Shqipëria pas 403 ditësh, ja ndryshimet

Shqipëria pas 403 ditësh, ja ndryshimet

Në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” kanë munguar Bogdani dhe Haxhi, por ishin Beqaj dhe Lala

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 14 tetor takimin e fundit në Grupin 10 për eliminatoret e Botërorit 2010, që do të luhet në Afrikën e Jugut. Do të ketë përballë Suedinë, kundërshtarin e parë të grupit tonë, të cilit i morëm një pikë në “Qemal Stafa”. Ky barazim atëherë u konsiderua një hap mjaft pozitiv me trajnerin Ari Han, pasi ishte takimi i parë i holandezit, që nuk kishte mundur të zhvillonte asnjë takim miqësor me kombëtaren, për shkak të pezullimit të UEFA-s. Përplasjet MTKRS-FSHF e kishin detyruar institucionin më të lartë të futbollit europian ta pezullonin për një afat të pacaktuar Shqipërinë. Deri sot kanë ndryshuar shumë gjëra në kombëtaren tonë.

Tani në krye të saj nuk është më Ari Han, por edhe formacioni që do të hidhet në fushë në “Rasunda” ka disa ndryshime thelbësore. Shqipëria do të ketë në formacion Bogdanin dhe Haxhin, dy lojtarë veteranë, që kanë dhënë kontribut të madh në kombëtare, por do t’i mungojnë Lala dhe portieri Arjan Beqaj, që në përballjen e parë kanë qenë ndër më të mirët në fushë.

“Bomberi” Bogdani: Mediat suedeze kanë mbetur të çuditura që Erjon Bogdani nuk do të ishte në formacion me suedezët në përballjen e parë. Sepse ishte sulmuesi më i dëgjuar i Shqipërisë dhe që luante në nivelet më të larta, në Serinë A. Në takimin e parë të këtyre elminatoreve, Ari Han preferoi Hamdi Salihin në vijën e parë. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe u konsiderua arritje për formacionin kuqezi. Në ndeshjen pasuese, katër ditë më pas, Erjon Bogdani luajti titullar dhe shënoi golin e parë ndaj Maltës, që do t’u hapte rrugën golit të Klodian Duros dhe Armend Dallkut. Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja jonë do ta kishte shumë të vështirë të dilte te goli. Forma jo e mirë e sulmuesit të Kievos do të ndikonte direkt në efikasitetin e dobët të sulmit. Trajneri Ari Han e “fshiu” nga lista Bogdanin pas barazimit me Maltën (0-0) dhe nuk do ta grumbullonte në dy takimet e fundit të tij në krye të kuqezinjve me Hungarinë në Tiranë (0-1) dhe e Danimarkën në transfertë (3-0). Me emërimin e Josip Kuzhes trajner të Shqipërisë gjërat do të ndryshonin për mirë. Erjon Bogdani rithirret në kombëtare, madje shënon golin e barazimit të përkohshëm me Portugalinë (1-2). Sulmuesi i Kievos do të shënonte në të gjitha ndeshjet e grumbulluara nga Josip Kuzhe, në miqësoren me Qipron (6-1) dhe në barazimin me Danimarën (1-1). “Bomberi” kuqezi do të jetë arma plus e Josip Kuzhes, që i ka munguar Shqipërisë në takimin e 6 shtatorit të kaluar me Suedinë në “Qemal Stafa”.

Altin Haxhi: Ndeshja e fundit që do të luante Haxhi me ngjyrat kuqezi është ajo me Rumaninë në transfertë (6-1), e fundin në grup për elimnatoret e Euro 2008-s. Pas pauzës disamujore, për shkak të pezullimit të kombëtares, futbollisti i Apoel Nikosias nuk u grumbullua më në kombëtare. Preteksti: rinovimi i skuadrës. Ari Han i besoi Kristi Vangjelit, Ansi Agollit, Gilman Likës dhe Jahmir Hykës në krahun e majtë (Haxhi ka luajtur si mesfushor dhe mbrojtës), por kështu e nisi edhe Josip Kuzhe, por dëmtimi i Vangjelit dhe pezullimi i Ansi Agollit hapën një gropë të madhë në këtë krah. Në këtë situatë emergjente, Josip Kuzhe rigrumbullon Altin Haxhin. Ka munguar në takimin e “Qemal Stafës”, por do t’i japë më shumë siguri Shqipërisë në fazën mbrojtëse në përballjen e 14 tetorit në “Rasunda”.

