Shqipëria dhe Konferenca Islamike

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Për shumë vite, prezenca e Shqipërisë si anëtare e Organizatës së Kombeve Islamike (OKI) është komentuar si devijim nga orientimi pro-perëndimor i Shqipërisë apo si tregues i ngjyrasave pro-islamike të qeverisë shqiptare dhe vazhdimisht është bërë thirje për daljen nga kjo organizatë.
Kabllogramet e Ambasadës amerikane na tregojnë se jo vetëm krerë të diplomacisë shqiptare si z. Besnik Mustafaj dhe z. Lulzim Basha kanë diskutuar statusin e anëtarësisë së Shqipërisë në këtë konferencë me ambasadën amerikane, por kanë kërkuar edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë mendimin e kësaj ambasade në lidhje me vazhdimësine e anëtarësisë së Shqipërisë në OKI.
Z. Besnik Mustafaj ka kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë mendimin e ambasadores amerikane nëse Shqipëria duhej të largohej nga kjo organizatë, gjë për të cilën ambasadorja u përgjigj se, ndonëse anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare është një vendim kombëtar, SHBA-ja e vlerëson si pozitiv faktin që OKI ka një anëtar të moderuar dhe të përgjegjshëm (Kabllogram 06TIRANA602).
Në kabllogramin e cituar më sipër, ambasadorja amerikane shton se: ““Ne kemi dëgjuar nga USUN se në të shkuarën, ambasadori i Shqipërisë ka dhënë informacione të vlefshme mbi aktivitetet e OKI. Ne duhet të shpresojmë që një lloj bashkëpunimi i tillë të vijojë”.
Në një artikull të paradokohshëm (Panorama 26.9.2010) z. Mustafaj ka treguar se prezenca e Shqipërisë është parë si e vlefshme për perëndimin edhe nga ish-Presidenti francez, Miteran:
“Unë vetë asokohe, në një takim me Presidentin Miteran, gjeta mundësinë t‘ia drejtoja atë pyetje që shtrohej gjerësisht në Tiranë e ndaj të cilës edhe unë vetë kisha sigurisht ndjeshmërinë time. A do të përbënte anëtarësimi në Konferencën Islamike, pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Presidenti Miteran kërkoi të dinte vetëm se me çfarë kushtesh kishim hyrë ne në këtë organizatë. Dhe kur unë i shpjegova se kushti i pakapërcyeshëm ishte respektimi i Kushtetutës tonë, ku sanksionohet se shteti shqiptar është laik dhe nuk ka asnjë fe zyrtare, ai mu përgjigj fare thjesht. Më tha se ishte mirëfilli në interesin e Europës, që sa më shumë vende si yni të kishin zë në gjirin e kësaj organizate, si një mundësi për t‘u shprehur aty nga brenda jo vetëm filozofia europiane, por edhe vullneti i Europës për të bashkëpunuar me vendet myslimane, në emër të paqes e të prosperitetit të përbashkët. „Kjo do të jetë një vlerë e shtuar për ju kur të vini në Bashkimin Europian, e të bëheni pjesë e politikës së jashtme të përbashkët europiane“, më tha Presidenti Miteran.”
Prezenca e Shqipërisë në OKI, pra, nuk është tregues i ndonjë orientimi islamofil të elitave politike shqiptare. Në të kundërt, kjo prezencë ka patur dhe vazhdon të ketë nxitjen e vendeve perëndimore si ShBA dhe Franca dhe se, së paku sipas një kabllogrami, prezenca e Shqipërisë në OKI ka siguruar informacione të vlefshme për ambasadën e ShBA në Tiranë. Duke cituar ish-Presidentin Miteran, z. Mustafaj na tregon se, kjo prezencë e Shqipërisë në OKI, është “vlerë e shtuar për ju kur të vini në Bashkimin Evropian…”
Në Konferencë për Kosovën
