Shqipëria, 10 mijë euro gjobë për dushet me ujë të ftohtë
Mungesa e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa” i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit 10 mijë euro gjobë (15 mijë franga zvicerane). Ndëshkimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s është dorëzuar vetëm pak orë më parë në zyrat e institucionit që drejton sportin më popullor në vend. Vendimi është argumentuar “për marrjen e masave të dobëta organizative në përfundim të ndeshjes eliminatore kundër Danimarkës”. Jehona e barazimit 1-1 në takimin e luajtur në Tiranë më 9 shtator, u la në hije nga problemet e theksuara që ka impianti më i madh në vend. Edhe pse ishte një rezultat historik për Shqipërinë (e cila prishi serinë negative përballë danezëve që zgjaste prej më shumë se 40 vitesh), në qendër të vëmendjes është vënë mungesa e kushteve minimale në dhomat e zhveshjes dhe uji i ftohtë që rridhte nga dushet e gjyqtarëve dhe skuadrës mike.

Problemet kanë nisur pas raportimit të treshes së gjyqtarëve të asaj ndeshje, ku kryesor ishte turku Kuneit Çakir, se në dhomën e tyre mungonte uji i ngrohtë për dushin pas ndeshjes. “Bilbilat” e kanë konsideruar absurd këtë fakt dhe menjëherë kërkuan ndërhyrjen e delegatit të UEFA-s, italianit Danilo Filakione. Zyrtari i “qeverisë” europiane të futbollit i ka kërkuar shoqëruesve të FSHF-së që ky problem të zgjidhej sa më shpejtë, pasi ajo që po ndodhte ishte e papranueshme. Por, situata është përkeqësuar edhe më shumë, kur disa minuta më pas, ankesa erdhën edhe nga stafi teknik i përfaqësues daneze. Edhe skuadra, e cila u kualifikua në fazën finale të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, si kryesuese e Grupit 1 nuk arriti të largohej në kushte normale nga “Qemal Stafa”. Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të drejtuar nga Morten Olsen vendosën të mos rrezikonin, duke preferuar të qëndronin pa u larë (të paktën deri në mbërritjen në hotel). Megjithatë, nuk munguan “guximtarët”, ata që pas dushit të ftohtë në fushën e lojës, vendosën të provojnë edhe ujin e ftohtë në dushet e stadiumit të vetëm në vend, që plotëson kriteret minimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Lajmi bëri jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa media kontinentale, ndërkohë që delegati Filakione nuk u tregua aspak tolerant rreth këtij episodi të turpshëm për imazhin e vendit tonë.

Tashmë që ky problem është vënë në qendër të vëmendjes nga FIFA-s dhe UEFA-s, në rast se episodi përsëritet, Shqipëria rrezikon penalizime edhe më të rënda. Të dyja institucionet e futbollit e kanë theksuar se “Qemal Stafa” e kalon klasën “me mik” për të pritur sfidat ndërkombëtare: skandale të tilla edhe në të ardhmen, mund të bëjnë që përfaqësuesja kuqezi të detyrohet të luajë në impiante të tjera, ndoshta edhe jashtë vendit. Për hir të së vërtetës, mungesa e ujit në stadiumin më të madh në vend nuk ndodhi për herë të parë pas takimit me Danimarkën. Dushin e ftohtë e kishte provuar edhe Milani në miqësoren e 12 majit, të zhvilluar me Kombëtaren “B”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24490. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24490