Shqipëtarja: Egzonita Ala shpallet “Miss Gjermania 2014” (Video)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
8790a439d77bc9816a36adf92b880a4e.jpg



Spektakli “Miss Gjermania 2014”, i cili është mbajtur në Dortmund ka ndarë çmimet kryesore për dy vajza shqiptare.
Egzonita Ala është bukuroshja shqiptare që është zgjedhur “Miss Gjermania 2014”, çmimi i dytë i ka takuar një tjetër vajze shqiptare. Fjala është për Fjollza Avdiun nga Mitrovica për të vijuar me çmimin e tretë të fituar nga Sabrina Nennemann.


Më këtë fitore, Egzonita ka përfituar kontratë një vjeçare me kompaninë “Emmi Nail”, pastaj 15 mijë euro para të gatshme, ndërsa do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëorë “Miss Bota 2014” që do të mbahet në nëntor në Londër.

d8845125230a7a3e8950077adbea5550.jpg

Menaxherja e Egzonitës, njëherësh artiste e njohur për makijazh në Gjermani, Nazlije Sadrija e cila është prej vitesh pjesë e stafit të këtij spektakli, është ndarë shumë e lumtur me fitoren e vajzave shqiptare.

f4cd027521e2e748c827f01e2a78006d.jpg


“Vajzat shqiptare dallohen për bukurinë që e kanë. Dhe, këtë më së miri e dëshmoi edhe nata e mbrëmshme ku dy vajza shqiptare fituan vendet kryesore të këtij spektakli. Fituesja e këtij spektakli, Egzonita Ala jo vetëm që më bëri mua të lumtur si menaxhere e saj dhe familjen, por i bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me bukurinë që e ka, kjo vajzë do të na prezantojë denjësisht edhe në Miss Bota”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”.

14c0fb06b4af7fd9d8f7bf4506d18df1.jpg


Egzonita, e cila mban titullin edhe si fituese e spektaklit “Miss Diaspora 2014” është 17 vjeçare nga Peja, banon në Shtutgart ndërsa vijon mësimet për ndihmëse të mjekut të dhëmbëve.
 
Top