ekonomik te vendit tone me ate te vendeve fqinje (Adriatikut dhe Jonit) eshte per te qeshur qe mendojme se ne mund te thithim turizem dhe ta mbajme ate.
Ndoshta Qeveria duhet te mendonte qe cdo investim qe ben, te mos e beje per publicitet politik po per permiresim te Infrastruktures (rruge, drita, uje) qe jane te perhershme.