Shqipëria dhe Rusia 85 vjet diplomaci

Shqipëria dhe Rusia 85 vjet diplomaci

Shqipëria dhe Rusia janë në prag të 85-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Me këtë rast, ambasadori rus në Tiranë, z. Alexander Prishchepov, shpjegon kurbën e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo ngjarje e shënuar për dy vendet tona përkon edhe me emërimin së fundmi të ambasadorit të ri shqiptar në Rusi, z. Sokol Gjoka. Pasi hedh dritë mbi ngjarjet që shoqëruan vendosjen e këtyre marrëdhënieve që nga qeveria e Fan Nolit në vitin 1924, si dhe detajet e bisedës në takimin e fundit me ministrin e Jashtëm shqiptar të sapoemëruar, z. Ilir Meta, ambasadori rus vë re se dy vendet kanë dëshirë për ti zhvilluar më tej marrëdhëniet midis tyre. “Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. E pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit”, thotë diplomati. Sipas tij, Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor që do të mblidhet në dhjetor në Rusi, pritet të japë shumë në këtë drejtim.</p>


⢠Cili është niveli aktual i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Rusisë?
⢠Mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi zhvillohen jo keq. Më 12 tetor, Presidenti rus, z. Dimitri Medvedev, priti për dorëzimin e letrave kredenciale ambasadorin e ri të Shqipërisë në Rusi, z. Sokol Gjoka. Me lejoni të citoj fjalët e Presidentit me këtë rast: “Ne jemi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona respektive, si dhe qëndrimet tona pragmatike. Ne e shohim dialogun Shqipëri-Rusi si një faktor të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan”.
Rusia, si një vend me burime të konsiderueshme, tradita të mëdha të historisë, kulturës dhe artit, ka interesa të gjëra. Nisur nga fakti se Rusia ka interesa globale, ajo është e interesuar të ketë marrëdhënie me të gjitha vendet. Interesat tona janë të hapura dhe të thjeshta. Ne duam të jetojmë në siguri, në stabilitet me fqinjë të mirë, duam të zëmë vendin që meritojmë në ekonominë dhe financat globale. Për këtë, na duhet një situatë e qetë dhe të zvogëlojmë rreziqet aktuale në botë. Ne i mbrojmë këto interesa fort dhe në mënyrë të vazhdueshme, pa konfrontime dhe me qëllimin për partneritet. Mbi këtë bazë i ndërtojmë edhe marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Në nëntor të këtij viti, mbushen plot 85 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rusisë. Ato kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Në korrik të vitit 1924, qeveria e Fan Nolit doli me nismën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Më 4 korrik të po atij viti, ministri i Jashtëm shqiptar, z. Delvina, ia dërgoi notën në emër të homologut rus Cicerinit dhe ai në emrin e qeverisë ruse ra dakord me propozimin shqiptar. Pak më vonë, përfaqësuesi rus në Itali shprehu pëlqimin për këtë kërkesë të qeverisë shqiptare. Ai propozoi fillimin e bisedimeve për procedurat e vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mirëpo për shkak të situatës së vështirë në Shqipëri, kjo nuk u arrit lehtë. Vetëm në nëntor të po atij viti, Fan Noli, i cili gjendej në Itali, në një takim me përfaqësuesin rus në këtë vend, vendosi për vendosjen e marrëdhënieve me Rusinë Sovjetike. Por për shkak të gjendjes së vështirë në Shqipëri, një gjë e tillë nuk u arrit të realizohej. Ky problem u rishfaq në kohën e Mbretit Zog në shtator të 34. Edhe atëherë marrëveshja u arrit, por nuk u vu në zbatim. Marrëdhëniet e plota dhe të vërteta midis dy vendeve tona u arritën në nëntor të 45. Siç e shihni, dëshira e dy vendeve tona për të qenë pranë njëri-tjetrit ka qenë e hershme. Ndërhyrja e forcave të brendshme ose të jashtme midis nesh gjithmonë na ka penguar të arrijmë atë që kemi dëshiruar. Duke iu rikthyer marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona aktualisht, mund të them se ato janë të mira si në fushën politike, ekonomike dhe humanitare. Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. Ne e pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon e mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit. Ne shikojmë mendime të njëjta për probleme që shqetësojnë botën. Në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare nuk kemi vënë re ndonjë arritje të madhe. Madje vëllimi i shkëmbimeve tregtare është ulur këtë vit, çka shpjegohet mendoj, kryesisht, me krizën globale. Ne synojmë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve me projekte konkrete. Mendojmë se një rol në këtë aspekt duhet të luajë Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor. Unë mendoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të ecin edhe më para, duke marrë parasysh dëshirën e dy vendeve.
⢠Ju patët së fundmi një takim me ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, z. Ilir Meta. Çfarë diskutuat në këtë takim?
⢠Ne patëm një takim me përmbajtje shumë pozitive me z. Meta. Unë i shpreha qëndrimet tona pozitive në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Z. Meta u shpreh gjithashtu për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Prekëm disa probleme konkrete të lidhura me tregtinë dhe ekonominë, turizmin, çështjet humanitare dhe ramë në marrëveshje të bashkëpunojmë më fort për ti prurë më para arritjet e deritanishme. Ramë dakord që zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona ti përgjigjet interesave dhe dëshirave të popujve tanë.
⢠Një nga fushat ku Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për të konsoliduar marrëdhëniet dypalëshe është edhe ekonomia dhe turizmi. Ndonjë e re nga këto dy fusha?
⢠Në fushën e turizmit u shënua një ngjarje këtë vit. Qeveria shqiptare vendosi të heqë regjimin e vizave për periudhën e verës, me qëllim dhënien e një shtyse turizmit rus në Shqipëri. Ne e vlerësuam këtë mjaft. Mendojmë se kjo do të shërbejë për zhvillimin e turizmit rus në Shqipëri dhe në rritjen e kontakteve humanitare midis dy vendeve tona. Më kryesorja: do të ndikojë në afrimin e dy vendeve tona. Por ky vendim fatkeqësisht u mor pak vonë në aspektin e zbatimit të këtij vendimi dhe operatorët turistikë rusë nuk u përgatitën për ta shfrytëzuar këtë rast. Lidhur me këtë masë kaq pozitive, unë i shpreha vlerësimet e mia z. Meta në takimin që pata me të. Lidhur me aspektin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, kriza globale padyshim do të ketë ndikimin e saj. Kompanitë ruse kudo në botë i kanë kufizuar investimet e tyre. Gjithsesi ne shpresojmë në ardhjen e një kompanie të fuqishme ruse në fushën energjetike.
⢠Çfarë mund të na thoni për takimin e radhës së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor?
⢠Ky Komision luan padyshim rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ai mblidhet rregullisht herë në Shqipëri dhe herë në Moskë dhe diskuton për çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Mbledhja e radhës e këtij Komisioni ishte planifikuar në shtator në Rusi. Por ai u shty në dhjetor. Në të do të diskutohen probleme të tregtisë dypalëshe, masat për zgjerimin e tregtisë, rritjen e mundësive të eksportit dhe tërheqjen e investimeve, si dhe probleme në fushën e energjisë, industria, transporti, krijimi i klimës për investime, bashkëveprim doganor, bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Ne kemi përgatitur disa marrëveshje ndërqeveritare që do të diskutohen gjatë këtij takimi. Jam i bindur se ky takim do ti japë shtysë marrëdhënieve tona në këtë fushë.
⢠Këtë vit, Rusia rriti numrin e bursave të studimit për studentët shqiptarë në Rusi. Si ka ndikuar ky fakt në rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit?
⢠Mendoj se marrëdhëniet tona në fushën e arsimit janë më të zhvilluara se në fushat e tjera. Si vjet, qeveria jonë vendosi të rriste numrin e bursave për studentët shqiptarë që studiojnë në Rusi nga 20 në 25. Ata studio
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25743. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25743
 
Top