Kondrapedali
Kondrapedali
Shqipëria, si ishte, si është e si do të jetë
Në këtë temë disi përmbledhëse, dua që vërtet të diskutohet mbi aktualitetin e vargjeve të Fishtës të shkruara rreth 85 vjet më parë...
..................................................
Populli falë ata që e mundojnë,
Por nuk ka për të falë kurrë ata që e rrejnë.
Prolog
Pra nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që , qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqiptarët…
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi n’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Që ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis e i trimënis,
E që sod në Shqiptari
Besa ka nji t’madhe zi
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, po asht kot, besa, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër ne,
Se po gjen burra n’ketë dhé-
Burra fjalet e atdhetarë :
Kta veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër, mbyti n’ujë :
Gja – ha’i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisa
Ndër ne flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që , kur ishte puna
Me u shpëtue Shqipni kërcuna
E për te n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll, (apo sot nëpër Athinë)
A se vjelshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak t’lahej Shqipnija...
Por, kujtoj, s’ka kund nevojë
Që un t’i za kta ndopak n’gojë;
Pse për ta “Dielli” i Bostonit
Nji epope ka shkrue tash s’vonit,
Nji epope me kaq do krypë,
Që ma mirë s’ke aspak pse e lypë.
Prandej mue nuk m’jitte tjetër,
Veç me kndue ndo’i fatos t’vjetër :
Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastrjot.
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dalë fryma,
E si t’ishin do gjygyma
Të pa fund, janë lanë m’njan’anë
E askush n’gojë ma s’don me i zanë,
Kujë për ta ndër mend s’i bjen.
Der tash vonë, qe, fjala vjen,
Posta e jonë pat përdorue
Nji lloj pullash, m’t’cillat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbeut,
Nami e e ndera e parë e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kanë hjedhë nji palë zotni,
Që ktu marrë kanë Postën n’dorë,
Kin’ për organizatorë,
E t’kanë qitë do tjera pulla,
Me kambë urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T’gjana e t’gjata si gjuhë lope.
Ani pra Shqiptarët e sotit¸
S’çajnë fort kryet për punë t’Kastriotit,
As për njat trimnin e t’Parit,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’marit
Do t’tingllojë për veshë t’Shqiptarit
Nji poem mbi’I zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshëm paçë qillue-
Mbi’i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqiptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mendes s’eme shkundja lbozën,
E m’difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri,
Që nja’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministrra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Për lulzim të ksaj Shqipnie
E për ... kambë t’ndo’i sandalije,
Sado që , ma e shumta sish,
- Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë ... nuk dij se shka ...
Kush në “kapicë“ e kush në “qylah“,
Por që sod, npër rroga arit,
Na janë ba t’gjithë frotë Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë - pa grgramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë;
E me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijn gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahana.
Veç se shka, mori lum Zana,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Ziere’i vishkull n’pyllë t’Parnasit-
Vishkull t’hollë e t’gjatë zaranet;
Pse ksaj herë, besa, po m’kandet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për me ba që za’n t’ shuej,
Se t’jet gjallë. Due t’marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
..................................................
...Kërkoj ndjesë për gjatësinë e kësaj pjese të zgjedhur por besoj se shpreh më së miri se nga kush drejtohet Shqipëria sot dhe mbi mundësitë që dikush mund të drejtojë Shqipërinë e shqiptarët ashtu siç ata e meritojnë.
I lutem moderatorëve të jenë disi tolerantë. Kjo temë është e përgjithshme mbi politikën shqiptare dhe nuk merret me aspekte të veçanta të saj por e konsideron si një varg veprimesh e vendimesh të "klasës" politike shqiptare.
Faleminderit dhe debat të shëndoshë
Në këtë temë disi përmbledhëse, dua që vërtet të diskutohet mbi aktualitetin e vargjeve të Fishtës të shkruara rreth 85 vjet më parë...
..................................................
Populli falë ata që e mundojnë,
Por nuk ka për të falë kurrë ata që e rrejnë.
Prolog
Pra nji herë e pikë ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’Parit,
As trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji gaç, nji zog gomarit,
Që , qyqari, për send tjetër
-N’dashtë i ri t’jet, n’dashtë i vjetër-
S’duhet gja, veç se me bartë
E me ngranë, t’thuesh, si Shqiptarët…
M’thotë, por, mendja se ndokujë
Ka m’iu dukë se un mifi n’ujë
Me ketë kangë, e se mâ gjasë
Sod për mue do t’kishte pasë
Ndo’i send tjetër po t’kish’zgjedhë
Tortë me vjerrsha ktu me dredhë.
