Shqipangiitalisht Folesit

TEDI

Valoris scriptorum
Shqipangiitalisht Folesit

S*ka ndal

Para nja dhjete ditesh , dy te rinje te sjellshem me erdhen ne Fakultet e me intervistuan per probleme te gjuhes se sotme Shqipe perballe trysnise se gjuheve te huaja . Kjo interviste u percoll para nje jave nga televisioni Publik Shqiptar . Por ne te Mungonte ajo pjese ku ,dhunimin dhe masakrimin e sotem te gjuhes Shqipe ,une ia faturoja edhe politikaneve e gazetareve tane ;kjo censure qe me la nje shije te zymte e me kujtoi nje te kaluar edhe me te zymte ,me detyroi te ulesha para kompjuterit per te shkruar keto radhe ne mbrojte te Shqipes kur ate e marrin neper kembe politikanet tane.
Gjithsesi,do te perpiqem te tregohem disi me “GentleMan” me kete soj politikanesh :nuk do ti marr neper kembe ,sepse ka rrezik qe ata te mos me shqiten ,sado ti fshij une kepucet te buza e trotuarit .Pra ,nuk do te merrem me ta ,por vetem me disa fjale e shprehje te huaja qe parapelqejne te perdorin disa prej tyre para kamerave e mikrofoneve dhe qe justufikojne titullin e ketij shkrimi .
Keshtu Fjala “implementim” qe e degjojme kaq dendur ne gojen e tyre ne vend te fjales « zbatim » merr nje tingull dhe sidomos leshon nje ere te vecante kur ndonjeri syresh e shqipton me pompozitet “im-plehmentim “ . Dikush tjeter nuk ngurron fare kur perdor fjalen “Gap „ ne vend te fjales shqipe “Hendek “ duke e shqiptuar here “Gep “here “Gap “ dhe here “Gop” . Per ti bere jehone pikerisht ketij shqiptimi te fundit Zoterise ne flaje do t i rekomandoja qe kur ti thote shoferit te tij “Sa larg e ke lene veturen sot ! ne vend te fjales “Veture “ te perdere fjalen Angloamerikane “Car” .. Dikujt tjeter ,qe, kur kthehet nga udhetimet e tij te shpeshta ne vendet angishtfolese e ka me te lehte te thote “Yes” sesa “Po” ,do ti sugjeroja te vinte nje “Dh “ ( the ne anglisht ) para “Yes”it te tij te dashur ..
Gjuhet e keqija thone se nje politikane ,teksa dashnori (me falni partneri doja te thoja ),i cili ishte futur dhe po lahej ne vaske ,Leshoi ne uje ca Gazra te zhurmshme ,Nxitoi ti sillte atij nje shishe me uje mineral. Kur ky i habitur i deklaroi se ai nuk kishte kerkuar nje gje te tille ,ajo iu kthye duke u shprehur me nje shqipanglitalishte te kulluar “Pse karo “ a nuk me the “M bjer e botell ov mineral uoter”?”.
Nderkaq ca politikane te tjere kane dobesi per fjale e shprehje te Italishtes ;keshtu nje dite rastesisht pashe njerin prej tyre qe reagoi ,kur degjoi nga goja e nje kolegut te vet duke thirrur “Magarii!”. Per pak sa nuk ia prita. “ Cfare ju ha ,Zoteri !?? T ia kishit thene nje femre ne intimitet Hajde de , por nje mashkulli ne Publikisht !??
Sidoqofte ,nese ndonje nga zoterinje e lartpermendur po me zemerohet tani ,me mua tek me lexon ,Le te vije e te me takoje ne FUCKultetin e gjuheve te huaja ; atje une do rrekem ta ftilloj per disa gjera deri sa ti faSHITet inati kunder meje dhe te mos flase me Shqipanglitalisht… :cool: :mad: :cool:
 
Re: Shqipangiitalisht Folesit

Ke shume te drete,por nuk ke c'ben,kur duan te shesin pordhe dhe mendojne se flasim me fjale te larte politikanet atehere e perrmjerrin me shume veten e tyre.
 

pippo

Primus registratum
Re: Shqipangiitalisht Folesit

Sa o lodh me shkrujt ky robi po se ka rujt trapin njeri
 
Top