Argumenti kryesor për prezencën e Shqipërisë në OKI duket të jetë lobimi për njohjen e Kosovës. Por duket, gjithashtu, sikur egziston një keqkuptim serioz në publik mbi natyrën dhe përbërjen e kësaj organizate. Së pari flitet për mosnjohjen e disa vendeve me popullsi muslimane të Kosovës në terma fetarë dhe përsëritet mosnjohja e Kosovës nga vendet muslimane. Do ishte njëlloj të thuhej se vendet e krishtera nuk e kanë njohur Kosovën meqënëse Vatikani dhe Rusia, Spanja apo Greqia nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo lloj logjike sugjeron se vendet anëtare të OKI – së gjykojnë politikën e tyre të jashtme në bazë të përkatësisë fetare.
Feja po bëhet gjithnjë e më tepër një element i rëndësishëm në politikën globale dhe vende si Arabia Saudite, Katari apo Jordania, kanë përmendur dimensionin e solidaritetit fetar kur kanë deklaruar njohjen e Kosovës, por është naive të besohet se njohja apo mos-njohja e Kosovës nga vende të OKI – së apo çfarëdo vendi tjetër, varet ekskluzivisht nga sensitivitete fetare.
Diktatorë si Bashar el Asad apo Ghadafi, që bombardojnë xhamitë e vendeve të tyre, duhet të na bënin të qartë se sensitiviteti fetar nuk është element determinues as në politikat e brendshme, e jo më të jashtme. Regjimet që janë udhëhequr prej vitesh nga ideologji nacionaliste dhe sekulare do duhej të kishin qartësuar ata që mendojnë se vendet e OKI – së kanë Kuranin për kushtetutë.
Revolucionet e pranverës arabe kanë sjellë mundësinë e ritjes së dimensionit fetar në politikë-bërjen e vendeve si Egjipti, Tunizia e Libia, më parë vende me kontakte të ngushta me Serbinë, e cila ka monopolizuar aleancat e ish-Jugosllavisë dhe këto ndryshime mund të luajnë rol në favor të Kosovës. Është raportuar gjerësisht nga ente mediatike si BBC etj., se kur filluan bombardimet kundra Serbisë, që të ndalej pastrimi etnik në Kosovë, qeveria e Mubarakut në Egjipt ishte e pakënaqur, teksa sentimenti i popullsisë, në të kundërt me qeverinë, ka qenë në mënyrë të palëkundur pro-kosovar. Por edhe me prezencën e partive islamiste në qeveritë e ardhshme të Egjiptit, Libisë apo Tunizisë, studiuesit e lëvizjeve islamiste në këto vende na tregojnë se, pavarësisht nga sentimentet fetare islamike, janë interesat nacionale që marin rol primar. Indonezia dhe Maroku kanë shprehur simpati për aspiratat kosovare, por problemet separatiste në teritoret e tyre do zënë pozicione primare në konsideratat e këtyre vendeve.
Antarsimi i Shqipërisë në OKI është komentuar shpesh në media si një ngërç politik që na mban mbrapa, na mban të ndarë nga perëndimi dhe na vonon hyrjen në Bashkimin Evropian. Por Evropa dhe ShBA duken mos jenë aspak hatërmbetur nga kjo antarsi dhe në të kundërt janë inkurajues. Qartazi e ardhmja e Shqpërisë e ndoshta dhe e Kosovës në këtë organizatë nuk do ketë asgjë mistike në vetvete, por do motivohet nga qëndrime krejtësisht pragmatiste.
Kabllograme të tjera citojnë z. Basha të sugjerojë se Shqipëria po konsideron largimin nga kjo organizatë, pjesërisht e zhgënjyer që nuk ka patur aq mbështetje për Kosovën sa pritej. Në anën tjetër, vende të rëndësishme anëtare të kësaj organizate janë kthyer në disa nga kredi – dhënësit më prominentë në botë dhe Shqipëria vështirë se do e injorojë këtë fakt. Por prezenca e saj apo largimi në të ardhmen, siç bëhet e qartë edhe nga kabllogramet, do gjykohet në terma pragmatistë të politikës së jashtme dhe jo sipas orientimesh të supozuara orientale.
Besnik Sinani
 