Po, por shka, se ata e dijnë vetë
Që ka cofë mikrobi i shkretë
I burrnis e i trimënis,
E që sod në Shqiptari
Besa ka nji t’madhe zi
Jo aq për bukë e miredi
Sa për burra-burra t’dheut
Që për komb e nderë t’Atdheut
Me jetue t’dijnë e me dekë.
Jo, po asht kot, besa, me u rrekë
Se po gjen fatos ndër ne,
Se po gjen burra n’ketë dhé-
Burra fjalet e atdhetarë :
Kta veç, Zot! kjoshin për farë;
Se, për tjetër, mbyti n’ujë :
Gja – ha’i keq – s’i duhen kujë.
E vërtetë që njadisa
Ndër ne flasin fjalë të mdha,
E na mbahen se ata kjenë
Që shpëtue na kanë Atdhenë:
Sado që , kur ishte puna
Me u shpëtue Shqipni kërcuna
E për te n’luftë me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Npër Stambollë e np’r Anadoll, (apo sot nëpër Athinë)
A se vjelshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli npër Europë
Alkool’n, me t’cillin ngopë
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak t’lahej Shqipnija...
Por, kujtoj, s’ka kund nevojë
Që un t’i za kta ndopak n’gojë;
Pse për ta “Dielli” i Bostonit
Nji epope ka shkrue tash s’vonit,
Nji epope me kaq do krypë,
Që ma mirë s’ke aspak pse e lypë.
Prandej mue nuk m’jitte tjetër,
Veç me kndue ndo’i fatos t’vjetër :
Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastrjot.
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dalë fryma,
E si t’ishin do gjygyma
Të pa fund, janë lanë m’njan’anë
E askush n’gojë ma s’don me i zanë,
Kujë për ta ndër mend s’i bjen.
Der tash vonë, qe, fjala vjen,
Posta e jonë pat përdorue
Nji lloj pullash, m’t’cillat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbeut,
Nami e e ndera e parë e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kanë hjedhë nji palë zotni,
Që ktu marrë kanë Postën n’dorë,
Kin’ për organizatorë,
E t’kanë qitë do tjera pulla,
Me kambë urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T’gjana e t’gjata si gjuhë lope.
Ani pra Shqiptarët e sotit¸
S’çajnë fort kryet për punë t’Kastriotit,
As për njat trimnin e t’Parit,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit.
Prandej thashë un se për s’marit
Do t’tingllojë për veshë t’Shqiptarit
Nji poem mbi’I zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vetë me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshëm paçë qillue-
Mbi’i gomar nji kangë me shkrue,
Herë tue qeshë, herë tue vajtue,
“Simbas” rregllave t’Poezisë,
E nevojve t’Shqiptarisë.
Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpinë t’Pegasit,
Mendes s’eme shkundja lbozën,
E m’difto metamorfozën
E njatij gomarit t’ri,
Që nja’i vlershmi zotëni
Babatasi bleu sivjet
Në Tiranë, n’atë kryeqytet,
Ku Ministrra e Deputetën
-Ktyne Zoti jau rritët jetën!-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Për lulzim të ksaj Shqipnie
E për ... kambë t’ndo’i sandalije,
Sado që , ma e shumta sish,
- Si thanë m’ka mue nji dervish-
Der dje kjenë ... nuk dij se shka ...
Kush në “kapicë“ e kush në “qylah“,
Por që sod, npër rroga arit,
Na janë ba t’gjithë frotë Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltukë,
Kalamuq e si terrçukë,
Fâ mirë barkun me “mastikë”,
Pa logjikë - pa grgramatikë,
Na pshtyjnë dije e politikë;
E me “gisht” ngordhun përpjetë
I pijn gjakun Kombit t’shkretë
Jo me hingzë, por me sahana.
Veç se shka, mori lum Zana,
Kah të dirgjesh m’shpinë t’Pegasit,
Ziere’i vishkull n’pyllë t’Parnasit-
Vishkull t’hollë e t’gjatë zaranet;
Pse ksaj herë, besa, po m’kandet
Me ja hjekun qafës dikuj,
Për me ba që za’n t’ shuej,
Se t’jet gjallë. Due t’marrë vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
..................................................
...Kërkoj ndjesë për gjatësinë e kësaj pjese të zgjedhur por besoj se shpreh më së miri se nga kush drejtohet Shqipëria sot dhe mbi mundësitë që dikush mund të drejtojë Shqipërinë e shqiptarët ashtu siç ata e meritojnë.
I lutem moderatorëve të jenë disi tolerantë. Kjo temë është e përgjithshme mbi politikën shqiptare dhe nuk merret me aspekte të veçanta të saj por e konsideron si një varg veprimesh e vendimesh të "klasës" politike shqiptare.
Faleminderit dhe debat të shëndoshë