Shqipëria kërcënohet haptazi nga Rusia / SHBA e NATO në alarm

Shqipëria kërcënohet haptazi nga Rusia / SHBA e NATO në alarm

elena.jpg


TIRANE – Sipas historianes së mirënjohur Znj. Elena Kocaqi, qëndrimet e Rusisë dhe deklaratave të dhëna kohëve të fundit nga ish lider të saj, përbëjnë një kërcënim të hapur e serioz për Shqipërinë, Rajonin dhe gjithë Bllokun Perendimor. Si njohëse e mirë e historisë, influencave gjeopolitiko-strategjike, Znj. Kocaqi thekson qartë rrezikshmërinë …por njëkohësisht shprehet e indinjuar edhe për mosreagimin e shtetit shqiptar në lidhje me këto qëndrime ekspansioniste ruso-serbe.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook , Znj. Kocaqi thotë:

Deklarata e Gorbacovit dhe keto te Sheshelit dhe stervitjet ruse me serbet po tregojne qarte nje politike agresive ruse ne Ballkan qe ka synime edhe ndaj Shqiperise.Shqiperine, Rusia nuk e ka pretenduar as para 100 vitesh pasi Shqiperia e asaj kohe konisderohej zone influence austriake po e pretendon sot hapur fare dhe askush ne kete vend nuk reagon. Deklarata e Gorbacovit se ishin gabim si futja e Shqiperise ne NATO dhe pavarsia e Kosoves si dhe deklarimet e Sheshelit qe Serbia e madhe dhe Shqiperia te integrohen ne Rusi jane alarmante. Kancelarit perndimore jane te alarmuara dhe Obama dhe BE e denuan ashper synimet ekspansioniste ruse.Perendimi kerkon ti veri kufirin Rusit ne Ukrahine por ai po kerkon kufi Adriatikun. Vertet qe Shqiperia eshte ne NATO dhe neni 5 i Traktatit sanksionon mbrojtjen kolektive, pra edhe detyrimin per te mbrojtur Shqiperine ushtarakisht, por historia ka treguar se per te shmangur konfliktet boterore Shqiperia eshte bere gjithmon kurban, kjo ne 1912-1913 dhe ne 1939. Rusi po kerkon te realizoj endrrat e tij te vjetra qe te dal ne Adriatik qe Hoxha ja realizoj me bazen e Vlores, por qe pretendimet e tanishme jane me te medha se ato te meparshme dhe teper te rrezikshme jo vetem per egzistencen e shtetit shqiptar por edhe te shqiptareve. Ballkani sllav e gjene gjuhen me rusin por ne rast te ndonje anarakie jane shqiptaret ata qe mund ta paguajne kete gje shume shtrenjte.Nese shqiptaret humben mbi dy te tretat e territorit te tyre ishte pikerisht nga kercenimi ruse per lufte botrore. Rusi po kerkon te fus ne zonen e influences se tij edhe Shqiperine dhe kete po e thote hapur. Politika shqiptare duhet te jete teper e kujdeshme ne marredheniet me aleatet e saj dhe mos te bej me gafa si ajo e armeve kimike, se kemi per ta paguar shume shtrenjt nje pakujdesi tonen ketej e tutje.Situata nderkombtare eshte teper e dizfavorshme dhe duhet shume kujdes ne situata te tilla, ka shkruar ajo.
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk kalohet kaq lehte me nje politike te vobeket shqiptaresh,rusia nese arrin te destabilizoj ballkanin Europa nuk do mundet kurre ta ndali rusine.....
 
Top