INIT

Forumium maestatis
Duke patur shume rrespekt per politikat dhe interesat amerikane ( qe per interesat tona as qe merren ne konsiderate ) do te shtoja, qe nje vend si ky i yni me 3 besime kryesore, ku toleranca dhe dhenja e vendit qe i takon besimit ( thellsisht personal ) eshte per tu lavderuar, dhe per me teper qe jemi nje shtet laik; sdo te duhej te perfshiheshim ne konferenca te tilla, as per interesat e amerikanve as per qefet e ndonje besimi fetare ( qe sjane per tu marre per shembull ) !!!
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ashtu si ju keni mendimin tuaj mos harroni se dhe te tjeret kane mendimet e tyre. Respekto mendimin e tjetrin nese do qe te respektohet mendimi yt.
 

gurax

Pan ignoramus
Mendimet respektin e fitojne vetem nga argumentimi perkates. Te kerkosh apriori' te respektohet mendimi yt, eshte e pavlere.
 

Sekreti

Forumium praecox
E pse te mos jemi ne konferencen islamike?
qofte edhe konference e krishter a budiste?

Nuk e shikoni sa patetike jan gjykimet nen vellon e nje tolerance fallso??
 

gurax

Pan ignoramus
Sepse eshte me fisnike dhe e drejte te mos mbash anen e asnjerit sesa te mbash anen e te gjitheve. Laik, asnjeanes dhe sekular do te thote pikerisht kjo gje. Shqiperia ne konferencen islamike, krishtere, budiste apo zoroastriane, nuk ka vend qe te jete. Ne momentin qe flasim, sot, shteti idjot shqiptar subvencionon tre versionet e feve kryesore. Kjo do te thote qe me leket e mia si taksapagues behen gjera qe nuk jane ne te miren time, leket e mia si taksapagues nuk shkojne ne te miren e perbashket te shoqerise dhe ambienteve civile dhe qe ne qender kane shtetasin shqiptar si njeri dhe cilesine e jetes se ketij qytetari, por shkojne ne llogari te intersave fetare dhe ne ushqimin e ushtrive te tera me njerez qe pervec fjaleve te shumta dhe lutjeve te pavlera per mua personalisht, nuk bejne asgje nga e cila une te perfitoj. Edhe nje here e perseritur, jam une ai qe i kam paguar keto taksa ne menyre qe shteti te ma shperbleje kete gje duke i perdorur keto para duke mirembajtur rruget ku une eci, shkollat ku une mesoj, parqet ku une shetis, sigurine e perditshme, mirembajtjen e rrjetit elektrik dhe ujesjelles te cilin po une e perdor, etj. Me fjale te tjera, une paguaj qe te perfitoj po une.

Le te shkoje e te anetaresohet Organizata X apo Organizata Y nga Shqiperia ne Konferencen Islamike, eshte normale dhe e drejte qe te behet nje gje e tille. Por Shqiperia, si Shqiperi, nuk ka fare pse perzihet me keto gjera. Shqiperia eshte shtet qe pikerisht ne emer te tolerances fetare i lejon te tera fete dhe nuk diskriminon asnje prej tyre.
Mendohu me thelle perpara se te flasesh kuturu' ne emer te te tere shqiptareve dhe Shqiperise!
 

Sekreti

Forumium praecox
Ne fakt Ju keni te drejt Gurax pasi ne shtetin e se drejtes cdo gje niset nga individi, por po ne shtetin e se drejtes qeveria ose qeverite votohen e si te tilla zgjellin politikat ne te cilat drejtohen shpenzimet dhe investimet. Prandaj dhe nuk ka nje politik apsolute siq ishte ajo qe kalume 50 vjet, por ka disa politika qe lidhen edhe me pelqimin ose jo te zgjelljeve qe ben nje parti e caktuar ne pjesmarrje ose jo edhe te nje konference qe dashje pa dashje mban emrin e fes qe aderon nje shumic apsolute e Kombit Shqiptar, e nuk e shoh si shpenzim te taksapaguesve shqiptar financimin e komuniteteve fetare, perkundrazi sipas mendimit tim kjo un sdo i lejoja financimin nga jasht, por me pjesmarrjen e tyre te zgjellej nje ligj qe te sistemonte nje her e mire ket financim.

