Shqipëria humbet ndeshjen e kontrollit në Gjermani
Kombëtarja shqiptare është mundur 2 – 1 në ndeshjen miqësore nga Grojther Furth, skuadër e Bundesliga 2. Në pjesën e parë trajneri kroat, Josip Kuzhe ka hedhur në fushë formacionin që mendon të aktivizojë që nga minuta e parë, përballë Suedisë të mërkurën. Erjon Bogdani kaloi kuqezinjtë në avantazh, të cilët më pas nuk kanë mundur të ndalin ekipin gjerman që shënoi 2 gola. Në pjesën e dytë trajneri Kuzhe ka provuar të gjithë lojtarët e tjerë, por rezultati nuk ka ndryshuar. Pas ndeshjes kroati është shprehur i pakënaqur nga loja e lojtarëve kuqezi, të cilët kanë nënvlerësuar kundërshtarin. Të enjten, përfaqësuesja jonë fitoi 2 – 0 në testin e kontrollit kundër skuadrës amatore, Hasloh, me gola të Klodian Duros dhe Besart Berishës. Të mërkurën përfaqësuesja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në eleminatorët e këtij botërori, atë përballë Suedisë.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23898. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23898