Re: Shqipëria, Mbretëri apo Republikë ??
Mendoj se Shqiperia nuk ka nevoje per nje sistem monarkik. Dhe kjo per disa arsye. Se pari sistemi republikan eshte shume me i perparuar dhe me demokratik se çfaredo sistemi monarkik, qofte kjo monarki absolute ose parlamentare. Shqiperia nuk ka tradita aristokratike, te cilat sjellin dhe mbajne me pas nje sistem monarkist. Kuptohet qe nje pjese e vendeve te zhvilluara europiane e ruajne monarkine sa per tradite, aq edhe si mirenjohje per te mirat qe ajo u ka sjelle. Nen sundimin e mbreterve te tyre, Anglia, Hollanda, Belgjika, etj. pushtuan dhe shfrytezuan gjysmen e botes, dhe nje pjese e pasurise dhe mireqenies qe sundon sot ne Europe vjen nga keto pushtime. Prandaj çdo krahasim ndermjet mbreterive europiane dhe asaj shqiptare nuk qendron. Nuk eshte e vertete po ashtu se sistemi monarkik sjell me shume stabilitet per vendin. Sala dhe Nano duan apo nuk duan nje dite do te largohen nga pushteti, ndersa po erdhi nje mbret ai do e trashegoje fronin , me gjithe privilegjet qe ai sjell brez pas brezi. Atehere perse duhet ti vejme vetes litarin ne fyt? Perse duhet te ia falim Shqiperine nje monarku? Ne rast se nuk e keni harruar, me 1997 kur u duk se fitoi mbreteria, ose fitoi me te vertete, Leka Zogu kerkoi qe Shqiperia te qeverisej nga kushtetuta qe babai i tij pat hartuar per vete me 1936. Kjo kushtetute i jepte atij te drejta te pakufizuara, si ato te nje monarku absolut.
Zakonisht ne histori njihet zevendesimi i mbreterise nga republika, si nje forme me e perparuar, prandaj ne nuk kemi pse te bejme edhe ne kete fushe prapaktheu siç kemi bere me gjakmarrjen, perçarjet fetare dhe krahinore etj. etj. Kujtoni me sa gjak shpetuan francezet nga monarkia, ndersa amerikanet as ne enderr nuk e çuan qe te vendosnin ne ate vend nje regjim monarkik. Per me shume duke pasur parasysh edhe kulturen, fene dhe mentalitetin e shqiptareve ekziston rreziku qe mbreti ne Shqiperi te na kthehet pak nga pak ne Sulltan. Boll kemi vuajtur nga diktatoret, mbreterit apo autokratet te cilet nga pushteti i largon vetem vdekja, pushtimi apo kryengritja.