Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Kondrapedali

Kondrapedali
Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Në këtë temë disi përmbledhëse, dua që vërtet të diskutohet mbi aktualitetin e vargjeve të Fishtës të shkruara rreth 85 vjet më parë...

..................................................

Populli falë ata që e mundojnë,
Por nuk ka për të falë kurrë ata që e rrejnë.

Prolog

Pra nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që , qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqiptarët…
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi n’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Që ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis e i trimënis,
E që sod në Shqiptari
Besa ka nji t’madhe zi
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, po asht kot, besa, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër ne,
Se po gjen burra n’ketë dhé-
Burra fjalet e atdhetarë :
Kta veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër, mbyti n’ujë :
Gja – ha’i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisa
Ndër ne flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që , kur ishte puna
Me u shpëtue Shqipni kërcuna
E për te n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll, (apo sot nëpër Athinë)
A se vjelshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak t’lahej Shqipnija...
Por, kujtoj, s’ka kund nevojë
Që un t’i za kta ndopak n’gojë;
Pse për ta “Dielli” i Bostonit
Nji epope ka shkrue tash s’vonit,
Nji epope me kaq do krypë,
Që ma mirë s’ke aspak pse e lypë.
Prandej mue nuk m’jitte tjetër,
Veç me kndue ndo’i fatos t’vjetër :
Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastrjot.
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dalë fryma,
E si t’ishin do gjygyma
Të pa fund, janë lanë m’njan’anë
E askush n’gojë ma s’don me i zanë,
Kujë për ta ndër mend s’i bjen.
Der tash vonë, qe, fjala vjen,
Posta e jonë pat përdorue
Nji lloj pullash, m’t’cillat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbeut,
Nami e e ndera e parë e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kanë hjedhë nji palë zotni,
Që ktu marrë kanë Postën n’dorë,
Kin’ për organizatorë,
E t’kanë qitë do tjera pulla,
Me kambë urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T’gjana e t’gjata si gjuhë lope.
Ani pra Shqiptarët e sotit¸
S’çajnë fort kryet për punë t’Kastriotit,
As për njat trimnin e t’Parit,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’marit
Do t’tingllojë për veshë t’Shqiptarit
Nji poem mbi’I zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshëm paçë qillue-
Mbi’i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqiptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mendes s’eme shkundja lbozën,
E m’difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri,
Që nja’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministrra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Për lulzim të ksaj Shqipnie
E për ... kambë t’ndo’i sandalije,
Sado që , ma e shumta sish,
- Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë ... nuk dij se shka ...
Kush në “kapicë“ e kush në “qylah“,
Por që sod, npër rroga arit,
Na janë ba t’gjithë frotë Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë - pa grgramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë;
E me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijn gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahana.
Veç se shka, mori lum Zana,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Ziere’i vishkull n’pyllë t’Parnasit-
Vishkull t’hollë e t’gjatë zaranet;
Pse ksaj herë, besa, po m’kandet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për me ba që za’n t’ shuej,
Se t’jet gjallë. Due t’marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
..................................................

...Kërkoj ndjesë për gjatësinë e kësaj pjese të zgjedhur por besoj se shpreh më së miri se nga kush drejtohet Shqipëria sot dhe mbi mundësitë që dikush mund të drejtojë Shqipërinë e shqiptarët ashtu siç ata e meritojnë.

I lutem moderatorëve të jenë disi tolerantë. Kjo temë është e përgjithshme mbi politikën shqiptare dhe nuk merret me aspekte të veçanta të saj por e konsideron si një varg veprimesh e vendimesh të "klasës" politike shqiptare.

Faleminderit dhe debat të shëndoshë
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Aktualiteti dhe e kaluara shqiptare përputhen në shumë pika! Po e ardhmja? A do jetë i aftë shqiptari një ditë të nxjerrë udhëheqës të aftë?
 

antares

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

E vetmja shprese per Shqiperine sipas mendimit tim eshte nje figure autoritare (sic ishte Ahmet Zogu) qe me mjete te jashtezakonshme (situata eshte e jashtezakonshme) te vendose rregull, disipline e drejtesi. Vetem atehere do kete Shqiperia ndonje shans per te bere perpara!
Diagnoza e Fishtes (ketij titani te letersise sone) ka jo vetem vlera per kohen po eshte nje celes universal per te kuptuar te shkuaren dhe te tanishmen. Me te tanishmen kuptoj si Shqiperine e viteve 20-30 dhe ate te 90-200x.
Pesha e ketij mendimtari, patrioti dhe poeti te madh eshte aq e madhe sa vetem Ai do mjaftonte ti jepte vlera dhe lavdi letersise shqipe te shekullit te kaluar!
Kondre! Une dikur kam pasur nje antologji te letersise te botuar ne 1943 dhe sigurisht Fishta kishte hapesiren e duhur qe meritonte! Do te te lutesha (nese e ke) ke, fatkeqesisht i'a kam harruar emrin, te postosh ketu nje poezi tjeter ku ai parodizonte "te rinjte apo Shqiptarin e sotem" qe benin te pamunduren per te perdorur fjale te huaja, diku ka nje pjese "O ti bir i Adamit...." dhe mbyllet me ate qe duhet ti falesh disa Zotave njeheresh (ndiz disa qirinj etj..... po dhe Djallit nji prej dylli). Me fal qe nuk mund te jem me preciz po kane kaluar 20 vjet dhe shume detaje i kam harruar, po shija e asaj poezie ishte e tille sa kam nostalgji ta lexoj perseri!
 