Kapiteni Lala: Vlerat e Altin Lalës në kombëtaren shqiptare janë të pamohueshme. Për më shumë se 10 vjet ka qenë titullar i padiskutueshëm në mesfushë, i pazëvendësueshëm në rolin e shkatërruesit. Kalimi i viteve ka nxjerrë në pah nevojën për zëvendësimin e Lalës. Ka qenë ndër më të mirët në fushë me Suedinë në takimin e parë, por do të mungojë për arsye dëmtimi në përballjen e dytë. Për herë të fundit me kombëtaren është aktivizuar më 28 mars në “Qemal Stafa” në humbjen me Hungarinë. Ervin Bulku e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë me kapitenin në fushë Shqipëria do të ishte më e sigurt. Ujkani në vend të Beqajt: Megjithëse nuk dihet me saktësi se kush do të jetë titullar i portës, pasi këtë e vendos Kuzhe në momentin e fundit, Ujkani mbetet mundësia më e madhe. Kombëtarja shqiptare nuk e ka gjetur qetësinë në prapavijë edhe 8 muaj pas dëmtimit të Arjan Beqajt. Në ndeshjen e parë me Suedinë portieri i Anorthosisit ka qenë i pakalueshëm, duke mos e lejuar Zllatan Ibrahimoviçin të shënojë. Beqaj është rikthyer titullar tek Anorthosisi, por ka preferuar të presë për t’u rikthyer në kombëtare. Samir Ujkani ka luajtur ndeshjen e vetme eliminatore me Danimarkën, pas asaj paraqitjeje mbresëlënëse në miqësoren me Qipron. Dy portierët e Shqipërisë, Hidi dhe Ujkani, akoma nuk i japin sigurinë e Arjan Beqajt katërkëndorit të Shqipërisë.

6 shtator 2008, Shqipëri – Suedi 0-0

Shqipëria: (4321): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli; Cana, Lala; Duro, Skela (Teli), Hyka; Salihi (Berisha). Trajner: Ari Han.

Suedia (352): Isakson, Nilson, Majstoroviç, Melberg, Hanson, Linderoth, Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovicc, H.Larson. Trajner: Lars Lagerbak.

14 tetor, Suedi – Shqipëri

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Ujkani, Dallku, Cana, Curri, Haxhi, Duro, Bulku, Hyka, Skela, Salihi, Bogdani. Trajner: Josip Kuzhe.

Në dy takimet e fundit me nordikët kuqezinjtë kanë marrë rezultate pozitive

Shqipëria kërkon vazhdimësinë me suedezët

Është e vështirë të gjesh një kombëtare europiane që ka bilanc negativ me Shqipërinë. Fubolli shqiptar, modest në historinë e tij, ka ringritur kokën pas viteve 2000, me disa fitore historike me Greqinë dhe Rusinë. Më suedezët kuqezinjtë janë ndeshur 4 herë, duke marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Takimi i parë daton në vitin 5 nëntor të vitit 1988 në eliminatoret e botërorit. Suedia do të fitonte brenda në “Qemal Stafa” me rezultatin e ngushtë 2-1. Në takimin e kthimit në Suedi vendasit do të korrnin një fitore më të lehtë (3-1). Ndeshja e radhës do të luhet 15 vjet më vonë. Në miqësoren e 18 shkurtit 2004, Shqipëria e Brigelit do të shënonte fitoren e parë me nordikët në “Qemal Stafa”. Ndërsa një vit më parë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2010, Shqipëria do të barazonte 0-0 në “Qemal Stafa”. Në katër përballjet mes tyre Shqipëria ka shënuar 4 dhe ka pësuar 6 gola. Në takimin e radhës futbollistët e Kuzhes do të kërkojnë ruajtjen e vazhdimësisë së rezultateve. Edhe me barazimin kuqezinjtë do të ishin shumë të kënaqur.

Sulmuesi i Rapidit po shënon rregullisht, por i mungon goli në kombëtare

Salihi: Duam pikë për vazon e 4-t!

Trajneri Josip Kuzhe ka qenë me fat në krye të kuqezinjve për sa i përket sulmit, pasi dy futbollistët kryesorë të këtij reparti, Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, po kalojnë një formë të shkëlqyer me klubet e tyre, çka është reflektuar edhe në kombëtare. Bogdani ka shënuar më shumë gola në tre ndeshjet e fundit me kuqezinjtë, ndërsa Salihi ka sakrifikuar më shumë për skuadrën, duke luajtur i tërhequr. Goli i Bogdanit me Danimarkën, që i dha një pikë të vlefshme Shqipërisë, ishte meritë e padiskutueshme e Hamdi Salihit, që ngulmoi me sa mundësi kishte për t’ia bërë “dhuratën” sulmuesit të Kievos.

- Keni filluar përgatitjet në Gjermani, ndërkohë që Suedia ju pret për t’u kualifikuar. A është e gati Shqipëria ta ndalë këtë kundërshtar?

- Sigurisht që po. Përderisa kemi shvilluar disa ndeshje shumë të mira mund ta bëjmë këtë edhe më Suedinë. Ekziston një entuziazëm dhe frymë pozitive në radhët e kombëtares, që do të na ndihmojë të arijmë objektivat tona.

- Dhe cili është bojektivi i Shqipërisë, që pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje do të renditet e pesta?

- Është i njëjti objektiv që kemi pasur edhe në ndeshjen me Danimarkën në fushën tonë: qëndrimi në vazon e katërt. Ne jemi kombëtare e vogël, por kjo nuk do të thotë që s’
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23787. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23787

Top