Shqipëria, borxhin publik më të lartë në rajon

Aquarius

Valoris scriptorum
Banka-e-Shqiperise.jpg
Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit bruto në rajon (duke përjashtuar garancinë), në gati 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili ka ardhur vazhdimisht në rritje në tre vitet e fundit.

Ajo ka gjithashtu borxhin më të lartë për t’u paguar në monedhën vendase në raport me PBB-në, në rreth 17% të PBB-së, nga 7% që është ky tregues për shtetin e dytë pas Shqipërisë, që është Maqedonia me 7%. Të dhënat bëhen të ditura në raportin e Bankës Botërore, “Europa Juglindore: Raporti i Zhvillimeve Ekonomike: Nga recesioni i dyfishtë te rimëkëmbja e brishtë”. Kombinuar dhe me faktin që pjesa më e madhe e tij është afatshkurtër, Banka Botërore paralajmëron se borxhi publik afatshkurtër vendas e ekspozon qeverinë ndaj rrezikut të rinovimit të borxhit.

Sipas Bankës Botërore, thote gazeta "Shqip", borxhi publik është rritur në të gjithë vendet e EJL6 për vitet e fundit. Mesatarisht, borxhi i përgjithshëm qeveritar (përjashtuar garancitë dhe faturat e bankave qendrore) u rrit nga 37 për qind e PBB në fund të vitit 2011 në 42 për qind në fund të vitit 2012. Rritja e Serbisë ishte rreth 12.5 pikë përqindje, nga 39.7 në 52.2 për qind të PBB përjashtuar garancitë(duke përfshirë garancitë borxhi publik bruto i Serbisë ishte mbi 60 për qind në 2012). Më tej, Shqipëria e ndryshoi ligjin për të qenë në gjendje të kapërcente tavanin e borxhit të saj prej 60 për qind të PBB (për 2013 pritet të jetë afër 64 62 për qind). Megjithatë, vlerësimet e kredisë sovrane kanë qenë të qëndrueshme në gjithë rajonin që nga mesi i 2012 me përjashtim të IRJ Maqedonisë që kohët e fundit pati një ulje të vlerësimit në BB.

Borxhi i garantuar nga shteti është problem për disa vende dhe vazhdon të rritet. Borxhi i garantuar është mbi 11 për qind e PBB në Malin e Zi dhe mbi 8 për qind në Serbi. Ndërkohë që garancitë mbeten nën 5 për qind e PBB në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, ato të gjitha duket që po ngrihen ngadalë. Kosova lëshoi kohët e fundit një garanci për Kompaninë e Transmetimit të Energjisë KOSTT, por garancitë e saj janë më pak se 0.2 për qind e PBB. Garancitë në Bosnjë dhe Hercegovinë janë rreth 0.8 për qind e PBB.

Borxhi afatshkurtër, veçanërisht në monedhat vendase, ka arritur të mbizotërojë portofolin e borxhit të disa vendeve. Edhe pse në fund të vitit 2012 dy të tretat e borxhit të brendshëm të IRJ të Maqedonisë kishte afat maturimi deri në fund të vitit 2013, autoritetet arritën gjatë gjysmës së parë të vitit 2013 të zgjasin maturitetin e borxhit të brendshëm në mënyrë drastike duke zvogëluar shumën në bono thesari me maturim tremujor, dhe duke rritur ato me maturim 6-mujore dhe 12-mujor, si dhe duke emetuar bono të reja thesari me afat 3 dhe 5-vjeçar. Gati gjysma e borxhit vendas të Shqipërisë maturohet brenda fundit të vitit. Vetëm rreth një e treta e borxhit në monedhën vendase të Serbisë e ka afatin deri në fundin e vitit dhe borxhi afatshkurtër po ulet: 37 për qind e bonove të thesarit dhe obligacioneve të lëshuara në tregun vendas në 2013 janë për 53 javë ose më pak, krahasuar me më pak se gjysmën në 2012. Të gjitha bonot e thesarit dhe obligacionet që Bosnja dhe Hercegovina ka lëshuar në 2013 kanë qenë afatshkurtër, krahasuar me 57 për qind në 2012. / Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Ta po na e shlyej amerika ne borgjet se shume shpejt a do na i heqi vizat ka thene berisha...... te jesh borgj e ska para e Pune per popullin,kjo quhet korupsion ne masse.
 

Aquarius

Valoris scriptorum
Ta po na e shlyej amerika ne borgjet se shume shpejt a do na i heqi vizat ka thene berisha...... te jesh borgj e ska para e Pune per popullin,kjo quhet korupsion ne masse.

he re boll ti,ngele duke share berishen
mos do qe te zihemi tashi?
boll na cave karin,ngele duke share sali berishen.
 

silvi.silvi.silvi

Forumium praecox
pershendetje te gjitheve kush ka mundesi te me ndihmoje me nje teme diplome per marketin lex dicka interesante qe dikush ketu kish ber nje tem per shitjet online ne shqiperi dhe mu duk interesante ju lutem kush mund te me ndihmoje po le add e emailit silvi.silvi.silvi@hotmail.com
faleminderit
 
Top