Ke thene: "Mendohu me thelle perpara se te flasesh kuturu' ne emer te te tere shqiptareve dhe Shqiperise!"

Perdeisa un kam nje mendim ndryshe nga ti, kjo sdo te thot qe flet ti ne emer te shqiptareve e Shqiperise, thjesht perfaqson nje mendim mes mendimeve te tjera, gje qe ben secili pasi per ket quhet forum.
Un shpreha mendimin tim e jam po i atij mendimi pasi duke "luajtur" nen vellon e nje tolerance fetare nerkohe qe me shume se asgje ne shqiperi eshte ATEIZEM po behen gjera te cilat po rikthejne jo nji fanatizem fetar se per ket te pakten duhet kultur fetare, por po ndertojne nji intolerance ku perkatsija ne nje fe shihet me shume si perkatsija ne nje parti e thjesht ben tifozllek e ky tifozllek te kushton vendin e punes, te kushton biznesin e me rralle, e kjo ndoll zakonisht ne ato qytete ku % e popullsin ne fe eshte pothuajse ne te njejtin nivel.

Ndoshta duhet te mendohesh ti perpara se te me kundershtosh "Kuturu"
pasi un thjesht dhan nje mendim e ky eshte PERSONAL.
 

gurax

Pan ignoramus
Shumica e shqiptareve jane fetare qe pine birre neper pube ne darke, shkojne me femra sa here qe t'ju jepet mundesia dhe shume e shume gjera te tjera si keto. Shumica e shqiptareve ne fakt jane ateiste realisht sado qe ty nuk te pelqen. Pjesa veriore e Shqiperise e cila eshte dhe me e prapambetura eshte e vetmja pjese ku feja merret disi me seriozisht, por te jesh i sigurt qe jane pakice.

Gjithashtu, shumice apo pakice, nuk ka fare rendesi. Sikur vetem nje budist te vetem te kete ne Shqiperi, ka te drejte te kerkoje suport dhe mbeshtetje nga shteti po njesoj sic kane muslimanet dhe te krishteret, pavaresisht numrit. Prandaj te them edhe nje here qe ose do i trajtosh te tere njesoj, ose mos trajto asnjerin te privilegjuar.

Nderkohe mund te vazhdosh te besh fjale dhe te mos kuptosh se ku eshte thelbi i kesaj qe po them. Fatmiresisht ka njerez te tjere qe e kuptojne, konkretisht ne Kosove me ligjin e fundit per ndalimin e simboleve fetare neper shkollat fillore dhe te mesme (sa per dijeni, dicka e tille ne shkollat fillore ka vende qe konsiderohet krim ndaj femijeve dhe ka disa diskutime ne disa shtete per legjislacion qe mund t'i marre femijen per te kaluar nen kujdes social atyre prinderve qe jane kaq te verbuar sa te mberrijne ne nje nivel te tille). Kosova eshte shume me fetare sesa Shqiperia dhe eshte nje ngjarje per t'u pergezuar qe intelektualet ne drejtim i marrin vendimet ne menyre te arsyeshme dhe te drejte, dhe jo te bazuar ne kerkesat mesjetare te disa turmave ekstremiste te indoktrinuara.
 

Sekreti

Forumium praecox
un se di sa vjeq je ti Gurax, por besoj qe ndryshimi i fjaleve qe po them nuk te nderon sa do te jesh.
Un ta thash qart qe ne shqiperi eshte Ateizem, biles ta shkruva me shkroja kapitale qe ta lexoje ma mire.
Pra ske pas nevoj mem permend te njejtat gjera qe po them, e Ju qe flisni per te drejtat individuale ne aspektin teorik, ti sinkronizon nji krahin me prapambetje, dhe kjo me fal por nxjerr ne pah qofte dijen si dhe kulturen tende. Flm edhe per ket.

