Sot është dita e madhe e Pavarësisë, vendi ynë shënon 100-vjetorin e Pavarësisë.
Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen festojnë këtë ditë të madhe.
Qysh errët në mëngjes kryeqyteti është zgjuar nga atmosfera gazmore, ku rrugët janë mbushur me të rinj nga Kosova, të cilët janë veshur kuq e zi dhe dalin fotografi në vendet ku kryeqyteti është zbukuruar me flamuj. Redaksi e gazetës "Shekulli" uron të gjithë shqiptarët si brenda vendit ashtu dhe jashtë gëzuar 100-vjetorin e të qenit shtet shqiptar. Sot në ditëlindjen e Atdheut, Vlora, është zemra e festës, aty ku ngrit flamuri 100 vjet më parë nga Ismail Qemali ka mbledhur shqiptarë nga të katër anët e botës dhe trojeve shqiptare. Më 28 Nëntor të viti 1912 shqiptarët u mblodhën në Vlorë për të shpallur Pavarasinë e që atëherë ka kaluar tashmë një shekull. Shqiptarët nga të gjitha trevat janë mbledhur sot në Vlorë për të kremtuar pikërisht këtë ngjarje, më e rëndësishmja e kombit, është dita që simbolizon bashkimin, prandaj të gjithë sot duhet të përulemi me nder e respekt para flamurit që ringjalli një komb!
Sot në Vlorë duket se historia do të përsëritet, pasi 40 pinjollë stërnipa të Isa Boletinit do t’i kthejnë qytetit flamurin origjinal kuqezi, që ky i fundit e mori nga Ismail Qemali, para se të kthehej në Kosovë.
Rreth 400 mijë vizitorë pretendohet se kanë mbërritur dhe do të mbërrijnë në Vlorën e Flamurit, në itinerarin e pak orëve të ardhshme, për të qenë pjesë e festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë.
Aktivitete të shumta dhe festime mbarëkombëtare pritet të ketë sot si në Vlorë ashtu edhe në Tiranë, ku politika shqiptare për herë të parë do i harrojë problemet dhe do jetë e bashkuar, si për të vënë në vend ëndrrën e Ismail Qemalit!
AXHENDA
Ora 10.00 Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100- vjetorit të Pavarësisë, homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit.
Më pas ceremonia zhvendoset në Tiranë.
Ora 13:00 Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit “Nënë Shqipëri”
Ora 14:00 Dreka zyrtare e ofruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Z.Sali Berisha dhe Ministri i Punëve të Jashtme Z. Edmond Panariti
Ora 14;30 Koncert i madh me pjesemarrjen e grupeve folklorike nga te gjitha trevat shqipfolëse. Sheshi “Skënderbej”
Ora 15:30 Parada e Forcave te Armatosura. Sheshi "Skënderbej"
Ora 18:00 Përurimi i Monumentit te Pavarësisë. Parku Rinia
Ora 18:30 Koncerti Jubilar ne Pallatin e Kongreseve//shek