SHQIPERIA, 14 VITE TRANZICION
E Shtune, 19 Shkurt 2005
SHQIPERIA, 14 VITE TRANZICION
Nga Armir Martini*
Pa asnje medyshje, Shqiperia renditet nder vendet me korrupsionin me te larte ne shtrirje boterore dhe kur themi Shqiperia, nuk mund te bashkefajesojme bashkekombasin tone fshatar, i cili jeton me qumeshtin qe shet ne rrugicat e baltosura te qyteteve tona, skajisht te varfra apo qytetarin e kerrusur nga lista e gjate e bukes veresie, pavaresisht synimit qe edhe ky mekat shoqeror te kolektivizohet. Drejtuesit e vendit, te cilet "de jure" mbajne pozita qeverisese "sepse "de facto" ato ndahen me badigardet, sekretaret e seksere te tjere) kete fjalen korrupsion mundohen ta konceptojne si "pashmangshmeri shoqerore"!
Ata, te ndihmuar edhe nga nje lume gazetaresh dhe analistesh medioker qe enden kafeneve te Tiranes dhe qe mendojne se bota nis dhe mbaron rreth ish-zones se Bllokut, korrupsionin e deshifrojne si faj te komunitetit ku jetojne. Pra, meqenese komuniteti eshte i semure dhe drejtuesit e ketij komuniteti rrjedhimisht do te infektoheshin nga ky virus gripal. Por nje gje dihet nga te gjithe, ne Shqiperi nje minister apo edhe nje punonjes i thjeshte ministrie nuk punon per pagesen shteterore. Vendet e punes shiten, sic thuhet se shiten edhe te drejtat e studimeve universitare ne Fakultetin e Drejtesise qe pergatit gjyqtaret e neserm. Ne krye te piramides qendron Fatos Nano, kryeministri me i akuzuar deri me sot per korrupsion. Te drejtat dhe lirite e njeriut ne kete vend, e para nuk njihen dhe pastaj nuk ka kuptim te debatojme, nese respektohen apo jo.
Ne dhomat e paraburgimit, te ndaluarit shume here edhe pa ndonje shkak torturohen deri sa edhe vdesin dhe kjo eshte normale ne kete vend qe pretendon te jete anetare e Evropes se Bashkuar. Nese ke guximin te denoncosh mund te rindalohesh per me shume shpjegime dhe te torturohesh per nje akuze qe mund te mos vertetohet kurre. Shtypi i lire me sakte mund te quhet shtyp i blere. Nese disa gazetare kane kurajon te shkruajne kunder pushtetit te mafias politike kudo qe ndodhet ne qeverisje apo opozite, rrezikojne seriozisht jo vetem punen e tyre, po nese nuk kane mbrojtjen e sigurte te pales tjeter, rrezikojne edhe ekzistencen fizike ne metropolin tone te pushtuar prej klaneve. Madje mund te ndodhe me keq se rrahja me grushte qe vete nje minister i Rendit Pubik te Republikes se Shqiperise i beri nje gazetari te pavarur per nje shkrim kritik. Mund te perballesh me gjyqe e kercenime sic ndodh tash 14-vite me botuesin e gazetes "Koha Jone", i cili eshte edhe anetar i Parlamentit edhe kryetar i Partise Demokristiane te Shqiperise.
E drejta e votes eshte per te gjithe ata qe gjejne emrin neper lista, por numrimi i votave eshte nje ceshtje me vete.
Partite e dyta dhe te treta ne Parlament nuk kane as te drejten te jene ne komisionet zgjedhore, sepse dy partite e medha do te numerojne votat edhe per to. Ne fund, sigurisht qe asnjera prej tyre nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve, ndersa komisioneret zonale do te kene rast t'i shesin nje sasi votash kandidait qe do te paguaje me shume, pavaresisht ngjyres.
Ne kete vend eshte normale te lexosh se biznesmenet vriten, merren peng ata apo familja e tyre dhe ne lajme te degjosh se po punohet per te zbardhur ceshtjen, ndersa te nesermen ky lajm zbehet nga nje lajm me sensacional dhe ceshtja e pare mbetet e pazbardhur, sepse tabloja nxihet cdo dite. Nderkohe qe "biznesmene" nga listat e terrorizmit islamik ndertojne kullat e larta 25 metra larg godines se Kryeministrise ne qender te Tiranes. Shume vite me pare, si mijera te rinj te tjere, demonstroja me moton: "E duam Shqiperine si gjithe Evropa", tashme lideret e Levizjes se Dhjetorit '90, jane menjanuar se bashku me vizionin e levizjes, ndersa Shqiperia ka mbetur serish ne erresire "jo vetem ne kuptimin e energjise elektrike) ne skamje - radhet e gjata jane zevendesuar me listat e gjata te marrjes se bukes borxh. Shqiperia eshte zhytur ne mediokritet, universitetet funksionojne si qendra te kultures ne ish-kooperativat bujqesore. Nje pjese e madhe e inteligjences shqiptare eshte larguar nga vendi, ndersa te tjeret, qe nuk behen pjese e mafies, jane pjese e radhes se bukes, aq sa tingellon eventuale shprehja nga Xha Pilua tek Babe Moisiu nga Pali Miska tek Luan Memushi - 14 vite tranzicion. Kjo mund te ishte edhe tema e nje simpoziumi qe OJQ-te shqiptare qe jane bere pjese e brendshme e klaneve partiake, mund te realizonin ne prag te 20 shkurtit, dites se rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha, pa qene nevoja sigurisht te ftohen ish-drejtuesit e levizjes studentore, pasi tashme nje pjese e mire e tyre eshte detyruar te lere Shqiperine per arsye politike, ndersa disa te tjere jane vrare si: Azem Hajdari, Arben Broci, etj.
Ish-student i Dhjetorit '90