Shqiperi - Portugali, fillon shitja e biletave

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
balaj_portugali.jpg


Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te
interesuarit se ka filluar sot online faza e parë e shitjes së biletave per ndeshjen Shqiperi - Portugali, e cila do te zhvillohet ne stadiumin "Elbasan Arena" ne daten 07 Shtator, ora 20.45. Pikat e shitjes fizike do të aktivizohen në vijim.
Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:

Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke

FSHF njofton te gjithe tifozet se stadiumi Elbasan Arena eshte i pajisur me
sistemin elektronik te kontrollit te biletave dhe biletat e prodhuara për
këtë ndeshje kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshem dhe te
padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e
stadiumit janë të kompjuterizuara.

Keto jane masa qe FSHF ndermerr ne mbrojtje te tifozeve dhe per te ndaluar
te gjithe abuzuesit e mundshem.

E vetmja mënyre për t'u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është
kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të
interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara
nga FSHF.
 
Top