pipiricka

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

obobobo,,,,,sa tema te dhimbshme na hapni sidomos ne qe jemi larg shqiperise dhe e shohim edhe ne prospektiven e te tjereve,(italianeve me sakte)dhe jane te ndryshme mendimet qe akumulojme pothuajse çdo dite per te,nejse,une them se "shqiperia" ka qene,eshte dhe do te jete ne kerkim te dicka-je,çfaredo qofte te jete ne sasi te konsiderueshme,se s'para na mbushet syri kollaj,e kemi kete po hajt mo,megjithate nje gje eshte e sigurt,qe emri do ti ngelet "shqiperi" me historine,aktualitetin,dhe andrallen e saj,,,,,
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Gomari i Barbatasit!!
Keshtu titullohet kjo poezia qe ka postu Kondra ketu.
Antares,megjithese kam njohuri te bollshme mbi letersine Fishtjane,nuk me kujtohet se cili botim i Fishtes jane ajo qe kerkon ti,me cfar kuptova nuk jane pjese nga Lahuta.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

gjergj fishta, spiun i klaneve serbe, dhe i dhe te vetmit hajvan(satrap) mbret qe shqiperia kishte..Te gjitha ne kosh te plehrave..Fishta ishte kunder revolucionit te fan nolit..Fan Noli ..ky eshte njeriu qe duhet nderuar..Jo shqiptare te bastarduar ne serb si puna e fishtes..Phuck him
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Fillimisht postuar nga ados:
[qb] gjergj fishta, spiun i klaneve serbe, dhe i dhe te vetmit hajvan(satrap) mbret qe shqiperia kishte..Te gjitha ne kosh te plehrave..Fishta ishte kunder revolucionit te fan nolit..Fan Noli ..ky eshte njeriu qe duhet nderuar..Jo shqiptare te bastarduar ne serb si puna e fishtes..Phuck him [/qb]
O Ados, o .... nuk po ta them se ç'je se vijnë e na mbyllin temën. Po ti a e din o njeri (për të mos lënë pa emër) që Fishta është i vetmi shqiptar (para Nënë Terezës) i cili është nderuar nga BOTA mbarë? E din ti që Fishta ka qenë kandidat për çmimin Nobel atëherë kur Shqipëria vetë nuk dihej se ku ishte? E din ti që Fishta është i vetmi shqiptar (do thoja i vetmi njeri) që ka marrë medalje për veprën e tij patriotike e religjoze nga Austria, Greqia, Serbia, Italia e Turqia? Këto 5 vende or mik nuk kanë asgjë të përbashkët përveç synimit për të marrë Shqipërinë dhe të pestë janë përpjekur të "blejnë" Fishtën! Po ku e di ti ore qumështor se cili ka qenë Fishta. Ti akoma i thur lavdee Fatos qorrit!

Ja pse Shqipëria nuk hecën përpara sepse si atëherë edhe tani ne nuk i japim hakun secilit. Gjithmonë dhe vetëm në Shqipëri një halabak bëhet kryeministër, një puntor drejton, hajduti bëhet polic e krimineli pushtetar!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Ados,ma merr mendja qe e di se ne kete moment jam duke shkarkuar te gjithe fjalorin banal ne te gjitha gjuhet e botes mbi ty <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,pra plako i ke te share edhe macet dhe mijte e shtepise <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
 

balforum

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Ados ca moshe je ti plako sepse ndonjeher me dukesh normal dhe i pjekur ndersa ndonjeher me dukesh si adolesjent 14 vjec <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

antares

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Injoroini keta (konsideroini si nje zhurme ne sfond), thjesht te marresh mundimin tu japesh pergjigje eshte e kote.....
Orosh! Jo nuk eshte sigurisht tek "Lahuta", ajo duhet te beje pjese ne ciklin me fshikullime e sarkzem qe ka Fishta. Edhe une jam duke e kerkuar intensivisht, dhe po e gjeta do ta postoj!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

D.M.Th kaq keni për të thënë në lidhje me mendimet tuaja për Shqipërinë?