Por nje keshill e ket ne menyr miqsore.
Cdo gje ne bote eshte e trashegueshme nepermjet gjakut, qofte mirsjellja qofte edhe kultura deri pse jo edhe te semundjet, keshtu qe verior a jugur nuk te ben me te kulturuar a jo, eshte edukata dhe qytetaria e trashegume bres pas brezi zotri qe te ben NJERI.

Un sjam duke ber fjalen ketu, un jam duke shpreh mendimin tim i cili mir a keq eshte po i imi, e ju po ashtu.
e nuk eshte e thene qe te jemi te njejte ne mendime, perkundrazi.
konferenca islamike ose budiste apo qado eshte nje prej organizatave qe ne aderojme e si e till nuk priviligjen nje fe apo nje tjeter, ndoshta kjo eshte e veshtir ta kuptosh nga emri qe mban kjo organizat por aderimi ne te eshte thjesht simbolik e ne nivel te uler perfaqsimi e kjo per IDIOTESINE e politikaneve tone, pasi vetem me republiken e bosnjes Presidenti Tito mori aq donacione per Jugosllavine sa qe arriti te ndertonte nje shtet model ne ballkan, der sa erdhen ultranacionalistet serb, si perher cobaj malesh e njerz me mendesi e kultur te cunguar.
 

gurax

Pan ignoramus
Nuk e di pse te dogji kaq shume nje dicka qe une e permenda kalimthi. Ajo qe une thashe nuk eshte qe rrajoni i caktuar dikton prapambetjen, por qe prapambetja per nje arsye apo nje tjeter eshte me e shfaqur ne nje rrajon te caktuar te Shqiperise. Por nuk eshte ketu vendi per te diskutuar per kete gje.

Opinioni yt per Shqiperine ne konferencen islamike eshte tashme i qarte dhe u mor vesh. Ilustrimi argumentativ eshte sjelle me Bosnjen, Titon, Jugosllavia, Serbia... serbet ultranacionaliste qe jane cobanj malesh. Llogarite ne kete menyre i ben ne menyre me tipike nje kosovar sesa nje shqiptar shqiperie. Ne kete teme Shqiperia eshte trajtuar si shtet, flitet per Shqiperine, jo per kombin apo trojet ku jetojne shqiptare autoktone. Lexoje dhe nje here shkrimin e hapjes se temes! Ndoshta ti je kosovar dhe ne kete rast te kuptoj edhe me mire ne tere keto sa ka shkruar.
Ka dy momente te rendesishme ne kete rast.
E para me forcohet edhe me teper bindja e tere sa kam thene ne shkrimet me siper. Ky qe ke sjelle eshte nje rast flagrant i asaj se ku te con nje bosht mental fetar, kur ti sjell/je vete nje shebull per kete mendesi, ku ti problemet nacionaliste i lidh dhe i sjell si ilustrim argumentativ per nje "mendim tendin" lidhur me kete "gabim parimor" per te drejtat fetare, pa te rene nder mend qe pikerisht nderthurja e fese me kombet eshte thelbi i kalbesires! Dhe ne fund arrin ne perfundimin: "Ne, te miret. Ata, te keqinjte dhe kulturecunguarit". S'ka si te jete ndryshe!
E dyta, ndihem edhe me i cliruar dhe optimist per te ardhmen, sepse kur edhe Kosova qe ka nje popullsi me fetare sesa Shqiperia, ka arritur te marre disa vendime te arsyetuara dhe qe tregojne realisht laicitetin e shtetit te ri Kosovar, Shqiperia do e kete shume me te thjeshte te mos ndikohet nga nje problematike (apo "problematike") fetare, dhe madje duke dhene shembull ne kete drejtim per Kosoven, Bosnjen, Serbine dhe tere rrajonin!
 
Top