Antares është tek Anzat e Parrnasit kjo pjesë. Do ta postoj kur të kem mundësinë. Unë kam një botim të 42 (botim i tretë) dhe është goxha i vështirë për tu kuptuar por besoj se është ai që ti ke lexuar.
 

bob

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

shqiperia ishte shume e varfer,eshte e varfer do jete me pak e varfer.
pastaj do afrohet fundi i kesaj bote dhe nuk do te mund te jete kurre e pasur,eshte per te te ardhur keq,shume keq.
shrug.gif
shrug.gif
 

anny

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Fillimisht postuar nga great1:
[qb] shqiperia ishte shume e varfer,eshte e varfer do jete me pak e varfer.
pastaj do afrohet fundi i kesaj bote dhe nuk do te mund te jete kurre e pasur,eshte per te te ardhur keq,shume keq.
shrug.gif
shrug.gif
[/qb]
po normale qe ejmi vend i varfer se kemi 550vjete mbrapa.po pse sthua ti eq njerz si puna jot na duhen ne optimista ne kulm per te ardhmen e shqiperis,
 

bob

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

ishte shume e perllogaritur qe do me thoje"njerez si puna jote na .."
ej une jam shume optimist e kerkoj perhere anen pozitive te gjerave.
ketu kerkohet thjeshte nje opinion per vendin tone e ne te gjithe e dime se si eshte gjendja e problemet e pafund e te perditshme qe kalon.e di shume mire se edhe 20 dite do jem aty e do ti prek me dore.
thuaj sa te duash optimiste,prape asgje nuk leviz.eshte gati vone per te perballuar ato cka ndodhin ne SHqiperi.
po them realitetin <span style="font-weight: bold">anny</span> . &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
te jetosh ne Itali doemos eshte e thjeshte te thuash qe jam optimst,po ne SHqiperi nuk do e belbezoje dot apo jo?
shrug.gif
 

anny

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Fillimisht postuar nga great1:
[qb] ishte shume e perllogaritur qe do me thoje&quot;njerez si puna jote na ..&quot;
ej une jam shume optimist e kerkoj perhere anen pozitive te gjerave.
ketu kerkohet thjeshte nje opinion per vendin tone e ne te gjithe e dime se si eshte gjendja e problemet e pafund e te perditshme qe kalon.e di shume mire se edhe 20 dite do jem aty e do ti prek me dore.
thuaj sa te duash optimiste,prape asgje nuk leviz.eshte gati vone per te perballuar ato cka ndodhin ne SHqiperi.
po them realitetin <span style="font-weight: bold">anny</span> . &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
te jetosh ne Itali doemos eshte e thjeshte te thuash qe jam optimst,po ne SHqiperi nuk do e belbezoje dot apo jo?
shrug.gif
[/qb]
per njerz si puna jote nuk eshte se doja te te ofendoja ,nenkuptoja njerez pesimist.nqs te ka ofenduar e marr mbarapshte
po nqs nuk jemi ne optimista per te bere dicka per shqiperin ,atehere kush te jete??!!keta qe jane sot ne pushtet apo breza me te vjeter
nuk e di pse te duket ty e thjeshte te jetosh ne itali po mua nuk me duket keshtu,edhe nuk mendoj se ne shqiperi eshte kaos apo si puna e ca personave qe e ebjne gjendjen tragjike,jo nuk del dot jo te vrasin jo te presi jo... e ku di une nje thes me gjera thone. une pranoj qe ne shqiperi ka shume probleme po mos harroni qe jemi akoma nje vend ne tranzicon
 

bob

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

ejla grande!
atje ka probleme jetike,si te te them,jo aq te forta qe thua ti.po nuk kane fund.njerezit tane jane te lodhur e nuk mund te mbizoteroj optimizmi tek nje perqindje e mire e shqiptareve.
pastaj duke marre shkas se cfare po ndodh ne Ukraine,gati neve po na afrohet dita.
nuk me ke ofenduar,mund te thuash cte duash.jemi ne nje forum. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

anny

Primus registratum
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Fillimisht postuar nga great1:
[qb] ejla grande!
atje ka probleme jetike,si te te them,jo aq te forta qe thua ti.po nuk kane fund.njerezit tane jane te lodhur e nuk mund te mbizoteroj optimizmi tek nje perqindje e mire e shqiptareve.
pastaj duke marre shkas se cfare po ndodh ne Ukraine,gati neve po na afrohet dita.
nuk me ke ofenduar,mund te thuash cte duash.jemi ne nje forum. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
po mo as qe e ve ne dyshim qe ka probleme,po po nuk i dhame ne kurajo vetes kush do na japi pastaj
po nuk e bejme ne shqiperin kush do ta bej,pastaj nuk te takon ty te flasesh per lodhjen mundimin,se je akoma shume i ri qe ti ndjesh kaq shume keto gjera prandaj me optimist se ben mire
ps:me behet qefi qe nuk u ofendove
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë

Ca thon Shqiperia eshte 'perla Europes' e ca thon eshte 'vend mizerje'. Ca thone jena 'alamet populli' e ca thone jena 'rrace e keqe'. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Une mendoj qe nuk ka qene me keq, eshte permirsuar disi e me vone do behet shume me mire. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top